• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Disa komunistë vagabondë, si A. Çarçani, N. Profi, F. Shehu, M. Qilimi, I. Panduku, etj., që punojshin në Drejtorinë e PTT-ve të Tiranës, vranë me atentat inxhinierin, Dr. L. Zojzi dhe…”/ Akuza e rrallë nga Melburni

“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Disa komunistë vagabondë, si A. Çarçani, N. Profi, F. Shehu, M. Qilimi, I. Panduku,  etj., që punojshin në Drejtorinë e PTT-ve të Tiranës, vranë me atentat inxhinierin, Dr. L. Zojzi dhe…”/ Akuza e rrallë nga Melburni
“Si e ruajta për 50 vjet, dorëshkrimin e librit të spiunit rus, që e gjeta në shtëpinë e shefit të Sigurimit të Tiranës, të përkthyer në burg, nga ish-ministri i Zogut, Ndoc Naraçi…”/ Dëshmia e rrallë e Shefki Njumës
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e katërt)
“Enveri s’ua dha pensionin e ‘Heroit të Popullit’, familjeve të Qemalit dhe Vasil Shantos, por ndërhyra unë tek…”/ Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë

Nga Fritz RADOVANI

Memorie.al / Dy çinarë shekullor mbi një stom me emnin e Zef Zorbës, brij lumit Kir, që vazhdon rrugën e tij derisa derdhet në Drinazë, brijë Kalasë Rozafat, aty ku janë ledhet e qytetit të vjetër që pjesa ma e madhe janë nën shtratin e këtyne lumenjve, më kanë shtye me pyetë: “Kush ishte Ai burrë, që vuni gurët e qytetnimit mbi këtë stom me emnin Rëmaji”? Një fushë mbi këtë stom, që ma shumë ishte zallishtë me ferra e mrina, kishte tërhjekë prej kohësh djelmoçat e rinj për me u argëtue, tue gjuejtë në shenj objektet e mbështetuna në trungjët e këtyne çinarëve. Këta dy trungje janë koleksionerët ma të vjetër të predhave, që janë përdorë në armët e mbajtuna në brezat e qytetarëve të Shkodrës.

Një predhë e kalueme andej Zallit të Kirit aty rreth vitin 1840, pat plagosë një ushtar turk, i cili mbas pak ditësh pat vdekë. Gjuejtësi i shenjës, nuk asht kenë djalë i fisit Ejllori ose Radovani prej Shiroke, por, kjo vrasje padashje i mbet, se asht ba prej Pjetër Pal Ejllorit dhe i kushtoi aq shumë këtij fisi, sa prej asaj kohe, pasunia, të hollat e tokët e pagueme si damshpërblim, nuk u zëvendsuen kurrma në këtë shtëpi. Kjo ngjarje u pat ba shkak, me u rrallue ky argëtim në atë vend.

Në 10-vjeçarin e fundit të shekullit XIX-të, aty nga 1895-sa, u vendosën disa rrethime mbrenda të cilave ishte një faltore e vogël shumë e vjetër, rreth së cilës filluen me u varrosë qytetarët, të cilët nuk kishin tokë ndër vorret e vjetra në fund të rrugës së “Badrave”, emni i së cilës ka mbetë nga kjo lule që rritët ndër vorre. Hapsina e atij vendi filloi me joshë dëshirën, për vendosje të vorreve të reja që janë edhe sot.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës

Mendja e një shkodrani me emnin Ludovik Zojzi, vendosi përjetësisht mbi atë stom nën ata dy çinarë, ato vepra arti që janë sot aty dhe, që thirrën “Vorret e Rrmajit”. Kapela e atyne vorrezave u projektue dhe u zbatue, nga vetë ky ingjenjer. Planimetria e bame prej tij, ruhet edhe sot në familjën Zojzi. Ludovik Zojzi, ka lé në Shkodër, më 23 nandor 1910, në familjën e vjetër të Zojzakëve. Kjo shtëpi njihet për intelektualët e mirëfilltë, që i ka dhanë qytetit.

Keli ka përfundue shkollën tregëtare dhe ishte një kangëtar i njohtun si tenor, në grupet e muzikantëve të At Martin Gjokës. Zefi, ishte Dr. avokat, i lauruem në Itali. Rroku, ishte një ndër etnografët ma të mirë të Shqipnisë, për mos me thanë ma i miri dhe ma i zoti. Ludoviku, mbasi përfundoi Liceun “Illyricum”, më 27 qershor 1928, dhe doli me rezultate të shkëlqyeshme, spikati me sjelljen e tij shumë të mirë dhe bani për vedi përsonelin e shkollës Françeskane, i cili e dërgoi për studime në Padova, Itali.

Atje, ai nderoi brezninë shqiptare, për zellin dhe vullnetin me studjue. Më 10 nandor 1933, u laurue me doktoratën e ingjenjerit elektrik, pikërisht, atëherë, kur Shqipnia po bante hapat e para me dalë nga errësina shekullore. Erdhi në Shkodër si profesor në Liceun e Shtetit, deri më 1 tetor 1937. Në dy vitet e fundit të qëndrimit në vendlindje, ishte edhe inxhinier këshillues pranë Bashkisë së qytetit. Në vitin 1937, emnohet Drejtor teknik i Drejtorisë së Përgjithshme të PTT-ve në Tiranë, punë të cilën e vazhdoi deri më 15 shtator 1943, ditë në të cilën sapo delte nga shtëpia me shkue në punë, u vra pabesisht nga komunistët e Tiranës.

Kuptohet thjeshtë arsyeja, një inxhinier shkodran, katolik, i lauruem në Padova, familje intelektuale, që nuk ishte pajtue me komunizmin, indiferente ndaj Lëvizjes Nacional-çlirimtare, ashtu si pjesa ma e madhe e Shkodrës, që do të etiketohej shpejt nga grupet komuniste: “..agjent, fashist, bashkëpunëtor i okupatorit e i klerit, spijun e trathtar…”! Këtë fat të zi, pat edhe Dr. Ingj. Ludovik Zojzi, në moshën 33- vjeçare, i formuem dhe i paisun me kulturën e shëndoshtë bashkohore.

Ingj. Ndoc Naraçi, i cili e ka njohë afër Ludovikun, mbasi ka punue me té në Tiranë, më tregonte aty nga viti 1989, se arsyeja e vërtetë e vrasjes së tij, asht kenë kërkesa e komunistëve, që ai me bashkëpunue me ta, gja të cilën Ludoviku nuk e ka pranue. PTT-ja e Tiranës, ishte një ndër qendrat ma aktive të grupeve komuniste, prandaj ata që nuk ishin të lidhun me këta grupe, mendoheshin të rrezikshëm për punën e tyne, duheshin “qëruar”.

Kjo dokumentohet nga gazeta “Zëri i Popullit”, datë 3 dhjetor 1959, në artikullin e Qeverim Çelit, ish anëtar i grupit komunist të PTT-së, i cili shkruan: “…Suksesi që arritën grevistët e Drejtorisë së Përgjithshme të PTT-së, bëri që edhe punonjësve të tjerë, t’u shtohej besimi në Partinë Komuniste dhe në udhëheqjen e drejtë të saj. Nga radhët e këtyre grevistëve, u organizuan më vonë guerilet, që përlanë spiunin dhe armikun e popullit, Ludovik Zojzi”!

Ma poshtë shënohen edhe autorët e këtyne veprave të “suksesshme”, organizatorët dhe kriminelët gjakatarë. Ja si vazhdon artikulli: “…Në atë kohë në Drejtorinë e Përgjithshme të PTT-së, punonin shokët: Adil Çarçani, Fiqrete Shehu, Nikolla Profi, Mustafa Qilimi, Ilo Panduku dhe të tjerë organizatorë”!

Cili nga këta kriminelë analfabetë, mund të duronte mbi kokë një inxhinieri të lauruem në Padova të Italisë? Kush nga këta komunistë fanatikë, mund të shihte me sy një ish student të gjimnazit të Fretënve, apo ish nxanësin e shkollës së Jezuitëve të Shkodrës, kur detyra e këtyne grupe vagabondësh, ishte shkatërrimi e shqymja nga faqja e dheut, e bazave të kulturës Evropiane?

Çfarë menduan për 50 vjet kokat e mykuna me idetë marksiste-leniste e stalinjane, të edukuem antishqiptarë ndër çerdhet e imoralitetit të komunistëve jugosllavë, që vetëm dinin me vra, dhe përshëndeteshin çdo mëngjes me parullat; “plumbin ballit” ndaj atdhetarëve të vërtetë?!

Atentati kundër Ludovik Zojzit, ishte fillimi i terrorit komunist kundër inteligjencës shqiptare, që ishte formue në shkollat Perëndimore, ishte atentat kundër Evropës së kulturueme, ishte zbatim detyre ndaj mësuesit jugosllav, ishte betim për tradhtinë e madhe kombëtare, që po bante Partia vëllavrasëse Komuniste e Shqipërisë, kundrejt Popullit të vet Shqiptar!

Kryqat e Vorrëve të Rëmajit, ishin ngacmues për nervat e fanatikëve anti-katolikë komunistë. Shumë herë u projektuen plane e platforma mashtruese, gjoja për ndërtime të reja, vetëm si me i shkatrrue ato vepra arti që kishte projektue dhe zbatue nga shkodrani, Dr. Ingj. Ludovik Zojzi. Sa herë kalonin udhëheqësit e Partisë së Punës andej pari, përsërisnin nën za: “Akoma, këta këtu…”?!

Ishte gjoksi i atdhetarit Gjon Kamsi, ishte Gjikami, vëllai i gjakut të Luigj Gurakuqit, që nuk i tutej syni para askujt, veç, shtrëngonte nofullat e i thonte hasmit: “Jo! Nuk guxoni me prekë këtë tokë, se asht e bekueme me gjakun e atdhetarëve që kanë punue dhe vdekë për Shqipni! Nuk guxoni me luejtë eshtrat e lyeme me Bagmin Shenjtë të Filip Shirokës, Kol Idromenos, Simon Rrotës, Hil Mosit, Kel Marubit, Dom Ndre Zadejës, Dr. Federik Shirokës, Dr. Gjon Saraçit, Prenkë Jakovës, të Kakarriqit, Muzhanit, Topallit, Serreqit, Dedejve, Prelejve, Prennushve, etj., që janë kenë gurët e themeleve të qytetit”!

50 VJET PËRPARA…1967

E dogjën një natë at Kapelë varrezash, të mbetun shkret… e dogjën një natë çatinë nën të cilën ishin bekue sa e sa Shqiptarë, qyshë në rrethimin e Shkodrës, të vramë nga gjylet e malazezëve… me mauzerrët rusë…! E dogjën një natë bashkë me tavolinën ku dora e bekueme e meshtarëve, freskonte shpirtnat e sa vetëve, që nuk vdisnin, por plasnin, se mbas atij muri rrethues të atyne vorrëve, ata kishin të tretun nën pleh, pa një shenj tek koka, Loçkat e zemrës të varruem nga plumbat e komunistëve gjaksorë!

E dogjën një natë, se, mendonin se nën atë çati, ruhën visaret e kulturës kombëtare! E dogjën një natë, se, mendonin se ashtu bahët pluhun e hi, fara e qytetnimit Shqiptar! E dogjën një natë, se, kujtuen se do të rrëzohën edhe shtyllat, simbol i martirizimit…! E dogjën një natë ashtu si librat e bibliotekave të Françeskanëve dhe të Jezuitëve…!

E dogjën një natë ashtu si shkollën ku mësonte Fishta, Harapi, Zadeja, Prennushi, Kurti, Nika….! E dogjën një natë se vrasësit kanë frikë, vetëm nga vdekja! E dogjën një natë se shumë larg, u dukej se nëpër zhuri të Zallit të Kirit, përplaseshin tingujt e një kumbone, që binte në një anë edhe nën dhé… e do të lajmëronte ringjalljen! E dogjën një natë, por, harruen se; thëmelet e Krishtënimit, nuk prishen dhe as nuk digjen!

E dogjën një natë, por, harruen se mbi ato shtylla, asht ende tymi i kemit, djegë në Lavdi të Zotit! E dogjën një natë, por harruen fjalët e Meshkallës, se; “Ka dymijë vjetë që digjni Ungjillin”! E dogjën një natë, por, harruen se nën atë tokë vlon gjaku i Ded Gjo’ Lulit me shokë! E dogjën një natë, por, harruen “me djegë”, edhe Don Simon Jubanin…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në birucat e Repsit, më erdhi komandanti i kampit, Gjeto Gjini, babai i të cilit, kishte torturuar priftin e famullisë së tij dhe mbasi e kish copëtuar trupin, ja kishte...”/ Historia e tmerrshme e ndodhur në Mirditë

Next Post

Kalendari Historik 22 Korrik 2024

Artikuj të ngjashëm

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit
Dossier

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

November 1, 2025
“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës
Dossier

“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës

November 1, 2025
“Tre javët e fundit të provave për paradën e 29 nëntorit i bëmë në fushën e aviacionit në Laprakë, ku kryeministri Mehmet Shehu, na tha se Beqir Balluku dhe Petrit Dume…”/ Dëshmia e mësuesit Ali Buzra nga Librazhdi
Dossier

“Tre javët e fundit të provave për paradën e 29 nëntorit i bëmë në fushën e aviacionit në Laprakë, ku kryeministri Mehmet Shehu, na tha se Beqir Balluku dhe Petrit Dume…”/ Dëshmia e mësuesit Ali Buzra nga Librazhdi

November 2, 2025
“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina
Dossier

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina

November 1, 2025
“Ram Kurti, që kishte shpëtuar njerëz nga arrestimi, hyri garant për Abdulla Hunçin, i cili qëndronte në arrati, i spiunuar tek Sigurimi, nga kushëriri i tij R. Hunçi, i cili…”/ Historia e trishtë e familjes “kulake”
Dossier

“Ram Kurti, që kishte shpëtuar njerëz nga arrestimi, hyri garant për Abdulla Hunçin, i cili qëndronte në arrati, i spiunuar tek Sigurimi, nga kushëriri i tij R. Hunçi, i cili…”/ Historia e trishtë e familjes “kulake”

October 31, 2025
“Motoskafi i kufirit ndaloi 500 metra afër meje, nuk më diktoi, vazhdova të notoj deri në agim, kur një vapor turistik i huaj më pa dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të “Zëri Amerikës” që u arratis në ’85-ën!
Dossier

“Motoskafi i kufirit ndaloi 500 metra afër meje, nuk më diktoi, vazhdova të notoj deri në agim, kur një vapor turistik i huaj më pa dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të “Zëri Amerikës” që u arratis në ’85-ën!

October 31, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Korrik 2024

Kalendari Historik 22 Korrik 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme