Nga Kastriot Dervishi
Memorie.al / Në këtë pjesë, kam përzgjedhur shkurtimisht disa copëza biografike të disa prej komandantëve, komisarëve dhe drejtorëve që i kam gjykuar si më të rëndësishmit, të kampeve dhe burgjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit së tij, Ramiz Alia.. Lista mund të ishte më e gjatë, por me renditjen e mëposhtme, arrihet një përfundim mbi cilësinë e kuadrit që Partia e Punës kishte caktuar, për të ruajtur elementin antikomunist dhe jo komunist, të cilët përbënin shekuj të vërtetë dije e kulture.
Kryetarët dhe drejtorët e Drejtorisë të Zbatimit të Vendimeve Penale
– Koço Kapo, nga Dukati i Vlorës. Profesioni, mësues. Arsimi, i mesëm. Më 1946-1949, Dega e Ekzekutimeve të Vendimeve
– Aleks Gusho, lindur më 19.2.1918 në Pogradec. Profesioni, punëtor. Arsimi, fillor. Nga 11.10.1949-10.1.1951, në degën e Kampeve dhe Burgjeve.
– Sabri Sevrani (Bejko), lindur më 11.1.1918 në Çepan të Skraparit. Profesioni, bujk. Arsimi, 5 klasë fillore. Nga 2.10.1.1951-13.10.1952, në degën Kampe dhe Burgje.
– Bilo Bregu, lindur më 9.3.1922 në Kala, Çorovodë. Profesioni, bujk. Arsimi, fillor. Nga 5.12.1952 – 15.9.1953, në degën Kampe dhe Burgje.
– Çelo Arrëza, lindur më 22.2.1922 në Arrëz të Tepelenës. Profesioni, bujk. Arsimi, 2 klasë fillore. Nga 15.9.1953 – 3.3.1954, ishte kryetar në degën Kampe dhe Burgje.
– Shpend Dega, lindur më 13.4.1915 në Kolgecaj të Tropojës. Profesioni, arsimtar. Arsimi, i mesëm. Nga 3.3.1954-15.6.1955, në degën Kampe dhe Burgje.
– Qamil Mane (Islamaj), lindur më 3.3.1916 në Çorrush. Arsimi, 5 klasë fillore. Nga 15.6.1955-1.3.1966, si kryetar Degës Kampe e burgje dhe nga 1.3.1966-16.4.1967, shef i Degës Zbatim Vendime Penale
– Burhan Beqari, lindur më 30.1.1916 në Vlorë, profesioni punëtor krahu, 5 klasë fillore, nga 16.4.1967-16.4.1972, në degën e Kampe dhe Burgje.
– Sulejman Manoku, lindur më 3.1.1924 në Revan të Kosturit. Arsimi i mesëm. Nga 16.4.1972-31.1.1975, në degën Kampe dhe Burgje.
– Bektash Toro, lindur më 3.1.1924 në Gjirokastër. Arsimi 3 klasë fillore. Nga 1.4.1975-31.3.1977, në degën Kampe dhe Burgje.
– Mit’hat Baraj, lindur më 11.4.1929 në Kuç të Vlorës. Arsimi 3 klasë unike. Nga 1.4.1977-15.1.1980, në degën Kampe dhe Burgje.
– Kasem Kaçi, lindur më 16.6.1927 në Gjirokastër. Profesioni, elektricist. Nga 16.1.1980-1.8.1982, drejtor i Kampeve dhe Burgjeve
– Dhimitër Krisafi, lindur në Kakos të Gjirokastrës. Arsimi, 1 klasë e mesme. Profesioni arsimtar. Nga 1.8.1982 – 15.3.1990, drejtor i Kampeve dhe Burgjeve.
– Fadil Cani, nga 15.3.1990-15.8.1990, drejtor i Kampeve dhe Burgjeve.
– Edmond Caja, lindur më 26.4.1959 në Tiranë, origjina nga Gusmari i Tepelenës. Arsimi i lartë. Nga 16.8.1990-16.5.1992, drejtor i Kampeve dhe Burgjeve.
(Më 1.8.1991, ndryshoi emri, duke u quajtur; Drejtoria e Administratës së Burgjeve)
Komandantët dhe komisarët e Kampeve dhe Burgjeve, 1944-1991
Vangjel Rrëmbeci, nga Rrëmbeci i Korçës. Lindur më 7.9.1916. Profesioni tregtar i vogël. Deri sa mori funksione, kishte 5 klasë fillore. Një prej komandantëve më të tmerrshëm të kampeve dhe burgjeve. Karriera e tij, nis si roje personale e Enver Hoxhës, në vitet 1945-1946. Me këtë përvojë ai i drejtohet rrëmbyeshëm aspektit profesional, kundër “armiqve të partisë e të popullit”. Më 1957-1959, komandant i Burgut të Burrelit, më 1953-1955, i Repartit 313 Tiranë, më 1956-1963 i Kampit 309 në Tërbuf e Laç dhe e mbyll karrierën, si drejtor i Artizanalit Tiranë, vitet 1963-1966.
– Xhipe Mersin Kapaj, nga Vajza e Vlorës. Lindur më 11.11.1914. Profesioni, bujk, arsimi 5 klasë fillore. Karriera si komandant, si vijon: më 1953 – 1955, në Burgun e Burrelit, më 1955-1956, në Kampin nr. 301, më 1956-1964, në Kampin nr. 305.
– Metush Isuf Rrapo, nga Ballabani i Përmetit. Lindur më 15.3.1912. Profesioni bujk. Deri në vitin 1944 (pra 32 vjeç), ishte fare pa arsim. Pas lufte, kryen filloren, uniken dhe dërgohet në Bashkimin Sovjetik. Karriera si komandant: më 1956-1962, i Burgut të Burrelit, më 1953-1966, i Repartit 313, Tiranë.
– Qani Kalo Nako, nga Vithkuqi i Korçës. Lindur më 12.3.1912. Profesioni, murator. Arsimi, 1 klasë fillore, shtojcë kishte bërë në ushtri. Karriera si komandant: më 1957-1966, komandant i Burgut të Shkodrës, më 1966, i Kampit nr. 307 Rubik dhe më 1966-1967, i Burgut të Burrelit.
– Nazar Demiraj, nga Tërbaçi i Vlorës. Lindur më 12.4.1921. Profesioni bazë, bari. Arsimi, 4 klasë fillore. Komandant i Burgut të Burrelit, më 1967-1971.
– Hajri Leskaj, nga Bolena e Kuçit të Vlorës. Lindur më 5.7.1927. Profesioni bazë, punëtor krahu. Arsimi, 3 klasë fillore. Më 1971-1974, komandant i Burgut të Burrelit.
– Idajet Deda, nga Velça e Vlorës. Lindur më 8.4.1933. Profesioni, bari. Arsimi, 4 klasë fillore. Komandant i Burgut të Burrelit, më 1974-1981.
– Sotir Xharja, nga Kavaja. Lindur më 12.5.1920. Profesioni, punëtor krahu. Arsimi, 4 klasë fillore. Drejtor i Burgut të Shkodrës, më 9.5.1945 – 25.8.1946.
– Rifat Llukaça, nga Podgorica. Lindur më 4.2.1910. Profesioni, kapelabërës. Arsimi, 5 klasë fillore. Komandant ose drejtor i burgjeve të Shkodrës, me ndërprerje, në periudhën 1946-1953.
– Shyqyri Rrjolli, nga Shkodra. Lindur më 3.2.1926. Profesioni bazë, punëtor duhani. Arsimi, 5 klasë fillore. Komandant i Burgut të Shkodrës, më 1947-1952.
– Ilo Stojko, nga Hoçishti i Korçës. Lindur më 1.1.1921. Profesioni marangoz. Arsimi 5 klasë fillore. Komandant i Burgut të Shkodrës, më 1956 -1957.
– Janaq Karapataqi, nga Barçi i Korçës. Lindur më 1.2.1917. Profesioni, këpucar. Arsimi deri në marrjen e funksionit, 5 klasë fillore. Drejtori i Burgut 313, në vitin 1945.
– Beqir Liço Lalaj, nga Kuçi i Vlorës. Lindur më 6.4.1919. Profesioni, punëtor. Arsimi, 4 klasë fillore. Karriera si komandant: më 1947-1947 në Burgun e Gjirokastrës, më 1949-1955, në Kampin nr.1, më 1966, në Repartin nr.315. Po ashtu, ka qenë drejtor i Burgut të Punëtorisë së Artizanalit në Tiranë, në vitet 1958-1962.
– Tasi Marko, nga Bistrova e Vlorës. Lindur më 5.9.1912. (Vëllai i anëtarit të Byrosë Politike, “shokut” Rita Marko). Profesioni, furrxhi. Arsimi, 4 klasë fillore. Një ndër drejtuesit më famëkeq të kampeve e burgjeve. Më 1945-1947, drejtor i dy burgjeve të Korçës. Në maj-nëntor 1947, drejtori i Kampit të Maliqit. Më 1949-1950, komandant i Burgut nr. 313, Tiranë. Në vitin 1950, në kampet e Maliqit e Peqinit. Më 1955, komandant i Kampit nr.4.
– Hysen Kapllani, nga Fratari i Fierit. Lindur më 14.4.1917. Profesioni, bujk. Arsimi, 5 klasë fillore. Karriera si komandant: më 1953-1955, i Burgut të Vlorës, më 1955-1956, i Burgut nr. 313, Tiranë, më 1961-1967, i Kampit nr. 303.
– Teki Veleshnja, nga Veleshnja e Skraparit. Lindur më 20.2.1917. Profesioni, bujk. Pa arsim, por “autodidakt”. Më 1956-1963, komandant i Burgut nr. 313, Tiranë.
– Azbi Lamçe, nga Belishova e Fierit. Lindur më 20.2.1917. Profesioni, punëtor krahu. Arsimi, i mesëm bujqësor. Burgoset në vitin 1948, para se të vihet në drejtimin e kampeve e burgjeve, por amnistohet. Karriera si komandant: më 1955-1956, në Kampin nr. 305 Shkodër, më 1956-1963, në Kampin nr. 301 Bulqizë, më 1963-1966, në Kampin nr. 309 Tiranë, Laç, Krujë; dhe më 1966-1967, në Burgun 313 Tiranë. Dënohet disa here me burg, për shpërdorim detyre.
– Banush Goxhaj, nga Tërbaçi i Vlorës. Lindur më 14.4.1916. Profesioni punëtor. Arsimi 4 klasë fillore. Karriera si komandant: më 1966-1968, në Repartin 315 Lezhë dhe më 1968-1972, në Burgun 313, në Tiranë.
– Sami Kamberi, nga Peladhia e Peshkopisë. Lindur më 13.1.1928. Profesioni, bujk. Arsimi, 1 klasë unike. Më 1975-1979, komisar i Repartit nr. 309, Ballsh. Më 1979-1982, komandant i Repartit nr. 313 Tiranë.
– Imer Malaj, nga Bolena e Kuçit të Vlorës. Lindur më 5.3.1927. Profesioni bazë, punëtor. Arsimi 5 klasë fillore. Më 1964-1966, komandant i Repartit nr. 305 Tiranë. Më 1967-1983, komisar i Burgut 313, Tiranë.
– Neim Musaraj, nga Koculi i Vlorës. Lindur më 5.1.1915. Profesioni bazë, bujk. Deri në vitin 1948, nuk kishte kryer asnjë lloj shkolle. Më 1945-1947, komandant i Burgut të Gjirokastrës. Më 1949-1951, komandant i Burgut të Durrësit. Në vitet 1951-1953, komandant në kampet 1 dhe 4 dhe në vitet 1953-1954, i Kampit nr.4 Tiranë. Largohet pas përpjekjes për arratisje të të burgosurve në këtë kamp (shih më lart) dhe i jepet gjyqit.
– Kamber Halilaj, nga Çepani i Skraparit. Lindur më 1.5.1895. Profesioni, xhandar (1924-1943) dhe bujk. Arsimi, 4 klasë fillore. Karriera si drejtor i dy burgjeve: më 1946-1947 në Berat, më 1947-1949, në Elbasan. Pastaj komandant në vitet 1951-1953, në Kampin nr. 1 dhe më 1953-1955, në Kampin nr. 2.
– Muço Maska (Canaj), nga Brataj i Vlorës. Lindur më 15.3.1903. Profesioni, bujk. Arsimi, 1 klasë fillore. Më 1945-1947, drejtor i Burgut të Vlorës.
– Mustafa Gjini, nga Gjirokastra. Lindur më 23.5.1913. Profesioni bazë, baxhoxhi. Arsimi, 5 klasë fillore. Komandant i Burgut të Vlorës, në vitet 1961 – 1.6.1964.
– Medi Bilbil Hoxhaj, nga Hadëraj i Koculit Vlorë. Lindur më 1.1.1917. Arsimi, 4 klasë fillore. Më 1964-1966, komandant i Burgut të Vlorës.
– Ismail Malaj (Erallaj), nga Vreshtasi i Cakranit, Fier. Lindur më 15.8.1919. Profesioni, bujk. Arsimi, 4 klasë fillore. Më 1947-1951, komandant i Burgut të Elbasanit e, më 1951-1952, i atij të Beratit.
– Riza Veip Himo, nga Picari i Gjirokastrës. Lindur më 17.1.1901. Profesioni bazë, bari. Analfabet. Drejtor e, më pas komandant i Burgut të Gjirokastrës, më 1949-1953.
– Muharrem Beqiraj, nga Bënça e Tepelenës. Lindur më 4.1.1926. Profesioni, bari. Arsimi, 4 klasë fillore, pas lufte, në autobiografi shkruan se është; “autodidakt”. Më 1970-1973, komandat i Burgut nr. 307 Tepelenë. Më 1973-1977, komandant i Repartit 303 Spaç dhe më 1977-1981, i atij 325, Tiranë.
– Yzeir Gjoka, nga Gusmari i Tepelenës. Lindur më 22.11.1918. Profesioni, bari. Analfabet. Në vitin 1953, komandant i kampeve nr. 6 e nr. 7.
– Dervish Sanxhaku, nga Vlusha i Skraparit. Lindur më 20.6.1920. Profesioni, bujk. Arsimi, 4 klasë fillore. Më 1950-1952, komandat i Kampit nr.5 (më vonë nr.3, ose Reparti 305) dhe më 1952-1953, komandat i Burgut të Punëtorisë së Artizanalit, Tiranë.
– Sotir Vullkani, nga Korça. Themelues i PKSH-së. Lindur më 24.10.1902. Arsimi, 4 klasë fillore. Profesioni, këpucar. Më 1953-1958, komandat i Burgut të Punëtorisë së Artizanalit, Tiranë. Pas çmobilizimit dhe tentativës së arratisjes së djemve të tij, (Robert Vullkanit në vitin 1963), ndiqet nga Sigurimi i Shtetit, deri në vdekje.
– Zija Çela, nga Progonati. Lindur më 20.7.1925. Profesioni, bari. Arsimi, 5 klasë fillore. Më 1966-1967, komandat i Burgut të Punëtorisë së Artizanalit, Tiranë. Më 1969-1978, referent për zbatimin e vendimeve penale, pranë Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë.
– Çelo Arrëza, nga Arrëza e Tepelenës. Lindur më 22.2.1922. Profesioni, bujk. Arsimi, 2 klasë fillore. Më 1953-1954, kryetar dege në Degën e Kampeve dhe Burgjeve. Më 1954-1964, komandant i Gardës së Republikës, prej nga ku hiqet, pasi po ndërtonte shtëpi, sipas modelit të “bllokmenëve”. Më 1964-1968, komandant i Kampit 305 Tiranë, më 1968-1972, i Kampit 303 Spaç dhe më 1972-1975, i Kampit 309, Ballsh.
– Haxhi Gora, nga Delvina. Lindur më 22.7.1923. Profesioni, punëtor. Arsimi, 4 klasë fillore. Karriera si komandant: më 1967-1968, në Repartin nr. 303 Elbasan dhe Spaç, më 1968-1972, në Repartin 315 Belsh, më 1972-1973, në Repartin 303 Spaç dhe më 1973-1980, në Repartin 307 Valas.
– Niko Kolitari, nga Hoçishti i Devollit. Lindur më 23.2.1926. Profesioni bujk. Arsimi 4 klasë fillore. Më 1967-1969 komisar i kampit 303 Spaç dhe Elbasan.
– Shahin Skura, nga Lisi i Madh i Matit. Lindur më 14.7.1932. Profesioni, minator. Arsimi, 4 klasë fillore. Më 1969-1979, komisar i Kampit 303 Spaç.
– Abaz Kushova, nga Spathara e Skraparit. Lindur më 12.3.1919. Profesioni bujk. Arsimi, 5 klasë fillore. Më 1952-1954, komandant i Kampit nr.3 (Kampi 305).
– Çize Hamitaj, nga Vajza e Vlorës. Lindur më 15.3.1920. Profesioni, bujk. Nuk kishte pasur arsim deri në vitin 1951, kur në moshën 31 vjeçare, mbaroi 2 klasë fillore. Më 1967-1976, komandant i Repartit 305 Borsh.
– Besnik Çomo, nga Libohova. Lindur më 8.4.1928. Profesioni, bujk. Arsimi, 4 klasë fillore. Karriera si komisar: më 1953-1955, në kampin nr.1, më 1966 në kampin 307 në Rubik, më 1955-1967, në kampin 323, Fushë-Krujës.
– Bajram Korvarfaj, nga Kuçi i Vlorës. Lindur më 2.2.1913. Profesioni, punëtor. Arsimi, një klasë unike. Komandant i kampit nr. 4 (më vonë 307) në vitet 1956-1966, Tiranë e Rubik.
– Mihal Marko, nga Grykë Pisha, Novosela e Vlorës. Lindur më 1.5.1928. Pa zanat dhe pa shkollë. Në vitet 1966-16.3.1967 komandant i kampit nr. 307 Rubik.
– Njazi Banushi, nga Vishocica e Devollit. Lindur më 14.5.1926. Profesioni, bujk. Arsimi, 3 klasë fillore. Në vitet 1952-1953, komisar në kampet 6 e 4.
– Gani Vajza (Sulçe), nga Vajza e Sevasterit të Vlorës. Lindur më 20.1.1917. Profesioni, bujk. Arsimi, 1 klasë unike. Më 1971-1972, komandant i kampit nr. 309 Vlorë.
– Xhevdet Sakaj, nga Krahësi i Tepelenës. Lindur më 10.1.1942. Arsimi profesional, 2 vjet për baxhoxhi. Pastaj, kursi i Kufirit. Më 1979-1983, komandant i Kampit 309 Ballsh. Memorie.al
Marrë nga libri, ‘Burgjet dhe kampet e Shqipërisë Komuniste’ – Kastriot Dervishi, (faqe 85-90)