• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nënë Tereza e mori letrën e Presidentit Ramiz Alia, por tha, se në të nuk gjeti as ‘po’ e as ‘jo’ dhe…”/ Vizita në Shqipëri e bamirëses së famshme në gusht ’89

17 Gusht 1989 Nene Tereza/Memorie.al
“Nënë Tereza e mori letrën e Presidentit Ramiz Alia, por tha, se në të nuk gjeti as ‘po’ e as ‘jo’ dhe…”/ Vizita në Shqipëri e bamirëses së famshme në gusht ’89
“Nënë Tereza fillimisht s’pranoi të takohej me shoqen Nexhmije Hoxha dhe qilimin e vogël që i’a dhamë, tha se do i’a dhuronte Papës…”?!/ Relacioni i shoqëruesit, gusht 1989
“Nënë Tereza e mori letrën e Presidentit Ramiz Alia, por tha, se në të nuk gjeti as ‘po’ e as ‘jo’ dhe…”/ Vizita në Shqipëri e bamirëses së famshme në gusht ’89
Nene Tereza me Nexhmije Hoxhen/Memorie.al
“Nënë Tereza e mori letrën e Presidentit Ramiz Alia, por tha, se në të nuk gjeti as ‘po’ e as ‘jo’ dhe…”/ Vizita në Shqipëri e bamirëses së famshme në gusht ’89
Nena Tereza 1989
“Nënë Tereza e mori letrën e Presidentit Ramiz Alia, por tha, se në të nuk gjeti as ‘po’ e as ‘jo’ dhe…”/ Vizita në Shqipëri e bamirëses së famshme në gusht ’89
Nënë Tereza vizitë ne kopësht fëmijësh
“Nënë Tereza e mori letrën e Presidentit Ramiz Alia, por tha, se në të nuk gjeti as ‘po’ e as ‘jo’ dhe…”/ Vizita në Shqipëri e bamirëses së famshme në gusht ’89
Nje interviste me Tefta Radin qe nuk u transmetua
“Nënë Tereza fillimisht s’pranoi të takohej me shoqen Nexhmije Hoxha dhe qilimin e vogël që i’a dhamë, tha se do i’a dhuronte Papës…”?!/ Relacioni i shoqëruesit, gusht 1989
“Nënë Tereza fillimisht s’pranoi të takohej me shoqen Nexhmije Hoxha dhe qilimin e vogël që i’a dhamë, tha se do i’a dhuronte Papës…”?!/ Relacioni i shoqëruesit, gusht 1989
“Nënë Tereza fillimisht s’pranoi të takohej me shoqen Nexhmije Hoxha dhe qilimin e vogël që i’a dhamë, tha se do i’a dhuronte Papës…”?!/ Relacioni i shoqëruesit, gusht 1989
“Edhe pse Nënë Tereza thoshte se nuk dinte shqip, ajo kuptonte shumë mirë, kurse shoqëruesja e saj e mbajti të fshehur aparatin fotografik dhe …”/ Dosja sekrete e vizitës në gusht’89
0
Shares
902
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, të cilat i përkasin një periudhe kohe nga (1969-1991), ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare, të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, flet-palosje, fotografi, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi, fituese e çmimit ‘Nobel’ për Paqen, në 1979-ën, e cila që nga viti 1969, nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze dhe italiane, i kërkoi Tiranës zyrtare, që ajo të vinte në Shqipëri, në atdheun e saj, për të vizituar nënën, Roza Bojaxhi, që në atë kohë ishte në moshën 86 vjeçare dhe e sëmurë, si dhe motrën e saj, Age, të cilat banonin në Tiranë. Dokumentacioni i plotë, (tashmë i de-klasifikuar), i nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar, bëhet publike për herë të parë nga Memorie.al, ku hidhet dritë mbi të gjithë aktivitetin bamirës së Shenjtores së famshme, në ndihmë të të varfërve në të gjithë botën dhe dëshirën e saj të jashtëzakonshme për të ndihmuar bashkatdhetarët e saj në Shqipërinë komuniste, si dhe heshtjen totale të Tiranës zyrtare dhe udhëheqjes së lartë komuniste të asaj kohe, me në krye Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët me pretekste të ndryshme, penguan ardhjen e saj në Shqipëri dhe e lejuan atë vetëm në vitin 1989, në sajë të presionit të madh ndërkombëtar!

                                                           Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

Letra e regjisores me origjinë kanadeze, Jeanette C. Petrie, dërguar Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Miqësore e Kulturore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica

 7 Tetor, 1989

 Z. Jorgo Melica

 Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturor e Miqësore me Botën e Jashtme

                                   Tiranë, Shqipëri

                             I nderuar Zoti Melica

Për mua qe një nder dhe privilegj që m’u dha mundësia të shoqëroj Nënë Terezën në Shqipëri.

Ju falenderoj për mikpritjen bujare që treguat gjatë vizitës sonë. Siç ju premtova, unë i bëra ndryshimet e duhura në film, ashtu siç e diskutuam. Po ju dërgoj një kopje të filmit në VHS-PAL.

Një kopje për transmetim, ja kam dërguar Mira Shuteriqit, në Televizionin Shqiptar.

U impresionova shumë nga të gjithë njerëzit që takova, po kështu dhe Nënë Tereza u prek shumë nga ngrohtësia e dashuria treguar ndaj saj.

Siç mund ta dini, dhe jam e sigurt për këtë, Nënë Tereza ishte shumë keq në Kalkutë, por tani është shëruar dhe është shumë mirë. Shpresojmë që të lërë spitalin javën e ardhshme. Ajo mezi po pret të rikthehet në Shqipëri. Shpreson të vijë para fundit të vitit. Nuk besoj që të ketë gjë tjetër që t’i japë kënaqësi më të madhe.

Ju lutem u transmetoni mirënjohje e përshëndetjet më të mira të gjithëve. Edhe unë gjithashtu mezi e pres rastin për t’u rikthyer një ditë në Shqipëri.

                                                                                                                      Sinqerisht

                                                                                                                Jeanette C. Petrie

Letra e regjisores me origjinë kanadeze, Jeanette C. Petrie, dërguar Nexhmije Hoxhës, Kryetares së Frontit Demokratik të Shqipërisë

 Zonjës Nexhmije Hoxha                                                             7 Tetor 1989

Presidente e Frontit Demokratik

              Tiranë, Shqipëri

                                                     E dashur Zonja Hoxha

Ishte një nder dhe privilegj shumë i madh për mua që mu dha mundësia të shoqëroj Nënë Terezën në Shqipëri. Isha, gjithashtu tepër e lumtur që mu dha rasti t’ju takoja ju dhe vajzën tuaj.

Nënë Tereza u prek veçanërisht nga ngrohtësia dhe dashuria me të cilën e pritët ju.

Jam e sigurt se keni dëgjuar që Nëna u sëmur posa u kthye në Kalkutë, por me siguri tani di të gëzoheni kur të mësoni se Nëna e mori veten shumë mirë (shenjë kjo e shpirtit shqiptar) dhe do të dalë nga spitali javën që vjen (ose javën e ardhshme).

Ajo mezi pret të ri vizitojë Shqipërinë. Shpreson të kthehet përpara fundit të vitit. S’besoj se ndonjë gjë tjetër do t’i japë kënaqësi më të madhe.

Siç ju premtova po ju dërgoj një kopje të filmit “Nënë Tereza”. Pas bisedës që bëra me Zotin Melica dhe Televizionin Shqiptar, i bëra një “redaktim” filmit dhe shpresoj se kopja e filmit do t’u pëlqejë.

Kam shumë dëshirë që të më jepet rasti t’u takoj përsëri.

                                                                            Përshëndetje më të përzemërta

                                                                                         Me sinqeritet

                                                                                     Jeanett C. Petrie

Letra e Drejtorit të Drejtorisë së Organizatave Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, Maxhun Peka, dërguar Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Botën e Jashtme

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

 Drejtoria Organizatave                                                           Tiranë, me 21.10.1989

NDËRKOMBËTARE

Nr.4468/1 Prot.

 KOMITETIT SHQIPTAR PËR MARRËDHËNIET KULTURORE E MIQËSORE ME BOTEN E JASHTME

                                             Tiranë

Bashkë lidhim një videokasetë mbi nënë Terezën dhe një pliko me gazetat “Liria” të dërguara nga misioni ynë në New York.

Videokaseta është dorëzuar në adresë të sh. Jorgo Melica nga Xhanete Petrie, e cila shoqëroi Nënë Terezën gjatë vizitës në vendin tonë.

                                                                                                 P/DREJTORI

                                                                                                 Maxhun Peka

 Letra e Nënë Terezës, dërguar Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia 

 I dashur Zoti Ramiz Alia

Ju faleminderit për letrën tuaj të ngrohtë. Të më falni që nuk ju kam shkruar gjithë këtë kohë, sepse, siç e dini, kam qenë e sëmurë. Po përpiqem të shkruaj disa rreshta në shqip pas shumë e shumë vitesh, prandaj të më falni për gabimet.

“Unë ja kam dhan ‘besën e shqiptarit’ Zotit, me prue dashni dhe paqe mbar gjithë botën” duke u dhënë dashuri të ngrohtë dhe kujdes të sëmurëve – të vetmuarve, atyre që s’i duan, që u mungon dashuria.

“Zemra jeme ka nji dishir t’madhe me ardh ni Shqipni me motrat e mija, e me prue kët dashni dhe kët paqe. Unë kam pa që ju keni t’gjith punt shum mir, por zemra jeme dishron shum me ardh me motrat e mija me dhan kët dashni”.

Unë kam parë se çdo gjë është bukur nga populli, i cili u shërben të sëmurëve dhe fëmijëve, por ende e ndjej se Motrat do të jenë në gjendje të ndajnë gëzimin e të dhënit dashuri duke ofruar dashurinë e tyre të ngrohtë dhe kujdesin, siç bëjnë ato sot në vende të ndryshme, përfshirë Rusinë, Kubën dhe shumë vende të tjera.

Isha shumë e lumtur që pashë popullin tim, që pashë varret e nënë e të motrës sime, të cilat nuk i kam parë kurrë për 60 vjet që kur u largova nga Jugosllavia.

Tani që ju tregova për dëshirën time të mund t’i kuptonin, sepse është hera e parë pas shumë e shumë vitesh që shkruaj shqip.

Po dërgoj zonjushën J. Petri, personin që bëri filmin “Nënë Tereza”, të cilin shpresoj që ta keni parë.

Shpresoj dhe lutem që nga fundi i këtij viti të jem me popullin tim në vendin tim Shqipëri.

                                                                                       “Unë dot lutem për ju

                                                                                             Zoti kjoft me ju”

                                                                            Nënë Tereza, Misionare e bamirësisë

                                                                                         Kalkutë, 29 tetor 1989

 

Letra e Nënë Terezës dërguar Nexhmije Hoxhës

                                E dashur Zonja Hoxha

Shpesh në lutjen time ju kujtoj dhe i lutem zotit t’ju ndihmojë në punën Tuaj për të mirën e popullit.

Duke e falenderuar Presidentin për letrën e Tij të bukur përsëri kam shprehur dëshirën e zemrës sime për të sjellë Motrat në Shqipëri.

Natyrisht dashuria ime për vendin tim është plotësisht e gjallë. Meqenëse Motrat e mia i kam çuar në më shumë se 70 vende, së fundi në Rusi dhe Kubë, jam e sigurt se ju do të bëni ç’është e mundur të më ndihmoni që të sjell Motrat.

Unë kam qenë shumë e sëmurë, siç e dini, por në sajë të lutjeve të të gjithë botës dhe kujdesit të ngrohtë të mjekëve tanë, jam shumë më mirë dhe shpresoj të filloj të lëviz. Prandaj lutuni për mua.

                                                                                                   Zoti ju bekoftë

                                                                                 Nënë Tereza, Misionare e Bamirësisë

                                                                             Mezi pres të kthehem përpara mbarimit të vitit.

                                                                                             Kalkutë, 29.10.1989

Letra e ambasadorit shqiptar në Romë, Dashnor Dervishi, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë

                     R. P. S. SH

       MINISTRIA E PUNËVE TE JASHTME               Romë 14 nëntor 1989

                   Nr.648

      MINISTRISË SE PUNËVE TE JASHTME

            (Drejtorisë së Parë)

                    Tiranë

Bashkangjitur ju përcjellim letrën që Tereza e Kalkutës i dërgon titullarit, me kërkesën që një nga motrat e qendrës së saj bamirëse të shkojë në Tiranë për të takuar shokun Jorgo Melica.

Me gjithë shpjegimet tona, prurësja e letrës në emër të Terezës së Kalkutës ngul këmbë që të realizohet ky udhëtim.

                                                                                            AMBASADORI

                                                                                          Dashnor Dervishi

Letra e Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica, dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile

                                     Shoku REIS

Bashkangjitur ju dërgoj kopjen e letrës që gazetaria e Nënë Terezës, Zhanet Petri, më ka dërguar

                                                                                                     Jorgo Melica

Tiranë, me 20.11.1989

                                                              I N F O R M A C I O N

Me datën 24 nëntor prita Zhanet Petri, gazetaren e Nënë Terezës. Pas ii shpreha kënaqësinë për shëndetin e nënë Terezës, u interesova se si i kaloi ditët në Shqipëri.

Petri tha: Ju falenderoj që më lejuat të vij në Shqipëri dhe për kujdesin që treguat me dy shoqet që më shoqërojnë. Unë erdha në Shqipëri me porosi të nënë Terezës që të sjell disa letra si për Presidentin Ramiz Alia, Nexhmije Hoxhën dhe juve.

Takova Adelinën dhe i dhashë letrën për Ciril Pistolin.

  • Dëshira e Nënë Terezës është që ajo pasi të shërohet të kthehet në Shqipëri, së bashku me motrat, Brenda këtij viti.
  • Unë dëshiroj që këto letrat t’u jepen personave që u drejtohen dhe të më jepet një përgjigje ose të fillohet të mendohet për këto propozime.

I fola se shoqëria jonë është një shoqëri që në radhë të parë ka kujdesin për njeriun, t’i krijojë atij gëzim dhe t’i gjendet pranë në momentet e vështira.

Tek ne fëmijët janë organizuar në çerdhe e kopshte, për ata me të meta mendore ka shkolla speciale, ka spitale për të sëmurë psikik, shërbimi shëndetësor është falas, që në Shqipëri lindshmëria stimulohet, që ne fatkeqësinë që i ndodh një familjeje, merr pjesë e gjithë shoqëria dhe përmenda fatkeqësinë e datës 23 nëntor, të cilën ajo e kishte dëgjuar.

I vura në dukje se duke vlerësuar kontributin tuaj, i cili është human e njerëzor dhe që në Indi, Amerikën Latine dhe Bashkimin Sovjetik, etj., gjen fushë veprimi, pse ka njerëz të mbetur rrugëve, të pa strehë e pa ndihmë, fëmijë të braktisur, pleq pa shtëpi, të droguar, njerëz me sëmundje shfarosëse e ngjitës.

Këtu tek ne këto nuk gjenden, për arsye se ekzistojnë institucionet shtetërore në të cilën punojnë me qindra djem e vajza si mjek, infermiere, si kujdestare e edukatore, prandaj çdo mision tjetër, sipas mendimit tim do të ishte i panevojshëm.

Zhanet Petri pas kësaj tha: Nëna e pranon këtë realitet dhe për këtë ajo, ka filluar të flasë dhe është krenare që është shqiptare”.

  • Ajo mendon se megjithëse në Shqipëri janë bërë të gjitha punët shumë mirë, dëshiron të vijë me motrat me dhanë këtë dashuri për njerëzit.

Nëna, shtoi ajo, “e mori letrën e Presidentit dhe u kënaq shumë, e lexoi disa herë por, në të nuk gjeti as po e as jo”.

Unë e di, tha ajo, se këtu nuk ka probleme si në Afrikë, por qëllimi që kam ardhur është të shkëmbejmë mendime se si ta rregullojmë këtë sot ose në të ardhmen. Nuk e di cila është përgjigja juaj “po” ose “Jo”, por ajo që mbetet është të mendojmë që nga Presidenti dhe zonja Hoxha, e Kryqi i Kuq, që një ditë duhet të bëjmë diçka dhe këtë Nëna e pret.

  • Pastaj pyeti: “A mund të më japi Zonja Hoxha një përgjigje nëse”? I thashë që letrat do t’ia çojmë atyre që i adresohen, por përgjigje nuk mund të japin, për arsye se janë të angazhuar me festat dhe nuk e dimë a ndodhet këtu.
  • I thashë: megjithëse e vlerësoj misionin që kryen Nënë Tereza në ndihmë të njerëzve që vuajnë e s’kanë mbështetje si një gjest humanitar, po ta njihni realitetin shqiptar dhe ju rekomandoj të shihni dy-tre qytete e institucione, ju vetë do të bindeni se këtu tek ne njerëzit kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, tregojnë kujdes dhe shteti subvencionon shumë për ngritjen e institucioneve, për dhënien falas të ilaçeve, për përgatitjen e kuadrit si mjekë, infermier, edukatore çerdhe e për kopshte, mami për në fshat, kujdestare për konviktet azile, spitalet, sanatoriumet dhe të gjitha këto kujdesen për njeriun, atë që ju përpiqeni ta bëni në vende të tjera, ku gjeni njerëz të braktisur, të sëmurë e pa njeri tek ne është shoqëria që e përballon.
  • I dëgjonte sugjerimet me interes, i miratoi, por nga mendimi i saj “të fillojmë të mendojmë për të ardhmen”, nuk tërhiqej.

                                                                 ***

  • Gjatë qëndrimit këtu, vizitoi Muzeun “Enver Hoxha”, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik dhe kërkoi material informative për Shqipërinë, të cilat ju siguruan. Vizitoi qytetin e Beratit (kishat dhe kalanë. Mori takim me Marie Krajën dhe vizitoi varrezat e familjes së Nënë Terezës).

Me sa vumë re, mbeti e kënaqur nga pritja e takimi.

Shënim: Bashkangjitur letrën për shokun Ramiz Alia e shoqen Nexhmije Hoxha. /Memorie.al

                                                                                          Jorgo Melica

                                                                                  Tiranë, me 25.11.1989

Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Si e gjeta në bibliotekat e Romës librin e Dhimitër Frangut për Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun, dhe...”/ Dëshmia e rrallë nga Brukseli e ish-të përndjekurit politik

Next Post

Kalendari Historik 22 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
Next Post
Korrik

Kalendari Historik 22 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!