• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Skena e tmerrshme e arrestimit të dytë të Fatbardh Abaz Kupit, kur atij i vunë prangat në duar aty në internim dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të persekutuarit politik

“Në Baldushk, rrinim edhe nga tre ditë pa ngrënë, por motra, pastruese të një lokal në ‘Brrakë’, mblidhte mbeturinat e…”! /Kujtimet e Ylli Tabakut, që vuajti 27 vite burg

Nga HAKIK MENA

Memorie.al / Me dt 23 shkurt 2016, mbas dite, nga nji telefonatë e shokut tim të fëmijërisë, Sokolit, me të cilin u rritëm në kampin e internimit të Gradishtës, mora lajmin e hidhur që babai i tij, Fatbardh Abaz Kupi, ose xhaxh Bardhi, siç i drejtoheshim ne në fëmijëri, kishte ndërruar jetë. Nuk e di, por për momentin u shtanga, më kapi nji trishtim i kuptueshëm dhe m’u rikujtua ajo skena e tmerrshme e arrestimit të dytë, të xhaxh Bardhit.

Një skenë, që kurrë nuk më del nga mendja; sidomos mënyra e të ecurit me pranga në duar e xhaxh Bardhit, ditën e arrestimit! Krejt i qetë, tepër kryenaltë, me një figurë e hapa gjithë dinjitet. A’thua po i bënin ndonjë nderim apo dekorim, ndërkohë ende pa u bërë gjyqi, dihej se do e dërgonin në burgjet e llahtarshme të komunizmit!

Ky gjest dinjiteti njerëzor, për njerëzit që nuk kanë shumë dijeni se çfarë ka qenë komunizmi, duket si një akt personal, por në fakt, nuk ishte thjesht një qëndrim personal i një burri trim e krenar. Xhaxh Bardhi, kishte nji familje, të cilës fatkeqësisht po i kthente shpinën! Ai po braktiste tashmë 4 fëmijët e tij të parritur, Lisën, Sokolin, Jonën e Buçin si dhe bashkëshorten fisnike, teta Lirien, e cila gjithashtu është larguar para pak kohësh prej kësaj bote!

Gjithashtu mund të lexoni

“Shoku Rexh Bërç që prita sot, më tha se djali i tij, kirurg, ishte ngjitur në një majë mali në Groenlandë, ku kishte vënë librin ‘Historia e P.P.SH-së’…”/ Zbulohet ditari i Enverit, shtator ’73, për mikun nga Anglia

“Njëri nga rojet e burgut, i dorëzoi Annës sendet vetjake të Xhulios, në një kuti kartoni, por kur ajo shkoi në shtëpi dhe e hapi…”/ Historia e trishtë e italianes bukuroshe, me studentin shqiptar

Fati i fëmijëve, grave e familjarëve, ishin sprova dhe tortura më e tmerrshme për ata burra, të cilëve u ra pjesa e mundimshme, e përballimit të dhunës dhe padrejtësisë së komunizmit! Sepse komunizmi, nuk dënonte persona, por dënonte familje, fise, madje edhe krahina të tëra!

Ajo skenë e arrestimit të xhaxh Bardhit, ishte shfaqur bukur shpesh nëpër sektorët e internimeve, në atë kapërcyell të viteve ’70-’80-të, me burrat e klasës sonë, të cilët arrestoheshin në seri, me të njëjtën akuzë: – për agjitacion e propagandë.

Skenarët e arrestimeve ishin të njëjtë dhe synonin terrorizimin e gjithë klasës sonë, si dhe ngulitjen e psikozës te të gjithë të rinjtë e asaj kohe, se shpejt, do t’u vinte radha edhe atyre. Kemi fakte dhe dëshmi, pa fund, të këtij skenari, që synonte të prodhonte fajtorë të pafajshëm, me qëllim dënimin e viktimës së radhës.

Dhe nën atë torturë psikike, gjeste të tilla kurajoze, si qëndrimi i xhaxh Bardhit para xhelatëve të Sigurimit, ishin si një dritë orientuese për sytë, mendjet dhe zemrat tona. Ai qëndrim, ishte si një mesazh i qartë se komunizmi, sado të mundohej, nuk mund të na nëpërkëmbte dinjitetin si njerëz!

Vetëdija për origjinën, krenaria për patriotizmin e të parëve tanë dhe shpërfillja e frikës përballë sadizmit komunist, ishin praktikisht një formë e kundërshtimit të regjimit, të cilën ata e ndienin dhe kuptonin fare mirë.

Zyrtarët e ndryshëm komunistë përmendnin shpesh herë atë shprehjen: “nuk vjen më koha juaj”, a’thua se kërkonin të bindnin veten për frikën që u shkaktonte ajo ditë. E pikërisht, qëndrimet dinjitoze të prindërve tanë, sfidat si ajo e xhaxh Bardhit, që ende i kam para syve, ishin një burim force dhe ngushëllimi për mua dhe gjithë të rinjtë, e djemtë e brezit tim.

Nga ana tjetër, duke kujtuar atë ditë, përtej trishtimit dhe keqardhjes për lajmin e ndarjes përgjithmonë me njeriun tonë të dashur, u ndjeva disi i çliruar e i lehtësuar, nga fakti që Bardh Kupi, ka qenë dhe do të mbahet mend si një ikonë e qëndresës dhe e dinjitetit, përballë dhunës së shkaktuar nga sistemi sllavo-komunist.

Pikërisht, kjo forcë morale, që ai ka demonstruar ndaj veglave qorre të sistemit, na bëjnë krenarë sot e, sa të jetë jeta, se pavarësisht vuajtjes, gati gjysëm-shekullore, emri i xhaxh Bardhit, do të jetë i shkruar gjithmonë me germa të arta në librin e nderit të këtij kombi. Figura e tij, ishte në harmoni të plotë me emrin, i pastër dhe i bardhë si kristal, pavarësisht helmit, llumit e dhunës së pandërprerë me anë burgjesh, internimesh e përndjekjesh të pareshtura.

Me këtë rast, më lejoni të përshkruaj fare shkurt, disa momente kulmore në pikëpamjen time, nga jeta e këtij burri, prindi e antikomunisti të pamposhtur!

Së pari, Fatbardh Abaz Kupi, është “ilustrim manuali”, se si nji sistem, do të sterroste për 45 vjet, duke e persekutuar në mënyrë konstante dhe të pa mëshirshme të birin, për shkak të të atit! Pa bërë asnjë faj, pa asnjë shkelje ligji, pa asgjë me të cilën mund të dënohej dikush. Thjesht, një farë “trashëgimi” të dënimit! Paradoksi më i madh, qëndron në faktin se, i ati, ishte arkitekti i rezistencës së parë kombëtare, institucionale të 7 prillit 1939, ndaj pushtimit fashist italian.

Pikërisht këtu nis dhe odiseja e vuajtjeve të Bardhit, të cilat fatkeqësisht, nuk do t’i ndaheshin, deri në rënien e Murit të Berlinit. Bardhi, jo vetëm që nuk do ta jepte veten, për vuajtjet e tij, të cilat do vazhdonin zinxhir, duke filluar me internimin prej fashizmit, në Himarë dhe më vonë në Itali e, deri tek internimi i fundit, në Gradishtë, por nuk kishte as më të voglin pendim.

Se dyti, me instalimin e diktaturës sllavo-komuniste, do të niste edhe kalvari i vuajtjeve të papërshkrueshme të tij, duke provuar burgun e parë, duke vazhduar me internimin në Tepelenë, Berat, Kuç, Porto Palermo, Çorovodë, Savër, Gjazë, Grabian, Gradishtë…! Më tej, me burgun e dytë, në Ballsh e Qafë Bari, ku ai do të shprehej: “gjithçka e kam bërë me vetëdije, se ia vlen të vuaj, për një babë hero”!

D.m.th., ishte nder që po vuante për babën e tij, emri i të cilit, i jepte frymëzim, forcë, shpresë, kurajo, vetëbesim për të përballuar gjithçka, pavarësisht vështirësive. Ne fakt, kjo është një nga karakteristikat më të spikatura të Bardhit: – gatishmëria për vetësakrifikim, për hir të emrit të të atit, të cilin e kishte idhull!

Së treti, Fatbardhi, përveç personalitetit të papërkulshëm që rrezatonte dhe krenarisë së të qenit bir i Abaz Kupit, nji arsye tjetër qe do të forconte karakterin të tij, ishte edhe betimi që i kishte bërë babës, për t’u kujdesur për nënën dhe motrat e tij, e për të mos i lënë kurrë vetëm!

Porosi që ai e konsideroi të shenjtë dhe që e kreu përsosmërish, bash si djalë hallalli! Fati nuk i buzëqeshi ta takonte të atin, që t’ia thonte gojarisht: “Babë, porosinë ta kam kry”! dhe ky ishte nji peng për Bardhin, sa ishte në këtë botë! Dashtë i madhi Zot dhe i bashkon në atë dynja me njëri-tjetrin…!

Së katërti, dëshiroj të kujtoj se, kam pasë fatin të takohem e bisedoj shpesh me Bardhin, sidomos mbas viteve ’90-të. Kujtoj se, ai ishte i zhgënjyer me rrjedhën e ngjarjeve politike në Shqipëri, e sidomos, me fatin e së djathtës së vërtetë. E kishte brengë faktin që, klasa jonë, nuk arriti ta gjejë vetveten në këto 25 vite vorbullash politike.

Me atë urtësinë dhe qetësinë e tij, të jashtëzakonshme dhe me forcën e argumentit, përherë na nxiste ne të rinjve, për të qenë më aktivë në drejtim të forcimit të së djathtës. Gjithashtu, jetonte me problemet e Kosovës, dhe në optikën e tij, ajo nuk kishte dallim nga pjesa “zyrtare” e shtetit shqiptar.

Së fundi, Fatbardh Kupi, ishte i pa shok, për sa i përket thjeshtësisë. Ai i urrente njerëzit, që vuanin prej delirit të madhështisë. Ai ishte nji njeri i përkryer e, me zemër të madhe. Atë, kurrë nuk e dëgjoje të fliste për veten, apo të ankohej, pavarësisht se, kishte kalu vuajtje të tmerrshme. Ai do të mbahet mend, si njeriu model, për sa i përket qëndresës, urtësisë e bujarisë dhe pa frikë e them, që është mishërimi më i plotë i fisnikërisë shqiptare.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashtun e të shtrenjtë! Ngushëllimet më të sinqerta bashkëvuajtësve të burgjeve dhe të internimeve për humbjen e vëllait e mikut të paharrueshëm! Ngushëllimet më të sinqerta Legalistëve për humbjen e nji bashkë idealisti të devotshëm! Ngushëllimet më të sinqerta dashamirëve dhe miqve për humbjen e njeriut model! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Marrë nga radiandradi.com

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si provë tjetër prejardhje e Gjonmarkajve nga Dukagjinët, përmendet një kryqe, ku është shënuar; Pal Dukagjini, ka qenë princ i trevës...”/ Libri i ri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

Next Post

“Pak para se të arratisej, ai ishte shumë i shqetësuar, dyshonte për vdekjen e vëllait dhe...”/ Dëshmia e rrallë e gruas së Panajot Plakut, ish-ministrit dhe gjeneralit që u arratis në Jugosllavi

Artikuj të ngjashëm

“Shoku Rexh Bërç që prita sot, më tha se djali i tij, kirurg, ishte ngjitur në një majë mali në Groenlandë, ku kishte vënë librin ‘Historia e P.P.SH-së’…”/ Zbulohet ditari i Enverit, shtator ’73, për mikun nga Anglia
Dossier

January 20, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Njëri nga rojet e burgut, i dorëzoi Annës sendet vetjake të Xhulios, në një kuti kartoni, por kur ajo shkoi në shtëpi dhe e hapi…”/ Historia e trishtë e italianes bukuroshe, me studentin shqiptar

January 19, 2026
“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar
Dossier

“Kur gjermanët i shkuan në shtëpi, Xhulio vuri dorën në xhepin e brendshëm të xhaketës, pasi përkthyesi, ish-shok klase me të në Itali…”/ Historia e trishtë e italianes bukuroshe, me studentin shqiptar

January 19, 2026
“Një komunitet armenësh u vendosën në vitet ‘20-të në Durrës dhe ata ishin pjesë aktive, si në jetën ekonomike, tregtare, kulturore e sportive, si Grigor Bodikian, i cili…”/ Reportazh nga qyteti bregdetar

Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij
Dossier

“’Sefer Efeniu’, është rruga më tipike në kujtesën e durrsakëve, legjendare, me shumë histori, me njerëz të veprimit, të patriotizmit, të kulturës dhe qytetarisë, të sportit dhe…”/ Reportazh nga qyteti bregdetar

January 19, 2026
“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar
Dossier

“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar

January 19, 2026
Next Post
“Pak para se të arratisej, ai ishte shumë i shqetësuar, dyshonte për vdekjen e vëllait dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gruas së Panajot Plakut, ish-ministrit dhe gjeneralit që u arratis në Jugosllavi

“Pak para se të arratisej, ai ishte shumë i shqetësuar, dyshonte për vdekjen e vëllait dhe...”/ Dëshmia e rrallë e gruas së Panajot Plakut, ish-ministrit dhe gjeneralit që u arratis në Jugosllavi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme