• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Shfaqjet e trupës së teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, kishin dekorin dhe skenografinë e Ismail Hidrit, i cili…”/ Historia e panjohur e piktorit të parë durrsak, që mjeshtërinë e tij ja trashëgoi të birit, Niaziut

“Shfaqjet e trupës së teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, kishin dekorin dhe skenografinë e Ismail Hidrit, i cili…”/ Historia e panjohur e piktorit të parë durrsak, që mjeshtërinë e tij ja trashëgoi të birit, Niaziut
“Shfaqjet e trupës së teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, kishin dekorin dhe skenografinë e Ismail Hidrit, i cili…”/ Historia e panjohur e piktorit të parë durrsak, që mjeshtërinë e tij ja trashëgoi të birit, Niaziut
“Shfaqjet e trupës së teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, kishin dekorin dhe skenografinë e Ismail Hidrit, i cili…”/ Historia e panjohur e piktorit të parë durrsak, që mjeshtërinë e tij ja trashëgoi të birit, Niaziut
“Shfaqjet e trupës së teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, kishin dekorin dhe skenografinë e Ismail Hidrit, i cili…”/ Historia e panjohur e piktorit të parë durrsak, që mjeshtërinë e tij ja trashëgoi të birit, Niaziut

Nga Fatmir Minguli

Memorie.al / Jeta dhe vepra e piktorit dhe skenografit Ismail Hidri, ёshtё pak a shumё e çuditshme, jo se ai ka qenё njё veçanti nё artin e qytetit të Durrёsit, porse ёshtё pak i ekspozuar nё opinionin e gazetave, TV-ve  dhe mediave tё tjera. Eshtё ky shkrim njё pёrçapje modeste, për tё hedhur pak dritё mbi kёtё artist tё  orёve tё para nё artin durrsak. Me datëlindje 5 shkurt 1924, i lindur nё Durrёs, qё nё vitin 1949, njihet si piktor i parё nё qytetin bregdetar sё bashku me italianin Lorenco Koluro dhe malazezin Filip Vuckoviç.

Ai ka qenё skenograf i teatrit durrsak, para se ky teatёr tё emёrohej me emrin “Aleksandёr Moisiu”, pra nё periudhёn 1949-1953. Edhe mё pas ai ishte nё krye tё punёve tё skenografisё, ku ndёrtoi me dhjetra skena tё ndryshme, ashtu siç pёrshkruhen nё albumin “50 vjet teatёr ‘Aleksandёr Moisiu’” – 1953-2003 – dhe nё shumё fletё-palosje tё ruajtura me shumё kujdes, nga i biri i tij, instrumentisti dhe kompozitori i njohur, Niazi Hidri.

Ja disa nga pjesёt e vёna nё skenё, ku Ismail Hidri ka qenё skenograf i parё: “Ishulli i paqes “ i Jevgjeni Petrov Katajev, “Dasma e madhe-Haxhi Qamili” nga Besim Lёvonja, “Familja e peshkatarit”, nga Sulejman Pitarka, 1954- ‘55, “Nёn gёshtenjat e Pragёs”, nga Kostandin Simonov, “Mbrapa mureve”, nga Kol Jakova, 1957-‘58, “Njё natё e stuhishme”, nga Jon Luka Karaxhale, “Fejesё nё ngatёrresё”, nga Selman Vaqarri, “Kёrkuesit e lumturisë”, dramё bullgare, 1958-‘59. etj. Skenografi dhe piktori Ismail Hidri, vazhdoi deri nё vitin 1965 nё teatrin “Aleksandёr Moisiu”, me dekorat e dramave “Dasma e madhe”, “Vajza nga fshati”, operetave “Miqёsia”, ”Skena e lirisё”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Tё mos harrojmё se ishin vitet e para jo vetёm pёr artin skenik.

Është pёrsёri i biri Niazi Hidri, qё tregon se si i ati kur projektonte skenografinё e njё pjese tё re, do tё bёnte nё shtёpi edhe me dhjetra variante maketesh, me letra dhe kartona, deri sa t’i mbushej mendja, pёr variantin mё tё mirё. Nёse gazetari Xhevahir Gradica, pati guximin dhe shkroi dy faqe nё gazetёn e Durrёsit “Bulevard”, nё shkurt tё vitit 2014, pak analistё tё artit, janё marrё me figurёn e kёtij artisti tё heshtur.

Por nga ky shkrim mёson se Ismail Hidri, është një nga djemtë e ustait dhe mjeshtrit të madh në Durrës, Isuf Hidri, prej të cilit mori kulturën e punës, dëshirën dhe pasionin për pikturën. Mjeshti Isuf Hidri, prodhoi e dekoroi shumë objekte me emër në qytetin e Durrësit, si Pallatin Mbretëror në kodër të qytetit e njohur si “Kodër Vila”, Hotel “Adriatikun”, Bankën Kombëtare Tregtare etj. Dardha bie nёn dardhё dhe kjo rёnie ka vazhduar edhe te djali i tij Niaziu, instrumentist dhe kompozitor, edhe ai artist i heshtur dhe pothuaj i harruar nga mediat e shkruara dhe elektronike.

Me kalimin e viteve, peneli i Ismail Hidrit e renditi ndër më të mirët piktorë. Temat e para, prej së cilës u frymëzua, qe lufta për çlirimin e vendit, për të vazhduar më pas me tema të tjera, si peisazhe, portrete etj. Ishte viti 1949, kur kishte mbushur 25 vitet, qё fillon punë si piktor në Shtëpinë e Kulturës, godinë e cila ka qenë diku në një kënd të rrugës Tregtare, poshtë bashkisë së Durrësit. Asokohe merret me dekoret, pllakatat, portretet, peizazhet, kompozimet grafike, ilustrime të veprave të ndryshme në prozë.

Ismail Hidri ka marrё “Mirёnjohje e qytetit tё Durrёsit” nё vitin 2014 si dhe “Antar nderi i komunitetit tё Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Durrёsit” Por nёse mediat kanё heshtur pёr punёn e kёtij artisti tё talentuar por tё heshtur, kanё qenё artistё tё Durrёsit, qё kanё vёnё nё dukje krijimtarinё e larmishme tё Ismail Hidrit. Eshtё piktori durrsak dhe ai heshtur, Nelo Lukaçi, qё ёshtё shprehur plot ndjenja pёr Ismail Hidrin: “Duke ndjekur shfaqjet e trupës së teatrit profesionist ‘Aleksandër Moisiu’, ku zoti Hidri ishte piktor e skenograf, si dhe të gjithë ekspozitat e hapura në qytetin tonë, ku ai ka pasur piktura nga më të ndryshmet, mendoj se pasioni tij për artin, ishte i lindur që në fëmijëri…! Shumë skenografi të realizuara prej tij, janë të vlerësuar me çmime të para dhe ruhen akoma në Pallatin e Kulturës, nga kolegët e tij pasardhës…”!

Ndёrsa piktori tjetёr durrsak, Besnik Biduli, thotё se: “Kur isha i ri dhe ndiqja shfaqjet e trupës profesioniste të teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, plot habi dhe admirim shikoja dekorin dhe skenografinë e paraqitur në telajot massive, të vendosura në skenë nga Ismail Hidri. Por unë vlerësimin tim për Ismail Hidrin, do e shpreh në fushën e pikturёs”. Nuk mbetet mbrapa dhe piktori e skenografi Fatos Mati, i cili ka qenё skenograf i teatrit “Aleksandёr Moisiu” nё periudhёn 1979-1993, i cili ështё shprehur se; “Skenografia e piktorit Hidri në komedinë ‘Martesa’ e Gogolit, sot është vendosur në një nga mjediset e rëndësishme të teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, e zmadhuar në përmasa të mëdha, është prodhim i duarve, aftësisë, talentit dhe përkushtimit të këtij piktori, të cilin e realizoi shumë vite më përpara, thuasje 70 vite më parë”.

Ismail Hidri kishte fantazinё e njё bregdetasi dhe kjo fantazi ёshtё tharmi i talentit tё tij shoqёruar, me njё vullnet tё hekurt dhe durim tё jashtёzakonshёm. Ai jetoi 93 vjet dhe ёshtё ndarё nga jeta nё vitin 2017, duke lёnё pas punimet e tij tё shumta dhe mbi tё gjitha kujtimin e pashlyeshёm pёr jetёn e tij, nga durrsakёt. Njeri i thjeshtё qё e “shtrydhte“ subjektin e skenarit, deri sa tё jepte imazhet e para tё skenografisё, njё lloj pune e ngjashme me piktorin, qё bёn kopertinёn e njё libri letrar.

Njihej me emrin popullor “Lale” njё emёr sinjifikativ, qё tregonte respektin dhe dashurinё e njerёzve qё punonin me tё.

Ai ka punuar edhe me Estradёn profesioniste tё Durrёsit si skenograf, paralel me teatrin. Ai mundohej qё tё sillte Durrёsin nё punёt e tij, si tek drama “Shtёpia e peshkatarit” e Sulejman Pitarkёs, mbasi ajo u vu nё skenё nga trupa e teatrit “Aleksandёr Moisiu”, por duke shkruar kёto radhё, mendja mё shkon te pyetja: “Pёrse nuk shkruhet sa duhet pёr kёta artistё tё heshtur?”

Nuk janё as ngjyrimet politike, as aspektet shoqёrore ato qё çojnë nё këto fenomene. Jo mё kot i madhi Umberto Eco, kritikonte masmedian, qё merrej me pavlerat…! Por kjo histori vazhdon dhe me tё heshturin tjetёr, djalin e tij, i cili ka mbaruar “Akademinё e Arteve”, instrumentist dhe kompozitor tё talentuar, Niazi Hidrin, i cili ёshtё autor i dhjetra kёngёve tё muzikёs sё lehtё, njё pjesё e tё cilave kёndohen edhe sot e kёsaj dite nё radio dhe television. Por njё nga kёngёt qё ka mbetur si njё kujtim i bukur pёr tё, ёshtё kёnga e kompozuar prej Niaziut, “Pranvera”, orkestruar nga Agim Krajka dhe kёnduar nga Ermira Babaliu nё Estradёn e Pogradecit, nё vitin 1975.

Tё mos harrojmё se kjo kёngё u kompozua kur ai ishte student nё Akademinё e Arteve nё Tiranё dhe u mor si njё fragment nё filmin “Zonja nga qyteti”. Mbas shumё peripecive, mbas viteve ’90-të, nё emigracion, ai sё bashku me tё shoqen, Mirën, bijёn e artistit tjetёr durrsak, Ramazan Njala, jeton nё Durrёs dhe ёshtё sistemuar me mёsimdhёnie, pёr veglat muzikore, si kitarra, etj. Por ai trashёgon dhe talentin e tё atit, pikturёn, qё e punon me shumё fantazi, ndonёse ёshtё nё pension.

Siç e pёrmenda qё nё fillim tё kёtij shkrimi, gjyshi i tij, Jusufi, ishte mjeshtёr nё punimin e drurit dhe vetё Njaziu, prodhoi me duart e tij kitarrёn. Kompozimet i ka filluar qё me kёngёn “Shokut tim”, qё u kёndua nё festivalin e shkollave tё mesme, nё vitin 1969, si dhe kёngёn “Ritme blu”, qё u kritikua nga plenumi i Komitetit Qendror i PPSH-së, si kёngё me muzikё dekadente, fill mbas festivalit tё 11-tё nё Radio Televizionin Shqiptar. Por edhe pёr kёtё kompozitor nuk ёshtё shkruar, nuk ёshtё evidentuar nё masmedia, jeta dhe veprimtaria jo e zakonshme e kёtij kompozitori tё ndjeshёm! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për...”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

Next Post

“Kishte njerëz që kaluan një hetuesi të fortë, tepër të vështirë, por në kamp apo burg, nisën të squllen e, u bënë të këqij, spiunë etj., pasi trishtimi, uria, vuajtjet dhe...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Art & Kulture

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

November 7, 2026
Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Next Post
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën

“Kishte njerëz që kaluan një hetuesi të fortë, tepër të vështirë, por në kamp apo burg, nisën të squllen e, u bënë të këqij, spiunë etj., pasi trishtimi, uria, vuajtjet dhe...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme