• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Urdhri i Enverit: “Është me vend dënimi me vdekje i Leonardo Tomasso dhe ing. Niazi Pilku, si anti-patriotë, prandaj urdhëroj të ekzekutohen…”/ Dokumenti i vitit 1945

Nga Dr. Qemal Lame

                      -GJYQI I PARË POLITIK PAS ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË-

Në Shqipëri, menjëherë pas Luftës, Enver Hoxha forcoi pushtetin e tij autoritar dhe vazhdoi terrorin për të treguar e dëshmuar forcën e frikës dhe rrezikun ndaj jetës së cilitdo që do të ngrinte zërin e të kundërshtonte apo të kryente ndonjë veprim kundër vullnetit të tij, të maskuar me pushtetin e popullit.

Më 09.01.1945, bëhet gjykimi për disa orë dhe ekzekutimin i parë i menjëhershëm me vdekje, për arsye politike me një vendim të Gjykatës Ushtarake, kundër një inxhinieri shqiptar dhe një italiani.

Gjithashtu mund të lexoni

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

Personat e dënuar dhe të pushkatuar ishin:

– Ing. Niazi Mehmet Pilku, lindur më 1900, në Dibër.

– Leonardo Tomasso, lindur më 1900, në Palermo, administrator i firmës “Ital-strada”.

Dokumentacioni i gjyqit, nuk krijon bindje për rrezikshmërinë dhe pushkatimin e tyre. Nga një shkresë e datës 25.11.1944, kuptohet se ing. Pilku, ishte drejtor i punimeve rehabilituese në rrugët e Shqipërisë, të cilat kryheshin nga firmat italiane. Ai drejtonte punimet në rrugët Durrës-Kavajë-Rrogozhinë dhe Vorë-Milot, të cilat kryheshin nga shoqëria “Ital-strada” dhe “Marinucci”. Pilku dhe Tomasso, u kallëzuan nga ministri i Punëve Botore, Spiro Koleka.

Në thelb të dënimit, ishte mos raportimi i saktë mbi firmën italiane “Ital-strada”, për mjetet dhe për punëtorët, gjë që edhe sikur të ishte kështu, nuk përbënte arsye për dënim me vdekje! Të dy u akuzuan si “sabotatorë dhe anti patriotë”. Proces-verbali i marrjes në pyetje, më 1.1.1945, i sipërmarrësit është i parregullt. Italiani i ardhur në Shqipëri në vitin 1939, nuk e pranoi akuzën. Edhe në deklarimin e bërë para gjykatës nga ing. Pilkut, të datës 31.12.1944, nuk ka asnjë pranim akuze.

Gjykata përbëhej nga ushtarakë pa arsimimin e nevojshëm dhe pa aftësi profesionale juridike: kolonel Hysni Kapo (kryetar), nënkolonel Beqir Balluku (nënkryetar), partizan Sotir Spiro (anëtar) dhe sekretari, major Haki Toska. Prokuror ishte major Bako Dervishi, por emri i tij nuk shkruhej në proces-verbalin kryesor.

Me vendimin nr.1, datë 8.1.1945, Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të Parë, vendosi dënimin me vdekje, pa u mbështetur në ndonjë bazë ligjore penale dhe proçeduriale. Proces-verbali i gjykimit është një dëshmi e paligjshmërisë së gjyqeve partizane, të zhvilluara në disa minuta ose të shumtën në gjysëm apo një orë, pa asnjë rregull të një procedure ligjore penale, është shkruar me formulime të pa kuptueshme, pa rregulla të drejtshkrimit. Gjykimi është bërë pothuajse si në situatat e jashtëzakonshme të Luftës në front, kur komandanti gjykon dhe vendos në çast dënimin me vdekje të dezertorit, ose të atij që nuk zbaton urdhrin për luftim.

Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që ishte në varësi të qeverisë, me vendimin nr.1, datë 8.1.1945. Edhe ky vendim është marrë disa orë para gjykimit, për të krijuar artificialisht një bazë ligjore dhe justifikuar arbitraritetin e gjykimit dhe dënimeve me vdekje, në kushtet e paqes ku është e domosdoshme që shteti dhe drejtësia, të veprojnë në bazë të Kushtetutës e të ligjeve.

Gjykata përbëhej prej Gaqo Floqit, Frederik Nosit dhe Veledin Zenelit. Prokuror ishte Myftar Tare. Në këtë vendim, u shtua si bazë ligjore neni nr.29 i Rregullores mbi Funksionimin e Gjykatave Ushtarake, e datës 20.12.1944. Ndërsa në komunikatën e prokurorit, citohet ligji nr.21, datë 14.12.1944, por që faktikisht nuk ndodhet në asnjë dispozitiv vendimi.

Enver Hoxha miratoi dhe urdhëroi zbatimin e menjëhershëm të vendimit me dënimin me vdekje, me pushkatim. Të dy të dënuarit u ekzekutuan në Tiranë.(Burimi: Arkivi i Shtetit Shqiptar)

Me këtë gjykim, me këtë vendim, me këtë miratim të lënies në fuqi të vendimit dhe me këto dy viktima, fillon dhuna politike e pushtetit të ri popullor, të njohur si viti i përgjakshëm 1945, me pushkatimet e para në bregun e lumit të kryeqytetit.

Gjykimi dhe dënimi si dhe ekzekutimi i menjëhershëm kanë qenë haptazi të paligjshme për arsye se nuk kanë patur bazë kushtetuese dhe ligjore, si dhe nuk janë respektuar as normat elementare të mbrojtjes së të drejtave e lirive nga drejtuesit politikë e të drejtësisë, që pretendonin për krijimin e një shteti të ri në mbrojtje të popullit.

Ky vendim vlerësohet i paligjshëm edhe sipas parimeve të përgjithshme të njohura ndërkombëtarisht të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai është referuar në një rregullore ushtarake të miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Gjykimi dhe dënimi me vdekje sipas rregullave të Luftës, procedurave të gjyqeve partizane dhe të paragjykuara nga Komandanti i Përgjithshëm, kanë vazhduar me papërgjegjshmëri dhe me logjikën e eliminimet me çdo mjet të kundërshtarëve politikë edhe në ditët e para pas çlirimit, kur nuk ishte krijuar akoma shteti, nuk ishte miratuar Kushtetuta dhe ligjet kryesore, për institucionet shtetërore dhe të drejtësisë.

Nga institucionet e larta shtetërore të përfaqësimit të vullnetit të popullit, si dhe në literaturën juridike të periudhës së socializmit, është mbrojtur themelimi i shtetit të ri shqiptar, me vendimet e marra nga Komanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, në Mbledhjen e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, më 24 maj 1944, të propaganduar edhe si kongres, si dhe me krijimin e Qeverisë Provizore, në Berat. Këtyre instrumenteve ushtarake e politike, j’u është dhënë realisht fuqia kushtetuese e ligjore për të justifikuar ndërtimin dhe funksionimin e shtetit dhe të drejtësisë ushtarake, e më pas të asaj civile.

Mbështetur në parimet teorike dhe praktikën e shtetit të së drejtës, është me vend të theksojmë se strukturat ushtarake dhe ato politike të Luftës, nuk mund të barazohen me institucionet e një shteti që ndërtohet e funksionon sipas parimeve Kushtetuese. Nga analiza e marrëdhënieve politike e juridike të asaj kohe, dalin disa përfundime që kanë rëndësi për historinë e shtetit dhe së drejtës:

  1. Shqipëria u deklarua e pavarura dhe sovrane, më 28 nëntor 1912. Shteti Shqiptar modern u themelua me vendimet e Qeverisë Provizore të Ismail Qemalit, Kongresin e Lushnjes, etj.
  2. Ligjet e asaj kohe kishin fuqinë vepruese gjatë e pas Luftës.
  3. Kushtetuta dhe ligjet mund të shfuqizoheshin apo të abrogoheshin nga strukturat e krijuara gjatë e pas Luftës, të cilat nuk kishin burimin dhe fuqinë e domosdoshme kushtetuese.
  4. Mosnjohja e Kushtetutës, Kodit Penal, Kodit Civil, e kodeve proçeduriale penale e civile, të miratuara nga Mbreti Zog, si dhe e gjithë ligjeve e marrëveshjeve të asaj kohe, kërkohej të bëheshin me ligje e vendime të miratuara nga institucione të përfaqësimit të vullnetit të popullit, Kuvendit e të Qeverisë, të dalë nga zgjedhje të lira dhe të pranuara edhe ndërkombëtarisht.

Zgjedhjet u zhvilluan, më 2 dhjetor 1945, dhe Kushtetuta u miratua në 11 janar 1946.

Me këtë analizë politike dhe juridike, mendoj se kuptohet më drejtë paligjshmëria dhe dhuna shtetërore e ligjëruar nga drejtësia, si dhe pushteti absolut i Enver Hoxhës, që arriti në diktaturën e propaganduar e imponuar me sistemin politik të shtetit të ‘Diktaturës së Proletariatit’, në Kushtetutën e vitit 1976./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 28 Janar

Next Post

Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon

Artikuj të ngjashëm

“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

July 22, 2026
“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
Dossier

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 21, 2026
“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Sipas direktivave të Moskës që u njoftuan në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, greke, maqedonase…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 22, 2026
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

July 21, 2026
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur
Dossier

“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

July 21, 2026
Next Post
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon

Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme