• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 1, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon

Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret i Sigurimit për Hysni Kapon: “Studentët tanë në Francë shoqërohen me femra të huaja, mbajnë materiale dekadente dhe…”/ Emrat dhe ‘bëmat’ e tyre!
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
0
Shares
745
VIEWS

Dashnor Kaloçi         

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) të cilat për vite me radhë kanë qenë të klasifikuara me siglën “Tepër sekret” që i përkasin vitit 1968, ku ndodhet një korrespodencë e Drejtorit të Zbulimit Politik Shqiptar, Jonuz Mersini, me Behar Shtyllën, Drejtorin e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, ku kreu i Zbulimit Shqiptar, me anë të një raport-informacioni, njofton me detaje e hollësira lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në rajonin e Ballkanit dhe shtete të ndryshme të Evropës, si dhe në Kosovë e në të gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, ku Beogradi zyrtar ishte nën frikën e një agresioni ushtarak nga Bashkimi Sovjetik, ashtu siç kishte bërë në Çekosllovaki.  Raport-informacionet e sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Tropojës, Ali Kruja, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo, në të cilat ai e informon me detaje lidhur me informacionet e marrë në rrugë operative prej shoferëve jugosllavë që vinin për të marrë mineral kromi në minierën e Pacit, lidhur me ngjarjet në krahinën e Kosovës, ku Beogradi zyrtar kishte filluar rekrutimet dhe stërvitjet e mëdha ushtarake, për t’i bërë ballë ndonjë sulmi nga jashtë, që mund t’i vinte nga Bashkimi Sovjetik!

 

Raporti i Drejtorit të Zbulimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Jonuz Mersini, për Behar Shtyllën, në Komitetin Qendror të PPSH-së

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi i futi të dy në dhomën e gjumit, ai u tha; Petriti, kryetari i Degës Brendshme, më propozoi të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit dhe t’ju spiunoj ju…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                       TEPËR SEKRET

DREJTORIA E ZBULIMIT

                                                                                            EKZEMPLAR

 Nr.4 Nr. 19                                                                  Tiranë, më 19.7.1968

                   Shokut Behar
                                                   I N F O R M A C I O N

  1. Më datën 28 Maj 1968, në Kosovë është bërë thirrja nën armë e datëlindjes 1950, 40 përqind të rekrutëve të rinj, i kanë mbajtur në Kosovë, ndërsa pjesën tjetër i kanë dërguar në Republika të tjera të Jugosllavisë.
  2. Në afërsi të Gjilanit, në lumin Morava, nga Republika e Serbisë, para disa kohësh u bënë përgatitjet për të filluar ndërtimin e një hidrocentrali, që do të përmbytë 33 fshatra shqiptare. Për të ndaluar ndërtimin e këtij hidrocentrali, shkuan tek Tito, Fadil Hoxha dhe Veli Deva, mbas së cilës me urdhër të Titos, u pezullua ndërtimi. Ky veprim ka rritur autoritetin e Fadilit dhe Veli Devës në atë zonë. Hidrocentrali do jepte energji për Serbinë.
  3. Gjatë mbledhjes akademike për të përkujtuar 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, rinia dhe intelektualët e Gjilanit shprehën si në shumë qytete të tjera, dashurinë për Republikën Popullore të Shqipërisë dhe udhëheqjen e Partisë të vendit tonë, duke hedhur parrulla të tilla, si “Rroftë Skënderbeu”, “Rroftë Enver Hoxha”, “O burrani se erdhi Skënderbeu”, etj.
  4. Këtij manifestimi të ndjenjave të patriotike të gjilanasve, serbët j’u përgjigjën me kundërparulla shoviniste të shkruara apo shpërndara apo të ngjitura nëpër mure, si: “Poshtë Skënderbeu”, “Kosova është e Serbisë”, “Poshtë Shqipëria”, “Rroftë Serbia”, “Rroftë Car Dushani”. Për këtë në Gjilan janë arrestuar 15 serbë, të cilët janë akoma në burg të pagjykuar dhe të padënuar.

-Krahina të zgjedhë drejtpërdrejt delegacion të pavarur në Dhomën e Kombeve të Kuvendit Federativ

-Në Kushtetutën Republikane, të caktohet në mënyrë më të plotë rruga e siguruar e kushteve për realizimin e barazisë së gjuhës të popujve dhe kombësive.

  1. Në Kosovë dhe jashtë saj vazhdon jehona për delegacionin e shkencës së Universitetit Shtetëror të Tiranës, që mori pjesë në simpoziumin e Prishtinës, kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Atje flitet me simpati dhe admirim për kumtesat e tyre dhe për bisedat që kanë pasur me kosovarët e ndershëm. Kjo ka ndikuar në shtimin e dashurisë, të respektit dhe besimit të kosovarëve ndaj vendit tonë. Nga ana tjetër, sa ditë kalojnë, ndjenjat patriotike dhe kërkesat për të drejtat, po bëhen me të theksuara në popullin Kosovar.

Duke u gjendur para një situate të tillë, qeveria jugosllave në forma të ndryshme, po merr masa për një kontroll më të fortë të popullsisë shqiptare në Kosovë, sidomos tek intelektualët dhe të rinjtë, si dhe për një kufizim, mundësisht sa më të madh të kosovareve me Shqipërinë. Ata kanë dhënë udhëzime organeve kompetente federative, republikane (Serbisë) dhe krahinore (Kosovës) që me takt të evitojnë marrëdhëniet dhe kontaktet e Kosovës me Shqipërinë, të tërhiqen gradualisht nga kërkesat e tyre të avancuara, të bëra për kontakte dhe shkëmbime me vendin tonë, dhe të vendosin një kontroll më të mirë mbi ato institucione apo persona, që manifestojnë ndjenja anti-serbe dhe pro-shqiptare.

Kjo gjendje megjithëse në hapat e para, po kuptohet nga masat kosovare, sidomos nga kuadrot patriotë dhe anti-titistë dhe po i preokupon fakti që ndoshta në një të ardhme mund të fillojnë gradualisht që përsëri të vendoset gjendja që ishte para Plenumit të IV-të të Brionit.

Burimet tona, si dhe patriotët dhe kuadrot e ndershëm kosovarë, me të cilët në raste të ndryshme kemi kontakte, sugjerojnë se tani është koha që nga vendi jonë, duke shfrytëzuar raste të ndryshme, të dërgohen në Kosovë nga vendi ynë grupe artistike të teatrit dhe ansamblit, si dhe skuadra të ndryshme sportive, qoftë duke pranuar dhe reciprocitetin, sepse kjo do të krijojë një situatë jashtëzakonisht patriotike dhe entuziaste në Kosovë dhe natyrisht, do t’i shërbente çështjes së rritjes së ndjenjave patriotike dhe lidhjes e dashurisë sa më shumë për Shqipërinë, ose do të bënte që titistët, të mos i pranonin këto grupe në Kosovë dhe kjo njëlloj do të bënte efektin e saj në favor të kosovarëve dhe të Shqipërisë dhe kundër demagogjisë titiste atje. Mendojmë që këto kërkesa të tyre të plotësohen duke shfrytëzuar rastet që mund të paraqiten.

Shoku Beqir

Mund juve të kini marrë informata nga burime të tjera, sidoqoftë po ju dërgoj këtë informacion të K.P. Tropojë, sepse trajtimi i  kësaj çështjeje mund t’i shërbejnë ushtrisë. Pasi t’i shikosh, m’i kthe. Ta shikoj Petriti e Zbulimi dhe pastaj e ktheni. B.

(Hysni Kapo) 11.10.1968

Për Greqinë

Nga të dhëna të ndryshme të grumbulluara nga burimet tona në vend dhe në emigracionin grek në shtetet e Perëndimit, rezulton se gjendja në Greqi vazhdon të jetë e pa stabilizuar. Arrestimet dhe ndjekjet e elementëve kundërshtar të Juntës, sa kohë kalon po bëhen edhe më të theksuara, për vete faktin sepse edhe kundërshtarët e qeverisë së tanishme me kalimin e kohës, filluan të dalin nga shoku në të cilin u gjendën mbas grushtit të shtetit dhe po bëjnë tentativë për një rezistencë më aktive dhe më të organizuar.

Kjo gjë sidomos vihet re në kuadrot kryesorë të Flotës Ushtarake Detare të Mesdheut, ku Partia e Qendrës së Papandreut, ka pasur baza më të forta dhe vërtetohet edhe nga fakti sepse në këtë armë po bëhen me tepër se kudo, goditje nga Junta. Edhe “reformat” në favor të fshatarësisë, të bëra nga qeveria ushtarake, si dhe 450 milion dollarët që gjatë një viti investuan kapitalistët amerikanë dhe gjermano-perëndimorë, nuk ndihmuan në stabilizimin e gjendjes së brendshme.

Nga të dhënat të marra afër nëpunësve të ambasadës greke në Paris, Junta ushtarake po bën përpjekje të formojë një Parti Politike të saj, me anë të së cilës të legalizojë mbajtjen e pushtetit. Por në gjirin e saj kanë lindur kontradikta lidhur me programin e kësaj Partie. Ata janë ndarë në dy grupe kryesore si më poshtë:

Grupi i Makarezos dhe Lados, kërkon që programi të orientojë Partinë në një politikë të brendshme dhe të jashtme ekstremiste të djathtë, të lidhur ngushtë me amerikanët, NATO-n dhe përkrahësit e tyre. Grupi tjetër të cilën thuhet se e kryeson vetë Papadhopullos, është për një program politik të ngjashëm me atë të Naserit dhe për një afrim me vendet e Lindjes. Ky grup thuhet se mbështet nga oficerë të rinj të garnizonit të Selanikut dhe shkollave ushtarake, por pozitat e tij akoma nuk janë të konsoliduara.

Këtë koniunkturë të brendshme të pasigurt, junta ushtarake greke kërkon ta kompensojë në favor të sajë me masa dhe iniciativa “të vullnetit të mirë”, në politikën e jashtme, dhe sidomos me vendet fqinjë të saj. Ashtu si kemi njoftuar edhe në informacionet e mëparshme, ata vazhdojnë përpjekjet e tyre për të normalizuar marrëdhëniet e tyre me Turqinë, me Bullgarinë dhe me Jugosllavinë.

Lidhur me këtë, një burim i yni nga Ankaraja na informon se Papadhopullos, në fillim të muajit Qershor i ka dërguar një mesazh Demirelit, me anë të cilit i propozon që të dy palët të zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë rreth problemit të Qipros. Si rrugë më të përshtatshme për këtë, Papallopullos sugjeron që Qipro të mbetet vend independent dhe Greqia e Turqia të heqin dorë nga pretendimet e tyre ndaj ishullit.

Kryeministri grek thekson se një hap i tillë do të krijonte të gjitha mundësitë që midis dy vendeve të vendosen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Duke e lënë Qipron shtet independent dhe sovran, do të mbyllen njëherë e përgjithmonë plagët e hapura dhe do të shuhen grindjet e shkaktuara në mes Greqisë dhe Turqisë. Në fund, Papadhopullos shpreh besimin se edhe pala turke do t’i përgjigjet këtij vullneti dhe dëshire që shfaq pala greke.

Lidhur me sa sipër, qeveria turke akoma nuk ka dhënë përgjigje. Xhelal Bajari, ka thënë se ai do bëjë çmos që kryeministri turk të pranojë propozimin grek.

  1. Ditët e fundit, nga burimet tona në Paris dhe në Stamboll, përsëri na servirën të dhëna që bëjnë fjalë për dëshirën e qeverisë greke për të gjetur momentin të hyjë në tratativa për të normalizuar marrëdhëniet me vendin tonë.

Konsulli grek në Paris, në një bisedë më burimin tone, ka thënë se qeveria greke është e interesuar që të normalizojë marrëdhëniet me Shqipërinë, dhe duke e lënë mënjanë problemin e ndërlikuar të “Vorio-Epirit” dhe sa për t’i shërbyer kësaj ajo (d.m.th. qeveria greke), së shpejti do të marrë masa për të përgatitur opinionin e brendshëm duke hequr dorë nga fushata propagandistike kundër Shqipërisë. Dhe mbas kësaj qeveria greke do të kërkojë të gjejë rastin oportun të marrë iniciativën.

Po, lidhur me këtë çështje, një burim tjetër i yni në Stamboll, na informon se në rrethet e Patriakanës dhe konsullatës greke atje, flitet se qeveria greke së shpejti do të marrë iniciativën për normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, sepse sipas tyre këtë gjë e kanë aprovuar edhe amerikanët. Në elementët grekë në Stamboll, flitet se së shpejti qeveria greke do të trokasë në derën e Shqipërisë.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm, Pipinelis, në një intervistë të dhënë shtypit kohët e fundit, ku nuk ka përmendur fare vendin tonë, ndër të tjera theksonte se marrëdhëniet e Greqisë me Bullgarinë dhe me Rumaninë, e sidomos ato me Jugosllavinë e Turqinë, janë përmirësuar mjaft. Dhe më poshtë ai shtonte se: Greqia është e gatshme për përpunimin e një statuti të ri lidhur me marrëdhëniet midis shteteve ballkanike.

Për flotën sovjetike në Mesdhe.

Mbas agresionit izraelito-imperialist kundër vendeve arabe, Flota Ushtarake Sovjetike në Mesdhe, përbëhet nga këto njësi:

Një kryqëzor prej 10.000 tonësh i pajisur me raketa K.A.

4 kaçator-pedinjer të tipit “Kotlin” prej 2.900 ton secili, të pajisura me raketa K.A. të klasit det-ajër,

Një kaçator-pedinjer i tipit Kashin, prej 5.000 ton, i cili përveç raketave ka dhe një platformë për helikopterë, 6 nëndetëse, një pjesë e të cilave janë me motorë atomikë, 14 katera silurues, 15 anije transporti dhe 15 anije mbështetëse për furnizimin e flotës.

Nga të dhënat, përveç ekuipazhit të anijeve, në përbërje të saj flota ka edhe forca të këmbësorisë detare, të stërvitura posaçërisht dhe të destinuara për desantë. Ato janë të kompletuara dhe me mjete moderne zbarkimi.

Aktualisht sovjetikët për flotën e tyre të Mesdheut, kanë siguruar një bazë në Siri dhe tri baza në RAB (Port-Said, Aleksandri dhe Sixhi-Baren afër kufirit me Libinë). Tani ata po përpiqen për të siguruar edhe një bazë të përshtatshme të tyre në Algjeri, por për këtë akoma nuk kanë mundur që të bindin algjerianët.

Furnizimin e saj kjo flotë e bën në portet arabe të sipër-shënuara. Megjithatë, revizionistët sovjetikë kanë bërë disa herë tentativa për të siguruar një bazë qëndrimi e furnizimi në bregdetin jugosllav. Në fillim thuhet se Tito nuk ka pranuar, për arsye se kjo gjë do t’ju jepte shkas amerikanëve që të ndërprisnin ndihmën për Jugosllavinë. Por nga të dhënat e tjera, rezulton se gjatë vizitës së fundit që ai bëri në Moskë, në bisedime me Brezhnjevin, ai pranoi që flota sovjetike vetëm të furnizohet në portin Boka-Kotorska, sa here të ketë nevojë dhe për këtë u përfundua edhe një marrëveshje me afat për 4 vjet.

Sipas një burimi afër rretheve ushtarake turke, gjatë pesë muajve të këtij viti nga Dardanelet në drejtim të Detit Mesdhe, kanë kaluar 68 anije ushtarake sovjetike të tipave të ndryshme. Si mbas burimit, për kalimin në Dardanele, mjafton që sovjetikët t’u paraqesin autoriteteve turke lejen që ato kanë siguruar për ankorimin në një nga vendet arabe dhe tre ditë mbas kësaj, anijet mund të kalojnë nëpër këtë ngushticë në bazë të konventës ndërkombëtare në kohë paqe.

Megjithëse ekzistenca e flotës sovjetike në këto ujra, bëjnë pjesë në marrëveshjen sovjeto-amerikane lidhur me ndarjen e zonave të influencës që u vendos në bisedimet sekrete të Gllasboros, në shtetet e Evropës Perëndimore, e sidomos në ato të pellgut të Mesdheut, nga dita në ditë duken shenja shqetësimi dhe frike për synimet e sovjetikëve në Mesdhe dhe e akuzojnë Shtëpinë e Bardhë se nuk e vlerëson seriozisht prezencën e kësaj force dhe qëllimet e saj në Mesdhe.

Ata i shqetëson gjithashtu fakti se deri tani nuk kanë mundur të sigurojnë të dhëna të sakta mbi forcën goditëse të kësaj flote. Për t’i përballuar çdo lloj të papriture ata kanë kërkuar me insistim dhe në sesionin e fundit të Këshillit të NATO-s, u vendos, që në të ardhmen të ketë një koordinim më të ngushtë të veprimeve ushtarake midis Flotës së 6-të Amerikane dhe flotës angleze, italiane, greke, dhe turke në Mesdhe. Në kuadrin e këtyre kërkesave, shtetet e NATO-s kanë zhvilluar edhe një seri manovrash ushtarako-detare në këtë zonë me pjesëmarrjen e këtyre forcave. /Memorie.al

                                                Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

 

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Urdhri i Enverit: “Është me vend dënimi me vdekje i Leonardo Tomasso dhe ing. Niazi Pilku, si anti-patriotë, prandaj urdhëroj të ekzekutohen...”/ Dokumenti i vitit 1945

Next Post

Kalendari Historik 29 Janar

Artikuj të ngjashëm

“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Dossier

“Pasi i futi të dy në dhomën e gjumit, ai u tha; Petriti, kryetari i Degës Brendshme, më propozoi të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit dhe t’ju spiunoj ju…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

April 1, 2023
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
Dossier

“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in

March 31, 2023
“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
Dossier

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
Next Post
JANARI

Kalendari Historik 29 Janar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!