• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Godina e Parlamentit të parë shqiptar, mbushi 100 vite nga dita kur aty zhvilloi punimet seanca e parë, por edhe sot, asaj i mungon një…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

”Shqiptari duron shtypjen, fukarallëkun dhe urinë, por ai kurrë s’mund të rri pa kafe e cigare në gojë ose në vesh, pasi…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
“Shkodra kishte mir’prit’ kráh’háp nji magjistar, qi ndezte flakë do pluhna dhe lângje e, mândêj t’népte në dorë nji copë letër të trashë, ku ishe…”/ Historia e panjohur e dinastisë Marubi
1 shtator 1928, kur u ndërrua forma e regjimit, nga Republikë në Monarki, dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve…\ Historia e panjohur dhe deklarata e Zogut në “THE ILY EXPRESS”
Fotot e rralla të deputetëve shqiptarë, që nga parlamenti i parë i 1921-it, te ai i fundit i Monarkisë së Zogut, në prillin e 1939-ës
“Godina e Parlamentit të parë shqiptar, mbushi 100 vite nga dita kur aty zhvilloi punimet seanca e parë, por edhe sot, asaj i mungon një…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Nga 17.564 votues që kishte Enver Hoxha në zonën e tij elektorale në Tiranë në zgjedhjet e 2 dhjetorit ‘45, 2.151 votuan kundër…”/ Tabela e plotë e rezultateve

Nga Qerim Vrioni

                   -Në “kërkim” të një pllake përkujtimore, për Parlamentin e parë shqiptar-

Memorie.al / Disa vite më pare, shoqëroja një mik italian nëpër Vlorë e, sidomos në pikat simbol të qytetit. Kështu, pas Kuzumbabasë, shkuam në Kaninë, tek Muzeu i Pavarësisë, te kompleksi i ‘Sheshit të Flamurit’, Vend-prehja e Ismail Qemalit, Obelisku i Flamurit, Monumenti i Pavarësisë, vizituam Zvërnecin, etj.  Aty nga fundi i kohës së qëndrimit në qytet, miku i kënaqur më kërkoi që t’i tregoja shtëpinë më të vjetër në Vlorë. Sigurisht ai mendonte, se përveç përcaktimit, ajo do kishte edhe një pllakë të vogël bronzi, në një nga muret e saj që të shënonte afërsisht moshën e saj. Ngrita supet, pa ditur t’i jap përgjigje të saktë.

Italiani nisi të rendisi arsyet, pse përcaktimi i shtëpisë (ose një nga shtëpitë më të vjetra) më të hershme të qytetit historik (por njëkohësisht edhe të çdo qytetit tjetër), ishte i nevojshëm. Pllakat përkujtimore, sipas tij, ishin shenja dëshmuese, për jetë të zhvilluar dhe me veprimtari politike, shoqërore, kulturore, fetare, etj., të një qyteti a qendre të banuar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Nuk kisha ç’ti thosha më shumë mikut dhe i kapur disi ngushtë, me takt ndërrova ‘shinat’ e bisedës. Sidomos, u befasova kur ai tha se; historinë e një qyteti (edhe shteti-shtova me mendje), e përbëjnë edhe ndërtesat e vjetra, madje me to preket drejtpërdrejtë ajo.

Disa vite pas kësaj, duke u marrë me ‘Fotografinë Shqiptare’, kalova nëpër duar edhe shumë foto historike të vendit, qysh prej fillimit të shekullit të shkuar.

Ndër to, mbresëlënëse janë fotot e festimit të Përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, ato që pasqyrojnë ardhjen e Qeverisë (Regjencës siç quhej atëherë), të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes (21-31 janar 1920), në Tiranë (shkurt 1920), në kryeqytetin e sapo caktuar, e pak vite më pas, foto të parlamentit të ri me disa deputetë, burra hijerëndë, para hyrjes së tij.

Këto të fundit, të dala nga aparatet e fotografëve të njohur të kohës, si; Kel dhe Gegë Marubi, Ymer Bali, Shan Pici, Kolë Maca, etj. Në pjesën qendrore të fasadës së ndërtesës, atëherë shkruhej me gërma të mëdha. kapitale: ”PARLAMENTI”.

Këshilli Kombëtar (Parlamenti) i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes, “u mblodh në seancën e parë në Tiranë në shtëpinë e Zija bej Toptanit”, e cila u shndërrua përkohësisht në selinë e Parlamentit Shqiptar.

Më 1925, ky Këshill i përbërë tashmë nga dy dhoma, Senati dhe Dhoma e Deputetëve, u zhvendos nga kjo shtëpi, për te ngrehina që shërbeu për Parlamentin Shqiptar, deri në vitin 1944.

Pas këtij viti, ndërtesa ka pasur disa funksione, deri sa gjatë ndërkohës 1996-2000, u kthye në selinë e Këshillit Bashkiak të Tiranës (tek e fundit funksion i përngjashëm dhe i përligjshëm me origjinën).

Pas këtij viti aty u vendos Teatri i Kukullave…! Më pas, u pëshpërit mjaft për ta kthyer në një Muze të Parlamentarizmit Shqiptar” (siç kanë kthyer në Vlorë prej kohësh Selinë e Qeverisë së Ismail Qemalit, në Muze të Pavarësisë), por jo, madje u ndërhy, duke e dëmtuar godinën e vjetër”. (Nga “Gazmend Bakiu — ‘Tirana e vjetër’- Tiranë, 2013”).

Pas ndërtesës së Qeverisë së Ismail Qemalit (mars 1913-janar 1914) në Skelë, ku siç u cek, sot është Muzeu i Pavarësisë (një nderim shumë i merituar i historisë), ish-Parlamenti i asaj kohe, (sot Teatri i Kukllave), me sa dimë, mbetet deri tani, selia e institucionit më e vjetër shtetëror shqiptar në vendin tonë.

Për këtë, kjo ndërtesë mendoj se duhet të ketë një trajtim të veçantë nga shteti shqiptar, për nderim, por edhe për ta dalluar nga ngrehina të tjera të shumta të Tiranës.

Nuk po kërkohet që të zhvendoset Teatri i Kukullave (ndoshta edhe kjo mund të bëhej), por të paktën t’i njihet ndërtesës me arkitekturë të veçantë merita se dikur ajo ka shërbyer si vendi ku, për herë të parë, vet shqiptarët hodhën themelet e shtetit të tyre modern, mbi baza ligjore ndërkombëtare dhe frymë atdhetare.

Gjithashtu, nuk dimë saktë (ndjesë për njohuritë e mangëta) a ndodhet apo jo në Zonën e Mbrojtur arkitektonike të kryeqytetit, kjo ndërtesë e vjetër dhe, nëse jo, nuk mendoj se duhet të ketë arsye të forta për këtë.

Në të vërtetë, Selia e Parlamentit të parë, jo vetëm një pllakë përkujtimore nuk ka, (nuk bëhet ndonjë hata po të vendoset), por shumë rrallë përmendet në shtyp, ose në botime me funksionin e saj zanafillës, atë që i jep vend të mënjanshëm, midis shumë ndërtesave të vjetra dhe të reja të Tiranës.

Për mungesën e kësaj pllake, nuk meritojnë “lëvdata” të gjithë ministrat e kulturës të qeverive shqiptare të pas vitit 1991. Po ashtu nuk u takojnë “dafina nderimi” as kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë (pasardhësi i Parlamentit të parë), gjithmonë të viteve pas rrëzimit të diktaturës komuniste.

Duke e ulur edhe më poshtë “stekën” e përgjegjësisë, nuk mund të mos qortohen Drejtorët e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Natyrisht dorëjashtë në këtë gjendje të pakëndshme (për mendimin tim) të ndërtesës, nuk janë edhe historianët me grada shkencore e tituj të shumtë nderi. Ndonjëherë edhe mosveprimi në kohën e duhur, përbën gabim me pasoja për të ardhmen…!

Këtë vit, kjo ndërtesë që për shumë kohë (afro 20 vjet) ka funksionuar si Parlamenti i parë Shqiptar, mbushi plot një shekull jetë, e ndoshta e meriton, të paktën, një pllakë të vogël bronxi me disa fjalë, si p.sh.; “Monument Historik – Mbrohet nga Shteti”, ose edhe; “Këtu ka zhvilluar punimet Parlamenti i parë shqiptar nga viti 1923 deri në 1939”.

Ndoshta nga ana ekonomike, vendosja e një pllake prej bronxit nuk besoj se kërkon zhvillimin e ndonjë një tenderi….?! Kështu, kujtesës historike të Tiranës, që ndërtimet e reja po e zvogëlojnë me ritme të shpejta, do të vazhdojë t’i mbetet një objekt i rëndësishëm dhe me vlera të padiskutueshme, për brezat që do të vijnë.

Ruajtja e ndërtesave të vjetra të vendit (që, përgjithësisht, janë (jo më të hershme se një shekull e gjysmë), me meritat e tyre, se për hir të së vërtetës, janë një numër jo i madh, nuk do të lejojë edhe zmadhimin e mëtejshëm të “Shqipërisë së humbur”, (sipas një shprehjeje të Ylli Polovinës).

Pranë dhe rrotull ndërtesës së Teatrit të Kukullave, janë ngritur e si duket do vazhdojnë edhe në të ardhmen, të mbijnë ndërtesa me “taka të larta”, po vlerën dhe hijeshinë e dykatëshes (pavarësisht ngjyrimeve me lajle-lule të fasadës së saj) së Parlamentit të parë, vështirë se e arrijnë. Kjo sepse, statusi historik i saj, është i pazëvendësueshëm dhe i çimentuar, edhe nga afro 100 vite jetë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur erdhi në qytetin e Shkodrës, diktatori Enver Hoxha, i ulur pranë Hrushovit e shoferit, në nji limuzinë të madhe, nuk fliste, as buzëqeshte, por...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

Next Post

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2023

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!