• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Disa të rinj të shkollës ‘Ismail Qemali’, midis tyre dy vajza, kanë pirë konjak, janë dehur dhe në një kodër afër repartit…”/ Letra për Enver Hoxhën, me 11 emrat e nxënësve zboristë në Mamurras, shtator’ 1973

“Sazexhiun rom, Lym Rinxhi, për 4 ditë ikje pa leje, e dënuan 5 vjet burg dhe në fund, kur do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që thirri…”/ Refleksionet e publicist të njohur
“Disa të rinj të shkollës ‘Ismail Qemali’, midis tyre dy vajza, kanë pirë konjak, janë dehur dhe në një kodër afër repartit…”/ Letra për Enver Hoxhën, me 11 emrat e nxënësve zboristë në Mamurras, shtator’ 1973
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Një ditë, Kadriu më pyeti; more shoku Enver, mos rri më në atë vend të studios në shtëpi, pasi ndonjë me pushkë…”/ Plenum i 5-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu

Memorie.al / Gjimnazistëve të sotëm, djem dhe vajza, të cilët fatkeqësisht janë përdorues të rregullt të alkoolit apo duhanit, as që mund t’ju shkoj fare nëpër mënd dhe nuk do të arrijnë dot ta kuptojnë, se për të tilla gjëra, bashkëmoshatarët të tyre, të para viteve ’90-të, do të bëheshin objekt kritikash dhe autokritikash, në mbledhjet e organizatave të rinisë së asaj kohe, pasi duhani, alkooli apo dhe loja me letra, ishin rreptësisht të ndaluara?! Dhe ata që kapeshin me to, jo vetëm që u thyhej nota në sjellje dhe, nëse e kishin të përsëritur, përjashtoheshin nga organizata e rinisë dhe nga shkolla gjithashtu, por çështja e tyre bëhej problem e objekt diskutimi, deri në organet më të larta partiake dhe shtetërore, të regjimit komunist në fuqi.

Madje me atë “problem”, merrej vetë kreu i regjimit, Enver Hoxha, si dhe krerët më të lartë të udhëheqjes komuniste që vinin pas tij, si; Ramiz Alia, Manush Myftiu, Haki Toska, Rita Marko, etj.

Kjo gjë, veç të tjerash, bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor i vitit 1973, (nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që publikohet për herë të parë, i cili bën fjalë për një një grup gjimnazistësh “ismailqemalsa”, të kryeqytetit, që gjatë zborit ushtarak në Drojë të Mamurrasit, ishin kapur duke pirë konjak, alkool dhe duke luajtur me letra.

Për këtë veprim të tyre, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës Shqipërisë së asaj kohe, “shoku Jovan Bardhi”, ka informuar Komitetin Qendror të PPSh-së, dhe çështja e tyre ka shkuar deri te udhëheqësi kryesor, Enver Hoxha, i cili pasi e ka lexuar, ka vënë firmën mbi atë dokument dhe ua ka deleguar vartësve të tij, Ramiz Alia, Haki Toska, Petro Dode, etj., të cilët gjithashtu kanë vënë firmat në atë dokument, gjë që tregon se janë marrë me çështjen në fjalë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Ajo që bie në sy në atë dokumenti, është ajo që emrat e nxënësve të “Ismail Qemalit”, të cilët janë kapur me alkool, letra dhe duhan, janë të gjithë me biografi të mirë, (por më pas disa prej tyre u goditën nga regjimi komunist, si p.sh. familjet Dodbiba, Titani, etj), madje disa nga prindërit e tyre, ishin me funksione të larta partiake e shtetërore, gjë e cila “tregon më së miri” se PPSH-ja, “nuk bënte dallime” dhe kishte “një vijë sjellje” për të gjithë…?!

RAPORT-INFORMACIONI I SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË BASHKIMIT TË RINISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË, DËRGUAR ENVER HOXHËS, PËR NGJARJEN ME GJIMNAZISTËT E “ISMAIL QEMALIT”

BASHKIMI I RINISE SE PUNËS SHQIPERISE

KOMITETI QENDROR

                                                        I N F O R M A C I O N

Shokut Leka Shkurti

Pranë Aparatit K. Q. të Rinisë

Informohemi nga Komiteti i Rinisë i Tiranës, se në repartin e Mamurrasit, ku zhvillojnë stërvitjen nxënësit e vitit të III dhe të IV, të shkollës “Ismail Qemali” të Tiranës, ka ndodhur kjo ngjarje: Ditën e dielë, më datë 9 shtator, ora 19, 11 të rinj, midis tyre dy vajza, janë gjetur duke pirë konjak, disa prej tyre edhe janë dehur.

Një grup prej tyre kanë luajtur me letra më parë dhe me paratë e fituara, kanë blerë dy shishe konjak dhe janë shtruar duke pirë, në një kodër afër repartit.

Në fillim këtë punë e kanë nisur tre të rijnë, pastaj janë afruar dhe tetë të tjerë. Në këtë ngjarje, janë pleksur këta persona…:

  1. Sokrat Petraq Titani, nxënës i klasës së IV-të, i dobët në mësime
  2. Genc Shaban Skënderi, nxënës i klasës së IV-të, i dobët në mësime, që e ka përsëritur vitin e dytë.
  3. Genc Pirro Dodbiba, nxënës i vitit të III-të, nxënës i mirë dhe aktivist i organizatës së rinisë.
  4. Osman Ramazan Baroni, nxënës në vitin e IV-të, i dobët në mësime, ka përsëritur vitin e III-të, nuk është anëtar i Bashkimit të Rinisë. Ka pasur shfaqje të huaja në paraqitjen e jashtme.
  5. Sokol Muke Turani, ka ardhur këtë vit në këtë shkollë nga Pogradeci, i ati është anëtar partie dhe pedagog në shkollën e Artilerisë.
  6. Elda Agron Balili dhe Irma Myzafer Spaho, të dyja të dobëta në mësime dhe kanë pirë alkool dhe cigare.
  7. Edmond Qamil Gëzdari, nxënës i vitit të III-të, mesatar në mësime, aktivist në organizatën e rinisë.
  8. Veron Mati Baba, nxënës në vitin e III-të, i jati oficer në repartin kundërajror. E ëma drejtoreshë në shkollën “Konferenca e Labinotit”. Nxënës i mirë dhe i sjellshëm.
  9. Edmond Mane Aliaj, nxënës i vitit të III-të, i ati oficer në Shkollën e Artilerisë dhe e ëma pranë Aparatit të Komitetit Qendror të Partisë.
  10. Adrian Yzedin Dervishi, nxënës i klasës së IV-të.

Të katër të fundit, vetë nuk kanë pirë, por kanë qëndruar në shoqërinë me të tjerët dhe nuk janë ngritur kundër veprimit të tyre. Njëri nga këta, Sokol Titani, që ishte dhe iniciatori, kishte pirë shumë, saqë e dërguan në infermieri, ku u përmend pas disa orësh.

Sokol Titani, Sokol Turani, Genc Dodbiba, Elda Balili, Irma Spaho, i paralajmëruan për t’i përjashtuar nga organizata e rinisë dhe i propozuan Këshillit Pedagogjik, për t’i thyer nga një notë në sjellje.

Të tjerët i kritikuan rreptë para organizatës. Komiteti i Rinisë, në rastin më të afërt që do të ketë, këtë çështje do t’ja ngrejë kuadrove drejtues të organizatave të rinisë në shkolla, që të nxjerrin konkluzione nga ngjarja, për të forcuar punën edukative të rinisë shkollore. Memorie.al

Tiranë 19.IX.1973

JOVAN BARDHI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur unë i thashë Çu En Lait, se për mendimin tim personal, nuk kishte bërë mirë që ishte takuar me Kosiginin, ai më...”/ Raportimi i Rita Markos para Enverit dhe Byrosë, shtator 1969

Next Post

Kalendari Historik 16 Qershor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2024

Kalendari Historik 16 Qershor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!