• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, October 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nuk ishte dasmë ajo imja! Unë u vesha me fustan të bardhë dhe bëra një xhiro rrotull kampit, nëpër dyert e familjeve bashkëvuajtëse aty, kurse Fatosin…”/ Dëshmia e trishtë e Klara Merlikës

“Në Berat, brenda një nate vdiqën mbi 20 fëmijë, një gruaje shtatlartë shkodrane, Cuklina e quanin, dy foshnjat binjake …”/ Rrëfimi i rrallë i 90-vjeçares, mbesa e ish-ministrit
“Nuk ishte dasmë ajo imja! Unë u vesha me fustan të bardhë dhe bëra një xhiro rrotull kampit, nëpër dyert e familjeve bashkëvuajtëse aty, kurse Fatosin…”/ Dëshmia e trishtë e Klara Merlikës
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
“Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit Çermë, ku pinin ndonjë kafe të internuarit dhe i tha bufetjerit; sot është dita jonë, më bëj një raki…”/ Historia e panjohur e 11 prillit ‘85
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan

Nga Ermira Isufaj

“Në Berat, brenda një nate vdiqën mbi 20 fëmijë dhe se harroj kurrë një grua shkodrane, Cuklina e quanin, së cilës i vdiqën të dy foshnjat binjake”

Memorie.al / Është historia e Klara Merlikës, simboli i mbijetesës në kampet e internimit, atje ku shkoi fëmijë e kaloi 45 vite të jetës, ku pa të vdisnin bashkëmoshatarët e saj. Atje ku dashuroi e veshi fustanin e bardhë të nusërisë, atje ku la nënën e saj përgjithmonë. Një fustan i bardhë dhe një shëtitje nëpër dyert e familjeve të internuara, janë të paktat çaste që mban mend Klara Merlika, në ditën e shënuar të jetës së saj, atë të martesës.

Ajo ditë nuk do të bënte asnjë ndryshim nga ditët e zakonshme të jetës së saj të mundimshme në kampet e internimit, nga Berati në Tepelenë e, deri në Savër…! Kishte mbërritur në kampet e internimit, kur kishte ende përparësen e shkollës fillore dhe është larguar prej andej, 45 vite më vonë.

Gjithashtu mund të lexoni

Skandali në Gjykatën e Lartë në 1960-ën: “Kur prokurori kërkoi dënimin me vdekje, kryetari gjykatës dha pafajësinë e, lirimin në sallë të K. B., por unë s’pranova dhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

“Gani Muzhaqin, plumbi e kapi në dorë, ndërsa Saliun në trup, duke mbetur i vdekur në vend…”/ Historia tragjike në Kampin e Tepelenës, ku Sali Kasa, u varros në varrin që sapo kishte hapur

E kanë quajtur simbol të mbijetesës, pasi e kanë degdisur thuajse në të gjitha kampet e internimit të Shqipërisë. Është Klara Merlika, nusja e djalit të ish-kryeministrit shqiptar të periudhës së pushtimit italian të vendit, Mustafa Merlika Kruja. Është një ndër ato që ka vuajtur më së shumti terrorin komunist, që kur ishte fëmijë.

Ja si e kujton ajo fëmijërinë në kampet e internimit, atje ku shumë bashkëmoshatarë të saj, humbën jetën në mënyrë tragjike.

“Duke qenë pjesë e familjeve të mëdha, në fillim dhe në fund të kampit ishin banjot, dhe ne të Mirakajve (gruaja e xhaxhait, ishte grua ministri), bashkë me Bardha Gjon Markagjonin, na vendosën në fund, në një hapësirë jashtë çdo kushti normal…! As mbijetesë nuk e quaje dot.

U desh shumë mund nga nëna ime e nuset e xhaxhallarëve për ta pastruar vendin rrotull, deri sa mori një pamje të pranueshme. Në Berat ne qëndruam nga viti 1944, deri 1949-ën, gati pesë vjet. Shumë herë aty në kamp ra sëmundja e malaries, tifoja, dhe fëmijët e vegjël, vdisnin njëri pas tjetrit.

Brenda një nate kanë vdekur mbi 20 fëmijë, dhe unë nuk kam për ta harruar kurrë një grua shtatlartë shkodrane, Cuklina e quanin, së cilës i vdiqën të dy foshnjat binjake nga tifoja. Buzët e thara të atyre fëmijëve i kam përpara syve (qan).

Unë gjithë kohës rrija pranë nënës e familjarëve të mi, ndërsa mamaja, bëri të pamundurën që të më regjistronte në klasë të katërt, në një shkollë pranë kampit, sa për të kaluar disa orë të ditës.

Mbaj mend që disa herë rresht e kam shoqëruar time ëmë, në Burgun e Kuçovës, sepse aty pranë po ndërtohej nga të burgosurit kanali Kozarë-Kosovë, ndërkohë që ata merrnin edhe njerëz nga kampe të tjera internimi”, thotë Klara.

Po, në internim Klara përjetoi edhe momentin më solemn në jetën e njeriut, atë që praktikisht duhet të ishte çasti më i paharruar: fustani i bardhë dhe nusërimi, deri edhe lindja e nipërve dhe mbesave.

Martesa me Fatosin, të birin e ish-kryeministrit Mustafa Merlika Kruja, do t’ia rëndonte dënimin, sidomos edhe pas kërcënimit që vetë Mehmet Shehu, i kish bërë në burg të shoqit. Janë 45 vite internim, dhe sot 90 vjeçarja Klara Merlika (Mirakaj) ka shumë për të rrëfyer…!

“Nuk ishte dasmë ajo imja! Unë u vesha me fustan të bardhë dhe bëra një xhiro rrotull kampit, nëpër dyert e familjeve bashkëvuajtëse aty. Të nesërmen direkt u kthyem në punë dhe vetëm një ditë pas martesës Fatosin, e detyruan që të shkonte për të punuar në kënetën e Gradishtit.

Gjatë ditës troket një oficer i Sigurimit dhe i kënaqur nga vendimi për të degdisur tim shoq, më pyet nëse do e lija apo do e ndiqja kudo, ku shteti do ta transferonte. Unë isha martuar me Fatosin, dhe kisha vendosur që ta ndiqja në çdo vend ku atë do ta caktonin.

Në kampet e internimit, kam kaluar momentet më të bukura dhe më të trishta të jetës. Martesa është vetëm një kapitull…! Në kamp më vdiq ime më, e varrosëm aty. Në kamp më lindi vajza dhe vendosëm me Fatosin, që të kishim vetëm një fëmijë, për të mos i hyrë në hak jetës, vuajtjeve…! Nuk mund të torturoje veten dhe fëmijën në ato kushte në të cilat jetonim”, thotë Klara. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 04 Korrik 2024

Next Post

“Një tregtar turk, në ndihmë të disa banorëve të zonës, hapi disa gropa për të shuar gëlqeren dhe për gati 20 vite, fshatarët e pritën...”/ Historia e panjohur e ndërtimit të Urës së Mesit në Shkodër

Artikuj të ngjashëm

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

Skandali në Gjykatën e Lartë në 1960-ën: “Kur prokurori kërkoi dënimin me vdekje, kryetari gjykatës dha pafajësinë e, lirimin në sallë të K. B., por unë s’pranova dhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

October 22, 2025
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gani Muzhaqin, plumbi e kapi në dorë, ndërsa Saliun në trup, duke mbetur i vdekur në vend…”/ Historia tragjike në Kampin e Tepelenës, ku Sali Kasa, u varros në varrin që sapo kishte hapur

October 23, 2025
“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit
Dossier

“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit

October 22, 2025
“Marshalli Tito, na priti me përzemërsi në Shtabin e tij në ishullin Vis dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha
Dossier

“Ministri i Brendshëm Koçi Xoxe, ishte për afrimin me Jugosllavinë, Nako Spiro, ministri i Ekonomisë, ishte pro sovjetikëve kurse Enveri luante…” !/ Refleksionet e gazetarit të “Neue Zürcher Zeitung”

October 20, 2025
“Pasi vranë Tahir e Shaqo Muzhaqin, partizanët dogjën 30 shtëpi të tyre, mbi 20 të Cekanit, 5-6 të Allmetës në Vilan dhe…”/ Dëshmia e 90 vjeçarit Rruzhdi Muzhaqi, për “epopenë e lavdishme” të Luftës
Dossier

“Pasi vranë Tahir e Shaqo Muzhaqin, partizanët dogjën 30 shtëpi të tyre, mbi 20 të Cekanit, 5-6 të Allmetës në Vilan dhe…”/ Dëshmia e 90 vjeçarit Rruzhdi Muzhaqi, për “epopenë e lavdishme” të Luftës

October 20, 2025
“Kur policët godisnin me shkopinj nën e bir, vajza gjermane, Amri, tha; autoritetet shqiptare dënojnë keqtrajtimet gjatë luftës në kampet gjermane, kurse vetë…”! / Historia tragjike në kampin e Tepelenës
Dossier

“Kur policët godisnin me shkopinj nën e bir, vajza gjermane, Amri, tha; autoritetet shqiptare dënojnë keqtrajtimet gjatë luftës në kampet gjermane, kurse vetë…”! / Historia tragjike në kampin e Tepelenës

October 20, 2025
Next Post
“Një tregtar turk, në ndihmë të disa banorëve të zonës, hapi disa gropa për të shuar gëlqeren dhe për gati 20 vite, fshatarët e pritën…”/ Historia e panjohur e ndërtimit të Urës së Mesit në Shkodër

“Një tregtar turk, në ndihmë të disa banorëve të zonës, hapi disa gropa për të shuar gëlqeren dhe për gati 20 vite, fshatarët e pritën...”/ Historia e panjohur e ndërtimit të Urës së Mesit në Shkodër

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme