• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime E dashuna Mili - Letra të nji të denuemi politik

“Unë vazhdoj me ‘Burgatorin’ e Dantes dhe jam i kënaqun me përkthimin e këtij kollosi që m’ep nji sodisfaksjon…”/ Letrat e shkrimtarit disident nga internimi

Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës

Nga Mark Ndoja

Pjesa e tretë

Memorie.al Libri epistolar nga shkrimtari Mark Ndoja, përmban letra nga kampi i dënimit politik i ishullit të Zvernecit 1965-1968 dhe burgjet Tiranë, Zadrimë, Burrel, 1956-1960. Janë 102 letra dërguar bashkëshortes, Milena, shpesh në formë epitalmesh korale, gjithashtu letrat ndaj familjarëve nga Zvërneci dhe 27 letra nga burgjet e Burrelit, Zadrimës, Shkodrës, etj. Libri ka një parathënie të mjekut të kampit të Zvërnecit Dr. Safet Kelliçi, që e kishte vizituar Markun 15 herë në Ishullin e Zvërnecit gjatë vitit 1966, i cili i zhvillonte biseda letrare në formë leksionesh ilegale në ishull. Korrespondenca burrë grua e shkrimtarit në kushtet e burgut, është unike, pavarësisht se e monitoruar nga Sigurimi i Shtetit, duke krijuar kohën e ngjarjet nga vete protagonistët, si kronotopi elegjiake me pësimet prometeane që evokojnë malet e Skithise së Eskilit.

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

 28-IV-65

                                              Shum i dashun Luli,

Të falem nderit që më në fund më shkrove një copë letër! Po pse s’më shkruen më shpesh? S’ka gajle edhe dy fjalë, aq sa ke në zemër për babën tand! Kjo ka randësi, mos me harrue detyrën. Por ti, o i dashun djalë m’ke marrë ves me i harrue detyrat që ke ndaj prindëvet! Për këtë më vjen shumë keq! Ti më dhe fjalën se s’do të marrësh më 6 në rusisht, kurse këtë tremujor, ke marrë 6 përveç rusishtes edhe në një landë tjetër! Ke marrë edhe gjithë ato 7-ta, s’ke më 10, as në gjuhë e arithmetikë, siç i kishe përpara! Për ku je nisë ti kështu, përpara se të mbarosh uniken? A e din se po vazhdove kështu e ke punën keq me përparimin në mësimet? E çka ke vendosë me bë në jetë ti për veten tande?

A e din se kështu mue me helmon dhe nanës sate që ropbtohet e coptohet në punë për rritjen e edukatën tande, kështu i ha shpirtin, i’a çon mundimin bosh? Pse sillesh kështu me tê në mungesë time? A kështu e mbajtke ti fjalën e dhanë? Banu njeri me besë, o Luli, njeri me karakter të fortë e puntor i paepun, se puna asht jeta, morali e karakteri i ndershëm i njeriut. Ti e di se unë do t’isha shumë i rreptë me ty po t’ish anë shtëpi, po tashti që unë jam larg e i penguem ti gjen shesh e ban përshesh! Këto janë sjellje të liga, o Luli! Të thashë kur erdhe të më shohësh, se si duhet të sillesh me tët amë.

Por ti thue po, po, dhe mandej të fryn era ndër tru dhe porositë e mija ikin firifju. Mos u ban kështu, si thotë një fjalë popullore: i riu si veriu! Merre vesh si të them unë, se përndryshe do ta paguesh trashë kur të rritesh. Po ti tashti s’je fort i vogël; i ke 13 vjetët e po shkon për 14. Po sikur të vdes unë, ç’do të bahet me shtëpinë tonë? Kush do t’ua ngjesë dorën Marintës e Lekës, që i ke motër e vëlla? Mos të ndigjoj më se ti merr 6 e 7 n’asnji landë, për asnji arsye. Mendo se më përpara ke qenë të shumtën e herës në tabelën e nderit!

Due të besoj se kësaj rruge që ke nisë do t’i biesh me shkelm, e do të këthesh te 9 e 10, si nxanës i mirë që ke qenë. Më shkruej e më jep fjalë burrash! Mamit i thuej që mundësisht të më dërgojë 1 kuti bojë të verdhë këpucësh dhe një libër të Bjelkinskit në u gjendët, me titullin “Artikuj kritikë”.

Të fala e përqafime ty e mamgjyshes, babëgjyshit e Ermelës. Lekën ma puth në të dy faqet për babin,

Babi yt i paharrueshëm

       Mark Ndoja

28-IV-65

                                                 Shum e dashun Marinta,

Letrën tande e motra dhe u gëzova shumë që jeni mirë me shëndet të gjithë. Gjithashtu u gëzova fort që ti i ke përmirësue notat. Ashtu të punosh gjithmonë e më mirë, çupë e babit, se kështu të ka babi xhan e të do me shpirt të gëzuem, kush ban detyrën siç duhet asht gjithmonë i dashun për prindët, për mësuesët e për gjithë shoqëninë. Por këtë përmirësim ti duhet ta shtosh gjithnji, e më tepër, e dashun vajzë, dhe nuk duhet të llastohesh se po të lavdojmë. Gjunin që të kishte zanë ujë, si e ke tashti?

Mos luej e mos e mundo deri sa të sigurohesh se çdo gjë ka kalue, o Marintë, sepse nganjiherë nji gabim i vogël sjell me vehte rreziqe e dame të mëdha. Mamit a i bindesh e a e do fort, o Marintë? Dueje fort se ajo asht mama e jote e adhurueshme. Të jesh e sigurtë se ajo të do dhe kujdeset shumë për shëndetin e jetën tande. Mue mos më harro kurrë dhe më shkruej sa më shpesh ndonji copë letër, s’ka gjë pse të jetë e shkurtë. Lekën puthma për mue dhe dueje si vëlla të vogël, e kini kujdes të mos e trembni kurrë me asnji mënyrë.

 Babi yt i paharrueshëm

      Mark Ndoja

                                                 Shumë i dashun Lekë!

Ti ende s’di me shkrue, as me i lexue letrat e mija, megjithate mami jot më thotë se ti merr e shkarravit e don me më çue letra. Ashtu, çun më i vogli i babit, të mos e harrosh kurrë babin tand që gjendet larg, e që shpreson se do të shotë sa më shpejt kur të sjellë mami me u takue me mue, e me fjetë një natë këtu me babin tat. A je çun i mirë, ti, o Lekë vogu? Po besa, ti je çun më i miri! Luli që e ke vëlla a të do shumë? A të tregon përralla? Po dada jote, Marinta, a të ka xhan, a të mëson ndonji gjë?

Po ti a del në pazar me ble gjana? Me ke del? Si i ke punët me babëgjyshin e me mamëgjyshen? Këtu, o Lekë, na zamë ngjala me kosha në det, dhe në mëngjes i gatuejmë e i hamë. Po ty a të blejnë ndonji herë peshk, si të blente babi dikur, e ti u kënaqeshe tue luejtë me peshkun. Çfarë të japin me hangër. Fotografija jote më kënaqi dhe më heq gjysmën e mallit, por ajo fotografija ku ke dalë tue qeshë, ajo që ke në shpi që kur ishe i vogël, më pëlqen shumë më tepër. Qofsh gjithmonë i gëzuem, djalë i babit.

Babi yt i largët të përqafon e të puth syt me mall

    Mark Ndoja

14-V-65

                                                         E dashuna Milenë,

Letrën tande të 28 prillit e mora; gjithashtu kisha marrë me kohë edhe gjithë letrat e tjera tuat të prillit. E mos u çudit kur ndonji herë s’t’harrijnë me kohë lajmërimet e mija për marrjen e letrave të tua. Më kë gëzue e më kë çmallue me gjithë këto letra të dashuna e të paçmueshme për qetësimin e shpirtit tim. Ti besoj se e merr me mend fort mirë seç gas sjell për njerzit në konditat mija një letër e një lajm sado i vogël nga familja. Lulin e Marintën duhet t’i qortosh përsa i takon çeshtjes së letërkëmbimit me mue, që ata s’po e ndjekin. Unë po më shkruen ata do t’u përgjigjem në mënyrë korrekte me nga një copë letër për secilin.

M’erdhi keq që ke qenë me grip, dhe jam akoma në merak derisa të marr ndonji letër tjetër prej teje. Kujdesou e rueje tepër vehten, o Milenë, në mos për vehten tande, për fëmijët tonë të vegjël, të cilët përveç teje sot s’kanë pothuejse askend mbi tokë. Të lutem shumë pra, n’emën të dashunisë sonë të paharrueshme, kije në kujdes vehten, që fëmijtë të kenë gjithmonë shëndoshj e mirë, gjithmonë shtyllë e mbështetje, nanë vërtet të dashun e vetëmohuese, që unë të jem gjithmonë i qetë shpirtnisht, kur e dij se të shpija e ban detyrën shoqja ime besnike për vehte e për mue, që tashmë atyne nuk mund u jep asnji ndihmë për mirërritjen e tyne.

Ti më shkruen se se do të vish në fund të majit. Por e ke ende të pasigurtë. Unë të kisha thanë e ta përsëris që vetëm sipas mundësive të tua ekonomike e shëndetësore. Sidoqoftë ti e di se sa gëzohem unë me t’i pa sytë sa më shpesh. Ti e di se unë ty të kam njeriun më të dashun mbi dhe, siç jam mundue të ta provoj gjëtë jetës sonë familjare që më mos pastë qenë fort e gëzueshme, të paktën e gëzueshme dhe e patundun ka qenë përsa i takon dashunisë sonë reciproke. Po të pres pra me gëzim, por i pasigurtë mirë vjen a s’vjen, se i kuptoj fort mirë seç halle të presin rrugën për t’ardhë deri këtu, kaq larg e me shpenzime të randa për buxhetin e vorfën të familjes; e për më tepër me hallin që ke se të zë makina.

Unë jam krejt mirë me shëndet e po vazhdoj përkthimin e Burgatorit të Dantes. Kam përkthye kangën IX e X dhe tashti po vazhdoj me sukses të XI. Më mungojnë fjalorët e shqipes, ai i Institutit të Shkencavet e ai i Gazullit. Kur të kesh mundësi, do të baje shumë mirë me m’i dërgue. Fëmijtë si janë? A e kanë mbledhë veten ndopak për mbarimin me sukses të vitit shkollor? Shtërngoji e kontrolloji sa të mundesh. Lulin e kam qortue në letrën e fundit. Ti përpiqu t’ja shpjegosh me gojë kuptimin e qortimeve të mija ndaj tij. Unë kam frigë se ky djalë do ta humbasë vullnetin për mësim o Milenë, dhe kjo do t’ishte një katastrofë për vetë atê, e një fatkeqësi për neve tani e në t’ardhmen.

Në letrën tande të 28 prillit nuk më thoje asnji fjalë për Lekën. Ti ndoshta ke harrue, pse ishje e sëmundë dhe shkrueje copa-copa e me vështirësi, por mue kjo gjë më la përshtypje të hidhun. Ti e din sa e due unë atë maçok të vogël dhe sa mërzitem për tê. Bahem merak shpesh herë për tê, për jetën e shëndetin e tij. Jam në rrezik hera herë të bahem fatalist e të mendoj gjithfarë rreziqesh të paprituna për ju të gjithëve, e sidomos për pjestarin më të voglin e familjes sonë, që po kalon nëpër prova kaq të hidhuna tash 10 vjet me rradhë.

Më shkuej pra gjithmonë ndonji send për Lekën, si ia çon, si luen, ç’ka thotë, si rritet e mëson gjana të reja në këtë jetë që duhet t’urojmë e të bajmë çmos që ta ketë të lumtun, shumë më të lumtun se jetën tonë, o e dashun. Thueji pra se babi pyet për tê: si je, o Lekë vogu, ti çun më i miri i babit? A të duen Luli e dada? A të nget njeri ty? Dueje shumë mamin dhe puthe 100 herë për vehte e 100 herë për babin tand që tashti asht larg, por një ditë do të vijë të të shohë a je çun më i miri.

Milenë, po erdhe më siell një kuti bojë këpucësh e një palë nallane me gomë nën to. Përndryshe tash m’i dërgon me pakon e parë. Më duhet edhe një qeskë duhani e një gotë uji, se ajo që mora m’u ka thye.

Lulit, Marintës, Kristaqit, Polit e Melës të fala e përqafime, tue i kujtue gjithmonë.

Ty, o shpirti im, përqafime e puthje të zjarrta si shoku yt i paharrueshëm i jetës, besnik i dashunisë sate deri në vdekje. Të puth syt me mall

  I yti përherë

       Marku

P.S. Letrën tande të 1-5 majit e mora dje, letrën time që e kisha shkrue qysh pardje, s’po e ndryshoj. Ti po ardhke në fund të majit. Mirardhsh, e dashun! Të pres tue shpresue ta marrësh këtë letër para se të nisesh.

          M.

26-V-65

Shum i dashun Luli

Unë jam fare mirë, mos u bani merak! Në letrën e fundit më 11-V- mami më shkruente se do të vijë me dt. 24 ose 25. Unë e prita dje dhe pardje. Ndoshta vjen sonte. Ndoshta i ka ndodhë ndonji pengesë familjare ose zyrtare nga puna, se tash kanë fundin e vitit shkollor. Sidoqoftë unë po pres të vijë, ose një lajmim sa më parë se ç’e pengoi. Sigurisht që përpara se ta merrni ju këtë letër, kjo punë do të sqarohet.

Mami në letër më shkruente se je tepër i zanë me mësimet! Më vjen shumë mirë në qoftë se ka ndodhë kjo mrekulli me ty! Sidoqoftë unë të porosis edhe një herë: mëso, mëso, mëso! Kjo asht puna e detyra jote e vetme për tashti! Kur do të vijë mosha për të mendue për detyra të tjera ta themi vetë unë e mama jote, dhe s’ke nevojë të mendosh ti sot për sot për detyra të tjera. Bane mirë detyrën e mësimit dhe unë e jot’ amë do të jemi shumë të kënaqun; vetëm kështu do të na gëzosh. Vetëm kështu do të na bësh prind të lumtun!

A more vesh, o Luli? S’ke se pse mendon për gjana të parakohëshme! Ato do t’ishin shum të damshme për ty vetë edhe për neve. Ti je ende çun i vogël. Unë e jot’ amë jemi të mërzitun që ke ra nga mësimet, dhe do t’ishim edhe më të mërzitun sikur të marrim vesh se ti don me i bë bisht shkollës. Shkolla asht dritë, shkolla asht gas e lumtuni për t’arthmen e njerzvet, o Luli. Unë e kam mbarue shkollën në gjendje fort më të vështirë se ti, o djalë i dashun.

Asht e vërtetë se ti do të jesh mërzitë për gjendjen e re që u krijue në familjen tonë, me mungesën time të përkohëshme. Por ti ke mamën që punon e torturohet për ty si nanë e si babë për deri sa të mungoj unë. Kur unë do të jem i lirë, në qoftë se ti do të vazhdosh me zell shkollën, do të më gëzosh tepër; ashtu të due unë, dhe atëherë do të të mësoj edhe nji gjuhë, ja italishten ja frengjishten, ose që të dyja, sepse njeriu sa gjuhë që di aqë herë asht njeri. Mëso mirë fort pra shqipen e rusishten për tashti; gjithashtu matematikën e historinë, natyrisht pa i lanë mbas dore të tjerat.

Në shtëpi si shkon me Marintën? E po me Lekën si i ke punët? A i tregon pralla? Zbavite sa të mundesh! Me Marintën të shkosh mirë! Mamit mos ia prish zemrën kurrë! Rueju tashti nga vapa dhe lojnat e teprueme. Si ia çon me Liken? Ai shoku tjetër që ke zanë a të takon? Si ia çoni bashkë? Dueji shokët, e mos i ndrro një sot e nesër një tjetër! Kur të mbarosh vitin shkollor, të m’i dërgosh të gjitha notat me letër.

Tashti po e përfundoj letrën. Ndoshta mami vjen sonte dhe unë do të bisedoj me tê edhe me gojë rreth çeshtjes sate, që ke ra në mësimet. Sidoqoftë unë kam shpresë se ti do të bash kthesë e do të jesh prapë në tabelën e nderit.

Lekës bani shumë të fala dhe puthe në sy për babin. Shumë të fala edhe babagjyshit , mamagjyshes, tetaq Melës e lali Vangjos me familje. Silva e Vangjos a po rritet? Më shkruej si vete kjo Silvë e vogël.

Të fala, përqafime e puthje nga babi yt i paharrueshëm

                  Marku

9-VI-65

                                                      Shumë e dashuna Milenë

Letrën tande të dt. 30-V-65 e mora. U gëzova që këtë herë më shkruen edhe Luli e Marinta. U kënaqa veçanërisht për letrën që më shkrojti Leka vetë.  Ore Lekë! Po ti qenke bë vërtetë çun më i miri. Mos u mërzit se kur të vish të më shohësh t’ap unë gogla plot që të lozësh.

Letra jote, o Milenë, më freskon e m’ep gas sa herë e këndoj. Më pëlqejnë fantazitë e tua e ndjenjat e tua të pastra ndaj meje. Por ti kot bahe merak për shëndetin tim. Unë deri tashti s’kam asgjë shqetësuese. Ti vazhdo të jesh e qetë, puno, çlodhu e mos u mërzit. Ti e di fjalën e filozofit të vjetër që tha: “Asht i lumtun ai që asht i kënaqun me aqë sa ka”? Përpiqu t’i t’i shtrohesh kësaj grimë lumturije që na ka mbetë m’e pa shoqishojnë më të rrallë e me kujtue të kaluemen tonë të gëzueshme! Unë për vehte ashtu baj.

Dy herë që të kam pamë kanë ngelë në kujtimet tona si ditë të paharrueshme lumtunije. Të shoh me fantazi mandej çdo ditë, e shpesh herë çdo orë e çdo çast. Më dukesh sikur të kam parasysh kudo që gjindem nëpër këtë vend të gjelbër, me lule e kangë zogjësh, rrethue me dallgë herë të qeta herë valavitëse. E at herë ndiej se më zgjohet në shpirt Muza e kangës së dashunisë, mblidhen tinguj e fjalë, muzikë e poezi. Por këto poezi janë nga ato që s’dolën asnjiherë nga bota ime e mbrendëshme, ato mbeten me mue vetëm, faniten e zhduken si ditët e motit, si lulet e prendverës, si tingujt e muzikës, si çdo gjë tjetër në botë. A thue asht gabim që s’i shkruej? Mundet! Por të shkruemit e poezisë nuk asht gjithnji e për të tanë njerzit nji nevojë e domosdoshme materjale as morale.

Unë jam një nga ata poetë që s’e ndiejnë nevojën me shkrue sa herë që frymzohet. Dhe shkaqet psikologjike duhet të jenë të qarta për ty e për gjithë ata që më njohin nga afër. Por tashti unë vazhdoj të përkthej rregullisht “Burgatorin” e Dantes. Sot mbarova kangën XIV. Jam i kënaqun me përkthimin e këtij kollosi që m’ep nji sodisfaksjon të madh e një kënaqësi morale e estetive shumë të madhe.

Mundësisht më dërgo ndonji herë ca fletore me 1 vijë. Kij kujdes gjithashtu t’i blesh dhe të m’i dërgosh “Albumin” e vjershavet dhe “Bethoveni dhe revolucjoni freng” të Fan Nolit sapo të dalin në qarkullim. Ta kesh burrin letrar, nuk asht ndonji kënaqësi e veçantë për gratë, e sidomos për gratë shqiptare. Le pastaj që për ty kjo punë sjell telashe ose kokëçamje ta themi më shqip. Po ç’t’i bajsh punës pra, o Milenë? Më dërgo edhe “Juvenilja” të Mjedjes siç ta kam thanë edhe me gojë.

Marintën e Lulin m’i përshëndet e m’i uro për përfundim të mbarë të vitit shkollor. Falnderoji n’emnin tim për letrat që më shkruen e porositi të mos më harrojnë.

Kopjen e dytë të Ferrit të Dantes kije kujdes që sa më parë ta kesh pranë vehtes, dhe rueje mirë, sepse asht nji kopje me vlerëm e korrigjueme me përpikni nga gabimet daktilografike.

Fëmijtë puthi e dueji edhe për mue që jam kaq larg prej tyne. Lekë vogun ma puth në sy e në faqe e në gushë e thueji se këto janë puthjet e babit që kurrë s’e harron, me kujtimin e tij fle në mbramje e zgjohet në mëngjes. Prindët e tu dhe Ermelën m’i përshëndet nga zemra. S’po të shkruej ma gjatë këtë herë, por tue të përqafue së largu me mall e dashuni mbetem si përherë i paharrueshmi yt. Memorie.al

              Marku.

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ambasadori sovjetik Ivanov, hidhte sytë me mosbesim tek soba që kam në një qoshe të zyrës dhe kujtonte se….”/ Diskutimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82

Next Post

Kalendari Historik 15 Mars 2022

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Mars

Kalendari Historik 15 Mars 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!