• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, November 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Aksioni kombëtar i Fishtës ndaj shqiptarit të kohës, ishte i trefishtë: të zbulonte rrënjët identitare, të spastronte nga të këqijat, veset dhe…”/ Refleksionet e poetit dhe shkrimtarit të njohur Sadik Bejko

Memorie.al
Viti 1994: “Kur Kuvendi vendosi që 27 qershori të njihet si: ‘Dita e genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek’…”/ Kush e morri nismën dhe diskutimet e deputetëve
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
“Imzot Serreqi, i lidhur me krerë të fiseve të Veriut të Shqipërisë, është autori i hartimit të memorandumeve, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve…”/ Raporti i diplomatit italian, më 13 shkurt 1912
Si u bë i mundur botimi i “Lahuta e Malcisë” dhe fjala e prof. Aleksandër Xhuvanit në varrimin e Fishtës më 31 dhjetor 1940
Lasgush-Poradeci-asdreni-gjergj-fishta.1938

Nga Prof. Sadik Bejko

Memorie.al / Për ne pasardhësit, Gjergj Fishta është një poet i shquar, një nga emrat më të mëdhenj të kësaj fushe. Veprat e tij botohen dhe ribotohen në këto vite të kthimit të tij në vendin që ia kishin mohuar. Studiuesit dhe universitetet thellojnë kërkimet dhe analizën mbi vepra të tij. Aktorët më të shquar recitojnë poezitë e tij, i regjistrojnë në CD të cilët janë shumë të kërkuar.

Por këto mbase nuk i mjaftojnë asaj çfarë ishte Gjergj Fishta në kohën e tij. Ai ka qenë një frat, një meshtar, një mësues, edukator në kolegjet franceskane. Ishte poet me kredibilitet të pranuar gjerësisht që në rininë e tij.

Ishte veprimtar i jetës kulturore i spikatur për energjinë dhe inteligjencën e shprehjes e të sjelljes. Ishte publicist me stil të mprehtë e të hollë me logjikë dërmuese, me argument e substancë të pasur.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Me këto cilësi ai kishte vizatuar veten si një karakter i madh, një personalitet referencial. Ethosi, kredibiliteti, karakteri në këto raste si pasuri e një personi, i kalojnë një kohe, një komuniteti, një etnie, apo fytyrës në formim të një shteti të ri.

Karaktere të tilla na japin në dorë tiparet e identitetit tonë, na thonë cilët jemi ne, nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë. Ky karakter i madh i farkëtuar që herët, kur ai ishte ende i ri, erdhi duke u pasuruar në rrjedhë të kohës.

Ata që erdhën në pushtet mbas vitit 1944, armiqtë më të mëdhenj i shihnin te karaktere të mëdhenj si Fishta. Ata donin t’ia ndërronin drejtimin shkollës identitare shqiptare me rrënjë kombëtare, me synimin drejt një “botën e re, një njeriu të ri”.

Doket, të sjellat e veçanta shqiptare në lindjen e fëmijëve, në dasma, në jetën e përditshme familjare e në bashkësi, në vdekje, në paqe e në luftë, të ardhura nga vitet, të përsëritura në mijëra vjet, këto “visare” tani nga sunduesit e rinj quheshin zakone prapanike.

Fishta, kryesisht me “Lahutën e Malcisë”, kishte vizatuar malësorin, që si karakter ishte një pasuri kombëtare e shqiptarëve, malësor që me qëndresën e vet në tokën e vet, me zakonet e veta, me veshjen, me këngët, me kullat, me gjuhën shqipe… kishte mbetur i patjetërsueshëm në tiparet kombëtare.

Ai i kishte kaluar të gjitha sprovat historike dhe kishte mbetur i patundur. Një brez i tërë klerikësh të ditur kishin mbledhur eposin e Kreshnikëve (Donat Kurti), kishin mbledhur Kanunin e Lekës…(Shtjefën Gjeçovi), kishin botuar Visaret e Kombit.

Si te proverbat, te kanuni, te eposi i kreshnikëve përsëriteshin të njëjtat formula gjuhe e mendimi, të njëjtat kode të sjelljes. Kjo ishte një kulturë e mpiksur në shekuj.

Ajo tani po mblidhej e po studiohej. Tradita shqiptare dhe malësori i këtyre trevave gati adhuroheshin nga këta klerikë e diturakë, në krye të të cilëve me veprimin atdhetar dhe me talentin e tij të spikatur letrar, ishte Fishta.

Në ndërrimin e kursit për nga “bota e re dhe njeriu i ri”, këta diturakë duhet t’i nxinin e rrënonin megjithëse. Ata u shpallën armiq, reaksionarë, të prapambetur…fashistë. Shumë syresh e paguan me jetë.

Në këto që shkruaj nuk po ndalem në krijimtarinë poetike të Fishtës. Ajo ishte një krijimtari prej rilindësi, në kontekstet estetike të kohës, në kapërcyellin nga romantizmi drejt modernizmit.

Në këtë shkrim më shumë kam dashur të nënvizoj rolin e Fishtës si frymë, si ethos, si karakter. Sipas kulturologëve nëna i jep birit trupin, mundet edhe mendjen. Karakterin dhe fatin, të nesërmen, ia jep i ati. Në mitologji jepen bij të  rritur nga nënat.

Në një kohë të dhënë, kur ata duan identitetin, karakterin, fatin e paracaktuar, nisen të kërkojnë atin. Telemaku vihet në kërkim të Odisesë, Krishti kërkon Atin etj. Në shumë kultura burri kur vdes, thotë; “po shkoj tek të parët e mi”.

De Rada me Motin e madh, Naimi me “Historinë e Skënderbeut”, Sqiroi “(Te dheu i huaj”), Fishta me “Lahutën e Malcisë”, Nolin me Skënderbeun si prozë artistike (1926) punuan që të ndërtonin mitin e të parëve te shqiptarët. Miti i Atdheut. Eposi si procede ishte i tejkaluar.

Por shqiptarët, ashtu si hebrenjtë në kohët moderne, kur krijuan shtetin, kishin nevojë për kohët e arta të miteve, prej nga Izraeli i sotëm mori simbolet, flamurin me Yllin e Davidit, shandanin, gjuhën.

Shqiptarët e krijuan shtetin,por u duheshin heronjtë historikë dhe karakteret e gjalla, karakteret e mëdhenj që si figura referenciale do t’u jepnin unifikimin shpirtëror.

Heronjtë e eposit të Fishtës janë malësorët e krahinave pranë Shkodrës. Nuk arratiset në Histori. Marash Uci, Oso Kuka, Tringa… deri dhe Abdul Frashëri, janë heronj që nuk të çojnë thellë në kohët e mugëta epike.

Ata janë të kthjellët, të dhënë si të gjallë, sikur i ke në pëllëmbë të dorës. Ata janë figura e legjendarizuar e atij malësorit me pushkë të ngulur në sup që; “për fe e për troje të veta/ nuk i dhimbsen as gjaja, as jeta”.

Zanat, orët e të tjera figura të mitologjisë u japin thellësi bëmave dhe jetëve të këtyre burrave heroikë të malësive. Ishte kjo teknikë poetike e afërt me këngët e epikës historike, po dhe me figura ende të gjalla në kujtesë si Çun Mula, Ali Pashë Gucia etj., që e bëri të afërt poemën e Fishtës me të gjitha nivelet e lexuesit.

Edhe të atij që nuk di të lexojë, por e dëgjon dhe e mëson përmendësh, e këndon. Fishta ishte një veprimtar i angazhuar i kauzës së shqiptarisë. Me dramën, me satirën, me publicistikën, punoi për atë që një shoqëri e organizuar në një shtet të ri ka nevojë të ndreqet.

Identiteti nuk është një e dhënë vetëm historike. Ai duhet krijuar e ri-formatuar çdo ditë në vijueshmëri, në kohët që jetojmë. Veçanërisht me satirat dhe me publicistikën ai u. tregua i rreptë me veset e shqiptarëve, të bashkëkohësve të tij.

Një shtet, një komb themelohet, por duhet mbajtur, kalitur, duhet drejtuar nga e mbara. Fishta ishte një karakter i madh, me zë autoritar, një denoncues bubullues e trimëror ndaj të këqijave. (Rriqna t’ndyet, shakllabana…). Ai ishte polemizues asgjësues për nga logjika e tij e hekurt, ishte i rëndë dhe i ndritur.

Në gjallje të tij dhe kundërshtarët ia kanë njohur autoritetin që buronte nga integriteti moral dhe talenti i lindur. Aksioni kombëtar i Fishtës ndaj shqiptarit të kohës, ishte i trefishtë: të zbulonte rrënjët identitare, të spastronte nga të këqijat, deformimet, veset dhe ta fisnikëronte shpirtërisht me shkollën, me poezinë, me teatrin. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ditën që do u liroja nga burgu, një bashkëvuajtës imi, nga Ana e Malit, më tha; edhe unë lirohem shpejt e, kam plan me u arratis, por...”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit për njeriun “misterioz”!

Next Post

“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre ...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës

Artikuj të ngjashëm

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Art & Kulture

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

November 7, 2026
Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Next Post
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës

“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre ...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme