• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Diskutimi i Enverit: “Ambasadori sovjetik Ivanov, hidhte sytë me mosbesim tek soba që kam në një qoshe të zyrës dhe kujtonte se….”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82

Diskutimi i Enverit: “Na tregoni letrën që shoku Hysni i’a ka dërguar Mehmet Shehut në 1975-ën, ku i thotë për Kadrinë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ’82
Diskutimi i Enverit: “Ambasadori sovjetik Ivanov, hidhte sytë me mosbesim tek soba që kam në një qoshe të zyrës dhe kujtonte se….”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
Diskutimi i Enverit: “Ambasadori sovjetik Ivanov, hidhte sytë me mosbesim tek soba që kam në një qoshe të zyrës dhe kujtonte se….”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
“Kur Filip Çakuli e pyeti Liri Belishovën tek redaksia e ‘RD’-së, a ishte Enver Hoxha qejfli femrash, ajo i’u përgjigj…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Diskutimi i Enverit: “Ambasadori sovjetik Ivanov, hidhte sytë me mosbesim tek soba që kam në një qoshe të zyrës dhe kujtonte se….”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
“Amaneti i nënës sime që të mos e pranoja ish-shoqen e saj të Luftës, Nexhmije Hoxhën, nëse vinte për ngushëllim… “/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
0
Shares
1.6k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntë

Memorie.al publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, proçes-verbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, etj., duke filluar nga ajo që u mbajt për të shqyrtuar dhe analizuar autokritikën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1981, për shkak se kishte lejuar fejesën e djalit të tij, Skënderit, “me një vajzë e cila në rrethin e saj familjar kishte disa të arratisur politikë”, mbledhja maratonë e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit të tij viti që vazhdoi deri në orët e vona të asaj nate, ku u shqyrtua ai problem me debatet dhe diskutimet e të gjithëve anëtarëve që “kryqëzuan” ish-kryeministrin Shehu, mbledhja e paradites së 18 dhjetorit, pas lajmit se kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten, mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ku Enver Hoxha nisi fillimisht akuzat ndaj Kadri Hazbiut, duke e joshur atë si “besnik i Partisë”, (në mënyrë që ai “t’ja hapte zëmrën Partisë”, duke folur kundër ish-kryeministrit Mehmet Shehu), ku që në fillim të fjalës së tij, Enveri u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit dhe Kiço Ngjelës me shokë. Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, nuk e zbuloi Sigurimi, por ajo punë armiqësore u zbulua nga ana e Komitetit Qendror”, etj.! Të gjitha këto dhe të tjera dokumente me siglën ‘Tepër sekret’, do të publikohen në disa numra me radhë, ekskluzivisht nga Memorie.al

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Dokumenti me proçes-verbalin e mbledhjes së Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, me temë “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, mbajtur në datën 20 shtator 1982

                                                                                                             Tepër sekret

MBLEDHJE E SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH E DATËS 20 SHTATOR 1982

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë me këtë çështje, as jam marrë.

SHOKU ENVER HOXHA: Mirë s’ka shumë rëndësi kjo, Kadri, përpara të tjerave.

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë për veten time nuk jam marrë se kush e futi J. tek Llambi Peçini, nuk e di dhe këtë e them se nuk më kujtohet kur kjo u……me Arif Haskon. Për vete ama e kam marrë vesh i fundit kur u nda J. nga Arifi dhe thashë more por çfarë bëhet kështu?! Se kush e bëri këtë….., se kush u morr me të, unë nuk e di.

SHOKU ENVER HOXHA: Pra Llambi Peçini, deri në ç’kohë ishte tek unë?!

SHOKU RAMIZ ALIA: Si Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Udhëheqjes ai, ka qenë deri në vitin 1975. Kurse më përpara ai ka punuar në aparatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

SHOKU ENVER HOXHA: Deri në vitin 1975 ç’ka qenë në ministri?!

SHOKU KADRI HAZBIU: Ka qenë shef i Drejtorisë së Zbulimit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Sikur e ke pasur dhe njëherë ti, shumë afër Llambin?!

SHOKU HEKURAN ISAI: Po, Llambi Peçini ka qenë shef i Sekretariatit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

SHOKU KADRI HAZBIU: Kur pas çlirimit unë, kam qenë shef i Drejtorisë së Sigurimit, Llambi Pecini, ka qenë zëvendësi im. Pastaj e dërguam jashtë shtetit me shërbim.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, ka qenë në Francë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Ishte në Zbulim, por ne e hoqëm që andej.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dhe ti, e more në Sekretariatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ashtu është, e bënë shef të Sekretariatit të kësaj ministrie.

SHOKU ENVER HOXHA: Ti, duhet të marrësh dijeni njëherë dhe për letrën e Mehmet Shehut. Sido që ky me këtë, kërkon të fshehë këmbët për vete. Ne nuk e besojmë atë se ai është armik, por ai i ka dhënë menjëherë përgjigje letrës së shokut Hysni. Lexoje pak letrën e Mehmet Shehut.

SHOKU HAXHI KROI: (Lexon letrën) shoku Hysni. (1 për Kiço Jankun).

SHOKU RAMIZ ALIA: Ky, nuk ka lidhje me këtë.

SHOKU ENVER HOXHA: Nejse, le ta lexojë.

SHOKU HAXHI KROI: (Vazhdon leximin e letrës) “Për derisa organizata bazë e Partisë, ka vendosur që Kiço Jankon në kthehet nga anëtar në kandidat, për fajet e gabimet që parashtrohen, ne nuk mund ta mbajmë më si Komandant të Mbrojtjes Kundërajrore, opinioni atë nuk e pranon, megjithëse ai nuk është i rënduar, si Abaz Fejzoja ose ndonjë tjetër si ky. Stazhin mendoj se ky mund ta bëjë si Komandant i Grupit të Raketave, që është dhe specialitet i tij.

Mbasi të mbarojë stazhin po e kreu mirë, mund ta emërojmë komandant të Regjimentit të Raketave ose të Artilerisë Kundërajrore në ndonjë korpus dhe duhet ta mendojmë për ta zëvendësuar. Mesa njoh unë, kandidatura më e mirë është ajo e Bejto Isufit, i cili është specializuar për Artileri Kundërajrore dhe Raketa.

Por mund të gjejmë dhe ndonjë tjetër që ka mbaruar shkollën e lartë në Bashkimin Sovjetik. Po emëruam Bejto Isufin aty, duhet menduar dhe për zëvendësimin e tij si komandant grupimi. Të dy funksionet janë në rang korpusi. Mbrojtja Kundërajrore ka rëndësi të madhe, pasi atje duhet caktuar një specialist i zoti, që të ketë shkollë, stazh, dhe biografi të mirë.

Përsa i përket listës së bashkëpunëtorëve të Sigurimit, është hera e parë që organet e Sigurimit na e thonë një gjë të tillë që, bashkëpunëtorët tanë i kanë mbajtur në lidhje sovjetikët në vitet 1955-1959. Po ta dinim ne këtë çështje, nuk do t’i lejonim. Veç kësaj, Kadriu dhe ata që merren me Ushtrinë, këtë duhet të na e kishin thënë shumë kohë më parë, që kur ne u shkëputëm nga sovjetikët në 1960-ën.

Këta pra kanë gabuar. Po ta dinim, jo më që nga viti 1961, por sikur edhe nga dhjetori i 1974-ës, nuk do ta emëronim në Komitetin Qendror në vendin e Drejtorit të Drejtorisë Operative në Ministrinë e Mbrojtjes, ose M.T., si Komandant në Akademinë Ushtarake. Asnjë garanci nuk kemi tani për këto kuadro dhe këtu Kadriu përsëri ka gabuar. Ai, duhet të na e thoshte këtë, kur e vendosëm në Byronë Politike. Tash ç’të bëjmë?!

Duhet, ti raportohet medoemos kjo çështje shokut Enver, pastaj të vendosim. Unë mendoj se të gjithë këto kuadro duhet të vihen nën një kontroll rigoroz për të vërtetuar përfundimisht qëndrimin e tyre. Mendoj se Komiteti Qendror, megjithëse duket njeri shumë i mire, të paktën pas një kohe duhet të largohet nga Ministria e Mbrojtjes. Ai mund të shkonte përshembull shef shtabi i Korpusit të Burrelit, atij të Pukës, apo grupimit të Elbasanit.

SHOKU ENVER HOXHA: Kjo do të thotë që merre nga një dorë dhe fute në një dorë tjetër, këtë njeri.

SHOKU HAXHI KROI: Vazhdon leximin e letrës së tradhtarit Mehmet Shehu. Po ashtu dhe M.T. Për M.H. është rasti ta çmobilizojmë, ta nxjerrim në lirim. Ky veprim i organeve të Sigurimit, na ka futur në telashe dhe dyshime në lidhje me këta kuadro. Ata thonë se i kanë prerë lidhjet me këto kuadro, por Kadriu, vetë më ka thënë muaj më parë se M.T. si bashkëpunëtor i tyre, u kishte sinjalizuar organeve të Sigurimit mbi materialin e zi të Beqir Ballukut.

Kjo, do të thotë që lidhjet ata vazhdojnë t’i mbajnë. Cilën tezë të besojmë ?! Shumë keq është vepruar. Tani qëndrimin e këtyre kuadrove duhet ta shikojmë me vëmendje dhe të tregojmë kujdes që të mos i vrasim shpirtërisht sepse ata nuk kanë faj. Ndoshta të gjithë s’kanë asnjë lidhje me agjenturën sovjetike, por kjo duhet kontrolluar e vërtetuar, sepse në raste të tilla fjetja e mendjes të shkakton gjëmën. Sidoqoftë, kjo i duhet raportuar shokut Enver, dhe të merret mendimi i tij”.

13.1.1975

SHOKU ENVER HOXHA: Shokut Enver, nuk i është raportuar asgjë, kurse Mehmet Shehu i lan duart dhe ne e kuptojmë qëllimin e larjes së duarve nga ana e tij.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po ata, pse nuk më thirrën mua kur unë paskam gabuar dhe të më thoshin “këtu ke gabuar shoku Kadri”.

SHOKU ENVER HOXHA: Po ku ta dimë ne këtë?! Prandaj nuk kemi sesi të themi.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, unë them atë që di, por ju keni të drejtë, se mua nuk më ka thirrur njeri që të më thoshte se i paskam bërë këto me kokën time dhe nuk u kam thënë këtyre.

SHOKU ENVER HOXHA: Përsa i përket letrës së Mehmetit, duket qartë për ne se ky ishte krye agjenti dhe armiku kryesor. Ato që shkruan aty nuk kanë asnjë vlerë, veçse me këtë letër ai kërkon të ta hedhë ty Kadri. Fajin e ke ti, do të thotë ky me të. Por ne për këto që të vëmë në dukje, nuk bazohemi tek ato që tregon ky, aty por tek letra e shokut Hysni, i cili thotë se më ka vënë Kadriu në dijeni për këto gjëra që në vitin 1975, dhe se nuk ekzistojnë dokumenta në Komitetin Qendror për këtë çështje.

Pra ne këtë besojmë, por të besojmë edhe ty. Është e qartë për ne shoku Kadri, se dhënia e agjenturës sonë sovjetikëve, në bazën e dashamirësisë dhe të miqësisë që kemi pasur me ta, më është dukur shumë e gabuar. Asnjëherë nuk ka thënë Partia jonë që t’ju japim atyre çdo gjë, dhe nuk ka asnjë të dhënë ose dokument për këtë çështje. E dyta që doja të thoja, është se fërkimet tona me revizionistët sovjetikë, kanë filluar shumë kohë përpara vitit 1959.

Në vitin 1957, u bë konferenca e Moskës, madje dhe ne ishim futur në grindje me ta që në 1956-ën pastaj dhe më 1957-ën, me Hrushovin, kur kemi qenë në Moskë. Ne, jemi therur atëherë me udhëheqësit sovjetikë dhe kur jemi kthyer, raportuam këtu në Komitetin Qendror, për grindjet që kemi pasur me ta. Janë të shkruara të tëra këto në dokumentet e Partisë sonë. Hrushovi na ka sulmuar ne kur ka bërë përpjekjen të rehabilitonte Koci Xoxen me armiqtë e tjerë.

Domethënë, situatat me sovjetikët ishin të atilla që për aq kohë sa kalonte, marrëdhëniet me ta acaroheshin. Acarimi me revizionistët sovjetikë, do të thotë më parë acarim me ata sovjetikë që ishin këtu, lëre pastaj me ata që ndodheshin në Moskë. Edhe kur ishim në marrëdhënie të mira me sovjetikët, kur si kishim këto divergjenca të mprehta, me ambasadorin sovjetik ne bisedonim së toku.

Vinte ai këtu, në Komitetin Qendror dhe bisedonim për situatat që zhvilloheshin, ndonjë vendim që dilte në publik ja jepnim sa për formë, kurse më vonë as këtë nuk e bënim sepse marrëdhëniet tona me ta sa vinin dhe ftoheshin. Aq sa ambasadori sovjetik Ivanov, hidhte sytë me mosbesim tek soba që kam në një qoshe të zyrës dhe, kujtonte se mos kjo ishte ndonjë aparat regjistrues. Çe ke atë atje?! – më tha mua një ditë kur e pa. Është sobë që e ndez kur bën ftohtë – iu përgjigja.

E mirë mirë, – tha pastaj dhe u qetësua. Kështu së pari nuk ekzistojnë dokumenta në Parti në bazë të së cilave ju detyroheshit t’ju jepnit çdo gjë sovjetikëve. Të konsultoheshit me këshilltarët sovjetikë po, dhe ndonjë gjë pa rëndësi mund t’ju jepej atyre, por jo agjentura. Ju, iu keni dhënë shumë gjëra të tjera të rrezikshme sovjetikëve, më duket mua. Të bëjmë pak pushim tani se u lodhëm, për të rifilluar pastaj se kemi dhe një problem tjetër për të parë. Këtu mund të ketë dhe shumë probleme të tjera, por me këto jemi takuar ne tani.

Për pikën e parë sqarimet dhe përcaktimet nga Kadriu, nuk na u bënë të plota. Mendoj se po të jetë ndonjë gjë që shokët kanë për të shtuar, ta shtrojnë gjatë kësaj seance, por këshilloj shokun Kadri që të thellohet për përgjegjësitë që i bien për këto çështje. Dihet që ne kemi pasur dhe kemi një platformë të organeve të Sigurimit të Shtetit. Ky është dokument shumë sekret, dhe për të ka udhëzime të shkruara me hollësi se kush mund ta marrë e kush mund ta përdorë. Ta marrim vesh që nëse dhe ky dokument shumë sekret ka dalë jashtë apo jo shoku Kadri?!

SHOKU KADRI HAZBIU: Ku jashtë?!

SHOKU ENVER HOXHA: Jashtë Shqipërisë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, unë nuk di gjë.

SHOKU ENVER HOXHA: Nuk di gjë ti?! Po ne kemi këtu një dokument që dëshmon se u është dhënë sovjetikëve, jo vetëm platforma e Sigurimit të Shtetit, por u janë dhënë dhe një sërë dokumentesh të tjera sekrete nga Llambi Peçini në emër të Ministrit të Brendshëm, gjeneral-major Kadri Hazbiut. Merre shoku Kadri dhe na i këndo këto edhe këto, që ta kemi çdo gjë të qartë. Këto kemi vënë, që edhe ç’përmbajnë këto dokumenta. Për këtë qëllim të pyeta se kur ka qenë Llambi Peçini tek unë dhe kur është larguar që këtej.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo tek ju shoku Enver, por tek Drejtoria e II-të e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që merret me Sigurimin e Udhëheqjes.

SHOKU ENVER HOXHA: Po atë dua të them dhe unë, në Drejtorinë e Sigurimit të Udhëheqjes.

SHOKU KADRI HAZBIU: Ekzakt kohën nuk e di, duhet t’i gjejmë në dokumentet përkatëse shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Në 1959-ën ka qenë?!

SHOKU RAMIZ ALIA: Ku në Drejtorinë e II-të?! Jo në vitin 1959 ka qenë në ministri Llambi Peçini.

SHOKU ENVER HOXHA: Po çfarë ka qenë atje?!

SHOKU KADRI HAZBIU: Në atë kohë ka qenë në Zbulim, por sidoqoftë këto gjenden në dokumenta.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ai, ka qenë në Sekretariatin e Ministrisë së Brendshme në atë kohë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Mundet të ketë qenë dhe në sekretariat.

SHOKU HEKURAN ISAI: Kjo, është shkresë, për atë që përmban ajo është dokument tjetër shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Hajde pak këtu dhe ma trego mua këtë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ja, ky tregon se çfarë përbën kjo shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Por duhet edhe shkresa dhe jo vetëm përmbajtja, se shkresa që ka bërë Llambi Peçini i është dërguar Moskës bashkë me dokumentet. Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Dëshmia e Dhora Lekës: “Që nga takimi i parë që kam bërë me Bedri Spahiun, ja kam dhënë këto informata Cvetozar …”/ Proçesi hetimor, janar ‘58

Next Post

“Unë vazhdoj me ‘Burgatorin’ e Dantes dhe jam i kënaqun me përkthimin e këtij kollosi që m'ep nji sodisfaksjon…”/ Letrat e shkrimtarit disident nga internimi

Artikuj të ngjashëm

“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
Dossier

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
Next Post
“Unë vazhdoj me ‘Burgatorin’ e Dantes dhe jam i kënaqun me përkthimin e këtij kollosi që m’ep nji sodisfaksjon…”/ Letrat e shkrimtarit disident nga internimi

“Unë vazhdoj me ‘Burgatorin’ e Dantes dhe jam i kënaqun me përkthimin e këtij kollosi që m'ep nji sodisfaksjon…”/ Letrat e shkrimtarit disident nga internimi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!