• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 2, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim

“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim
“Në spitalin civil u çel dhoma e destinueme për të vdekunit dhe u panë të shtrirë 10 kufoma”?! / Dosja hetimore e 4 shkurtit ’44, ku figurojnë të vrarë vetëm …
“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim
“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim
0
Shares
331
VIEWS

Nga Idriz Lamaj

Pjesa e njëzet e dy

                                                   Nga veprat e apostujve të Shqipënisë etnike

                                                                   Xhafer Deva

Gjithashtu mund të lexoni

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

                                     Në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës

Parathënie

Memorie.al/ Ndoshta si shumë të tjerë, edhe unë, shpeshherë shfletoj letrat me miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, që nuk janë më në këtë jetë. Duke i shfletuar ato, për një çast shpalosen kujtime që më duket se disa prej tyre mund t’i shërbejnë historisë tonë. Pastaj, kthehem te vetëdija për gjendjen e e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, e them me vete: “Vallë, çfarë mund të shërbejnë në këtë kohë të zymtë kujtimet e mia për të tjerët ose letrat e njerëzve të vdekur?”

Pa qenë ndjellës ogurzi i pesimizmit, duke menduar si gjithmonë për një të ardhme më të mirë, kthehem tek detyrimet e mia ndaj miqve të mi dhe si një vëzhgues i akullt i kohës, pa asnjë pretendim shërbimi historik, kur më jepet mundësia e botimit, shkruaj atë që kam në mend, gjithnjë të mbështetur në shkrimet dhe në letrat e tyre. Ky parim ndiqet edhe në këtë libër për Xhafer Devën. Xhafer Devën e njoha në person, kemi këmbyer vizita dhe kemi pasë letërkëmbim të dendur.

Kam kaluar ditë pushimi në shtëpinë e tij dhe kam trashëguar të gjithë korrespondencën e Xhafer Devës me Rexhep Krasniqin, shokun e tij më të ngushtë, për mëse 40 vjet. Mbas shumë vjetësh, bisedova në telefon me të bijën dhe dhëndrin e zonjës Deva. Në bisedë e sipër, duke përfituar nga miqësia e vjetër, pyeta për letrat e tij dhe më njoftuan se të gjitha i kishte Qefali Hamdia, mik i familjes së tyre.

Në qershor të vitit të kaluar (2001) shkova në Kenosha, Wisconsin, mysafir i Qefali Hamdisë, për të shikuar korrespondencën e Xhafer Devës, të cilën ia kishte dërguar zonja Deva vite më parë, kur ajo, për shkak të moshës së thyer, po mbyllte shtëpinë e vet për të vajtur në shtëpinë e 5 së bijës dhe të dhëndrit, zonjës Burgl Dagmar dhe Rev. Dennis Logie.

Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i merrja vesh, mora me vete më shumë se një mijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihet një periudhë mbi 30 vjet, 1945 – 1978. Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë – tetë gjuhë. Korrespondenca e tij është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht. Letrat dhe shkrimet e Xhafer Devës, me përjashtim të atyre me shkronja të turqishtes së vjetër dhe të serbishtes me shkronja cirilike, kryesisht janë të shkruara me makinë, të mbajtura mirë dhe të renditura si mbas alfabetit, me personat që ai kishte të bëjë.

Aty përfshihen edhe letrat e tij familjare. Ai ruajti me kujdes kopjen e çdo letre që dërgoi dhe çdo letre që mori. Zonjës Oswalda Deva, të bijës Burgl, dhëndrit Dennis Logie dhe z. Qefali Hamdia me familje, i’u shprehi falënderimet më të përzemërta për besimin që më dhanë. Me mirënjohje të veçantë kujtoj këtu ndihmesën që më dhanë vëllezërit – Kapidan Nue Gjomarkaj dhe Nikoll Gjomarkaj, në përgatitjen e njërit prej kapitujve më të rëndësishëm të këtij libri.

Kapidan Nou, përveç vënies në dispozicion të lëndës mbi marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe dërgimin e parashutistëve në Shqipëri e në Kosovë, shqyrtoi bashkë me mua secilin dokument të asaj periudhe, dhe formuluam tekstin në formë bisede; ndërsa Nikolla, deshifroi letrat, transkriptoi dhe përktheu nga italishtja, materialet e papublikuara deri më sot, të cilat u botuan në këtë kapitull.

                                                    Vijon nga numri kaluar

                               Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim

                                        – Kosova në kohën e Shqipnisë Etnike –

Xhafer Deva në dritën e letrave të veta

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjona Shtufaj

Gjon Shtufaj lindi në Gjakovë në maj të vitit 1932. Giatë Luftës së Dytë Botërore, familja Shtufaj mbajti anën e nacionalizmit; axha i tij shërbeu si polic në Prizren dhe në Vlorë. I ati ishte tregtar. Me ardhjen e komunizmit në pushtet, shpallet kulak. Të dy vëllezërit qëndrojnë disa vjet në mal. Ata dorëzohen me shpalljen e një amnistie në të cilën theksohej se, nuk do të përkitshin të arratisurit “që nuk i kanë lyer duart me gjak”. Në periudhën e pushtimit italian, Gjoni ishte nxënës i Zef Nekajt, i cili banonte në shtëpinë e babait të tij, Mark Shtufajt. Mbas luftës, Gjoni mbaroj vetëm shkollën tetëvjeçare.

Në moshën 22 vjeç, bëhet anëtar i një grupi të fshehtë dhe zhvillon veprimtari anti-jugosllave, duke shpërndarë natën Flamuj Shqiptar dhe parulla kundër regjimit shtypës të Beogradit. Arrestohet me 17 qershor 1957, së bashku me Adem Krasniqin dhe dënohet me 7 vjet burgim. Mbas pesë vjetësh përfiton nga një amnisti shtetërore e lirohet nga burgu. Në vitin 1968, i lë lamtumirën vendlindjes dhe ende nuk është kthye në atdhe. Për sjelljet e tij shembullore e patriotike gjatë qëndrimit në burg, Deva njoftohet nga Shaban Dërguti. Në këtë mënyrë angazhohet, në radhët e ‘Lidhjes së Prizrenit’ dhe emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Me vrasjen e Kalosh Hamdis dhe dorëheqjen e Hysen Terpezës, ‘Lidhja’ mbetet pa nënkryetar. Me propozimin e Ismet Berishës dhe mbështetjen e shokëve, emërohet nënkryetar i ‘Lidhjes’.

Gjoni qysh në fillim fitoi besimin e plotë të Devës dhe këmbejnë letra të formës më miqësore. Mbas vitit 1978, tërhiqet gradualisht nga ‘Lidhja’, bën një jetë familjare pa u angazhuar në veprimtari politike, por gjithnjë mbetet besnik i frymës dhe idealeve klasike të ‘Lidhjes se Prizrenit’ dhe të Xhafer Devës. Mbas përfundimit të Kongresit të Dytë, ‘Lidhja’ mbeti pa editor të gazetës. Meqenëse Deva, i jepte rëndësi të veçantë shtypit, unë i thash se, mund t’a përgatisja gazetën derisa të gjendej editori, nëse z. Krasniqi dhe ai më ndihmonin me artikuj anglisht. Kërkova gjithashtu që Prof. Zef Nekaj, të merrej me redaktimin gjuhësor. Në këtë mënyrë u zgjidh edhe çështja e shtypit dhe u botuan disa numra të gazetës “Lidhja e Prizrenit” e cila u vlerësua lart, në sajë të punës redaktuese të Prof. Nekajt.

Zef Nekaj

Zef Nekaj lindi me 14 mars 1919 në katundin Domgjon të Mirditës në një familje të varfër. Shkollën fillore e mbaroi ne Konviktin e Mirditës, në Orosh më 1930, e shkollën ‘Normale’ në Elbasan më 1939. Mbas pushtimit të atdheut dhe bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, shërbeu si mësues (1940-1944) në shkollat fillore, në Gojan, në Mirditë, në Kërçisht, në Peshkopi, në Prizren, Isniq dhe në Gjakovë. Në vitet 1944-‘45 ishte mësimdhënies dhe zv/drejtor i Shkollës ‘Normale’ në Gjakovë. Në vjetet 1945-‘49 u dënua me pesë vjet burgim për arsye se: “mbolli mëni midis popujve vëllazën të Jugosllavisë”; siç shkruante akuza.

Në vitet 1950-‘51 shërben si përkthyes dhe redaktor i “Komisionit Pedagogjik” në Prishtinë, nën kryesinë e Prof. Zekeria Rexhës, i cili ndërhyri për punësimin e tij. Gjatë punës në Komisionin Pedagogjik, Zefi u mor kryesisht me përkthime nga serbo-kroatishtja në shqip. Brenda dy vjetësh (1950-‘51), përktheu: ‘Gjeli i Artë’ i Pushkinit, poezi, me Prof. Esad Mekulin: ‘Prrallat’ e Krillovit, poezi me Esad Mekulin: ‘Ditët Gazmore’ e M. Aleçkoviqit; M. Aleckoviqit; ‘Kunora e Maleve’ e P. Njegoshit, me Esad Mekulin; ‘Antologjia e Shkrimtarëve Shqiptare’, bashkëpunim me kolegët e punës; ‘Historia e Shkencave të Natyrës’ për shkollat e mesme, bashkëpunim; ‘Shoqnia e Pjeter Macallungës’, me Sulejman Drinin; ‘Lendina e Lavrueme’ e Shollohovit, përkthyer nga Vehap Shita, redaktuar nga Zef Nekaj, etj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, bashkëpunoi me revistat ‘Jeta e re’ dhe Buletini pedagogjik, ku botoi shumë nga fusha e folklorit. Mbas largimit nga Jugosllavia (1951), Zef Nekaj ishte redaktor i seksionit të kulturës në gazetën ‘L’Albanie Libre’, dhe bashkëpunëtor i gati të gjitha revistave dhe gazetave më të njohura të mërgatës shqiptare, si ‘Shejzat e Koliqit’, ‘Jeta Katolike Shqiptare’ e Monsinjor Oroshit, ‘Buletini Katolik Shqiptar’ i Gjon Sinishtës, që nga botimi i parë e deri me vdekjen e editorit. Këtu duhet theksuar se, në asnjë revistë në mërgim, nuk është shkruar për Kosovën, shqiptarët në Mal të Zi dhe në Maqedoni, nga autorë shqiptar apo të huaj, më shumë se në këtë revistë. Mbi nëntëdhjetë përqind e atyre studimeve janë shkruar nga Zef Nekaj.

Ai ka qenë bashkëpunëtor i gazetave: ‘Shqipëria e K.K.SH.L., “Vardari”, i Shemsedin Vendreshës në Stamboll, ‘Shqiptari i Lirë’, organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe bashkeditor i gazetës ‘Lidhja e Prizrenit’ mbas Kongresit të Dytë të ‘Lidhjes’. Zef Nekaj ka përkthyer shumë punime, prozë e poezi, nga anglishtja në shqip, si; vjershat për Ilirinë prej Harry T. Fultz, pjesë e parë dhe ‘Fustanella piktoreske shqiptare’ e Faik Konicës, prozë, etj. Përveç punës vullnetare si përkthyes, Zefi bëri edhe punë të thjeshta për të nxjerrë bukën e gojës. Me 1964 mori BA në Gjuhë e Letërsinë ruse, nga Instituti i Gjuhëve të Huaja në Monterey të Kalifornisë. Me 1975, mori MA, në edukatë e linguistikë nga Universiteti i Berkeley, po në Kaliforni.

Për vite me radhë, ishte instruktor dhe hartues i teksteve te gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve të Huaja të Ministrisë Amerikane të Mbrojtjes në Monterey. Shkrimet e tij të fushave të ndryshme, të shpërndara në revista dhe gazeta, janë vëllimore. Ato janë nënshkruar shpesh me pseudonime të ndryshme. Zefi përdori pseudonimet, për të mënjanuar persekutimet e njerëzve të tij në Shqipëri e në Jugosllavi, por, megjithatë të afërmit e tij, i persekutuan. Babai i tij, Vorf Nikoll Kola Nekaj arrestohet në Shqipëri në vitin 1949 dhe bën pesë vjet burgim. Doli nga burgu i verbuar dhe vdiq në vitin 1972.

Xhafer Deva dhe Mbledhja e Madridit

Në qershor të vitit 1972, Xhafer Deva merr një ftesë nga Oborri Mbretëror Shqiptarë, atëherë me seli në Madrid, të nënshkruar nga Mbreti Leka. Në ftesë, Xhafer Devës i bëhej thirrje të merrte pjesë në një tubim të udhëheqësve politik, në përpjekje për realizimin e një bashkëpunimi ndërpartiak. Mbas këshillimesh me Dr. Rexhep Krasniqin dhe Kalosh Hamdin, Xhafer Deva, menjëherë autorizon mbajtjen e një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv të ‘Lidhjes së Prizrenit’ për shqyrtimin e ftesës. Mbasi merr pëlqimin e Këshillit Ekzekutiv, Dvea vjen në New York për pak ditë, dhe i shoqëruar nga Kalosh Hamdia, shkon në Madrid. Siç pritej, atje zgjidhet Kryetar i Mbledhjes.

Ai mbanë korrespondencë me Oborrin Mbretëror, gjatë viteve 1972-1975. Letrat që merrte, megjithëse mbanin nënshkrimin e Mbretit Leka, ose autorizimin e tij, janë të shkruara nga Kolonel Hysen Selmani dhe më vonë nga Kolonel Xhemal Laçi, ish-ministra të Oborrit Mbretëror. Letrat nuk përmbajnë ndonjë rëndësi të veçantë për studim. Të dy palët bëjnë plane për afrimin e partive politike të mërgatës. Simbas letrave, as Mbreti Leka as Xhafer Deva, nuk kanë ndonjë plan për veprim konkret. Hendeku midis grupeve politike ishte i madh, sa nuk mund të dilte asgjë më shumë se kjo akt marrëveshje e thatë:

Akt – Marrëveshje

Mbas ftesës se Madhërisë së Tij Leka i Parë, partitë dhe grupet shqiptare të mërgatës u mblodhën në Hotel ‘Cuzco’, në Madrid, me 2 dhe 3 Korrik 1972, dhe mbasi shqyrtuan gjendjen shqiptare dhe ndërkombëtare, Vendosën:

  1. Të bashkërendohen fuqitë kombëtare për sigurimin e Shqipërisë etnike, për rrëzimin e regjimit antipopullor që sundon sot në Shqipëri dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit nga çdo kërcënim i huaj.
  2. Të zhvillohet një veprimtari e gjithanshme në fushën politike, kulturore dhe shoqërore.
  3. Të krijohet një shtyp i përbashkët i cili të shprehi besnikërisht vendimet që janë marrë nga Kuvendi i sotëm.
  4. Për zbatimin dhe vënien në veprim të marrëveshjes së arritur krijohen:
  5. Organi Ekzekutiv që ka për t’u përbërë prej 9 anëtarëve. Anëtarët do të zgjedhin 196 Kryetarin, N/Kryetarin, Sekretarin dhe Arkëtarin.
  6. Organi Këshillues do të përbëhet prej aq anëtarësh që partitë dhe grupet politike do të vendosin në Statutin e ardhshëm. Për zgjedhjen e kryetarit, të nënkryetarit dhe të sekretarit do të ndiqet e njëjta procedurë që parashihet në shkronjën A, të nenit 4 dhe 5.

Të gjitha partitë dhe grupet politike që nuk morën pjesë në këtë kuvend si dhe personalitete të botës shqiptare të njohura për veprimtarinë e tyre kombëtare do të ftohen të marrin pjesë si pas marrëveshjes që u arrit sot.

7. Organi i Përbashkët do të mbahet me kontributin e palëve nënshkruese si pas mundësive të tyre.

8. Kompetencat e organeve të kësaj marrëveshje do të caktohen me një rregullore të veçantë.

9. Me aprovimin e Statutit, veprimtaria e partive dhe grupeve politike duhet të zhvillohet në pajtim me                     frymën dhe shkronjën e kësaj marrëveshje.

10. Si të jetë marrë pëlqimi nga komitetet qendrore të palëve nënshkruese të kësaj marrëveshje, ka për t’u                   përpilua Statuti, i cili fill mbas nënshkrimit, do të marrë formën definitive për të gjitha efektet ligjore.

11. Gjer në aprovimin e nënshkrimit të Statutit, që nuk duhet të kalojë gjashtë muaj, krijohet Këshilli Drejtues i             përkohshëm i cili do të drejtojë veprimtarinë e gjithanshme të Organit të Përbashkët.

12. Për të përballuar nevojat fillestare të Këshillit Drejtues të përkohshëm, Kuvendi ven në dispozicion të atij                 Këshilli, shumën prej 1.600 dollarësh (njëmijë e gjashtëqind).

13. Kuvendi njeh që aktiviteti i zhvilluar deri sot nga Komiteti “Shqipëria e Lirë”, në të njëjtat kondita, t’i                       vazhdojë punimet edhe në të ardhmen.

14. Shoqatës Pan Shqiptare “Vatra” t’i jepet përkrahje morale dhe materiale e nevojshme, me qëllim që të                   zhvillojë veprimtarinë e saj si në të kaluarën.

15. Të bashkëpunojë rregullisht me Lidhjen e Prizrenit, gjer në arritjen e qëllimeve të saj.

16. Komiteti “Shqipëria e Lirë”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Vatra”, për shkak të karakterit të tyre të veçantë, nuk i               nënshtrohen dispozitave të kësaj marrëveshje.

17. Me rastin e aprovimit të Statutit do të caktohet prej palëve nënshkruese emri i Organit të Përbashkët si dhe          personat që do të bëjnë pjesë në Këshillin Ekzekutiv dhe Këshillin Konsultativ.

18. Kjo marrëveshje do të qëndrojë në fuqi deri në ditën e çlirimit të Shqipërisë.

19. Këshilli Drejtues i përkohshëm do të përbëhet prej të nënshkruarve: Zotërive: Dr. Halim Begeja, Prof.                      Theodor Papalilo (‘Partia Agrare, Balli Kombëtar’, Grupi H. Dostit), Dr. Fuat Myftia dhe Hysen Mulosmani (O.          K. L. Legalitetit), Isa E. Ndreu (‘Partia Katundare’), Nue Pjeter Gjomarkaj (‘Heroizma Shqiptare’), Ymer Bardhi            (‘Bashkimi Shqiptar’).

Më poshtë, vazhdojnë nënshkrimet e personave të sipërshënuar ku gjendet edhe nënshkrimi i Devës dhe Kalosh Hamdis në emër të “Lidhjes së Prizrenit”. Mungon firma e përfaqësuesit të Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe firma e ‘Bllokut Kombëtar Indipendent’ i cili përfaqësohej nga Dr. Gjon Buçaj, në pozitën e vëzhguesit. Si vëzhgues ishte edhe z. Hajdar Tonuzi, në emër të Federatës “Vatra”. Mbas Kuvendit te Madridit, Xhafer Deva përpiqet të vej në veprim vendimet që morën partitë, por më kot.

Vazhdon korrespondencën me personalitete të ndryshme politike të mërgatës dhe me Sekretarin e Mbledhjes, Lec Shllakun, të cilët ishin ngarkuar të vazhdonin bisedimet ndërpartiake. Për të pasur një pasqyrë sa më reale të kësaj mbledhje, duhet shfletuar korrespondenca e Devës dhe e Shllakut. Arsyeja që sollëm këtë kapitull të shkurtër në vete është, se shtypi i emigracionit politik shqiptar i asaj kohe, bëri shumë fjalë për këtë mbledhje. Grupet e interesuara për propagandë i bëjnë jehonë, kurse në realitet, Xhafer Deva, shkriu të gjitha energjitë e veta të viteve të tij të fundit, pa arritur asnjë sukses.

Në letrat e Devës mësojmë dy gjëra për angazhimin e tij. Ai u jepte rëndësi kontakteve politike të Mbretit Leka, me qarqe politike Perëndimore dhe ëndërronte një shtyp të përbashkët, një gazetë të vetme mbi nivelet partiake: “Në qoftë se del gjë nga kjo mbledhje, nxjerrja e nji gazete të vetme, mbi nivelet partiake, ka rëndësi të madhe. Një gazetë e vetme, në emër të t’gjitha rrymave politike, një gazetë mbi kuptimin parti, mund të dalin vetëm nga Komiteti “Shqipëria e Lirë”. Rexhepi asht i vetmi që mund ta ruaj balancën dhe t’i sigurojnë gazetës seriozitetin e duhun. Unë do të bëj çmos t’i bindi Rexhepin dhe Idrizin, t’a marrin përsipër këtë detyrë të vështirë…“, i shkruan Shllakut, me 21 prill, 1973. Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 20 Maj 2022

Next Post

Raporti sekret i Sigurimit: “Vëllai im, ish-kolonel, me poste të larta në Ushtrinë Jugosllave, do të vij këtu në shtator dhe ai ka porositur…”/ Biseda me Myrteza Bajraktarin, në ’74-ën

Artikuj të ngjashëm

Dosja sekrete: “Në një nga dhomat e banesës së Tuk Jakovës, kemi vendosur agjentin ‘Maja e Leklit’, i cili…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, Nën/Kolonel, Zylfi Saliu, Berat, 1955
Personazh

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

June 30, 2022
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
Personazh

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

June 26, 2022
“U dëgjua një batare automatiku dhe mësuam se roja kishte vra një të burgosur nga Kruja, që…”/ Kujtimet e ish – zv / ministrit të Brendshëm për Kampin e Vloçishtit
Personazh

“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!

June 25, 2022
“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian
Personazh

“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian

June 24, 2022
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ndërsa Visar Zhiti ngjitej në podium për të marrë ‘Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë’ në San Felice Circeo, m’u kujtua viti 1981, kur ai në galerinë e Spaçit…”/ Kujtimet e panjohura të Eugjen Merlikës

June 24, 2022
“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/  Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/ Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës

June 22, 2022
Next Post
Raporti sekret i Sigurimit: “Vëllai im, ish-kolonel, me poste të larta në Ushtrinë Jugosllave, do të vij këtu në shtator dhe ai ka porositur…”/ Biseda me Myrteza Bajraktarin, në ’74-ën

Raporti sekret i Sigurimit: “Vëllai im, ish-kolonel, me poste të larta në Ushtrinë Jugosllave, do të vij këtu në shtator dhe ai ka porositur…”/ Biseda me Myrteza Bajraktarin, në ’74-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!