• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, October 24, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës

“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës
“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës
“T’i bëhet presion Fan Nolit, që të japë dorëheqjen nga ‘Kryetar Nderi’ i ‘Vatrës’ dhe si përkrahës i kriminelëve, ndryshe ne do të detyrohemi, ta demaskojmë atë…”/ Dosjet e panjohura të Sigurimit të Shtetit
“Shumë kombe kanë nxjerrë tradhëtorë, por atje mbulohen nga shumica besnike, kurse në Shqipëri….”/ Libri i publicistit i botuar në 1951-in në SHBA-ës
Memorie.al
“Noli, i ktheu përgjigje Kristo Floqit, se ai dhe miku i tij Konica, nuk ishin kundër bashkimit, përkundrazi…”/ Historia e panjohur e konflikteve dhe intrigave të krerëve të “Vatrës”, në SHBA-ës

Nga DALIP GRECA

Memorie.al / Diaspora shqiptare ishte e pafat pse unifikusi i gjakut të shprishur të Arbërit, Peter Genc Chicos, i biri i njërit prej themeluesve të “Vatrës”, arkëtarit të parë të saj, bashkëshoqëruesit të Fan S. Nolit në krijimin e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare, ish – kryetari i “Besa-Besë”, Llambi Chicos-it, qe jetëshkurtër. Ai ndërroi jetë në fillim të betejës për të bashkuar gjakun e Arbërit, të shpërndarë nëpër botë. Shkoi në vend-banimet e arbëreshëve, në Palermo, në Romë, u prit nga Papa i Romës, mori pjesë në veprimtaritë kushtuar 500 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, dhe një vit më pas e “tundi” Amerikën, tek solli një përfaqësi prej 120 arbëreshësh, profesorë, akademikë, studiues, klerikë, vajza të reja, që për 10 ditë, u bashkuan me shqiptarët e SHBA-ës dhe organizuan koncerte e vizita në Boston, paradën e madhe shqiptare në  Nju Jork, në Avenunë e 6-të, një seminar shkencor 2 ditor, ekspozita pikture me punimet e Ibrahim Kodrës dhe Lin Delisë, Lutje fetare në Katedralen Snt. Patrick, me të tri fetë, darkë solemne me 2 mijë veta etj….

…Ishte vetëm 52 vjeç, kur në mëngjes herët të 1 korrikut 1970, në shtëpinë e tij në adresën: 110 Crestvieë Rd, Belmont, Boston, ndërroi jetë pas një ataku në zemër. Mbrëmjen e kishte kaluar me mikun e tij të mirë, një nga kryetarët e “Vatrës” ndër vite, doktorin e parë të shqiptarëve në Amerikë, Andreë Elia. Kishin biseduar gjatë rreth punëve të “Vatrës”. Peter Chicos sapo ishte kthyer në Boston, pas një udhëtimi njëmujor nëpër Evropë, ku kishte takuar personalitete të ndryshme evropiane dhe krerët e mërgatës shqiptare, në vijim të ëndrrës së tij për të bashkuar të gjithë shqiptarët. Kryetari i “Vatrës” la në pikëllim të thellë familjen e tij, “vatranët” dhe të gjithë ata që i ishin bashkuar në nismën e tij.

I BIRI I BASHKËTHEMELUESIT TË VATRËS, LLAMBI CHIKOZI

Gjithashtu mund të lexoni

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

Peter Chicos ishte i biri një patrioti të njohur, që kishte ardhë në SHBA-ës në fillim të Shekullit XX-të. I ati i tij, Llambi Chikozi, kishte qenë në udhëheqje të Shoqërisë “Besa-Besë”, një ndër nisiatorët dhe mbështetësit e krijimit të Kishës Autoqefale Orthodkse Shqiptare, guri i themelit të Federatës. Llambi Chikozi ishte një ndër pesë themeluesit e “Vatrës” dhe me 28 prill, kur Federata u shpall e themeluar, atij iu caktua detyra e arkëtarit të parë të “Vatrës”. Peter Chicos kishte ardhur në jetë në janar të vitit 1918, në Boston. Ai kishte qenë një fëmijë i mbarë dhe në mësime shkëlqeu. Peter mbaroi universitetin për Drejtësi, duke përfunduar me rezultate të larta studimet në Northeast të Bostonit, në fakultetin e Drejtësisë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në shtabin e Gjeneral Eisenhawer në Francën në Armatën e Gjashtë dhe përcolli mesazhe të lirisë amerikane. Ai ishte pjesë e formacioneve luftarake amerikane që çliruan Francën dhe më pas ishte pjesëtar në Komisionin të Kontrollit të Berlinit. Majori Peter Chicos, është dalluar në kryerjen e detyrave luftarake. Ai është dekoruar për trimëri dhe zgjuarsi në fushën e luftës me Medaljen “Croix de Guerre avec Palmes”, nga Gjeneral Leclerec i Francës e, me Medaljen e “Yllit të Bronzit”, nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U largua me nder nga Ushtria në fund të luftës, duke pasur gradën e majorit. Në jetën civile Peter Chicos, ishte po aq i suksesshëm. Ai ishte themelues dhe partner i Agjencisë së Sigurimeve “Chickering Insurance” të Bostonit, nga më të mëdhatë dhe më të suksesshmet në të gjithë New England.

PIKËLLIMI I FAMILJES DHE KOMUNITETIT SHQIPTAR

Ishin mbledhë disa qindra bashkombas në shtëpinë mortore në Watertown, në një lagje aristokratike, siç e përshkruan revista “Shejzat”, “Koha”, dhe gazeta që ai e deshi dhe për të cilën punoi me shpirt, “Dielli”, i shqiptarëve të Amerikës. Pjesëmarrësit ishin aq të shumtë, sa nuk i merrte shtëpia e madhe mortore, por një pjesë rrinin jashtë dhe policia rregullonte trafikun e mbante rregullin. Kryetarit të “Vatrës” iu bë një nderim i jashtëzakonshëm dhe u përcoll me protokoll shtetëror. U trajtua si personalitet i lartë nga shteti amerikan. Katër dhoma ishin plot me kurora me lule, të sjella nga personalitetet e shtetit, nga familja, nga “vatranët”, komuniteti, dhe arbëreshët.

Me 3 korrik kortezhi i gjatë i makinave, të cilit i prinin 6 automobila me kurora me lule, e dërguan arkivolin me trupin e pajetë të kryetarit Chikos në Kryekishën “Shën Gjergji” të Imzot Nolit, në atë kishë, ku kishte kontribuar aq shumë edhe i ati i Peter Chicos Llambi Chikozi, por dhe ai vetë. Kumbona e Katedrales ra përmortshëm duke përcjellë me jehonën e saj njërin nga shqiptarët që pat një ëndërr: Të bashkonte shqiptarët, kudo që jetonin nëpër botë; Kryetarin e Vatrës, Peter Chicos. Kisha nuk mundi t’i merrte të gjithë bashkëkombësit që donin t’i jepnin lamtumirën kryetarit të “Vatrës”. Përpara Kishës ishin mbledhur qindra bashkëkombës, të ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës, por dhe nga Kanadaja.

Katedralja ishte mbushë aq shumë, sa nuk mund t’i mbante. Arkivoli ishte mbuluar me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën atë flamur, majori kishte luftuar në radhët e ushtrisë më të fuqishme të botës, madje pranë gjeneralit të Famshëm Eisenhoëer. Gjashtë vetë e shoqëronin arkivolin, ku përveç autoriteteve, dallonin ish kryetari i “Vatrës”, Anthony Athanas dhe Dr. Hamdi Oruçi, drejtusi i veprimtarive të 60 vjetorit të Gazetës “Dielli”. Meshën e kryesoi Peshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Amerikë, Hirësia e Tij Stephan Lasko, i ndihmuar nga At Sotir Dilogjika, At Christ Ellis, At Nick Liolin dhe Arthur Liolin…!

Pas meshës, Hirësia e tij Peshkop Stephan Lasko, mbajti një fjalim prekës, kurse fjalimin nekrologjik, e mbajti Dr. Andreë Elia, i cili kishte qenë bashkëbiseduesi i fundit me të ndjerin. Në emër të “Vatrës” nga altari i Kishës foli miku i tij, Dr. Hamdi Oruçi. Trupi i kryetarit të “Vatrës” u varros në të njëjtën varrezë, ku pushonin trupat e Fan S. Nolit, Faik Konicës dhe “vatranëve” të tjerë. Ceremonia u mbyll me drekën e lamtumirës, që u shtrua në restorantin e famshëm për kohën, të Athony Athanas ”Pier Four”. Dy sallat e mëdha të restorantit ishin të mbushura plot. Në drekën e mortit e “qau” me fjalë shpirti kryetarin, që iku në kulmin e punëve të mira për “Vatrën”, z. Hajdar Tonuzi, ish nën/kryetar i “Vatrës”.

Në të gjitha veprimtaritë mortore përcjellëse, ishin të përfaqësuara zyrtarët kryesore të shtetit: Guvernatori, Kryetari i Bashkisë, Kongresistët dhe senatorët. Nga Çikago kishte ardhur Profesor Torielli, i Universitetit të Loyola, që kishte qenë komandant i Petter, gjatë Luftës, kishin ardhur gjithashtu përfaqësues nga institute të njohura e agjenci Sigurimesh etj. “Vatra” e Bostonit, ishte e gjitha aty, por edhe degët e “Vatrës”, nga shtete të ndryshme; nga Detroiti, Waterbury, New Yorku, New Jersey, Chikago, Ohio, Toronto.

Një përfaqësi e përbërë nga ish kryetarët e “Vatrës” qëndronte në krye: Andreë Elia, Ali Arrëza, Christo Thanas, James Thanas, Barney Kirka, Editori i “Diellit”, Dr. Athanas Gegaj, Editori i gazetës “Liria”, Dhimiter Trebicka, etj. Nga personalitetet e Mërgimit, shquheshin: Tahir Kolgjini, Selim Damani, Vasil Germenji, Dr. Rexhep Krasniqi, Lemi Kokalari, Vahit Chika, Nick Kreshpani, Ago Agaj, Reis Agaj e Gjon Gjinaj, një nga luftëtarët e lirisë etj. Kryetari i “Vatrës” Peter Chikos, la pas: Zonjën Nicholina, tre fëmijët- Marlyn 20 vjeçare, Paul 19 vjeçar dhe Roberta, që atë kohë ishte 15 vjeçare; la vëllanë John; dy motra- zonjën Flora Theodore nga Belmont, zonjën Tefi Chani, nga Brockton, Boston.

EDHE GAZETA AMERIKANE “THE BOSTON GLOBE”, E NDEROI PETER CHIKOS

Gazeta amerikane “The Boston Globe”, në numrin e saj të së enjtes të 2 korrikut 1970, në edicionin e mëngjesit, shkroi një artikull special, për ta përcjell qytetarin shembullor amerikan Peter Chikos, pa harruar t’i përmend edhe origjinën shqiptare të prindërve, si dhe suksesin në drejtimin e Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “VATRA”, bashkimin e mërgatës shqiptare dhe arbëreshe, si dhe sukseset në jetën ushtarake e civile. Gazeta shkruante: “Si oficer i inteligjencës ushtarake, ai ka shërbyer në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe ka luftuar për çlirimin e saj. Ai ka marrë pjesë në çlirimin e Jugut të Francës si anëtar i grupit ushtarak nr.6 dhe shërbeu në Misionin ‘Berlin Controll’ pas thyerjes së nazistëve. Për shërbim të jashtëzakonshëm në Gjermani, ai u dekorua me Medaljen ‘Ylli i Bronztë’ dhe ‘Freanch de Croix de guerre With Palms’”, shkruante në mes të tjerash “Boston Globe”! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe...”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen

Next Post

“Të gjitha dorëshkrimet e librave që shkrova në burgun e Burrelit, arrita t’i nxjerr andej, duke shfrytëzuar përvojën e mëparshme të kuantit tim, Arshi Pipa, i cili...”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Artikuj të ngjashëm

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
Dossier

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

October 24, 2025
“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit
Dossier

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

October 24, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

Skandali në Gjykatën e Lartë në 1960-ën: “Kur prokurori kërkoi dënimin me vdekje, kryetari gjykatës dha pafajësinë e, lirimin në sallë të K. B., por unë s’pranova dhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

October 23, 2025
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gani Muzhaqin, plumbi e kapi në dorë, ndërsa Saliun në trup, duke mbetur i vdekur në vend…”/ Historia tragjike në Kampin e Tepelenës, ku Sali Kasa, u varros në varrin që sapo kishte hapur

October 24, 2025
“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit
Dossier

“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit

October 24, 2025
“Marshalli Tito, na priti me përzemërsi në Shtabin e tij në ishullin Vis dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha
Dossier

“Ministri i Brendshëm Koçi Xoxe, ishte për afrimin me Jugosllavinë, Nako Spiro, ministri i Ekonomisë, ishte pro sovjetikëve kurse Enveri luante…” !/ Refleksionet e gazetarit të “Neue Zürcher Zeitung”

October 20, 2025
Next Post
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   

“Të gjitha dorëshkrimet e librave që shkrova në burgun e Burrelit, arrita t’i nxjerr andej, duke shfrytëzuar përvojën e mëparshme të kuantit tim, Arshi Pipa, i cili...”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme