• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, December 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Me 29 qershor 1946, Prizreni i bukur kishte ditë zie, pasi para trupit gjykues u ulën 27 shqiptarë, të cilët…”/ Ana e panjohur e procesit të Marie Shllakut, ku u pushkatua Gjergj Martini nga Shkodra

“Me 29 qershor 1946, Prizreni i bukur kishte ditë zie, pasi para trupit gjykues u ulën 27 shqiptarë, të cilët…”/ Ana e panjohur e procesit të Marie Shllakut, ku u pushkatua Gjergj Martini nga Shkodra
“Kur prokurori Ali Shukriu, i tha se; Fan Noli, ka lavdëruar regjimin e sotshëm në Shqipëri, me Enver Hoxhën në krye, e pandehura Marie Shllaku, ju përgjigj…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Mëhill Doçi, në kundërshtim me zinë e Mirditës, do t’i drejtohej komandantit të operacionit, Mehmet Shehut, që ta lejonte të merrte pjesë në ekzekutimin e 14 të arrestuarve…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Fotografi me pamje të Prizrenit
Fotografi me pamje të Prizrenit
“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Memorie.al / Mësuesi atdhetar, Gjergj Martini u lind më 29 gusht 1917 në Hot të Shkodrës. Baba kishte Martinin dhe nënën Pashkë. Qysh herët mbeti jetim, për të u kujdesën kushërinjtë e tij. U shkollua në Shkodër, në të cilën e kishte dërgua famullitari i fshatit. Gjergj Martini kishte kryer gjimnazin e ulët, për të vazhduar më vonë ‘Normalen’ e Elbasanit dhe pas përfundimit të saj, ai punoi si mësues, së pari në Vlorë, pastaj në Shkodër e Kukës. Gjatë kohës sa punonte si mësues në Vlorë, njihej me një vajzë të bukur, e quajtur Zografe. Zografja gjithashtu ishte mësuese dhe punonin s’bashku në të njëjtën shkollë.

Në Zografen, Gjergji do të gjej shpirtin e vet binjak dhe pas një kohe ata martohen. Zografja, për kohën, ishte një intelektuale, e cila lexonte shumë dhe fliste disa gjuhë të huaja. Ajo, në Tiranë kishte përfunduar gjimnazin, ndërsa në Shkodër kishte kryer me sukses të shkëlqyeshëm shkollën “Academia d’Italia”.

Pas kapitullimit të Jugosllavisë, më 1941, Kosova bashkohej me shtetin shqiptarë. Andaj Ministria e Arsimit e shtetit shqiptar kishte marr vendimin që në Kosovë të dërgonte mbi 300 mësues e arsimtar për të hap shkolla shqipe në tërë territorin e Kosovës. Sikurse edhe miqtë e tij, Gjergj Martini ishte ndër të parët që paraqitet vullnetarisht së bashku me të shoqen që të vijnë në Kosovë, për tu inkuadruar në sistemin arsimor.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pa u marrë me legjendat urbane, pyetja ngushtohet këtu: a e zbatuan mirditorët institutin e ndores dhe të paprekshmërisë së gruas edhe ndaj Musine Kokalarit…”?/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46

Ata ishin të betuar që të punonin për të mirën e saj, dhe deri në frymën e fundit të jetës të angazhohen për lirinë saj. Në fillim, s’bashku me gruan fillojnë të punojnë si mësues së pari në Mitrovicë, pastaj në Gjakovë, në Prizren, në Prishtinë e përsëri kthehej për të vazhduar në Gjakovë. Në fillimin e vitit 1945, i ndodhë një tragjedi e madhe, nga tifoja i vdes bashkëshortja- Zografja, shoqja e jetës, duke i lënë vajzën e tyre të vogël.

Zografja kishte vetëm 25 vjet. Dhembja ishte tepër e madhe për Gjergjin e ri. Pas një kohe martohej për herën e dytë, me një grua që quhej Lina Shkreli, dhe ajo njihej se ishte njëra ndër mësueset e para në Kosovë. Lina Shkreli, Gjergjin e përshkruan si njeri të gjithanshëm.

Në kujtimet e saja, ai duket kësisoj: “Gjergji jashtëzakonisht shumë e donte muzikën, teatrin, sportin, bile ai e kishte shkruar edhe një dramë që e quajti ‘Kosovarja’ dhe e kishte vu në skenën e Teatrit të Gjakovës. Këndonte bukur”. Duke e parë punën e madhe që bënte Gjergj, ajo shton se, “atë e caktojnë drejtor të shkollës në Gjakovë.

Drejtor e kishin emërua edhe në Prizren dhe përsëri edhe në Gjakovë”. Gjatë kohës së shkurtër martesore, Lina do të mbetet shtatzëne, mu në kohën kur do të arrestohej Gjergji. Ajo lindi një djalë, deri sa Gjergji ndodhej para gjykatësve në Prizren. Djalin e pagëzoi me emrin Anton, ngase kështu kishte dëshirua Gjergji. Edhe Antoni, kishte pasur fatin e njëjtë si të babait, vdiq në moshën 20 vjeçare.

Gjergj Martini duke e parë se Kosova përsëri u okupua, pa hamendje ai iu bashkua Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, në të cilën dha një kontribut të jashtëzakonshëm si në aspektin intelektual edhe në atë patriotik. Angazhimi i tij kryesor ishte në formimin e Komitetit Qendror të Rinisë të Lëvizjes Nacional Demokrate Shqiptare. Angazhim të madh zhvilloi në formonin e komiteteve të rretheve, qyteteve e fshatrave anë e kënd Kosovës.

Qëllimi ishte, që nëpër mes tyre të bëhet sensibilizimi i popullatës për situatën e krijuar dhe për çdo rast të fillohej me përgatitjet për një kryengritje të armatosur kundër pushtetit jugosllav, dhe të punohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Po ashtu, të fillohej me grumbullimin e ndihmave për grupet e atdhetarëve që ishin në male.

Organizimin e Komitetit Qendror e kishin bërë në këtë mënyrë: Kryetar komiteti ishte caktua Hajdar Pllaneja. Ndërsa, për sektorin propagandistik, ishte caktua Kolë Parubi; për sektorin e informimit ishte caktuar që ta udhëheqë Gjergj Martini; sektorin e armatimit- Enver Sudi; dhe sektorin e shëndetësisë, ishte caktua Marsel Vuçaj. Ata nën direktivat e Prof. Ymer Berishës, mbanin takime të rregullta dhe merrnin vendime për punët që i pritnin.

Aktiviteti i tyre nuk zgjati shumë. Veprimtaria e tyre shpejt u zbulua. Gjergj Martini u arrestua s bashku me at Bernard Llupin, Marie Shllakun, Kolë Parubin etj. Gjatë izolimit në hetuesi, Gjergji u mor në pyetje pesë herë. Ai haptas iu tha hetuesve se ishte i pakënaqur me sistemin komunist, andaj edhe ishte angazhuar në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare.

E pranoi se kishte bashkëpunua me Kolë Parubin, Hajdar Planejen etj. Kishte marr pjesë në grumbullimin e armatimit, ngase ishin përgatitur për tu mbrojtur nga hordhitë çetnike e partizane dhe me çdo kusht të bënin bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet.

Procesi më i madh gjyqësor, dhe që zgjoi interesimin e masave të gjëra shqiptare, pa dyshim ishte procesi gjyqësor i At Bernard Llupit, Kolë Parubit, Gjergj Martinit, Marie Shllakut e shumë të tjerëve, që ishin bashkëpunëtorët e ngushtë të Prof. Ymer Berishës.

Procesi i lartpërmendur qershor 1946 filloi me 29 dhe përfundoi me 11 korrik po të njëjtit vit, që dot thotë se zgjati gjithsej 13 ditë, pa llogaritur ditët e hetuesisë e të tjera.

Prokuror publik i këtij procesi, siç ishte bërë rregull si në çdo proces tjetër, ishte Ali Shukriu. Procesi u mbajt në Prizren. Para trupit gjykues, që e përbënin kryetari i trupit gjykues- Dragutin Janjiq, gjyqtar porotë ishte Ismet Mulla dhe Selajdin Ahmeti. Procesmbajtës ishte Branisllav Kijari.

Mbrojtës të të akuzuarve ishin Bozhidar Zuleviq dhe Hysamedin Ejupi, Jovo Poznanoviq dhe Urosh Golluboviq, me të vetmin avokat edhe ai ishte një rus i mbetur pas lufte këtu, Vlladimir Znamenski nga Gjakova.

Me 29 qershor, Prizreni i bukur kishte ditë zie. Para trupit gjykues të okupuesit, në bankën e zezë u ulën 27 të akuzuar shqiptarë. Ata akuzoheshin ve vetëm pse kishin dashur vendin e tyre, lirinë dhe një Shqipëri Etnike.

Dënimin me vdekje e kreu seksioni i Punëve të Brendshme, pran Këshillit Popullor, përmes organeve të policisë më 24 nëntor 1946, në Prizrenin e heronjve. Në ekzekutim ishin prezent:

  1. Udhëheqësi i Seksionit të Punëve të Brendshme pranë Këshillit Popullor të vendit në Prizren, Njazi Maloku;
  2. Udhëheqësi i Seksionit të Punëve të Brendshme pranë Këshillit Popullor të Krahinës Autonome të Kosovës, delegat i emëruar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Serbisë- Gligorije Sharanoviq;
  3. Ndihmësi i Prokurorit publik për Kosovë- Sadri Doqi;
  4.  Mjeku i rrethit- Luciano Matroni. Pushkatimi është kryer saktësisht në ora 6 e 30 minuta në mëngjes, pa prani të publikut./ Memorie.al
ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Golin e Panos me Danimarkën, të Zhegës me Irlandën, gjuajtjen e Gjinalit me R.F. Gjermane, golin e Agim Muratit me Selltikun, atë të Mingës me Belgjikën, doja që...”/ Dëshmia e rrallë e Ismet Bellovës

Next Post

“Ridënimin tim në kampin e Ballshit, ma përgatitën operativi i burgut, Gjergji Stefa, kriminel dhe njeri pa moral nga Drenova e Korçës, me hetuesin Enriko Anastasi, të cilët...”/ Dëshmia e rrallë e Urim Elezit

Artikuj të ngjashëm

“Pasi vuajta 15 vite burg, shkova në shtëpi, por vetëm djali i madh më takoi, kurse gjashtë fëmijët e tjerë, m’u…”! / Historia rrëqethëse e ish-të dënuarit nga Erseka
Personazh

“Pa u marrë me legjendat urbane, pyetja ngushtohet këtu: a e zbatuan mirditorët institutin e ndores dhe të paprekshmërisë së gruas edhe ndaj Musine Kokalarit…”?/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

December 21, 2025
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46

December 20, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Personazh

“Në vitet 1993-‘94, Ismail Kadare u bëri thirrje shqiptarëve që nga Franca, ashtu siç u kishte bërë thirrje gati njëqind vjet më parë Faik Konica, që…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

December 18, 2025
“Babai vuajti 20 vjet në burgun e Burrelit dhe e liruan se u diagnostikua me kancer, por vdiq 4 orë pas operacionit, sepse…”! / Dëshmia e dhimbshme e 90 vjeçarit, me 7 të burgosur nga rrethi familjar
Personazh

“As atdhetarët tanë nuk i kushtuan vëmendje, sepse Luigj Gurakuqi tha: katolikët shqiptarë, s’fituan ndonjë gjë të madhe nga pagëzimi i Faik Konicës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

December 18, 2025
“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e…”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm
Personazh

“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e…”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm

December 13, 2025
“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo
Personazh

“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo

December 11, 2025
Next Post
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën

“Ridënimin tim në kampin e Ballshit, ma përgatitën operativi i burgut, Gjergji Stefa, kriminel dhe njeri pa moral nga Drenova e Korçës, me hetuesin Enriko Anastasi, të cilët...”/ Dëshmia e rrallë e Urim Elezit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme