• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!

“Kur panxhari bëhej bojë….”!/ Pashkët e fshehura të një fëmijërie nën diktaturë
“Protesta e Progonatit: Kur fëmijët e ‘Partisë’ shndërruan dashurinë në ‘Revolucion’ dhe kërkuan që fejesat…”/Refleksionet e pedagoges së njohur, mbi manipulimin e pionierëve në regjimin komunist
Memorie.al
“Babai hapi librarinë e parë në 1914-ën, shkolloi katër djemtë në Europë dhe s’u bë komunist, pasi…”/ Dëshmia e Godivës, e njohur si vajza më e emancipuar e Vlorës
Memorie.al
Memorie.al

Nga Msc. Xhorxhina Seferi

Pjesa e katërt

-Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967-

Memorie.al / Menjëherë pas çlirimit nga pushtuesi fashist, në Shqipëri u vendos regjimi komunist, i cili bazohej në diktaturën e proletariatit dhe në luftën e klasave. Qeveria e drejtuar nga Enver Hoxha, në vitet e para të pasçlirimit u paraqit si qeveri me vizion, e cila kishte hartuar projekte për zhvillimin arsimor, kulturor, ekonomik dhe shoqëror të vendit. Në fillimet e tij shteti komunist, nuk u afirmua në publik si shtet ateist, por si shtet laik. Megjithatë kjo nuk do ta pengonte shtetin që të fillonte luftën për zhdukjen e feve, si ideologji kundërshtare. E zhvilluar në një shoqëri të mbyllur dhe me nivel të ulët kulturor, propaganda komuniste arriti të denigrojë klerikët dhe të cenojë integritetin e shërbesave fetare. 

Gjithashtu mund të lexoni

Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata…/Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi

“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi

                                               Vijon nga numri kaluar

Regjimi komunist, duke parë rezultatet pozitive të masave që kishte marrë kundër besimeve e zakoneve fetare, arrinte në përfundimin që Komiteti Qendror dhe Partia e kishin studiuar mirë gjendjen shpirtërore të masave dhe parullën e luftës e kishin hedhur në momentin e duhur.

Edhe letra e 27 shkurtit, që Enver Hoxha kishte dërguar, kishte luajtur një rol ndihmues, sepse ai kishte dhënë orientime të rëndësishme për zhvillimin me sukses të luftës kundër fesë, paragjykimeve dhe zakoneve prapanike.

Numri i faltoreve dhe i klerikëve të Komunitetit Mysliman sipas qarqeve, në 1965

Komuniteti Mysliman

Qarku Faltore                Klerikë
Tiranë 127 140
Durrës 76 80
Shkodër 118 144
Kukës 90 94
Peshkopi 165 125
Elbasan 150 176
Korçë 163 168
Berat 61 70
Gjirokastër 37 42
Vlorë 65 70
Total 1052 1109

Tarikatet nën varësinë e Komunitetit Mysliman

 

Tarikatet Faltore Klerikë
Halveti 90 68
Rufai 35 27
Kadiri 33 20
Sadi 8 6
Tixhani 7 5
Total 173 126

Në Shqipëri, ashtu siç duket edhe nga të dhënat, vetëm Komuniteti Mysliman bashkë me tarikatet, që ishin nën varësinë e tij, posedonte 1225 faltore dhe 1235 klerikë që shërbenin në këto faltore. Komuniteti bektashian posedonte 76 faltore dhe 150 klerikë, ndërsa pjesa tjetër rreth 944 faltore i përkisnin komunitetit katolik.

Gjatë viteve 1945-1966, këto objekte kulti u shkatërruan ose u morën ne dorëzim nga shteti. Në fillimin e vitit 1967, në Shqipëri ishin funksionale vetëm 7 xhami dhe një numër i vogël kishash, ndërsa pak muaj më vonë, në po këtë vit, ndodhi shkatërrimi i plotë i objekteve fetare dhe persekutimi i hoxhallarëve, priftërinjve dhe baballarëve.

Xhamitë e prishura ose të tjetërsuara

Xhamitë që kanë funksionuar, por që janë prishur ose janë tjetërsuar nga organizatat e masave për t’i kthyer në shtëpi kulture, depo etj., janë klasifikuar si vijon sipas rretheve dhe qyteteve:

Shkodër (qytet):

Xhamia “Ura Maxhar”: Lagja “Partizani”, të qytetit të Shkodrës ishte përvetësuar nga këshilli i lagjes, duke i marrë edhe inventarin fizik e, duke e kthyer në çerdhe. Xhamia në fjalë frekuentohej nga besimtarët e lagjes dhe kishte imam të rregullt. Ky veprim ishte bërë më 7.V.1966.

Xhamia e “Garucit”: Lagja “Kongresi i Përmetit”. Për këtë xhami, kryesia e Frontit të kësaj lagjeje, me shkresën e saj nr. (s’ka), datë 5.6.1966, njoftoi Myftininë e Shkodrës, se populli i lagjes në mbledhjen e tij kishte vendosur marrjen e xhamisë, për ta përdorur për terren sportiv për fëmijët.

Xhamia funksiononte në rregull, me imam të cilin e paguanin besimtarët e lagjes. Flitej se në qytetin e Shkodrës, do të përvetësoheshin Xhamia e “Kirasit” (për çerdhe) dhe e “Dudasit” (për shkollë).

Shkodër (rreth):

Xhamia e katundit Vrakë: Këshilli Popullor kërkonte ta kthente faltoren në çerdhe, duke u përpjekur që të pengonte kryerjen e veprimeve fetare (8.9.1965).

Xhamia e Shtoit: Këshilli Popullor kishte vënë dorë në xhaminë e këtij katundi, duke e transformuar xhaminë në çerdhe dhe duke i marrë imamit çelësat. Ky veprim ka ndodhur në Shtator 1965. Edhe disa të tjera u kthyen në depo, gjatë vitit 1964-1965.

Xhamia e katundit Kuç: E okupuar para dy vjetësh nga kooperativa bujqësore për depo. Xhamia në fjalë, nuk funksiononte rregullisht.

Elbasan (rreth):

Xhamia e katundit Xibrakë, lokaliteti Belsh, është shembur nga rinia më 14.5.1966. Kjo xhami funksiononte dhe kishte imam të rregullt.

Xhamia e katundit Muriqan, lokaliteti Cërrik, më 15.5.1966, është prishur nga organizata e rinisë. Xhamia funksiononte dhe kishte imam, të dekretuar nga Komuniteti Mysliman.

Xhamia e katundit Tërbaç, lokaliteti Kërrabë, ishte kthyer nga rinia në qendër kulture, duke i marrë çelësat imamit. Xhamia funksiononte me imam të rregullt. Xhamia është marrë nga rinia dhe është kyçur më 13.5.1966. Populli i katundit Tërbaç, është treguar i gatshëm për të bërë me punë vullnetare shtëpi kulture tjetër.

Xhamia e katundit Lleshan, lokaliteti Gjinaj, u prish nga Këshilli Popullor dhe rinia më 29.6.1965. Xhamia e katundit Shtepanj, lokaliteti Cërrik, u prish minarja 497 vjeçare, nga Këshilli Popullor dhe faltorja u kthye në shtëpi banimi për arsimtarët.

Xhamia e katundit Shënavlash, lokaliteti Cërrik, u prish nga kryetari i kooperativës. Minarja e saj dhe faltorja, u kthyen në dyqan bukësh. Ky veprim është bërë në vitin 1965.

Xhamia e katundit Selvijas (10.X.1965), u prish nga kryetari i Këshillit Popullor dhe sekretari i organizatës së rinisë së fshatit.

Xhamia katundit Shalës, lokaliteti Belsh, është prishur në korrik të 1965, nga lokaliteti përkatës. Po kështu edhe xhamia e katundit Rrasë, është kthyer në dyqan buke.

Xhamia e katundit Kajan, lokaliteti Kajan, është prishur nga kooperativa dhe lokaliteti (Korrik 1965).

Xhamia e katundit Dëshiran, lokaliteti Kajan dhe xhamia e katundit Dragot-Dumre, u prish nga lokaliteti dhe kooperativa.

Xhamia e Katundit Gostimë, lokaliteti Cërrik.

Xhamia e katundit Mollas, lokaliteti Mollas.

Xhamia e katundit Dragot-Sulovë.

Dhe Xhamia e Darëzës, janë shembur nga organet e pushtetit lokal vitin e kaluar.

Të gjitha xhamitë e sipërpërmendura, kanë funksionuar.

Korçë (rreth):

Xhamia e katundit Bozhigrad, lokaliteti Bilisht, u prish më dt. 18.4. 1965, nga kryetari i kooperativës bujqësore.

Xhamia e katundit Menkulas, lokaliteti Bilisht, u shemb nga organet e pushtetit të atij fshati, vitin e kaluar. 

Tiranë (rreth):

Xhamia e lokalitetit Ndroq, u prish nga kooperativa bujqësore, e cila mori edhe materialin pa marrëveshje nga Komuniteti Mysliman. Ky veprim është bërë në Qershor 1966. Xhamia, para se të prishej, ka qenë depo. Memorie.al

Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti ‘Bedër’

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kapiteni Pal Thani, edhe pse i dorëzuar në bazë të amnistisë, do të torturohej nga Sigurimi, deri sa të vdiste në duart e xhelatit Fadil Kapizyzi, kurse i vëllai Marku...”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Next Post

"Nga Manhattan-i në bulevardin e Tiranës dhe takimet me Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët i kërkuan...”! / Rrëfimi i Shaqir Gashit, që loboi për kongresistin Tom Lantosh dhe luftën për Kosovën

Artikuj të ngjashëm

Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata…/Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
Dossier

Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata…/Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi

September 4, 2025
“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
Dossier

“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi

September 5, 2025
“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi
Dossier

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

September 3, 2025
“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu
Dossier

“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

September 3, 2025
“Nga Papa, Çurçilli, Musolini dhe Mbreti Zog, te Çaplini, Gregori Peck e Al Kapone, personalitetet që mbajtën ‘Borsalino’ dhe…”/ Historia e panjohur kapelës së famshme, që u krijua në Itali në 1857-ën
Dossier

“Mehmetin e vrau Enver Hoxha, brenda qershorit në Komitetin Qendror, do kërcasë pushka dhe i pari që…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit: “Ç’më tha Veli Llakaj, kur i thashë; pse s’ veproni…”?!

September 2, 2025
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Në Gjermaninë Perëndimore, një grup shqiptarësh u rekrutua nga UDB-ja, për të survejuar emigrantët në Frankfurt dhe Mynih, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

September 3, 2025
Next Post
“Nga Manhattan-i në bulevardin e Tiranës dhe takimet me Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët i kërkuan…”! / Rrëfimi i Shaqir Gashit, që loboi për kongresistin Tom Lantosh dhe luftën për Kosovën

"Nga Manhattan-i në bulevardin e Tiranës dhe takimet me Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët i kërkuan...”! / Rrëfimi i Shaqir Gashit, që loboi për kongresistin Tom Lantosh dhe luftën për Kosovën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme