• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Xhafer Deva dyshonte te Shemsedin Vendresha, për lidhjet e tij me qeverinë komuniste të Tiranës, pasi e bija, ishte një artiste e madhe dhe…”/ Kontradiktat e mërgatës antikomuniste në Perëndim

“Në spitalin civil u çel dhoma e destinueme për të vdekunit dhe u panë të shtrirë 10 kufoma”?! / Dosja hetimore e 4 shkurtit ’44, ku figurojnë të vrarë vetëm …
“Plumbi mizor që goditi sot këtë vëlla tonin, ka….”/ Zbulohet fjalimi i Xhafer Devës, në varrimin e Kalosh Hamdisë nga Reçani i Gostivarit, i cili u vra në 1973-in në SHBA-ës
“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953
“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953
“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Si e plagosëm kryeministrin Mustafa Kruja dhe pse e anulluam vrasjen e Xhaferr Devës, që do e kryeja unë…”?! / Dëshmia e Astrit Lekës, që morri pjesë në 44 aksione

Nga Idriz Lamaj

Pjesa e njëzetenjë

                                      Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim 

                                        – Kosova në kohën e Shqipnisë etnike –

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij…”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

“Në qelitë e Durrësit, më sollën një hetues të ri, nënkolonel Irakli Kocani, një ‘gorrillë’ që më merrte në pyetje pas mesit të natës dhe me një dërrasë që mbante mbi tavolinë…”/ Dëshmia e Uran Kalakullës

                                                     Vijon nga numri kaluar

                                    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Memorie.al/ Më vonë ikë prej kampit dhe bashkohet me ta. Menjëherë vendosin për të kaluar kufirin në Greqi dhe arrijnë në Selanik prej ku transferohet në Llavrion të Athinës. I vendosur për të dhënë kontributin e vet çështjes së përbashkët shqiptare, bashkohet me një grup shqiptarësh në stërvitje për operacione në Shqipëri, të cilat drejtoheshin nga Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”. Pas mbarimit të kurseve, ngarkohet me detyra delikate dhe të rrezikshme, të cilat i plotësoi me saktësi. Kështu në ato operacione që zgjatën një vit dhe përfunduan pa sukses, Kaloshi fitoi admirimin e shokëve dhe respektin e superiorëve. I dëshpëruar në kulm, por si njeri aktiv dhe i punës, përgatitë formalitetet dhe emigron në Shtetet e Bashkuara. Me 1956 arrin në South Milwaukee, ku punon për dy vjet në një fabrikë. Me anë të miqve të tij sjell vëllain Sakibin dhe së bashku blejnë një restorant në Milwaukee, ku punojnë natë e ditë deri në vitin 1967.

Me shitjen e restorantit, blen Hotelin “Dayton” në Kenosha, Wisconsin. Gjatë kësaj kohe bën disa udhëtime në Stamboll dhe rregullon sjelljen e familjes së tij të ngushtë: zonjës, të birit Qefali dhe vajzës Hyrije. Për të parën herë, mbas shumë vuajtjesh, Kaloshi vendoset mirë në Hotelin “Dayton” dhe fillon për të shijuar jetën e qetë. Me punë e djersë por me cilësi të jashtëzakonshme pozitive, blenë dy shtëpia. Më vonë blen Hotelin “Randolph” dhe Klubin “Saratoga” po në Milwaukee. Me zhvillimin e tregtisë, ai sjell edhe vëllain tjetër Xhavidin. Kaloshi pohonte me modesti se në radhët e ‘Lidhjes së II-të të Prizrenit’ kishte hyrë si anëtar i thjeshtë qysh në moshën 17 vjeç, ku iu ishte bashkuar forcave vullnetare në atdheun e tij. Në mërgim ai ishte një prej përkrahësve më të shquar të Lidhjes. Më 1971 zgjidhet nënkryetar i saj. Ketë përmbledhje të shkurtë biografike të tij ma ka dërguar Xhafer Deva në formë shënimesh me rastin e vrasjes së Kaloshit dhe është botuar në gazetën, “Lidhja e Prizrenit”, Janar – Korrik 1974.

Hysen Terpeza

Në korrespondencën e Devës, gjendet një dosje letrash me Hysen Terpezën, luftëtar i njohur në Kosovê dhe nënkryetar i ‘Lidhjes së Prizrenit në Mërgim’, mbas vitit 1962. Deva në letrat e tij me Terpezën, është i rezervuar; ato i përkasin vetëm karakterit zyrtar të kuptimit si nënkryetar i ‘Lidhjes’. Arsyeja që Deva mbante rezervë në korrespondencë me të, shpjegohet në letra të ndryshme dërguar miqve të tij, me të cilit nuk mbante rezervë në letërkëmbim. Qysh në fillim ai, e konsideron Terpezën si njeri i lëkundur në pikëpamje politike dhe njeri që përdorej lehtë prej të tjerëve. Hysen Terpeza i shkruan shpesh Xhafer Devës, por shumë rrallë, krahasuar me udhëheqësit tjerë të Lidhjes, merr letra prej tij.

Një letre të tij, lidhur me kërkesën për përjashtimin e Dem Ali Pozharit nga radhët e ‘Lidhjes’, Deva i përgjigjet shkurt: “Z. Hysen, kryetari i ‘Lidhjes’, si të gjithë kryetarët tjerë të partive ose organizatave politike në mërgim, nuk ka kompetenca me ngarkue, shkarkue ose perjashtue anëtarë të organizatës që kryeson. Emnimet, shkarkimet dhe përjashtimet, bahen nga Komiteti Ekzekutiv dhe miratohen nga Kryetari. Sa i përket Dem Ali Pozharit dhe kërkesës tënde për përjashtimin e tij të menjëhershëm nga ‘Lidhja’, unë kam këtë me thanë: Dem Alia e ka shkarkua veten nga ‘Lidhja’ dhe nuk ka nevojë për përjashtimin e tij nga ana e jonë. Ai shkoi në Tiranë, pa u këshillua me ne, por prap se prap, shkoi si burrat, ashtu si mund të shkonte Dem Alia. Shkoi ditën për diell. Unë kam kuptim ma të mirë për një veprim të tillë, se për shumë të tjerë që shkojnë herë në Bruksel, herë në Stamboll me taku familjarët e vet të ardhur nga Kosova, të cilët janë të shoqnuem nga njerëz të U.D.B.-ës. Për mua, kapitulli me Demen mbyllet me këto fjalë. Ju, po deshët me e përjashtue, duhet të mblidhni Komitetin Ekzekutiv, dhe natyrisht, vendimin e Komitetit unë e miratoj”. (Kjo letër e Devës, dërguar Hysen Terpezës nuk mban datë).

Ndërkaq, arkëtarit të Lidhjes, mikut të tij Hysen Pllanës, Deva i shkruan lidhur me Terpezën: “Hyseni asht luftëtar por, ka pas fatkeqësi si shumica e trimave të Kosovës, duke mos pas as shkollë as zanat. Në pamundësi me mbajt veten me ndonjë punë që i jep satisfaksion, ka mbet keq nga pikëpamja ekonomike. Emrin e tij si luftëtar e kanë shfrytëzue të tjerët. Prandaj ai lëviz mendimet e tij, herë me një anë, herë me një tjetër. Këtë e ka bë qysh në kampet e Greqisë, herë me Legalitetin e herë kundër tij. Hysenin duhet t’a lëm ashtu siç asht. Nuk asht mirë për ne të merremi me problemet e tij personale, ose t’u japim rëndësi veprimeve të tij gjoja politike. Si nënkryetar të Lidhjes, duhet t’a respektojmë derisa e kemi zgjedh vet…”! (Paragraf nga një letër e Devës dërguar Hysen Planës, 7 gusht, 1969). Hysen Terpeza, shpeshherë, me shtytjen dhe ndihmën e te tjerëve, në shkrim, nxirrte letra të hapura kundër Xhafer Devës, Dr. Rexhep Krasniqit dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Duke u bazuar në heshtjen e personave që ai i kritikonte, pak kush i merrte serioz “polemikat” e tij. Për qëndrimin e tij patriotik dhe luftarak gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hysen Terpeza gëzoi një respekt të veçantë në masat popullore të emigracionit politik shqiptar.

Ismet Berisha

Ismet Berisha rrjedh nga një familje e njohur patriotike e Rrafshit te Dukagjinit. Gjyshi i tij, Sadik Ramë Gjurgjeviku, është një prej udhëheqësve të shquar të Kosovës, i cili përkrah Bajram Currit dhe prijsave të tjerë kosovar, dha një kontribut të shquar në përpjekje për lirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërie. I biri, Ukë Sadiku, babai i Ismetit, ishte një prej luftëtarëve të njohur gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe besnik i patundur i idealeve të ‘Lidhjes së Prizrenit’. Për qëndrimin e tij luftarak, e pushkatuan komunistët në Prishtinë, në vitin 1947, së bashku me patriotët, Ajet Gërgurin, Osman Bunjakun e Gjon Serreqin. Ismet Berisha lindi ne Shijak të Shqipërisë, me 1933. Emigroi në SHBA në vitin 1960 dhe menjëherë ra në kontakt me kosovarë të tjerë, miq të babait dhe të gjyshit të tij, si Mehmet Agë Rashkoci, etj. Vëllai i madh i Ismetit, Skenderi, ishte dënuar në Jugosllavi me 17 vjet burgim. Gjatë viteve 1945, 1946, 1947, tërë familja e tij ishte e burgosur. Ismet Berisha është një prej organizatorëve të parë të ‘Lidhjes së Prizrenit në Mërgim’. Qysh me 1962, ai kërkoi nga Rexhep Krasniqi të ndërhynte pranë Devës, për pranimin e kryesisë së Lidhjes.

Në disa letra, Deva shprehë pakënaqësi me qëndrimet e Ismetit. Shikuar nga këndi objektiv, pakënaqësia e Devës është pak e tepruar. Deva banonte larg turmave politike shqiptare në mërgim (larg New Yorkut), dhe larg organizatës që kryesonte. Berisha ishte ne mesin e tyre, për mos të thënë në vorbullën e tyre. Si i ri me energji të pashtershme, ai kishte nevojën e të tjerëve, dhe shpesh binte ndesh me vetveten, e lëre më me Xhafer Devën. Për të afruar sa më shumë njerëz rreth ‘Lidhjes’, Ismetit i duhej t’u përshtatej zhvillimeve të kohës dhe njerëzve, që ndoshta as atij nuk ia donin të mirën. Në Kongresin e Dytë, ai pranoi përgjegjësinë për botimin e deklaratës në gazetën “Dielli” dhe u tërhoq nga salla e Kongresit, duke e bërë të qartë, se do të mbetej anëtar besnik i ‘Lidhjes’. Berisha kishte mbështetjen e plotë të Kalosh Hamdis dhe të shumë anëtare të rinj të Lidhjes. Me gjithë ankimet e Devës, Ismeti nuk shkroi asnjë herë kundër tij. Përkundrazi, ai mbrojti me këmbëngulje strategjinë e përgjithshme politike të Xhafer Devës, dhe u përpoq të shuante mosmarrëveshjet brenda organizatës.

U kthye përsëri në postin e mëparshëm, me kërkesën e Kalosh Hamdis dhe disa miqve të tjerë. Ata e shikonin Ismetin si të vetmin person energjik që mund të mbante koordinimin e veprimtarisë së ‘Lidhjes’ në New York. Mbas vdekjes së Xhafer Devës, ‘Lidhja’ bëri ndryshime në Statut dhe shpesh u lëkund në qëndrimet e veta politike, si rrjedhim i ndryshimeve dramatike të kohës dhe zgjerimit të tepruar në bashkëpunim me të tjerët. Me përpjekjet e tij personale, Ismet Berisha e mbajti gjallë emrin dhe misionin e Lidhjes dhe zhvilloi veprimtari të ndryshme në emër të kësaj organizate patriotike. Edhe sot, mbas 40-të vjetësh, ai ka arritur të afrojë rreth ‘Lidhjes’ një element të ri intelektualësh, ardhë kohët e fundit nga Kosova dhe Shqipëria. Prej vitit 1998, Lidhja ka hapur një zyrë në Bronx, New York. Gjatë luftimeve të fundit në Kosovë, kjo organizatë ka dhënë kontribut të çmuar në mbledhjen e ndihmave materiale dhe në ngritjen e zërit të vet politik. Prej riorganizimit të ‘Lidhjes së Prizrenit në Mërgim’, e deri me vdekjen e Devës, me një përjashtim të shkurtë mbas Kongresit të Dytë, Ismet Berisha ishte Sekretar i Përgjithshëm i kësaj organizate. Korrespondenca e Devës me Berishën është e pasur.

Shemsedin Vendresha

Shemsedin Vendresha ishte një prej gazetarëve të talentuar të kohës së tij dhe njohës i disa gjuhëve: frëngjisht, gjermanisht, italisht, dhe turqisht. I lindur dhe rritur në Shkup, gjatë Luftës së Dytë Botërore, angazhohet në veprimtari të ndryshme, së pari si drejtor i “Radio Kosova” me qendër në Prishtinë, dhe më vonë anëtar i Komitetit të Organizatës Ushtarake të Rinisë Nacionaliste të Prishtinës për Mbrojtjen e Kosovës. Kjo organizatë u themelua në vitin 1944, me shtytjen dhe përkrahjen e Xhafer Devës, i cili, në atë kohë ishte Kryetar i ‘Lidhjes së Dytë të Prizrenit’. Vendresha dha një kontribut të shquar në gazetari; për disa vjet botoi në Stamboll gazetën “Vardari”. Ai ndihmoi në botimin e gazetës së Legalitetit, “Atdheu”. Më vonë, u emërua drejtor i shtypit të ‘Lidhjes’. Gazeta “Lidhja e Prizrenit”, redaktuar prej tij dhe kontrolluar nga Xhafer Deva, cilësohet si gazetë në lartësi profesioniste. Korrespodenca e Devës me Vendreshën, është e kufizuar. Ai, dyshonte se Shemsedin Vendresha, mbante lidhje me zyrtarë të qeverisë së Tiranës në Perëndim.

Për këtë çështje, Deva i kërkon informata mikut të tij në Stamboll, Tahir Kolgjinit, i cili i përgjigjet: “Sa për Shemsedin Vendreshen, mundem me të dhën vetëm disa njoftime, të cilat, mandej vlerësoj vet.

  1. Shemsedinin, me të cilin shumë vjet kam pas bashkëpunua në çështjet që i kam pas përfshi me qëllimet e mija – kombëtare – asht ambicioz në pozita. Aj, kur i vjen radha, mund të shkelë mbi kufomën e bashkëpunëtorit të vet, për me shti në dorë një pozitë të lakmueshme. Me gjithë këtë, bujaria nuk i mungon. Jo veç; por nuk e kursen vetveten, kur asht fjala për ndonjë veprimtari kombëtare. Asht fakt. Natyrisht si çdo kujt, edhe atij i pëlqen të përmendet.
  2. Ma para ka qenë vërtetë antikomunist. Ma vonë, me vendin këtu, hyni në marrëdhënieje si thellë. Mandej, u takue me disa nënpunsa shqiptarë të kuq dhe shkaktoi që ta tronditëse besimin. Mbi këtë ra shumë poshtë në pikëpamje ekonomike dhe filloi me vuejtun. Një vajzë e vetja në Shqipni, kishte përparue dhe ishte dallue si artiste – me duket: soprano. -Aj, besoj, duke u mbështetun në vleftën artistike të vajzës së vet, një ditë më thotë, mendon me shkue në Shqipni, mbasi nuk mundte me jetua këtu. Në këtë mënyrë më pyeti mendimin. Unë, iu përgjigja: “Ti, ende nuk e paske njohtë komunizmin. Ke ndihmua antikomunistët në Kosovë. Ke folur kundër komunizmit në radion e Prishtinës, në radion e Shkupit dhe n’atë të Vjenës. Ke botue gazeta antikomuniste, Vardarin në Stamboll. Jo që vet ke shkrua kundër komunizmit; por, ke botue edhe artikuj të mi e të tjerëve antikomunistë. Pra, Tirana, të gjitha këto i din. Ty, t’a nxjerr shpirtin me miligram.” U pendua dhe nuk shkoj
  3. Mbas shumë vuajtjesh, Legaliteti e tërhoqi në New York, për me i dorëzua botimin e fletores ‘Atdheu’. Para se të nisej, e porosita, duke i thanë që të shikonte punën dhe jetesën e vet; të mos nakatosje në grindjen e tyre, që mund të ken me njërii tjetrin. Mirëpo, aj, filloi me lakmue lart e ma lart. Hyni në mes të dallgëve. Dhe me vdekjen e Nuçi Kotës, Selim Damani me të vetët, i ranë shkelm dhe e fërfëlloi si një top këmb.
  4. Jetën në ‘Lidhjen e Prizrenit’, nuk asht nevoja me e përshkrue. E din vetë.
  5. Sa për ata që janë ekzekutua n’Ankara, nuk di nëse ka pas ndonjë bashkëpunim me ta. Nuk e besoj. Aj ka shumë vjet që ka shkue ne New York, duke e lan Stambollin. N’atë kohë, nuk ka qenë shtrimë puna aq sa, ata të kishin nevojën e Shemsedinit. Tash, këto pika i kombinon vet. Asht njeri që mund të përdoret, prandaj mund të bashkëpunohet me të me dy kondita:
  6. Duke ia mbajtur frenin fortë dhe b) duke mos i dorëzue sekrete me rëndësi”. (Letër e Tahir Kolgjinit dërguar Devës nga Stambolli, 29 /4/ 1975.

Shemsedin Vendresha ishte një prej penave të forta anti-jugosllave. Pa marrë parasysh qëndrimin e tij ndaj qeverisë së Tiranës, ai nuk bënte më të voglin kompromis ndaj Beogradit. Turqia gjatë luftës së ftohtë, ka qenë vend i goditur nga veprimet subversive të komunizmit ndërkombëtar. Qeveria turke, her mbas here i ndëshkoi pa mëshirë lëvizjet e brendshme komuniste. Edhe regjimi komunist i Tiranës, zhvilloi njëfarë propagande në atë vend, duke përfituar nga trajtimi i urtë politik që iu bënte qeveria turke diplomatëve shqiptarë në vendin e vet. Mbas ekzekutimit të një grupi prej pesë vetash, nga mesi i vitit 1962, shtypi turk përmend edhe ndërlikimin në te të qeverisë së Tiranës. Memorie.al

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 19 Maj 2022

Next Post

“A i njeh ata shqiptarët, si Bajram Krifca e Servet Salihu nga Dibra, ata janë më të poshtrit, pasi…”/ Biseda e Myrteza Bajraktarit me të motrën, në Turizmin e Sarandës, në 74-ën

Artikuj të ngjashëm

“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
21 Vjet burg komunist

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij…”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

June 26, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
21 Vjet burg komunist

“Në qelitë e Durrësit, më sollën një hetues të ri, nënkolonel Irakli Kocani, një ‘gorrillë’ që më merrte në pyetje pas mesit të natës dhe me një dërrasë që mbante mbi tavolinë…”/ Dëshmia e Uran Kalakullës

June 26, 2025
“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
21 Vjet burg komunist

“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

June 26, 2025
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
21 Vjet burg komunist

“Në qelinë e Rajonit Nr. 2, gjeta dy persona, më i riu, Mihallaq Havaleja, nga Tirana, tjetri Qemali, nga Vlora dhe prej gjesteve të tyre, kuptova se ata ishin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

June 26, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
21 Vjet burg komunist

“Pasi më shau nga nëna dhe më tha; ‘qen’, Mihallaq Ziçishti u ngrit nga karrigia dhe më ra më grusht në nofull, sa që më theu dhëmballën e, më lau në gjak…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

June 26, 2025
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
21 Vjet burg komunist

“Dyshimet e mija se kush nga pjesëtarët e grupit të Tiranës apo Durrësit, na dekonspiroi te Sigurimi i Shtetit, që na arrestuan të gjithëve dhe…”! / Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

June 26, 2025
Next Post
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër

“A i njeh ata shqiptarët, si Bajram Krifca e Servet Salihu nga Dibra, ata janë më të poshtrit, pasi…”/ Biseda e Myrteza Bajraktarit me të motrën, në Turizmin e Sarandës, në 74-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme