• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ta duam ‘Vatrën’ dhe ‘Diellin’ e saj, të mbrohet ajo dhe nga ato mbrapshtitë që vijnë nga korrentet politike të Tiranës a, nga e kaluara e saj e errët…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe poetit të njohur

“Një krijim interesant, antipod i ‘Epopeja e Ballit Kombëtar’ të Musarajt, mund të konsiderohet poema ‘Përqafimi i dy kundërshtarëve’ e Hekuran Zhitit…”/ Studimi i panjohur i Prof. Agim Vinca
“Ta duam ‘Vatrën’ dhe ‘Diellin’ e saj, të mbrohet ajo dhe nga ato mbrapshtitë që vijnë nga korrentet politike të Tiranës a, nga e kaluara e saj e errët…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe poetit të njohur
“Shumë kombe kanë nxjerrë tradhëtorë, por atje mbulohen nga shumica besnike, kurse në Shqipëri….”/ Libri i publicistit i botuar në 1951-in në SHBA-ës
“Noli, i ktheu përgjigje Kristo Floqit, se ai dhe miku i tij Konica, nuk ishin kundër bashkimit, përkundrazi…”/ Historia e panjohur e konflikteve dhe intrigave të krerëve të “Vatrës”, në SHBA-ës
“Noli, i ktheu përgjigje Kristo Floqit, se ai dhe miku i tij Konica, nuk ishin kundër bashkimit, përkundrazi…”/ Historia e panjohur e konflikteve dhe intrigave të krerëve të “Vatrës”, në SHBA-ës
“Noli, i ktheu përgjigje Kristo Floqit, se ai dhe miku i tij Konica, nuk ishin kundër bashkimit, përkundrazi…”/ Historia e panjohur e konflikteve dhe intrigave të krerëve të “Vatrës”, në SHBA-ës
Memorie.al
Memorie.al

Nga Visar Zhiti

                                                    – KULTURA E TAKIMEVE…! –

– Për ata ‘vatranë’ që duan të takohen dhe për ata ‘vatranë’ që s’duan të takohen, miq të mi –

Memorie.al / Takimet janë kulturë dhe duhet të jenë të kulturuara patjetër, më dobiprurëse se mostakimet, prandaj duhet punuar në këtë drejtim, që të jenë të tilla, vërtet “vatër” bashkëpunimi dhe arritjesh të përbashkëta. Ndryshe s’ka pse…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Të zhvillojmë kulturën e takimeve, porosit dhe Papa Françesku. Kultura e takimeve. Këtë do të doja t’u thosha ‘vatranëve’ tani, miqve që duan një takim të ri, me njëri-tjetrin, sa më parë, sot dhe miqve që takimin nuk e duan sot, e mendojnë të nxituar, të panevojshëm, për herë tjetër…!

Flas nga jashtë “Vatrës”, duke mos qenë anëtar i kësaj shoqate, Federatës Panshqiptare në SHBA-ës, si një qytetar që i kërkohet një mendim, të thotë diçka tani, kur ka dhe moskuptime e përçarje, përjashtime e gjyqe, si kurrë ndonjëherë.

Jam njëri nga ata që e do “Vatrën”, e ka vizituar dhe bashkëpunin dhe ka shumë miq ndër ‘vatranët’ e saj, që i dëshiron mbarëvajtjen, kalimin e krizave, ringritjen në lartësinë e historisë së saj mbi një shekullore, e themeluar në të njëjtin vit, me pavarësinë e Shqipërisë, madje para shpalljes, që mbart vlera të çmuara patriotike e kulturore e njerëzore, që uron t’i çojë më tej, e jo t’i humbë, të mbetet një Vatër e Hapur e shqiptarëve të Amerikës.

Do flas hapur dhe thjeshtë, aq sa më takon, me dorë në zemër, shqiptarçe. Ta nisim nga takimi sot, që s’e di në do mbahet a jo, sot a ditë tjetër, në “Vatër” a jashtë saj. Rëndësi ka tjetër gjë…! Duhet mbledhur, them unë, çdo grupim është i lirë, qoftë dhe për t’u gëzuar, për atë që është bërë dhe sidomos kur është bërë mirë dhe patjetër, për t’u shqetësuar, për atë që s’është bërë dot dhe pse, sidomos kur është bërë keq dhe ç’të bëjmë për ta tejkaluar…!

Takimet, pra, janë detyrë qytetare, veprimtari për grupimet e lira, që janë bashkuar me dëshirë si në një vatër të madhe, që i ngjan asaj familjare, ku i përbashkon prania me njëri-tjetrin dhe mirëkuptimi, një qëllim dhe një ideal. Takimet, duhet t’i shërbejnë vazhdimit dhe mbarëvajtjes, njohjes dhe më shumë të prurjeve dhe mosprurjeve, të njohjeve më thellë të çështjeve dhe përgjegjësive, që i janë vënë vetes për grupimin dhe grupimit për veten, kur është pranuar të bashkëveprohet për të mirën, progresin dhe risitë që na duhet të gjithëve, ashtu si tradita.

Me më besim te të rinjtë, të rritur dhe shkolluar në SHBA-ës…! Mostakimet, qofshin dhe të pjesshme dhe të rralla, ia heqin kuptimin dhe përmbajtjen ‘Vatrës’ së përbashkët dhe, nëse duhet lënë për më vonë diçka, është mostakimi, që duhet shtyrë dhe të afrohet takimi. Të mbledhurit bashkë, për të parë gjendjen dhe analizuar për të ditur ç’është bërë, e çdo të bëhet, sipas Kanunores së miratuar, e jo shkeljeve të saj, e as për të goditur anëtarë e pjesë të grupeve.

Takimi krijon besim në bashkëveprim, mostakimi është mënjanim dhe mosbesim, takimi sjell entuziazmin dhe sinergjinë e duhur, mostakimi përkundrazi, sjell moskomunikimin dhe ndarjet, keqkuptimet, lënien e detyrave pas dore. Me takimet, gjenden rrugët, për të kaluar vështirësitë dhe pengesat, kurse mostakimi, krijon vështirësi dhe bëhet vetë pengesë. Së bashku, sepse, prandaj është pranuar për të qenë bashkë, etj., etj.

Biseda të tilla, do të doja të thuheshin sot me seriozitet dhe dashamirësi, pa mërira dhe inate, se si çdo bashkëqytetar me vatranët e përkushtuar, edhe unë do të doja të dëgjoja, për ringritjen dhe bashkëpunimin e hapur, me njëri-tjetrin dhe me qytetarët e vendeve tona, me SHBA-në dhe dy Shqipëritë, siç do të thoshte poeti ynë, Ali Podrimja, pra dhe me Kosovë e, kudo ku ka shqiptarë, duke mbetur e pacënuar “Vatër Shqiptare në SHBA”, siç e themeluan të mëdhenjtë, krahë për krahë që në mbledhjen e parë: europiani Faik Konica dhe Imzot Fan Noli, me Kristo Floqin e Marko Adams e Paskal Aleksin, etj., që ideuan bashkimin e të gjitha shoqatave dhe krijuan “Diellin” e tyre, gazetën, që tani është më e vjetra. e të gjitha gazetave. të të gjitha diasporave në SHBA-ës.

Vepër të madhe, të mençur dhe sublime na lanë, që është dhe identitet dhe integritet, kulturë forcë dhe frymëzim, por dhe detyrë. Kështu u mbërrit, deri në ditët tona. Natyrisht që pati kontradikta dhe konflikte e zemërata, por më të lartë, pati idealet, qëllimin dhe punën, arritjet e shkëlqyera, historike. Kryetarët e saj me radhë, dhanë nga vetja dhe mbetën emblematikë.

Dua të veçoj këtu; Profesor Arshi Pipën, që doli nga burgjet e Shqipërisë dhe u arratis nga diktatura e saj, me librin e soneteve në gji, të shkruara në burg, erdhi në SHBA-ës, dhe drejtoi dhe “Vatrën”, po kështu dhe i arratisuri tjetër, poeti i përndjekur çam, Bilal Xhaferri, që iu bashkua gazetës së saj.

Ndërkaq, dua të kujtoj me nderim dhe të arratisurin tjetër nga burgjet komuniste, Profesor Sami Repishtin. Me të mbaruar Lufta II-të Botërore, i ikën regjimit komunist, një plejadë patriotësh dhe ideatorësh të shquar, Frashërllinj, Luzaj, Agaj, Mirakaj, Dine, Markagjoni, Cakraj, etj., etj. Është një e kaluar e lavdishme, duket e paarritëshme. Por është dhe rrugë e shtruar dhe horizont e apel.

Ka patur ngritjet e saj dhe uljet e, na kujton shpesh atë që thoshte Konica i ndritur, në një buzagaz shpotitës, që shqiptarët bëhen bashkë, vetëm në valle. Po siç thotë dhe një filozof tjetër, i kohëve tona, francezi Andrea Gluckman, që; askush nuk ka të drejtë, që të mirën e vet, t’ua imponojë të tjerëve, por të gjithë bashkë, duhet të mblidhemi dhe të themi se ç’është e keqe.

Kohërat, edhe kjo jona, kanë shqetësime, rreziqe dhe luftëra, jo vetëm suksese e begati e gëzime. Ndarjet dhe moskuptimet na bëjnë keq, edhe sherret e mënjanimet, duhet të qenit bashkë dhe si identitet dhe gjuhë e njerëzishme, në mbrojtje të tyre dhe në përparimin e tyre. Ashtu siç na mbështet dhe siç prin Amerika, “Zëri…” i së cilës, flet dhe shqip.

Që të jemi dorë për dore si në valle, siç thoshte Konica dikur, ta bëjmë punën të bukur dhe të gëzueshme si një valle. Edhe në biznes si në shkolla…! Ta rinisim që sot. Pra, ta duam “Vatrën” dhe “Diellin” e saj! Të mbrohet ajo dhe nga ato mbrapshtitë që vijnë nga korrentet politike të Tiranës a, nga e kaluara e saj e errët. “Dielli” dhe “Vatra” janë në SHBA-ës, institucione me vlerë, moral dhe ndërgjegje dhe kulturë. Nuk janë pronë e ndokujt, por e të gjithëve! Aq sa e atyre që ikën dhe e atyre që do të vijnë…! Memorie.al

Chicago, Roselle, 14 tetor 2023

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur e pyeta një ditë Alush Lleshanakun, në kampin Santa Fara, se; ç’ka kishe me ba, me Enver Hoxhën, me të ra në dorë, ai m’u përgjigj...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e ish – ‘diversantit’ nga Shkodra

Next Post

Kalendari Historik 17 Tetor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2023

Kalendari Historik 17 Tetor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!