• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Vrasja e shokut Bardhok Biba, ishte për faj të tij, por të shfrytëzohet për urrejtjen ndaj reaksionit, mobilizimin e planit të shtetit, etj. …”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Komitetit Partisë Mirditës

Muhamer Spahiu
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”/ Historia e panjohur e vrasjes së “kriminelëve” në Mirditë, 12 prill 1950
“Me njerëzit e mi besnik, arrita ta nxjerr gruan time nga qelitë e burgut të Krujës dhe pasi ndenjëm tre vjet maleve, u arratisëm nga Shqipëria…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
“Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”/ Historia e panjohur e vrasjes së “kriminelëve” në Mirditë, 12 prill 1950
“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën
“Luftova në malet e Mirditës kundër komunistëve dhe prej 60 vitesh kam plumbin e tyre në trup, pasi…”/ Rrëfimi i të dënuarit Zef Pren Ndoci
“Vrasja e shokut Bardhok Biba, ishte për faj të tij, por të shfrytëzohet për urrejtjen ndaj reaksionit, mobilizimin e planit të shtetit, etj. …”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Komitetit Partisë Mirditës

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Sipas Nikollë Mëlyshit, më 1.7.1949, Ndue Pjetër Gjomarkaj dhe Ndue Mëlyshi, bënë një mbledhje me kryetarë çetash antikomuniste (rreth 60 veta). Këtu bënë riorganizimin e nën-komitetit të Mirditës, me kryetar Ndue Pjetër Gjomarkajn, nënkryetar Ndue Bajraktarin dhe tre anëtarë. U vendos edhe vrasja e Bardhok Bibës, për shkak zhdukjeve të zakoneve, të vrasjeve, dërgimit të vajzave nëpër brigade vullnetare, në ndërtim rrugësh, hekurudhash, etj. Vrasja u krye nga organi i shpagimit të Nën-komitetit Krahinor të Mirditës, në orën 16.30, të dielën e datës 7.8.1949, në kohën kur Bardhoku po kalonte për të shkuar në një konferencë komuniste në Kaçinar. Mbi kufomë iu la vendimi i nën-komitetit në fjalë.

Në orën 21.30 të datës 7 gusht, kufoma e Bardhok Bibës u vendos në sallën e komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Mirditës, ndërsa ceremonia e varrimit, u zhvillua të nesërmen. Gazeta “Bashkimi” e datës 8 gusht 1949, shkruante se; “Bardhoku nuk kurse asgjë për çlirimin e popullit nga okupatorët dhe nga bajraktarët, për ndërtimin e bazave të socializmit dhe për luftën kundra atyre që duan ta pengojnë popullin, nga kjo rrugë. Në ceremoni morën pjesë Mehmet Shehu dhe Gjin Marku. Babai i Bardhokut u shpreh: ‘Të rrojë partia, Enveri dhe gjithë komunistët. Bardhoku im nuk ka vdekur, por ka le’”.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit të PPSH-së të Rrethit Mirditë

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna dhe gruaja me djalin dy vjeçar, u nxorrën jashtë pa marrë asnjë plaçkë, partizanët i vunë zjarrin kullës trekatëshe, por Muharremi që ishte afër…”/ Historia e trishtë e familjes Sallaku nga Librazhdi

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

Në orët e darkës së 9 gushtit 1949, u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit të Partisë së Rrethit Mirditë. Mungonin për arsye pune të gjendjes në terren: Theodhor Gjati, Sulejman Manoku, Isuf Kullolli, Sejdin Alizoti, Frrok Pjetri dhe Llesh Pjetër Nikolli. Pika e parë e rendit të ditës, ishte; “vigjilenca dhe lufta kundër armikut”. Shumica e tyre akuzonte Bardhokun, se nuk dinte, apo nuk donte të mbrohej.

                                                       Pjesë nga debati i zhvilluar (ekstrakt)

SHOKU Muhamer Spahiu: …Përgjegjësia e parë për vrasjen e shokut Bardhok, i bie në radhë të parë shokut Bardhok Biba, i cili me gjithë këshillimet nga ana e Komitetit Central, nuk mori masa vetëmbrojtëse, e përveç kësaj përgjegjësia i bie edhe Byrosë e cila, nuk e ka këshilluar ose t’i heqë vërejtje shokut Bardhok.

… Vrasja e shokut Bardhok, nuk duhet të jetë as që t’i transi shokët, por duhet të jetë mobilizim më i madh, për zhdukjen e kriminelëve.

Detyra e domosdoshme e organizatave të partisë, është që të ndihmojnë organet e Sigurimit. Vrasja e shokut Bardhok Biba, duhet të shfrytëzohet me urrejtjen e reaksionit, në mobilizimin e planit të shtetit, etj. Për këtë duhet një punë e madhe politike, me masat. Të kuptojë populli, se neve jemi të fortë dhe të gjithë armiqtë do t’i zhdukim.

Për këtë duhet të përdoret agjitacioni individual i anëtarëve të partisë, pse kështu do arrijmë të rrënjosim urrejtje karshi armiqve dhe sigurimin në situatë. Duhet të luftojë partia kundër zakoneve të mbrapshta e të dobëta të këtij rrethi, por s’duhet të zhduken ato të mira, siç është besa, p.sh., por gjithnjë duke vënë në dukje, se besa nuk është me kriminelët, pse ato nuk kanë besë, por me elementin besnik.

SHOKU Januz Nebija: Dua të them se shoku Bardhok, e ka nënvlerësuar armikun, kjo është e vërtetë, sa herë që ai lëvizte vetëm në terren. Dakord se shoku Bardhok i ka pasë këto të meta, por unë them të dalim me një vendim, që të shfrytëzohet rasti i vrasjes së Bardhokut, për urrejtjen karshi armikut dhe mobilizimi i organizatës, për planin e shtetit…!

SHOKU Velo Marku: Në lidhje me Bardhok Bibën, unë them se faji kryesor i bie Byrosë e cila, nuk e ka shtruar fare se Bardhoku nënvlerësonte armikun…!

SHOKU Preng Prenga: Për vrasjen e Bardhokut, dua të them se shoku ynë, e nënvlerësonte armikun, por ka edhe vetë natyrën e tij…!

SHOQJA Shqiponja Doçi: Për luftën kundër reaksionit nuk është mobilizimi i duhur. Informacioni nuk është respektuar…! Konspiracioni nuk është mbajtur…shpeshherë populli e ka ditur kur vjen Bardhoku, Mhilli, etj. Armatimi i shokëve, është i dobët dhe nuk mbahet si duhet…!

SHOKU Zeman Saliaj:…Në lidhje me armatimin, seksioni (i policisë-shënim) i ka armatos shokët, por ka pasur edhe që nuk duan të armatosen.

SHOKU Mhill Doçi:…Ne duhet të ngjallim urrejtjen karshi armikut te shokët dhe në gjithë popullin….! Vrasja e shokut Bardhok, nuk tregon se armiku është më i fortë se ne, por tregon moskujdesin e Byrosë e, të vetë shokut Bardhok…!

SHOKU Pjetër Lleshi: Për sa i përket çështjes se Bardhoku, u caktua në plan pune në Shpal, unë nuk e quaj gabim, pse aty ishte terreni më i dobët, por nuk jam dakord, për mosinteresimin e vetëmbrojtjes…!

SHOKU Gaqo Gjonçi: Puna e shokëve me të afërmit e tyre, është e dobët dhe nuk përdoret agjitacioni individual. E kjo është e metë e shokëve.

SHOKU Ismail Çaushi: Në lidhje me nënvlerësimin e armikut, kjo u ngrit nga të gjithë shokët dhe doli e qartë në rrethin tuaj. Çështja e konspiracionit, duhet të bëhet mësim dhe duhet të përdoret si metodë lufte kundër armikut. Këtu doli çështja e frikës te shokët e partisë dhe të bëhet e qartë gjithë shokëve, që të tregojnë urrejtje karshi këtyre. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në janar 1945, nga Kampi Barit, Mit’hat Frashëri, kreu i ‘Ballit Kombëtar’ dhe Imam Salih Myftija, i organizatës ‘Legaliteti’, i kërkuan Sekretarit Amerikan të Shtetit, që...”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm

Next Post

“Gazeta franceze 'Sud West', ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’...”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

Artikuj të ngjashëm

“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
Dossier

“Kur nëna dhe gruaja me djalin dy vjeçar, u nxorrën jashtë pa marrë asnjë plaçkë, partizanët i vunë zjarrin kullës trekatëshe, por Muharremi që ishte afër…”/ Historia e trishtë e familjes Sallaku nga Librazhdi

November 3, 2025
“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës
Dossier

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

November 2, 2025
“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

November 1, 2025
“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës

“Tre javët e fundit të provave për paradën e 29 nëntorit i bëmë në fushën e aviacionit në Laprakë, ku kryeministri Mehmet Shehu, na tha se Beqir Balluku dhe Petrit Dume…”/ Dëshmia e mësuesit Ali Buzra nga Librazhdi
Dossier

“Tre javët e fundit të provave për paradën e 29 nëntorit i bëmë në fushën e aviacionit në Laprakë, ku kryeministri Mehmet Shehu, na tha se Beqir Balluku dhe Petrit Dume…”/ Dëshmia e mësuesit Ali Buzra nga Librazhdi

November 2, 2025
Next Post
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

“Gazeta franceze 'Sud West', ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’...”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme