• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kajan Oshafi nga Blaca, me armë lufte, ka vrarë Sejfulla Banushin dhe Ramadan Bakinë nga Zagorçani, prandaj policija…”/ Vendimi gjykatës së Korçës, gusht 1938, për “atentatorin” Kajo Karafili, “Hero i Popullit”  

“Xhaja jonë, Mustafa Deliallisi, Rrethkomandant i Xhandarmërisë, s’lejoi dhunimin e kufomës së Kajo Karafilit, por atë gjë, komunistët i’a bënë atij, kur vrau veten në ‘48-ën…”/ Dëshmia e mbesës
“Xhaja jonë, Mustafa Deliallisi, Rrethkomandant i Xhandarmërisë, s’lejoi dhunimin e kufomës së Kajo Karafilit, por atë gjë, komunistët i’a bënë atij, kur vrau veten në ‘48-ën…”/ Dëshmia e mbesës
Në Mushqeta, më 14 nëntor ‘44, anglo-amerikanët vranë qindra gjermanë, Akademia e Shkencave në botimin e ’88-ës nuk i përmend fare…
“Dy vëllezërit i kisha “Dëshmor të atdheut”, ndërsa babai dhe vëllai tjetër, u burgosën si “armiq të popullit” pasi…”/ Dëshmia e regjisorit të Estradës së Lushnjes
Dëshmia e truprojës: “Enveri në ‘61-in u bë si i çmendur për Pashalimanin, duke thyer xhamat me grushte, kurse në ’74-ën, Ramizi i ra në gjunjë Nexhmijes, duke qarë…”

Nga Kastriot Dervishi

                                 “Koburja” e ngjarjeve me hasmëri, Kajan Karafil Oshafi-  

Memorie.al / Në paradën e portreteve të vendosura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vitin 2019, muajin e tërmetit, ishte edhe portreti i Kajan Karafil Oshafit, i njohur më shumë me emrin “Kajo Karafili”, lindur në fshatin Kënetë të Pogradecit. Eqrem Çabej apo Shaban Demiraj, për shembull, krahasuar me “koburexhiun” Kajan janë pothuajse të pavlerësuar. Fare pak shkolla, rrugë, etj., mund të gjesh me emrat e shkencëtarëve të rrallë që patëm. Ama emra të tillë si “koburexhiu” në fjalë i gjen me shumë.

Kajan Karafil Oshafi, i njohur më shumë me emrin “Kajo Karafili”, lindur në Kënetë të Pogradecit, i arratisur në Jugosllavi pas kryerjes së krimit, është tepruar, duke u vendosur emrin e tij në shkolla, sheshe rrugë, etj., në disa qytete të vendit, si; Pogradec, Tiranë, Kavajë, Maminas, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Në të vërtetë mbi të rëndojnë të paktën tre vrasje me karakter ordiner, pra jo për arsye politike, apo rrethana vetëmbrojtjeje. Ato motivohen nga hasmëritë apo porositë e marra nga të tjerë të konsideruar miq të tij.

Sot po bëjmë të ditur dy njoftime zyrtare për vrasjet e tjera (atë të Neki Starovës, ndodhur,  më 29 maj 1940 e kemi shpjeguar më parë), të Sejfulla Banushit, Ramadan Bakiut.

Neni 405 i Kodit Penal, në pjesën krime kundër personit, parashikonte dënimin me vdekje për krimet e shkaktuar nga personi në fjalë. Më poshtë, do të gjeni dy njoftime zyrtare për procesin ndaj tij.

Çkëputie ordonance

Neve Foto Duni, gjyqtar hetues pranë Gjyqit Shkallës I-rë të Korçës, duke mare parasysh aktet hetimore që janë mbajtur kundra të quajturit Kajan Karafilit, nga katundi Kënetë (Blacë), Komuna e Qeptshtës Nënprefektura e Përparimit, i arratisur, kundra të cilit është lëshuar letë-rreshtim i përhershëm prej Gjykatës Paqtuese të Përparimit (Pogradecit), me cilësi si  gjyqtar hetues, më 1.9.1938.

Akuzuar se:

Më 17.9.1938, me armë lufte, ka vrarë Sejfulla Banushin, nga katundi Vrani (Bradomirë) dhe Ramadan Bakinë nga katundi Nënmalas (Zagorçan). Me ordonancën e kësaj gjykate nr.93 datë 18.3.1939, për arsyet që tregohen në atë konform dhe mendimit të prokurorit të shtetit, parashtruar në rekuizitorin e tij më 17.3.1939, kundra të pandehurit përmendur Kajan Karafilit është vendosur nevojë gjykimi dhe dërgimi i tij para Gjyqit Kolegjial të Korçës, në bazë të neneve 405… dhe 73 të Kodit Penal, nën konditat e formës së nenit 128 të Kodit të Procedurës Penale.

Korçë me 22.3.1939

Gjyqtari hetues

(“Fletorja Zyrtare”, nr.25, 3 prill 1939, faqe 6)

  ***

Mbasi nuk është zënë Kajan Karafili, bujk më parë banues në katundin Kënetë (Blacë) dhe tash i arratisur, i pandehur se me 17.9.1938 se me armën e luftës që mbante me vedi pa lejë ka vrarë Sejlullah Banushin nga katundi Vrani (Bradomirë) dhe Ramadan Bakinë nga katundi Nënmalas (Zagorçan).

Prandaj kryesia e Gjyqit Kolegjial të Korçës të pandehurit të naltpërmëndur i jep 10 dit afat qysh prej datës të shpalljes këtij vendimi, për t’u prezantuar para gjyqit dhe në qoftë se nuk prezantohet brenda këtij afati, vërtetohet se nuk i bindet ligjit dhe kështu gjykimi ka me vazhdue në mungesën e tij, do të rrëzohet nga të drejtat civile, do t’i sekuestrohet pasuria dhe me asnjë mënyrë nuk ka të drejtë ankimi për veprimet e bëra.

Të gjithë xhandarët dhe policët janë të detyruar me kapjen e tij.

Për plotësimin e veprave të naltprërmendura ju shkrua Prokurorisë së Shtetit dhe në mbështetje të neneve 371 e 372 të Kodit të Procedurës Penale.

Shpallet ky vendim. Korçë më 27 maj 1939.

Kryetari i Gjyqit

(“Fletorja Zyrtare”, nr.39, 9 qershor 1939, faqe 6-7). Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi kanë rahur shumë kryetarin e Këshillit, Neshat Çarçani, i cili pandehej të kishte revolver, janë marë 50 burra të tjerë dhe pasi u janë hequr sherqet...”/ Dokumenti i Mihal Bishës, i vitit 1946

Next Post

Kalendari Historik 18 Mars 2024

Artikuj të ngjashëm

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 14, 2025
“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 15, 2025
“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët…”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë

“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

“William Ottonell, u hodh nga kati i katërt i Hotel ‘Apollonia’ dhe këtë e bëri, pasi kur hyri në territorin tonë, i qethën flokët dhe…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjen e tragjike të turistit irlandez, më 27 korrik 1975

September 11, 2025
“Ndërsa Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve, paradoksalisht, shteti shqiptar, nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 12, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Mars 2024

Kalendari Historik 18 Mars 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme