• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, April 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
At Bernardin Pala
“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia
“Kazazët e Shkodrës: Tragjedia e një familjeje fisnike në duart e komunizmit – Nderi, trimëria e sakrifica për Shqipërinë, për të cilën ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

– Një copëz nga historia rrëqethëse e burgosjes dhe internimit të grave e vajzave të Shkodrës, në vitet e para të represionit komunist! –

Memorie.al / Tortura ndaj vajzave dhe grave të Shkodrës, në vitet e para të represionit komunist, është një dosje e zezë që meriton vëmendje specifike. Bedrije Ashiku ishte një prej grave të Shkodrës që u torturua, u burgos dhe më pas u internua. Fritz Radovani, përcjell copëza të historisë së zonjës Bedrie Ashiku, të rrëfyera nga bashkëkohës të saj. Ai na sjell në vëmendje konviktin “Malet tona” në Shkodër, i cili ishte kthyer në hetuesi. Ishte pranë spitalit të Shkodrës, në fund të rrugës së Shtëpisë së Kulturës dhe se konvikti i kthyer në hetuesi, iu duhej afër spitalit.

Radovani shpjegon, mbështetur në rrëfimet e vuajtësve në ato biruca famëkeqe, se hetuesit kriminel nuk kishin interes të mbyllnin dosjet tri ditët e para të torturave, prandaj iu duhej afër spitali. Pastrimet e zyrave i banin me vajzat ose gratë e arrestuara, që nuk ishin aq pak ndër ato qeli. “Në Shkodër kam pasë fatin me njoh martirin Loro Vata, i cili ka jetue deri në vitin 1999, dhe prej tij mësova ngjarje të sakta, që ishin të varrosura në themelet e atij konvikti…!

Në vitin 1946, pak ditë mbas arrestimit Loro Vata dërgohet në hetuesinë “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një katil i njohun i hetuesisë, Fadil Kapisyzi. Edhe qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje të arrestuemit. Shpesh hetuesit kriminelë masakronin nga dy vetë bashkë. Një natë Fadili kishte marrë në zyrë të vet edhe një mostër si veten, Dul Rrjollin, dhe po torturonin një nga klerikët Katolik”, – shkruan Radovani, i cili i mbështet rrëfimet në dokumente zyrtare të marra nga arkivat e shtetit komunist.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

Historia e Bedrie Ashikut

“Ishin ditët e para të dhjetorit 1946. Aty nga ora 8 e mjesit Duli kishte hapë një qeli aty pranë Loros, ku ishte e prangueme zonja Bedrije Ashikja, motra e Ahmet Ashikës, rreth moshës 24 vjeç, së cilës i kishin pushkatue burrin, dhe kërkonin me e dënue edhe këtë. Flitej se Fadili kishte një lidhje të largët kushërinie me Bedrijen, dhe për këtë arsye ai shpesh e merrte Bedrijen me pastrue dhomat e hetuesisë…! Pak minuta mbasi Bedrija po pastronte dhomën e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse…!?

Nuk vonoi pak kohë dhe mbërriti Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro… moj e poshtër…”, – dhe vazhdoi, tue tërhjekë rrëshqanë Bedrijen, dhe tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, derisa e hodhi në qeli…! Mbërriti aty edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund e porositi: “Guxo e tregoi kujt se çka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj…”!

“Atë natë ishe i sigurt se na përgjojnë, – tha Loro, – prandaj, as nuk i dhashë Bedrijes fare sinjal për me marrë vesh çka ngjau atë ditë, në zyrën e Fadilit…! Të nesërmen herët më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, a e di çka ka ngja dje në zyrë të hetues Fadilit”?! – Unë, i përgjigja; jo! Po në të vërtetë, gjatë natës, vështrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapën një gropë, dhe hodhën aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët, m’u tek qershia brinjë murit të hetuesisë…! Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura!

Bedrija i kishte tregue, se gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit, u ka mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë e kishin ba si thes në zhgunin e vet. Unë pa ditë gja, tue pastrue mbas dere, kur e pashë bërtita dhe më ka ra të fikët…! Ka ardhë Duli dhe më ka hedhë ujë, e kam ardhë në vete. Gjithë ditën kam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka…! Një tmerr me e pa Fratin ashtu!!

E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me e shkrue si kje e vërteta! At Bernardini nuk ka vdekë as nga telat e ndryshkin as nga tetanozi! Atë e keni mbytë! Sigurisht, kjo jo, për të gjithë!

Heroina Bedrije Ashikja, mbasi bani shumë vjet burg, nuk i mjaftoi komunistëve vuajtja e saj sa e sa vjeçare, duhej interrnue fatzeza në Hajmel…! Ishte thirr nga Sigurimi për me “deponue” për Imzot Ernesto Çobën, në një mbledhje të lagjes së saj, se: “Ishte pa nga dritarja e Mark Berishës, karshi Kishës së Madhe, ku shpesh aty shkonte edhe Xhemal Dini dhe Angjelin Kumrija, me ndonjë agjent tjetër, dhe survejonin kush hyn e del në Argjipeshkvijë…”!

Një mbas-dreke kishin pa edhe Bedrije Ashikun, që nuk mohonte se asht kenë tek Imzot Ernesto Çoba. Sigurimi i kërkonte asaj me deponue tjera fakte, që nuk ishin asnjë të vërteta. Bedrija ua preu shkurt: “Këto që thoni ju, kërkoni atje ku jeni mësue, po jo tek unë, mbasi unë kam shkue me i lypë ndihmë 1000 lekë (të vjetra), se nuk kishe pare as me marrë bukën, dhe Imzot Çoba m’i ka dhanë. Tashti, ju kërkoni që unë edhe t’i shpifem atij, që më bani nder…?! A jeni në vete ju, që e kërkoni këtë”?!

Në mbledhjen e lagjes zonja Bedrije, nuk u mjaftue me aq sa i tha në zyrën e Sigurimit, po me një guxim të paharrueshëm, ajo ua përplasi për surrat veprat dhe moralin e tyne, me të cilët, ata kanë shkatrrue Shkodrën dhe Rininë e Saj…! Fatkeqësisht, zonja Bedrije Ashikja, e mbylli jetën me një sëmundje të randë ‘harrese’, që ndoshta, shpesh asht edhe për t’ua pasë zili atyne fatzezëve që sakrikuen aq shumë”! – shkruan nga Fritz Radovani, nga Melbourn, Australi. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin...”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Next Post

“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen...”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit

Artikuj të ngjashëm

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova
Personazh

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

April 12, 2026
“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar
Personazh

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

April 11, 2026
“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

April 10, 2026
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Personazh

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

April 9, 2026
“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit

April 8, 2026
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Evropa e pat, lum miku, ajo s’âsht mâ tjetër, veçse e kaluemja e njerzisë, qi ka krijuem gjithça shkëlqen mâ së miri e mâ së bukuri në botë…”/ Letrat e panjohura të Mustafa Merlikës, me At Paulin Margjokajn  

April 6, 2026
Next Post
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan

“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen...”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme