• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

Zbulohet debati i ashpër/ Koço Tashko: “Të dënohen ata që folën në plenum kundër Hrushovit, ai nuk gabon, por edhe Stalini…”/ Enveri: thirri mendjes, ti je i sëmurë nga koka…
“Enveri s’ua dha pensionin e ‘Heroit të Popullit’, familjeve të Qemalit dhe Vasil Shantos, por ndërhyra unë tek…”/ Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë
Abaz Kupi Memorie.al
“Myslym Peza ju lut Enverit t’ia falte jetën Dyle Allamanit dhe ai pranoi fillimisht, por ishte ndërhyrja e Haxhi Lleshit, që …”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Mati
“Enveri s’ua dha pensionin e ‘Heroit të Popullit’, familjeve të Qemalit dhe Vasil Shantos, por ndërhyra unë tek…”/ Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë
Raportet e panjohura të Enver Hoxhës me Josif Broz Titon, Partinë Komuniste Shqiptare dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare

Nga Belina Budini

Pjesa e katërt

Memorie.al / Një letër mund të të rrokullisë jetën dhe kjo ndodhi me Koço Tashkon, protagonistin e komunizmit shqiptar të viteve të para, të diplomuarit në Harvard, mandej të joshurit nga idetë komuniste dhe pinjollit të një prej familjeve fisnike korçare të kohës, asaj të Tashkove. Bëhet fjalë për një letër të cilën Koço Tashko ia drejtoi Kominternit (Internacionales Komuniste) por që në Komintern nuk arriti kurrë. E destinuar për të njoftuar këtë organizatë që bashkonte dhe drejtonte gjithë partitë komuniste të botës dhe që e kishte qendrën në Moskë, ajo mbërriti aty ku nuk duhej. Në duart e Enver Hoxhës dhe Miladin Popoviçit. Fatalitet.

                                                            Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Ish- ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se; ‘çamët janë kriminelë lufte, se kanë bashkëpunuar me nazistët’, por a ishte bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia…”?!/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Letra e Koço Tashkos dërguar Kominternit

Populli nuk është me ne komunistët –

Unë isha një nga të ngarkuarit me punë me nacionalistët dhe gjer në prill të vitit 1942, bile gjer në shtator që u bë konferenca e Pezës. Me nacionalistët nuk pata asnjë rezultat pozitiv.

Nacionalistët nuk kishin besim në rezultatet e ofensivës së dimrit të Ushtrisë së Kuqe; prisnin ofensivën gjermane, ftoheshin nga moshapja e Frontit të Dytë dhe pasiviteti i Aleatëve të Bashkimit Sovjetik, nuk kishin një bindje që Partia do të mund t’i rezistonte ofensivës së Mustafa Krujës, e cila pritej, protestonin kundër parullave të “majta” të Komitetit Qendror (për çështjen e Kosovës veçanërisht) dhe kërkonin likuidimin e Partisë, d.m.th., shkrirjen e saj në një organizatë nacionaliste.

Insistonin dhe që nuk ishte koha për aksione. Marrëdhëniet me ata, pra, ishin shumë të zorshme, por sa të zorshme aq më ekzigjente ishin kërkesat e shokut Miladin. Në kohën kur Shyqyri Peza po bënte kompromisin, kur nuk kishim asnjë çetë në këmbë, shoku Miladin kërkonte prej meje, t’u flisja nacionalistëve për Shtabin Madhor, për formimin e çetave partizane vullnetare, për uniformën, për flamurin e ri, për komisarët politikë e të tjera.

Si i disiplinuar fola, por mjaftonte të hapja gojën që të merrte fund bisedimi. Nuk mund të kënaqeshim me pak, deshëm të shtrydhnim ujë nga guri. Në krye të prillit, dolën ligje represive të Mustafa Krujës. Demonstratat e 7 prillit (përvjetori i zaptimit të Shqipërisë), mbetën pa popull, ishin demonstrata thjeshtësisht të kuadrove.

Pas 7 prillit çdo aksion dhe çdo demonstratë ka qenë thjeshtësisht e kuadrove dhe e simpatizantëve të vjetër, kemi humbur shumë në të vrarë, të varur dhe të burgosur. Sa janë zëvendësuar? Nuk di, por nuk besoj të kemi rekrutuar një numër që të jetë 50% të humbjeve.

Nga mesi i prillit shokët e ngarkuar me punë me nacionalistët, u mblodhën bashkë me shokun Miladin dhe shokun Qemal Stafa. Në këtë mbledhje bëra kritikat e mia dhe e cilësova vijën e Komitetit Qendror, si shumë përpara popullit, vijë për revolucionin social dhe jo për Luftën Nacional-Çlirimtare.

Dhe që ta nxjerr pikëpamjen time në pah (e jo që të kërkoj likuidimin e Partisë, sikundër që shoku Miladin kujtohet ta interpretojë pas 6 muajsh) thashë: “Më mirë një lëvizje popullore Nacional-Çlirimtare, ku komunistët të jenë fraksion, se një Parti Komuniste pa turmat e, me një vijë që nuk mund t’i mobilizojë turmat”.

Nuk duhet të kemi frikë (sikundër është shprehur shoku Miladin), se mos parullat tona të bëhen njësoj si ato të nacionalistëve revolucionare, se gjuha jonë shquhet nga e tyrja prej formulimit dhe interpretimit, me anën e propagandës dhe ne shquhemi nga ata prej iniciativës dhe aktivitetit tonë, prej sakrificave dhe sinqeritetit tonë, prej zotësisë sonë, të japim sa zotërojmë (më vonë e më tepër), kurse nacionalistët kurdoherë vënë më pak, se sa zotërojnë.

Nuk duhet të kemi frikë se mos kthehen kundër nesh pas fitores, por duhet t’i ndalojmë të kthehen kundër nesh, të bashkohen me “nacionalizmin” e Mustafa Krujës përpara fitores e të na bien, duke ditur që do ta na gjejnë të izoluar prej popullit dhe, ndoshta, me popullin kundër nesh.

Në qoftë se nacionalistët na kthehen kundër dhe nuk ka dyshim që një pjesë kthehen kundër nesh, do të mund t’u bëjmë ballë vetëm në qoftë se kemi qenë të zotët të mobilizojmë masat, me një vijë që mund t’i mobilizojë, duke ruajtur gjithnjë pavarësinë tonë, fytyrën tonë komuniste, duke i demaskuar me kohë përpara masave.

Ne jemi në gjendje t’u marrim turmat, se jemi të organizuar dhe monolitikë, kurse ata janë kokrra të veçuara dhe në kundërshtim me njëri-tjetrin.  Ata kanë në forcën e tyre vetëm prestigjin e vjetër, të bazuar në të kaluarën e tyre dhe këtë ne mund t’ua heqim sot me iniciativën tonë, në një drejtim nacional-çlirimtar.

Frontin Sovjetik do ta mbajmë përpara syve të popullit, por nuk do të harrojmë që fronti ynë është këtu në Shqipëri. Që nga kjo mbledhje shoku Miladin, është munduar të më izolojë përpara shokëve dhe përpara nacionalistëve. Më 17 qershor do të mbahej në Tiranë një mbledhje e nacionalistëve, të cilët kishin kërkuar delegat të Partisë.

Ajo mbledhje nuk u mbajt, se nacionalistët parashikuan rënien e Sebastopolit dhe fillimin e ofensivës gjermane. Unë i bëra Partisë një analizë të nacionalistëve, të cilët i ndava në katër grupe: 1-Grupi i kompromisaxhinjve, me të cilët kishim humbur kohë; 2 – Grupi i atyre që janë atakuar drejtpërdrejt prej fashizmit: Muharrem Bajraktari, Bazi i Canit, Myslym Peza, Myftar Kaloshi, ata që Komiteti Qendror, nuk ka dashur t’u përmendet lufta e armatosur me fashizmin.

Haxhi Lleshi e ndoshta Shefqet Vërlaci ose, ndonjë përfaqësues i tij dhe disa nacionalistë të dorës së dytë, që janë fare afër popullit e që kanë treguar simpati për Partinë; 3 – Grupi i françeskanëve të Shkodrës, të cilët janë treguar antifashistë dhe janë ndeshur me jezuitët si edhe disa fetarë ortodoksë që janë ndeshur me unitet; 4 – Grupi i Mehdi Frashërit, i cili nuk është kundër aksionit, por është shumë plak dhe, pas internimit të tij, grupi i tij ka rënë në duart e grupeve të tjera.

I propozova Partisë të mbajë në Pezë një konferencë, duke pasur si bazë grupin nr 2. Të formohet një këshill i përkohshëm Nacional-Çlirimtar, sado pak delegatë nacionalistë që të shkojnë në konferencë. Qëllimi imediat i këtij këshilli, do të jetë të zgjerojë rrethin e nacionalistëve, duke i vënë përpara një “fait accompli” dhe me proklamatën e tij, t’i japë një tronditje suksesit që ka pasur Mustafa Kruja në izolimin e komunistëve prej nacionalistëve, për t’i zhdukur më lehtë komunistët.

Konferenca u mbajt më 16 shtator. Morën pjesë delegatë nga të gjithë grupet që përmenda, por baza kryesore ishte grupi nr 2. U pranua pavarësia e Partisë dhe aksioni imediat për-pjesor (jo frontal). Këshilli i përkohshëm u formua dhe u pranua krijimi i këshillave lokale. Në Këshillin e Përgjithshëm, hynë personalitete shumë të vlefshme e të aksionit dhe në mbledhjen e parë caktoi aksionet, për cilëndo çetë partizane ose vullnetare.

Tre faktorë i zbutën nacionalistët që të pranojnë pikat tona kryesore: Prezenca dhe qëndrimi pozitiv i elementëve të aksionit të grupit nr 2 (Bazi i Canit, Myslimi, Haxhi Lleshi); dështimi i ofensivës gjermane aktiviteti i çetave partizane të Skraparit dhe sukseset e tyre të para, të cilat rastisën tamam në atë muaj kur po mbahej Konferenca dhe dështimi i ofensivës së Mustafa Krujës kundër Partisë.

Një ditë përpara Konferencës, në mbledhjen e delegatëve komunistë, shoku Miladin prapë tregoi majtizmin e tij, tregoi dëshirën t’i mbajë nacionalistët në lidhje me partinë, si individë, që të mos mundin nacionalistët të marrin një personalitet politik të organizuar pak a shumë e, “nesër të na tradhtojë si Mihailoviçi”.

Qëllimi është i bukur, vetëm se ilaçi e vdes klientin, se ndalon afrimin me nacionalistët dhe përjetëson izolimin e Partisë. Me atë qëllim shoku Miladin propozon që konferenca të mos ketë të drejtë të krijojë Këshillin e Përkohshëm Nacional-Çlirimtar. “Ky këshill duhet të dalë nga lufta” dhe jo nga Konferenca. Këtë e kundërshtuan të gjithë, përveç një anëtari të Komitetit Qendror.

Të drejtën nuk mund t’ua marrim nacionalistëve të formojnë një këshill, ata mund ta formojnë edhe pa ne, po të bëhemi kokëfortë, se janë të mbledhur dhe nuk duan të ikin duarbosh. Bile në Konferencë gjëja e parë dhe gjëja e vetme që kërkuan, ishte krijimi i Këshillit.

Kur u detyrua të pranojë krijimin e Këshillit, shoku Miladin bën një tjetër propozim, po me atë qëllim: Këshilli të mos ketë të drejtë, gjersa të formohet Shtabi Madhor, i cili do të dalë nga lufta, të mbajë lidhje me çetat partizane e vullnetare, d.m.th., Çetat vullnetare të mos lidhen përmes Këshillit, por përmes komisarëve tanë politikë- përmes Partisë Komuniste Shqiptare.

Mbledhja nuk e pranoi edhe këtë propozim, se po t’ua propozonim nacionalistëve, ata do të kujtonin menjëherë që nuk e kishim me sinqeritet e deshëm t’i kishin si kuaj me kapistallin në dorën tonë.

Pastaj shoku Miladin më përjashton nga çdo funksion i konferencës, veç atij të delegatit. Unë përjashtohem si një nga referuesit nga presidiumi dhe nga Këshilli i Përgjithshëm. Me pak fjalë, përjashtohem nga puna me nacionalistët. Varësia e frontit të brendshëm nga fronti i jashtëm dhe mos-vlerësimi i forcave të armikut të jashtëm.

Me komunikatën e 22 shkurtit 1942 të Komitetit Qarkor të Tiranës (sekretar politik i Komitetit Qarkor të Tiranës, në këtë kohë ka qenë Enver Hoxha, (shënim redaksional), parulla kryesore ishte: “Rroftë Ushtria e Kuqe, që do të na çlirojë gjer në gusht”. Ky ka qenë mentaliteti i shokëve të forumeve si edhe i shokëve të radhës: “Ushtria e Kuqe do të na çlirojë”.

Si rezultat fronti i brendshëm kaloi në varësi të Frontit Sovjetik, problemet e brendshme u lanë mënjanë. Nuk kishim nevojë të çanim kokën për problemin e Kosovës, për historinë shqiptare, për propagandën nacionaliste të Mustafa Krujës, për propagandën dhe manovrat antikomuniste të tij, për Myslymin, për Bazin e Canit, Muharrem Bajraktarin, Mehdi Frashërin, për këngët kombëtare, etj.

Me pak fjalë nuk kishim nevojë të çanim kokën për çlirimin nacional; zaten dy nga grupet (Grupi Komunist i Shkodrës dhe Grupi i të Rinjve. Shënim Redaksional) e bashkuara në parti e kishin pasur zët dhe e quanin tradhti çlirimin nacional nga grupin e tretë (Grupi i Korçës) e kallëzuan në polici si tradhtar. Gabime të kaluara, pra, u inkurajuan, në vend që të shtypeshin pa mëshirë, dhe rezolucioni i Konferencës së parë u kalua sipërfaqësisht.

Jo vetëm që çlirimi vjen nga jashtë, por edhe vjen shpejt, shumë shpejt e pra edhe shumë lehtë! Këtë ton e gjen në tërë proklamatat, traktet dhe komunikatat: Ushtria hitleriane mbaroi, dha shpirt mbas ofensivës sovjetike të dimrit, nuk mbetet më veçse t’i fryjmë e të bien Hitleri dhe Musolini të dërrmuar. Vërtet shoku Stalin tha që armiku është akoma i fortë dhe do të na hidhet përsëri si bishë e, si bishë e plagosur, do të na dëmtojë më tepër.

Mirëpo kjo thënie nuk na pëlqen e pra, na hyri nga njëri vesh dhe na doli nga veshi tjetër. Shoku Miladin më thotë nga prilli që ushtria gjermane, nuk mund të bëjë ndonjë tjetër përparim, ofensiva sovjetike filloi dhe do të vazhdojë. Në komunikatën e Tiranës (3-5 qershor), parulla kryesore u bë kjo: “Viti 1942, do të jetë viti i fitores”.

Shokët e radhës e zbukuruan në propagandën e tyre. Nuk mbeten veç 5 a 6 muaj, nuk ka mbetet veç të numërojmë muajt. Korrigjim nga Komiteti Qendror nuk ka. Si rezultat nuk kemi kohë të çajmë kokën për të mobilizuar popullin shqiptar, se ky popull, do s’do, do të vijë me ne kur të hyjë Ushtria e Kuqe në Shqipëri. Pra, poshtë këngët kombëtare, rrofshin këngët e revolucionit proletar!

Në gusht botimet e Partisë pushojnë së përmenduri frontin lindor dhe gjendjen internacionale. Në disa zhgënjim, disfatizëm; ilegalët kërkojnë të legalizohen. Lufta jonë bëhet luftë e kuadrove pa masa.

Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop. Pikëpamjet e mia me të Qemalit, ishin akoma më të larguara se me ato të Miladinit. Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), unë nuk kisha asnjë mundësi të mbroja pikëpamjet e mia. Kjo gjendje vazhdoi gjer në muajin mars, pastaj mbeta jashtë automatikisht./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty...”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Next Post

“Gazeta e parë që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe, ishte ‘Drita’, në vitet 1920-1924, me editor patriotin dhe publicistin Veli Hashorva...”! / Historia e panjohur e intelektualit të shquar gjirokastrit

Artikuj të ngjashëm

“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 16, 2025
“Deli Janaqi dhe masakra e Paramithisë: Kush urdhëroi copëtimet dhe plaçkitjet në emër të hakmarrjes?”
Dossier

“Ish- ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se; ‘çamët janë kriminelë lufte, se kanë bashkëpunuar me nazistët’, por a ishte bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia…”?!/ Refleksionet e studiuesit të njohur

July 16, 2025
Zbulohet biseda e Haxhi Lleshit: “Mehmeti qe gojtar dhe trim, por jo aq sa hiqej, ai vetëm Enverin e mua kishte frikë, se në Spanjë…”/ Proçes-verbali i takimit me historianin e njohur, korrik ‘82
Dossier

“Qëndrimi i Komitetit Qendror të PKSH-së ndaj Myslym Pezës, ka qenë negativ, shoku Miladin thoshte: ‘na duhen çetat partizane, mos humbim kohë e material për një kriminel…”/ Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 15, 2025
“Kur komandanti kampit, Çelo Arëza, e urdhëroi të lidhte një plak, kapter Mark ‘gjigandi’, iu kthye me fjalët që rrallë ndonjë xhelat i ka nxjerrë nga goja…”/ Historia e rrallë në burgun e Repsit
Dossier

“Gjatë mbledhjes, komisari i kampit të Spaçit, N. Kolithari, tha: kemi elementë armiq, si Uran Kalakulla, që ka ngritur këtu një parti social-demokrate, kurse B. Belishova dhe V. Lezho…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

July 16, 2025
“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur
Dossier

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

July 14, 2025
“Mustafa Kruja ka rekrutuar kosovarë kundër partizanëve të Malit të Zi dhe kosovarët do të zbresin kundër nesh, siç rrethuan Myslimin në Pezë, më 29 shtator 1942…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos
Dossier

“Mustafa Kruja ka rekrutuar kosovarë kundër partizanëve të Malit të Zi dhe kosovarët do të zbresin kundër nesh, siç rrethuan Myslimin në Pezë, më 29 shtator 1942…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 14, 2025
Next Post
“Gazeta e parë që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe, ishte ‘Drita’, në vitet 1920-1924, me editor patriotin dhe publicistin Veli Hashorva…”! / Historia e panjohur e intelektualit të shquar gjirokastrit

“Gazeta e parë që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe, ishte ‘Drita’, në vitet 1920-1924, me editor patriotin dhe publicistin Veli Hashorva...”! / Historia e panjohur e intelektualit të shquar gjirokastrit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme