• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
“Kur pas thirrjeve nga salla; me vdekje, në litar, kryetari i gjyqit, Frederik Nosi, i tha Musinesë; e dëgjoni ç’thotë populli, ajo iu përgjigj; një ditë ata do…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit politik, nga SHBA-ja
Memorie.al
Memorie.al

Nga Dodë Melyshi

                                                     – Ime gjyshe e Musineja –

Memorie.al / – “Kanë qenë dy javë bashkë në nji dhomë spitali në Rrëshen. Të njajtin ushqim që pregaditnim për nanën (vjehrrën) me i çue t’u spitali, të njajtin pregaditnim edhe për Musinenë. Qe një grue e artë, e mrekullueshme” – më rrëfeu para ca ditësh nana, për Musine Kokalarin. E pashë plot kureshtje e surprizë time nanën, drejt e në sy, dy sekonda, me një dyshim të vobektë, mos edhe kjo është një ndër 50 mijë mirditorët, që sot rrëfejnë e “rrahin gjoksin” në kor, se si arritën t’ia lehtësonin dhimbjet shpirtërore znj. Kokalari, kur ajo gjendej në internim në Rrëshen (ani-pse kur pat vdek, vetëm dy-tre vetë, bashkë me puntorin e Komunales, e shoqëronin kamionin e caktue për funeral).

Mirëpo këto pohime për brezin e nanës time, kanë një vlerë, vërtetësi e seriozitet të pacënu, sa vetë Bibla. E s’kanë lidhje me “korin rrahagjokës”, të rrjeteve sociale. Padyshim nana me gruen e axhës, duart e të cilave kishin gatu për të njohur e të panjohun në jetën e tyne, kanë pas të njajtin përkushtim e njet edhe për “gruan e ardhun nga Jugu i largët”, njëlloj si për një teze!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s

Kishin gatu për të njohun e panjohun sepse, ishin pjesë integruese e një familje, ku hala kishte mbijetu kodi i mikpritjes së mirditorit. E në kullat e së cilës shpesh herë, madje shumë shpesh herë, trokitnin dhe gjenin strehë, edhe të panjohun të largët, hallexhinj që i kishte zanë nata jashtë, apo rrugëtarë, nevojtarë bujtinash.

Gjyshja e Musineja, një kureshtje e pa masë më shtyu: ç’mund të kenë bisedue me njena-tjetrën, në ato katërmbëdhjetë ditë apo, më mirë në ato katërmbëdhjetë netë, të një dhomë spitali?!

Them biseda nate, duke pas parasysh se veshët përgjues të spiunave, me pseudonime nga më absurd, të tipit: “Malësori”, “Piktori”, “Trimi”, “Çiftelia”, “Fizarmonika”, “Muzikanti”, mësuesi etj., duhet të kishin pushu së përgjuari, natën nëpër dhomat e spitalit. Të bindur tashmë se dy gra të thyera në moshë, do i pezullonin planet e tyre, për përmbysjen e pushtetit popullor.

“A drue s’kishin halle, me i qa njana-tjetrës”! – u shpreh nana përgjatë atij rrëfimi, së cilit s’desha t’i anashkalonte asnjë presje të vetme.

Gjyshja e Musineja, bashkëmoshatare e me një të kaluar, eksperience e drama jete, afërsisht të ngjashme. Musineja intelektuale e shkrimtare nga familjet me të ndritura e fisnike të Gjinokastrës, jetue në Tiranën e viteve ’30-të.

Në të njëjtën periudhë me t’ime gjyshe, gruen më të mprehtë dhe me personalitet që mund të njihej, e cila mangësinë e arsimimit, e zëvendësonte me veti të tjera të jashtëzakonshme, shtesë.

Bashkëshorte e një ushtaraku të ri karriere, pinjoll i një familje bajraktari, djalë plot virtyte i cilësuar për karizëm po aq sa për pashi, duke formu së bashku një çift me emër, në kohën e tyre…!

Ç’mund do kishin bisedu njena me tjetrën! Ajo sigurisht do i ketë rrëfye, për dy vëllezërit që i vrau diktatura, për gjygje, për luftë, për internimin, për vuajtjet, për vetmi.

Ndërsa gjyshja sigurisht do i ketë rrëfye, për vëllain antikomunist të vramë, për burrin po ashtu të vramë nga e njejta diktaturë, e për agresivitetin konstant që po kjo farë e keqe, tregonte me bijtë e saj. E për të njëjta vuejtje e halle.

Ose ndoshta kanë bisedue për rininë e tyne, ëndrrat e tyne të djeguna e përcëllume në kohën më të mirë! Ose ndoshta kanë bisedu për Tiranën e viteve ’30-të. Një qytet e shoqëni me mangësi të mëdha patjetër, por me shpresa e pritshmëni shumë, për rininë e asaj kohe!

Ose ndoshta kanë rrëfye Italinë. Njena Romën e, tjetra Barin. Jam kurioz me e dijtë, sa halle kanë qa së bashku ime gjyshe e Musineja, në ato 14 ditë e net spitali, në Rrëshenin e fillim viteve ’80-të! Kurozitet që s’do shuhet kurrë.

Ne…mirë se tek gjyshërit për arsye “anagrafike”, nuk arritëm të gërmonim e mësonim, por edhe brezi i prindërve tanë, po na e lenë lamtumirën pa ua shfletu mirë librin e shkollën e tyne të jetës!

E do vijë një moment, që për historinë tonë, do u nënshtrohemi vetëm historianëve – prototip të improvizuar në fb. Dhe jo vetëm! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Todi Thanasi ishte mjaft kërkues për rritjen e shkallës së aktrimit dhe për të realizuar rolet, ai studionte më parë...”/ Historia e aktorit e regjisorit që iku i ri, por la gjurmë në teatrin e Durrësit dhe në kinematografi

Next Post

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para...”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Artikuj të ngjashëm

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89
Dossier

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s

September 8, 2026
“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
Dossier

“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
“Enver Hoxha porositi të zbulohej me çdo kusht nëndetësja e huaj, kurse Kadri Hazbiu, urdhëroi të hapnim zjarr…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Flotës, për ngjarjen e 13 tetorit 1981, që alarmoi Tiranën!
Dossier

“Majori Stojan Bruiç tha se Shqipëria po lodhej nga dominimi i Kominform, dhe me ndihmën e Jugosllavisë do të kuptonte se sovjetikët po e shfrytëzonin atë…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 9, 2026
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989

September 6, 2026
“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in
Dossier

“Mehmet Shehu kritikoi tërthorazi takimet e Hrushovit në New York me Titon, dhe drejtpërdrejtë shprehu kundërshtim ndaj dy propozimeve sovjetike për bazat…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 6, 2026
Next Post
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para...”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme