• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, December 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën Mbretërore shqiptare, por ajo duhet të ratifikohet nga populli dhe kur situata të më lejojë, unë…”/ Intervista e panjohur e Leka Zogut, Zvicër 1962

1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
“Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën Mbretërore shqiptare, por ajo duhet të ratifikohet nga populli dhe kur situata të më lejojë, unë…”/ Intervista e panjohur e Leka Zogut, Zvicër 1962
“Kadri Hazbiu na kërkoi helme me veprim të ngadaltë, se donte t’i përdorte kundër Leka Zogut, duke ia dhënë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit, me raportin sekret të oficerit të Zbulimit në New York
“Xhaxhai im u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’63-in, dhe iku në Rodezi ku shërbeu si truprojë e Mbretit Leka e I-rë, ashtu si gjyshi ynë, major i Zogut”…/ Dëshmia e rrallë e nipit dhe fotot e panjohura

Nga Aurenc Bebja*, Francë 

Memorie.al / Revista belge “Le Patriote Illustré” ka botuar, me 11 shkurt 1962, në faqet n°18-19, një intervistë asokohe me mbretin Leka I në Zvicër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Një intervistë ekskluzive. Mbret në mërgim, Leka I-rë i Shqipërisë, ka jetuar vetëm 48 orë në vendin e tij.

G. GYGAX

“Duke respektuar pikë për pikë vullnetin e Atit tim dhe deklaratat që ai ka bërë gjatë mërgimit, riafirmoj solemnisht se përpjekjet tona do të synojnë vetëm çlirimin e Shqipërisë, dhe se forma kushtetuese e Shtetit do të zgjidhet atëherë kur populli shqiptar të ketë gëzimin e madh të rifitojë lirinë e vet, duke qenë kështu në gjendje të shprehet lirshëm dhe demokratikisht…”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Rolin e Shpëtimit te ‘Në fillim të verës’, ma besoi as/regjisori Esat Musliu dhe fitova nga dhjetë kinoprova, por regjizori Erebara, donte të ma hiqte…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit të njohur të kinematografisë

“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë

Këtë proklamatë, Princi trashëgimtar Leka, i bërë Leka I-rë pas vdekjes së Mbretit Zog, atit të tij, e firmosi më 15 maj 1961 në Paris. Me vdekjen e Mbretit Zog mbyllej faqja e fundit e një romani të jashtëzakonshëm aventuresk, në kuptimin më fisnik të fjalës. Një roman i vërtetë kalorsiak…Leka I është, në fakt, i biri i një presidenti republike që u bë mbret me dëshirën e popullit të tij.

Ky fakt në vetvete është mjaft i rrallë dhe i çuditshëm sa të përmendet. Në të vërtetë, Ahmet Bej Zogolli, i cili luajti një rol të rëndësishëm në fatet politike të Turqisë rreth viteve 1920, u zgjodh president i Republikës Shqiptare më 1925.

Ai e mbajti këtë detyrë deri më 1928, datë në të cilën u shpall Mbret. Dhjetë vjet më vonë, Zogu I-rë martohej me një konteshë hungareze shumë të hijshme, Geraldinë Apponyi, e cila i dha një djalë në vitin 1939, princ Lekën.

Dy ditë pas lindjes, më 8 prill 1939, trupat e Musolinit pushtonin Shqipërinë e vogël. I shtypur nga numri, Zogu u detyrua të merrte rrugën e mërgimit. Mbretëresha Geraldinë, e transportuar në një barelë, arriti me vështirësi kufirin grek. Pas disa vitesh në Egjipt, familja mbretërore u vendos në Francë, në Kanë, dhe, së fundmi, në Paris.

I bërë mbret i shqiptarëve në maj 1961, Leka I kishte jetuar vetëm dy ditë në atdheun e vet… Një atdhe të cilit ai i kushton një kult të vërtetë, pa fshehur megjithatë pengesat e mëdha që e ndajnë nga froni i Tiranës.

NJË VEND SEKRET

Prej disa muajsh, Shqipëria zë një vend kryesor në “koncertin” e kombeve. Mosmarrëveshja e saj spektakolare me Moskën, afrimi i saj shumë i ngushtë me Pekinin, kanë bërë bujë. Drejtuar nga komunistë besnikë ndaj stalinizmit, “të ashpër” në kuptimin e plotë të fjalës, vendi është shumë vështirë i qasshëm dhe gazetarët perëndimorë që kanë arritur të kalojnë kufijtë e tij, mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Enver Hoxha, njeriu i fortë i regjimit, është aq larg Lekës I sa Çang Kai-Sheku (Tchang Kaï-Chek) është larg Maos. I riu sovran e di këtë shumë mirë; ai që thoshte në proklamatën e majit 1961: “Ndihem plotësisht përgjegjës për barrën që rëndon mbi supe…”!

Në fund të vitit 1959, patëm rastin të takonim princin në Kanë, në shtëpinë e prindërve të tij. Në atë kohë, Leka vazhdonte studimet e tij në Zvicër, një vend që ai e pëlqen veçanërisht, në Villars-sur-Ollon, për të qenë të saktë. Ne e takuam sërish pak ditë më parë në Lozanë, gjithmonë po aq i qetë, i matur dhe i rezervuar.

Ai na priti duke buzëqeshur nga lartësia e tij prej 2.08 metrash dhe na deklaroi se; “nga respekti për neutralitetin helvetik, ai nuk do t’u përgjigjej pyetjeve me karakter politik”. Edhe pse ky kufizim e ngushton kuadrin e intervistës, na u duk interesante ta pyesnim mbretin e ri për edukimin e tij, studimet, aktivitetet dhe, natyrisht, dashuritë e tij…!

POPULLI DO TË VENDOSË…

– Studimet i kam bërë fillimisht në Aleksandri, në Egjipt, vend ku familja ime jetoi për disa vite nën sundimin e mbretit Faruk. Pas Villars-sur-Ollon, kalova dy vite në Akademinë Ushtarake të Sandhurstit. Që atëherë, interesohem kryesisht për shkencat politike dhe historinë dhe ndjek kurse në Sorbonë. Por çështjet shqiptare më zënë pothuajse gjithë kohën, dhe çdo ditë e më shumë…!

-Po çështjet shqiptare?

-Unë merrem, së bashku me nënën time, me veprat e ndihmës në favor të refugjatëve të panumërt shqiptarë të shpërndarë në mbarë botën. Pa dyshim që nuk e dini se numri i këtyre refugjatëve është pothuajse i barabartë me popullsinë e vendit tim, rreth 1,5 milionë banorë. Çdo ditë, të arratisur të rinj kalojnë kufijtë e Greqisë dhe Jugosllavisë. Së fundi, 400 shqiptarë kanë arritur suksesin e jashtëzakonshëm të kalimit jashtë vendit…!

– A jeni i informuar për situatën aktuale në Shqipëri?

– Kam informacione.

– Me vdekjen e babait tuaj, ju u bëtë automatikisht mbret. A e di populli juaj këtë?

Leka I-rë buzëqesh dhe përgjigjet shumë diplomatikisht: “Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën mbretërore shqiptare. Por ajo duhet të ratifikohet nga populli shqiptar. Kur situata të më lejojë të kthehem në vendin tim, do të organizohet një plebishit. Populli do të zgjedhë midis Monarkisë dhe Republikës…”.

-Kush do ta organizojë këtë plebishit?

-S’ka rëndësi, në të vërtetë! Ai mund të organizohet nga parlamenti shqiptar ose nga Kombet e Bashkuara. E rëndësishme është që çdo qytetar të mund të shprehet lirshëm, pa asnjë lloj detyrimi. Për momentin, gjithçka që mund të bëj në favor të vendit tim, po e bëj…!

– Le ta ndryshojmë temën, Madhëri. A jeni i fejuar?

– Jo nuk jam. Thashethemet publike më fejojnë shpesh me këtë apo atë princeshë. Së fundi, disa gazeta kanë folur për “fejesën” time me princeshën Ferial, vajzën e mbretit Faruk të Egjiptit…!

– Dhe ç’mund të thoni për këtë?

-Nuk e kam parë më princeshën Ferial, që nga mosha gjashtë vjeç!

Për momentin, Leka I, 23 vjeç, nuk duket të mendojë shumë për martesën. Ai e ndan kohën e tij midis studimeve – flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë dhe njeh në mënyrë të admirueshme historinë e vendeve ballkanike – dhe veprimtarisë së tij në krye të një Shqipërie në mërgim, duke pritur që evolucioni i situatës së përgjithshme t’i mundësojë t’i afrohet një vendi për të cilin nuk injoron asgjë falë veprimtarive, studimeve dhe lidhjeve të tij, pavarësisht faktit që ka jetuar aty vetëm 48 orë. / Memorie.al

Burimi: Le Patriote Illustré, 11 shkurt 1962, faqe n°18-19

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Faik Ballanca vizatonte mjeshtërisht me ‘penel’ realitetin dhe krejt ambientin shqiptar të atyre viteve ‘70–të, por ndryshe nga kolegët, ai...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për "mjeshtrin” e tregimit

Next Post

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi...”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

Artikuj të ngjashëm

“Reshat Leskaj më arrestoi se kisha sharë Enver Hoxhën dhe më torturonte në qelitë e Degës së Korçës, vuajta 9 vjet në Spaç, gruaja komuniste më divorcoi, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e korçarit rebel
Intervista

“Rolin e Shpëtimit te ‘Në fillim të verës’, ma besoi as/regjisori Esat Musliu dhe fitova nga dhjetë kinoprova, por regjizori Erebara, donte të ma hiqte…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit të njohur të kinematografisë

November 28, 2025
“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë
Intervista

“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë

November 29, 2025
“Deri në ’96-ën, që isha deputete, shkoja me biçikletë në Parlament, pasi fillimisht nuk kishim rrogë dhe vazhdoja të punoja në spital e, kur mbaroja…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

November 25, 2025
“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

November 26, 2025
Si mundëm ta shpëtonim anijen tonë ‘Korabi’ në në Bari të Italisë në vitin 1973, ku u mbytën 95 marinarë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e navigatorit të Flotës Tregtare, për tragjedinë e 52 viteve më parë

November 23, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Intervista

“Në burgun e Shkodrës erdhi një oficer dhe pasi na pyeti; kush është Imer e Mal Xhemail Metaliaj, na tha; ua pushkatuam vëllain…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik me origjinë nga Tropoja

November 15, 2025
Next Post
“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi...”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme