• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm

“Problemi më i madh që ka pasur Enveri me gjeneral Gjin Markun, ishte se nuk formulonte një akuzë për dënimin e tij, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit dhe studiuesit të njohur
“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)
“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm
“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm
“I pari Grup Komunist i Korçës, nuk është ai i Miha Lakos, se para tij, u formua një tjetër grup, me kryetar…”/ Dëshmitë e panjohura të themeluesit të PKSH-së, e ministrit që vuajti 15 vite burg në Burrel

Nga Ermira Isufaj

Memorie.al / E bija e gjeneral Gjin Markut, tregon historinë e jetës së saj. Miqësia e ngushtë e të atit, me Enver Hoxhën, pse ky i fundit nuk i dha asnjëherë postin e premtuar të ministrit të Mbrojtjes, letra e “ultimative”, që e përjashtoi të atin nga radhët e Partisë Komuniste dhe Komitetit Qendror të saj, e 30 vitet e kalvarit të persekucionit familjar. Svjetllana, tregon dhimbjen e përjetuar nga vdekja e të atit, në spitalin e burgut, sëmundjen e rëndë psikike të nënës jugosllave, dhe vështirësitë e një jete, me fare pak “frymëmarrje” në të.

Pas dy viteve të jetuara në çadër në mes të kryeqytetit, ku dielli dhe shiu depërtonin njësoj, përmes cohës në ngjyrë jeshile, ai apartament 50 metra katrorë, në katin e dytë të një pallati të vjetër, nuk kishte thuajse asgjë ndryshe, përveç hapësirës. Gjithçka e kthyer përmbys, rroba të hedhura përtokë që vinin erë myk dhe mobilie të vjetruara, ishin ajo çka paguhej përmes një kredie të marrë në bankë, e cila mbulohej nga rroga e motrës së vogël.

Po të mos ishte për praninë e Svetllana Markut, mund edhe të mos u besoja syve, kur përballë m’u shfaq trupi i një gruaje plakë, të katandisur sa një grusht kockash, ndërsa tubi i kateterit pranë trupit të saj, ishte dëshmia e gjallë e plakjes së gruas 90-vjeçare, dikur një partizane e bukur jugosllave, me emrin Natalia, që i rrëmbeu zemrën gjeneral Gjin Markut.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Nëse jeta e saj nuk do të ish e mbushur me aq shumë vuajte, me siguri gjurmët e moshës, nuk do të ishin aq degraduese. Mamaja e Svetllana Markut, për më tepër kish humbur shikimin edhe dëgjimin…! E gjithë ajo situate, m’u përplas në fytyrë, aq sa pas një momenti tronditje, kuptova se gjithçka ishte pasojë e jetës së kaluar. E bija e gjeneralit në fakt, vërtitet për të gjetur fillin e historisë…!

Znj. Svetllana, jeni e bija e Gjin Markut, një prej personaliteteve ushtarake më të spikatura gjatë viteve të diktaturës. Njëherësh, babai juaj ishte një nga shokët e besuar dhe më pranë udhëheqësit të kohës, Enver Hoxha, apo jo?

Im atë ka një karrierë të gjatë ushtarake për t’u admiruar. Ai vinte nga një familje patriotike mirditore, por meqenëse gjyshin tim e vranë me një plumb në ballë, babai mbeti jetim, në moshë shumë të vogël. Përfundon në “Strehën Vorfnore” në Tiranë. Dhe, pas shkollimit shtatëvjeçar, i del e drejta e studimit në shkollën e mesme, në degën e Bujqësisë, në kundërshtim të plotë me interesin ushtarak të babait.

Megjithatë, kjo shkollë i vlejti vite më vonë, kur u caktua drejtor ferme në fshatin Llakatund të Vlorës. Pas ciklit të studimeve, e caktojnë në pozicionin e agjentit bujqësor, në qytetin e Korçës.

Në këtë periudhë, ai nuhat organizimin e lëvizjeve të para antifashiste në këtë qytet dhe krijimin e çetave të para dhe brigadave të rëndësishme komuniste partizane. Si një djalë i ri, plot dëshira dhe ëndrra, ai nis lëvizjen e ashtuquajtur të filizave të rinj komunistë, e në këtë kohë njihet me Enver Hoxhën, në një takim të rastësishëm në shtëpinë e Koço Tashkos (kryetar i Grupit Komuniste të Korçës). Enveri pikasi temperamentin dhe vullnetin e tim ati dhe mes tyre lindi shpejt një miqësi e ngushtë.

Im atë ishte një nga emrat kryesorë të strukturave krijuese të Partisë Komuniste, ndër firmëtarët e krijimit të Partisë më 8 nëntor 1941. Njëherësh, fitoi edhe pozicionin si anëtar i Komitetit Qendror të PKSH-së. Në dhjetor të po këtij viti, im atë caktohet në detyrën e ngritjes së çetave partizane për çlirimin e atdheut, kjo me porosi të veçantë të udhëheqësit Enver Hoxha.

Filloi me çetat e Korçës, ato të Skraparit e, shumë të tjera, duke pasur një veprimtari të ngjeshur, si antifashist i devotshëm. Në gjithë këtë situatë suksesesh, në maj të vitit 44′, përjashtohet nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, për shkak të mosmarrëveshjeve me Enver Hoxhën.

Si ndodhi përjashtimi?

Përmes një letre ultimatum, shoku “Taras”, i shkruante se duhet të paraqitej në Helmës të Skraparit, në një mbledhje të Komitetit Qendror dhe ku e paralajmëronte se nuk duhet të vononte as një ditë dhe nuk i falej assesi mungesa. Gjithçka ishte kurdisur në atë mënyrë, që të mos kuptohej qëllimi i vërtetë i mbledhjes, në përfundim të së cilës, Gjin Marku, do të përjashtohej nga strukturat e Komitetit Qendror.

Por, çfarë e “minoi” realisht marrëdhënien e tyre?

Gjatë aktivitetit të luftës dhe Partisë Komuniste, udhëheqësi kryesor, i shkruan disa letra tim eti, me pretendime nga më të ndryshmet. Krisja e parë e raportit mes të dyve, do të përcaktohej në momentin kur Enver Hoxha, do të shkruante pretendimin e tij të parë, për mungesë raportimesh nga babai im, kundrejt tij.

Raportime për ecurinë e luftës, për gjendjen e partizanëve, për armatimet, etj. Krisja e dytë, por që do të vuloste përfundimisht marrëdhënien mes tyre, ishte “komploti i famshëm i Beratit”, i cilësuar kësisoj nga Hoxha.

Pas largimit të forcave fashiste italiane, në Berat mësyjnë forcat hitleriane. Në dyluftimet mes tyre, im atë në drejtimin e çetave shqiptare, duke konstatuar dobësimin e forcave tona, përballë epërsisë së atyre gjermane, sheh si të nevojshëm, zbatimin e një taktike ushtarake, që konsistonte në 12 ditë armëpushim, deri në përmirësimin e gjendjeve me ushqim, armatime dhe veshmbathje.

“Komandanti”, (Enveri), nuk e kapërdiu dot këtë situatë, dhe menjëherë i dërgon një letër, me doza të ashpra kritike në të. Paskëtaj, babai kërkon që të kalojë partizan i thjeshtë dhe pa detyra drejtuese ushtarake.

Në këmbim i vjen përgjigjja, se një ushtarak i devotshëm dhe me aspirata si ai, nuk mund të lëkundet apo dorëzohet lehtë, përballë çdo presioni apo kritike. “Nuk duhet ta humbasësh besimin tek vetja, sepse çdo gabim, është njerëzor” i shkruante Enveri në një letër tjetër, tim eti. Pas luftës antifashiste, babai caktohet për të studiuar në shkollën ushtarake “Voroshillov” në Moskë, sikundër shumë kuadro të tjerë të kohës. Atje kishte qëndruar për pak kohë edhe me Mehmet Shehun, i cili gjithashtu, studionte në të njëjtën akademi ushtarake.

Çfarë ndodhi më pas?

Në vitet 1946-1948, im atë studion në Moskë, duke fituar njëkohësisht edhe pozicionin e atasheut të parë ushtarak shqiptar. Por, një urdhër i veçantë i Enver Hoxhës, e detyron që të ndërpresë studimet, për të qenë i pranishëm në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste, ku sipas zërave që qarkullonin, emri i gjeneral Gjin Markut, përflitej për t’u emëruar në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes. Kur kthehet nga Moska, im atë gjen një terror të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Gjendje thuajse e jashtëzakonshme.

Ishte arrestuar Koçi Xoxe, ndërsa burgjet ishin plot, internimet bëheshin në masë. Ai tronditet kur mëson, se edhe komandanti partizan Mestan Ujaniku, nga Skrapari, me të cilin kishte bashkëpunuar, ishte gjetur me damar të prerë, i vdekur në burg. I gjithë ky presion, i ndikoi për keq, dhe në fjalën e tij në kongres, babai kundërshton hapur, dhunën dhe presionet politike që njerëzit po pësonin në lëkurë. Doli njëfarësoj kundër vijës së partisë dhe urdhrave të Enver Hoxhës, por duke mbrojtur me shumë guxim njerëzit, apo komunistët e thjeshtë.

Ndërpritet mbledhja dhe në takimin e radhës, i kërkohet të bëjë autokritikë. Dhe ai, për të ruajtur familjen, gruan dhe dy fëmijët, pranoi, por menjëherë pas kongresit, vendoset drejtor në sektorin e Mbrojtjes Kundërajrore të Ushtrisë, për të përfunduar në vitin 1961, drejtor ferme, në Llakatund të Vlorës.

Këto vite ankthi, sigurisht që nuk u përjetuan dhe aq mirë, nga nëna juaj, Natalia Virioviç, apo jo?

Nëna ime, ka qenë një jugosllave shumë e bukur. Me babanë, janë njohur në vitin 1944, kur forcat shqiptare antifashiste, pasi çliruan shumë qytete të vendit, dolën jashtë kufijve, kryesisht në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, për të vijuar luftën e tyre në ndjekje të forcave pushtuese gjermane. Janë njohur në Vuçitern të Kosovës, im atë ka qenë 25 vjeç, ndërsa nëna, 20. Ajo ishte partizane shumë simpatike. Janë dashuruar me shikim të parë, kështu janë shprehur të dy.

Por, vështirësitë me të cilat u përplas babai, ishin të shumta, dhe shumë herë nëna ime, përfundoi e shtruar në psikiatri. Jeta e re në fshatin e panjohur të Vlorës, ishte rraskapitëse, dhe nëna e përjetoi shumë keq, derisa përfundoi në spital. Për babanë, nuk ishte një profesion i panjohur, pasi ai kishte studiuar në profilin e bujqësisë, në gjimnaz, dhe mundi që fermën e Llakatundit, nga kategoria e tretë ta çonte në atë të parë. Pas dy vitesh qëndrimi në Llakatund, në fillim të vitit 1963, e thërrasin në një mbledhje të posaçme, ku gjeneral Nevzat Haznedari, nënkryetar i Degës së Punëve të Brendshme Vlorë, arreston babanë.

Me çfarë akuze u arrestua?

Pretendimi i ngritur nga Dega e Brendshme, ishte tentativë për arratisje, kjo pasi im atë, kishte shkuar për tri ditë me radhë, në një fshat tjetër të Vlorës, për të inspektuar fermat dhe prodhimet bujqësore aty.

Sa vjeç ishit ju në atë kohë dhe si e kujtoni atë ngjarje?

Unë në atë kohë, isha vetëm 13 vjeçe…!Atë ditë mësyjnë shumë forca të Sigurimit, njerëz të panjohur, me në krye gjeneral Nevzatin, i cili bastisi shtëpinë tonë, ktheu përmbys gjithçka, për të rrëmuar në dokumente, apo në shkresa të ndryshme, që babai mund të posedonte. Kujtoj të bërtiturat dhe terrorin psikologjik që ai ushtroi ndaj nënës sime, e sapo dalë nga spitali psikiatrik. Unë qaja me të madhe dhe me naivitetin e një fëmije, i kërkoja që të mos na bënin keq, sepse do t’i shkruaja letër xhaxhi Enverit.

Ndërsa, pas asaj kohe, tim atë e takova pas hekurave të burgut, fillimisht në burgun e Zvërnecit. Të gjitha takimet tona, kryheshin në prani të oficerëve madhorë. Na kontrollonin nga koka te këmbët dhe kështu nisën rresht, vuajtjet tona. Pas Llakatundit, jetuam për një vit në fshatin Ndërnënas të Fierit. Ishim të izoluar dhe në kushte tepër të vështira jetese. Kishte net që binim të flinim me barkun bosh dhe të palarë.

Kur e pamë se nuk kishim asnjë shpëtim, ime më i shkruan një letër Mehmet Shehut, ku i shpjegonte se për shkak të mungesës së një shkolle të mesme në fshatin ku gjendeshim, të mund të zhvendoseshim familjarisht, diku tjetër, qoftë edhe në Burrel, tek gjyshërit e mi. Por, përgjigjja që morëm në këmbim, ishte heshtja…!

Gjatë kësaj kohe, a mbanit kontakte me babanë?

Ishte shumë e vështirë mundësia e takimit me të. Por, babai, pasi kishte mësuar çështjen e internimit tonë familjar, organizon një grevë urie në burgun e Tiranës, në shenjë proteste për internimin e familjes. Kjo bëri që nga fshati Ndërnënas, të na sillnin në qytetin e Fierit, kurse në shenjë hakmarrjeje, arrestojnë vëllain, Aleksandrin, me akuzën “agjitacion dhe propagandë”.

Sepse ai ishte takuar rastësisht në rrugë, me një ish-shok të shkollës, të cilin e kishin përjashtuar, për shkak se ishte bir ballisti. Kjo kleçkë mjaftoi ,që vëllai të dënohej me pesë vjet heqje lirie, dënim të cilin e kreu në burgun e Spaçit dhe në Burrel.

Znj. Svetllana, si ishte jeta juaj në këtë kamp internimi?

Qëndruam për 28 vite me radhë në Fier. Me fillimin e jetës së re, mamaja pëson një depresion të dytë dhe shtrohet sërish në psikiatri. Më ngjan se ai qytet i vogël, jeta e kontrolluar dhe e izoluar, pa asnjë mundësi të mirëfilltë jetese, i kushtoi rëndë shpirtërisht dhe psikologjikisht nënës. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore të saj, ajo emërohet mësuese e gjuhës ruse në gjimnazin e qytetit, ndërsa unë nisa gjimnazin, të cilin nuk më lanë ta përfundoja, apo të merrja diplomën, sepse isha vajza e një “Armiku të Popullit”, gjithçka ishte kurdisur kaq mirë.

Kjo ndodhi pasi mua më thirri në zyrën e tij, Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kryetar Dege në Fier, i cili kërkon të më rekrutojë, si bashkëpunëtore të Sigurimit, dhe të pranoja që babai im, ishte “armik i popullit”. Nuk pranova diçka të tilla, dhe më bënë presione të jashtëzakonshme, edhe duke takuar fshehtas nënën e sëmurë, për t’i “vjedhur” ndonjë firmë. Ishte jetë shumë e vështirë. Motra ime filloi punë krahu, në një fermë aty pranë zonës ku banonim, gjithashtu edhe unë. Jeta jonë bëhej gjithnjë e më e vështirë, ndërsa gjendja shëndetësore e nënës, përkeqësohej.

Ç’ndodhte ndërkohë me babain tuaj?

Im atë torturohej në mënyrë çnjerëzore në burg. Këto tortura, por edhe ndarja për së gjalli me familjen, ia shkurtuan jetën. Hera e fundit e takimit me të, ishte vetëm dy orë para vdekjes. Sikur të ma ndillte zemra atë ditë…! Kërkoj leje në Degën e Brendshme të Fierit, për të takuar babanë në Tiranë, dhe në mëngjes herët, paraqitem në apel.

Marr trenin dhe më pas autobusin e, i gjendem pranë babait, disa orë përpara vdekjes. Ai kishte kohë që vuante nga ceroza në mëlçi. Ishte katandisur si një grusht kockash, mbledhur në krevat. Sapo më pa, lëshoi një grahmë të fundit, dhe sytë i vunë perde të bardhë…! Nuk i harroj dot ato momente, dridhesha dhe isha mbytur në dënesa. Në moshën 65-vjeçare, im atë i tha “lamtumirë” jetës, përgjithmonë.

Çfarë ka mbetur sot nga jeta juaj, ndonëse kushtet ku jetoni nuk kanë nevojë për shumë fjalë?

Jeta ime ka qenë gjithnjë e mbushur me vuajtje. Për shkak të thuajse 30 viteve në internim dhe nevojës për të qenë pranë nënës së sëmurë mendërisht, unë mbeta e pamartuar. Vëllai më është arratisur me gomone, në drejtim të paditur, kam mbi 20 vite që kam humbur çdo kontakt me të. Nëna ime plakë, ka qenë tejet e sëmurë dhe unë duhet të kujdesesha në çdo moment për të.

Nuk kam as edhe një ngushëllim në jetën time. Pikërisht edhe atëherë kur mendova se më në fund një rreze drite trokiti në jetën time, nisa punë në Zyrën e Ankesave në Ministrinë e Mbrojtjes, në periudhën e Safet Zhulalit, ku punova me përkushtim për dy vjet, por ishte kaq e shkurtër si eksperiencë. Jeta më ngjan shpesh me një ferr…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 07 Korrik 2024

Next Post

“Ivo Andriç, u bë ‘de facto’ dhe ministri i Jashtëm i Jugosllavisë, sepse bllokoi promemorien e Dom Shtjefën Kurtit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, kurse Enveri, e pushkatoi dhe e la pa varr...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
“Padër Gjon Shllaku, thoshte se; Turku i Azisë, ka ikur me kohë nga territoret tona dhe s’kemi më të drejtën, ta përdorim si pretekst…”/ Historia e fratit të famshëm, që u pushkatua nga Enver Hoxha

“Ivo Andriç, u bë ‘de facto’ dhe ministri i Jashtëm i Jugosllavisë, sepse bllokoi promemorien e Dom Shtjefën Kurtit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, kurse Enveri, e pushkatoi dhe e la pa varr...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!