• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ekzekutimi i të dënuarit me vdekje, kryhej me armë zjarri, nga një person, ose me varje në litar, ndërsa me toga pushkatimi, bëhej në raste të rralla…”/ Si kryhej një vendim gjykate me vdekje, në komunizëm?

“Rexhep Ayn Lajçi, duhet të jetë agjent i Zbulimit Jugosllav që vepron nëpërmjet Turqisë kundër vendit tonë, prandaj, Aishe Sh. dhe Sterjo Spase…”/ Udhëzimet e shefit të Sigurimit në ’83-in
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Në ’93-in, ish-Prokurori i Rrëshenit më tregoi se ata të katërt të ‘Revoltës së Spaçit’, i kishin ekzekutuar te Ura e Fanit dhe më pas…”/ Dëshmia e dhimbshme Agim Bejkos nga Parisi
Memorie.al AT JAK GARDIN

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, pra deri në vitin 1990-të, pasi të dënuarit me vdekje, nuk i falej jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, njoftohej Ministria e Punëve të Brendshme. Pas këtij njoftimi, Dega (në vitet 1974-1983, drejtoria) e Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përgatiste urdhrin e ministrit. Pas vitit 1983, urdhrin për ekzekutimin e vendimit, e përgatiste Drejtoria Zbatim Vendime Penale në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Urdhri ngarkonte Degën e Punëve të Brendshme, të rrethit ku ishte dhënë vendimi. Plani i masave në Degë, përgatitej nga zëvendësshefi i policisë dhe shefi i hetuesisë (pas vitit 1983, nga shefi ose referenti i sektorit zbatim vendime penale, përfshirë edhe pjesëmarrjen në planin e mëposhtëm).

Ekzekutimi kryhej me armë zjarri, nga një person, ose me varje në litar. Ekzekutimet me toga pushkatimi, janë përdorur në raste shumë të rralla. Nga e kaluara, janë trashëguar fare pak urdhra dhe plane masash të tilla, sepse për pjesën më të madhe të viteve, ato konsideroheshin dokumente të përkohshme. Pak a shumë, plani i masave ishte në formën e mëposhtme:

Miratoi

Gjithashtu mund të lexoni

“Drejtori i Parkut Automobilistik të Fushë-Arrëzit, Arif Halili, bëri të pamundurën të më rregullonte, por përgjigjja e kreut të RTSH-së, Marash Hajati, ishte denoncuese …”! / Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme

Plani i masave mbi ekzekutimin me vdekje (pushkatim) të të dënuarit (…….).

Për ekzekutimin e të vendimit të gjykatës për dënimin me vdekje (pushkatim) të (…….) ora 24.00, datë 3.3.1975 (data për shembull), merren këto masa:

1-Të bëhet rikonicioni:

-për vendin e ekzekutimit.

-për itinerarin e lëvizjes, për në vendin e ekzekutimit.

-për sigurimin e jashtëm (në largësi) të vendit të ekzekutimit.

E kryejnë shefi i hetuesisë dhe zëvendësshefi i policisë.

2 – Të dërgohet një patrullë policie, e përbërë nga 3 policë, për të hapur gropën ku do varroset i dënuari pas ekzekutimit.

E kryen zëvendësshefi i policisë.

3 – Për ekzekutimin e vendimit caktohen:

– shefi i hetuesisë.

– zëvendësshefi i policisë për shërbimet.

– dy policë për shoqërimin e të dënuarit.

– katër policë për sigurimin e jashtëm në largësi.

– një inspektor rrugor, i cili do të sigurojë itinerarin e lëvizjes së patrullës për në vendin e ekzekutimit.

– dy makina të drejtuara nga shoferët (emri mbiemri) të cilat do transportojë efektivin dhe të dënuarin për në vendin e ekzekutimit.

E kryejnë shefi i hetuesisë dhe zëvendësshefi i policisë.

4 – Të njoftohet prokurori i rrethit dhe mjeku ligjor.

E kryejnë shefi i hetuesisë dhe zëvendësshefi i policisë.

5 – Për ekzekutimin e pushkatimit ngarkohet referenti i zbatim vendimeve penale nënoficer (emri mbiemri).

6 – Të dënuarit i komunikohet vendimi.

7 – Pasi merren të gjitha masat e sigurimit, dëgjohet fjala e fundit e të dënuarit dhe kryhet ekzekutimi nga referenti nënoficer.

8 – Në përfundim përpilohet proces-verbali mbi ekzekutimin e vendimit. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ç'ka po t'lypet adresa, or tëj?! Hiç mos pyt për vendin, e di Partija ku i ngre burgjet dhe varret! Baj d'nimin që t'kan dhanë e mos bëzaj! More vesht’? - ulërinin policët dhe...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

Next Post

Kalendari Historik 15 Tetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Drejtori i Parkut Automobilistik të Fushë-Arrëzit, Arif Halili, bëri të pamundurën të më rregullonte, por përgjigjja e kreut të RTSH-së, Marash Hajati, ishte denoncuese …”! / Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
Dossier

March 27, 2026
“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari
Dossier

“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari

March 28, 2026
“Edhe pse ne përgatitëm dhomën e tij në Pallatin e Sportit, Enveri s’erdhi asnjë ditë, por vetëm në mbyllje dhe po atë mbrëmje, kur shkova te vila e Kadri Hazbiut, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Shoferin e zuri gjumi dhe makina u përmbys, i zuri poshtë të gjithë e mori flakë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit nga ngjarja e vitit ’49 në dalje të Milotit, ku vdiqën 20 nxënës nga Kukësi

“Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua Vladimir Shpuza, nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij, për gati dhjetë vjet…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

“Në Klos vdiqën 5 persona nga një familje, në Patos 9 të vdekur e 5 të plagosur, në Prekal vdiqën 28 dhe 36 të plagosur,  në Fushë-Bulqizë…’ / Raportet sekrete të Sigurimit, me aksidentet tragjike në vitet ’70 – ‘80

March 26, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Kalendari Historik 15 Tetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme