• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Unë i thashë Nikës; pash t’madhin Zot, lene njat punë, se po t’ishte njashtu’ i kishin vra kahera k’ta komunistët e Shqipnisë, e jo ktu n’Detroit…”/ Mister i aksidentit të Nik Mërnaçaj, më 22 janar ’90-të

Memorie.al / Mrì Dedja e Mërnaçajve, asht prej atyne grave të rralla, e malësoreve stoike, që e ka sfidue vdekjen në të tana format që ajo i asht përplasë…! Kam pasë fatin me bisedue gjatë e shtruet me të…! Para disa ditësh, me 22 janar 2025, ishte 35 vjetori i vdekjes (vrasjes), së djalit të saj, Nick Mërnaçajt. Ishte vetëm 31 vjeç, mbas protestës që ata banë ndaj krenëve të komunizmit të ardhun në Detroit, me 21 janar 1990…!

Ky asht nji prej rrëfimeve të shumta që unë kam mujtë me marrë prej saj. Në fund është edhe dokumenti që Sigurimi i Shtetit, ka mbajtur për pjesëtarët e kësaj familjeje, në vitin 1990! Historia e Nikollë Mërnaçajt që mbas 20 vitesh burg, nuk mujt me ndejtë veç nji natë në shpi të vet, e që mori fund me vdekjen e tij, dy ditë mbasi u lirue, na kishte leju me dyshue! Tashma kishte ra Muri i Berlinit dhe kishim shpresa se po vinte dita me u ba bashkë, mbas nji gjysë shekulli, ne ndër emigrime, e ata ndër internime…!

Po bahesh vjeta e hikjes së së Nikollës. Ajo vdekje na pat helmue të tanve, mbasi ma e shumta e robve tonë, s’e kishin njoftë aspak. As unë vetë, s’e kisha pa kurrë me sy të ballit. N’Amerikë, n’at periudhë kanë shpërthye demonstratat.

Dëshmia e Mri Dedaj-Mërnaçaj

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Të tanë robtë e familjes Mërnaçaj, i madh i vogël, jena bashkue në demostratë, e ku Nika, djali em, na printe ma i pari. Kena shkue si familje, kena ba demostratë gjithë ditën edhe kena ardhë në mbramje në shpi. U çuen edhe erdhën të tanë ata që ishin kenë në demostratë, pra kryesia e saj, sepse në demostratë kishin kenë tanë bashkë.

Kena ndejtë në shpi tonë, kena shtrue darkën e, mbasi kena hangër, vonë mbas mesnate, aty kah ora 01, e paskan vendosë me shkue të nesërmen e me vazhdue protestën në Detroit. Mbasi ishte marrë vesh se atje kishte me u shtrue nji drekë, për dikë të randsishëm, ndoshta edhe Ramiz Alia asht kenë, po un s’e kujtoj mirë, mbasi kanë kalue 35 vjet. Mbasi u çuen të tanë, djali jonë i dytim, po thotë: ‘Un duhet me shkue patjetër’!

Me thanë të vërtetën, e kam thirrë veças e, i kam thanë: Rueju Nikë se shkon! Asht kohë e keqe e, po të ndodh ndoj send! Mos shko atje, se kena dhanë boll’!

– ‘Po mos u tremb o mamë! – m’tha, e më mori me t’mirë Nika e, ma shprishi të keqen! Ai iu drejtue Pjetër Mërnaçajt:

– ‘Axhë, a po vjen edhe ti me mue’?!

– ‘Jo! Un s’po mundem me ardhë, se edhe dimen edhe mosha’! – i tha Pjetri…

– ‘S’po kenke trim aspak…! Mos me ardhë ti atje me mue’?!

– ‘Jo, – i tha Pjetri, – un s’po mundem me ardhë’!

Ata, ashtu grup si ishin, janë ba gati, janë çue e janë nisë. Diku nja 20 vetë janë kenë. Kanë kenë ma shumë, po njaq janë nisë prej shpisë tonë… e kanë shkue në Detroit, ku asht kenë shkrue edhe ceremonia. Mbrenda ishin të tanë komunista! Këta kanë shkue edhe ua kanë bllokue hymjen, me u përballë me at që ishte ma i madhi i tyne te dera…!

Të tanë janë kenë grumbullue njaty, e ai s’ka guxue me dalë jashtë dere. Atherë ata kanë protestue sa kanë mujtë at ditë. Të nesërmen po e bajnë plan me u kthye në shpi. Na kena folë me djalin e ai na ka kallzue me hollësi, gjithçka kishte ndodhë në Detroit, si e kanë ba demostratë, si janë përplasë me komunistat dhe rojet. I kena krejt regjistrimet e asaj dite.

– ‘Pash t’madhin Zot, – i them Nikës në telefon, – lene njat punë e’ mos e shtyj ma tej, se po t’ishte njashtu’ i kishte vra kahera ndokush, k’ta komunistat e Shqipnisë, e nuk mundet me i vra kush n’Detroit, po hiqnju tyne’!

Kanë fjetë at natë atje e, ne nesre kur asht nisë, m’ka thanë:

– ‘Mamë, jena nisë m’u kthye’!

Kur anë ardhë diku në gjysë të rrugës prej Detroitit, për në New York, ka ndodhë nji aksident. Prej Pensilvania, asht hapë fjala se makinës së Nishit, i kanë ra nji mjet i madh e tracku që i ka ra, e ka tërhjekë 300 metra zvarrë edhe kamba i ka mbetë nën rrotë të tijna…! Na jena ma se të sigurt, se para i ka dal mafia komuniste shqiptare, e s’asht e vërtetë, se ai e ka thye qafën vetë!! Dikush e kishte marrë vesh ngjarjen, po na të shpisë, nuk kishim ndi asgja. Janë bashkue nja tridhjetë vetë, kryesisht malsorë e, po kërkojnë me ardhë te na!

– ‘Më merr Pjetri në telefon e po më pvetë: Çka po bani Mrì’? I them: Marashi asht fjetë, pse a deshte gjà’? ‘Po bela po vijmë me do shokë’ me ndejtë pak’!

M’dogji miza për Markun e Nikollës në Shqipni, e thashë me vedi: ‘Tash që po e dijnë se kena ba demostratë kundra qeverisë së Tiranës, diçka i bajnë atij të shkretit në Shqipni’! As e mendojsha, pasha t’madhin Zot, për djalë tem aspak!

– ‘Pse a ka ndodhë gjà Pjetër’! – po pves pak si me frikë atë!

– ‘Jo mor jo! Por po vijmë me ndejtë pak. Po duen kta shoktë me ardhë e’ me ndejtë pak me Marashin’!

– ‘Mirë more, hajdeni bujrëm, se Marashi gjallë asht, e po e çoj prej gjumit’.

Kur kanë hi n’derë, s’ka mujtë kërkush prej tyne me ma dhanë dorën! Kanë hy të tanë e’ janë ndalë njaty ku i sheh se janë qirat e ndezun…! Vetë’ e kam rrejtë mendjen gjithsesi. Janë kthye kah un e’ ma kanë dhanë dorën e m’kanë thanë: “Zoti t’dhashtë kyvet për djalë, Mri Dedja’! Se s’më ka ra pika n’vend! Asht kenë dita ma e vshirë e tanë jetës teme!! E muerme vesh se u vra Nika, e të tanë ata njerëz u bashkuen aty e ndejtën deri në nadje.

Vetë kisha mendue, se mbas tanë atyne të kqijave që kisha hjekë e kisha vuejtë, s’kisha me pa ma t’keqe tjetër në botë. Kisha pa boll, bile tepër, qysh prej moshës pesë vjeçe. Kisha humbë babën, axhat, dy vllazën, nanën, isha rritë qyqe vetëm…! Po ajo që kishte ndodhë, me 22 janar 1990, ishte ma e dhimbshmja!

Tash, krejt çka ishin aty, u çuen me shkue me e pa vendin se ku ishte vra Nika! Kur kanë shkue në gjysë të rrugës, asht kenë borë e akull e, s’asht lejue kurrfarë makine me kalue andej pari. Janë shkue fmijtë e mi, do shaljanë, ka kenë edhe nusja e Nikës! Ajo si malsore, ka guxue me thanë: Due edhe unë me shkue me ta’! – e janë nisë me shkue. Diku i kanë ndalë e, s’i kanë lanë me shkue ma tej. Të pasnesërmen, e kanë prue Nikë Mërnaçajn të dekun në New York.

Gjithnji mendojshem! N’shpi teme kisha pa boll të kqija e s’kisha me pa kurrë ma. Fmijtë e mi m’kanë kja; ‘Se prej teje nanë, s’kena as daja, as teze, as gjysh e as gjyshe…! Ç’ka ka ndodhë te shpia jote o mamë, që prej teje s’kemi kërrkënd’?! Çka t’u thoja?! Ata kurrë s’janë kenë të gzuem prej krahut të nanës së tyne…!

Kur e mor vesh Marashi dekën e Nikës, s’i ka mbetë nji pikë gjaku n’ftyrë…! Nadje herët, kur asht çue, e ka marrë xhaketën e Nikës edhe e ka mbështetë në krahnor… dhe ka shkue e asht rrzue te shtrati i tij…! E nuk kjate me lot, po kjante si malsorët kur kjajnë trimat: me gjamë të madhe…! I kam pvetë fmijtë ku asht Tata, m’kanë thane; ‘Asht poshtë’! Kam shkue poshtë e, i kam thanë:

– ‘Marash bre! – as më kqyrte e as më flitte – Marash, banu i fortë! Kanë me t’ardhë dynjaja n’derë e, mos ta korisim vedin! Djali na ka dekë! Aj tash ka shkue! Po ta majmë vedin, se un po kam ma vshtirë se ti, e na duhet me qindrue si na takon edhe në t’keqen që na ka gjetë’!

Asht çue Marashi, e ka palue xhaketën e Nikës në shtrat, e duelme nalt bashkë! Nji javë ditë asht ardhë populli në funeralin e oraganizuem për Nick Mërnaçajn. Shteti amerikan ka regjistrue gjithçka. Na kanë ardhë rreth trimijë vetë për “kryeshndosh” te shpija, për pesë ditët e mortit. Trimijë vetë kanë hy e kanë dalë në shpi tonë, për Nick Mërnaçajn.

Mundem me thanë se përfaqësues të shtetit amerikan, po edhe të Bashkisë së Yonkersit, qytetit ku ne jetojme prej gati nji gjysë shekulli, na kanë dishmue ndaj Nikës, nji sjellje që s’ka ndodhë për askënd tjetër. Ata i kanë sjellë njerzit e tyne të shërbimit e, na kanë thanë: ‘Kena marrë masa me u kujdesë për të tanë këta njerëz, që janë këtu! Me bukë e, me të gjitha shërbimet! Ju rrini me njerzit dhe mos prekni asgja! Gjithçka ju nevojitet, do ta keni prej shtetit! E keni boll dhimbën e djalit…’!

Edhe për njat Zot, kanë ardhë e kanë punue për pesë ditë e’ ju kanë nda bukë tanë atyne njerëzve që na kanë ardhë për “kryeshndoshë” e kërkush s’asht largue prej detyre. Asht kenë kohë dimni, e ka qenë mbushë krejt ky vend para shpie, jashtë e mbrendë me rob, n’ato ditë zije, e tejet të dhimbshme për familjen tonë…”!

Dosja Formulare e Sigurimit të Shtetit, për Marash Mërnaçajn

Me porosi të shokut Hekuran, nuk duhet lejuar të vijë!

(firmë)

                                             Sekret

Ekzemplar Nr.

                                     Tiranë më, 28.07.1990

                         Implikim

Në Demonstratën e muajit janar 1990, zhvilluar në New York, ka marrë pjesë i arratisuri Marash Mërnaçaj, me gruan dhe djemtë. nga Shkodra. Memorie.al

                          Punëtori Operativ

                          Aleksandër Thana

                                (firma)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Tre vëllezërit Shyti, njiheshin nga gjithë trupa artistike e Teatrit Popullor, pasi ne i përkisnim fushës së artit dhe letrave e, pikërisht për këtë arsye, arratisja e beftë e piktorit...”/ Kujtim e shkrimtarit Sokrat Shyti  

Next Post

“Kryetrari i lokalitetit më tha; të kesh kujdes nga ngacmimet e Operativit të Sigurimit të zonës, i cili pas gotës së dytë, bëhet agresiv dhe u bie në qafë...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik, Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë

“Kryetrari i lokalitetit më tha; të kesh kujdes nga ngacmimet e Operativit të Sigurimit të zonës, i cili pas gotës së dytë, bëhet agresiv dhe u bie në qafë...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik, Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!