Nga Arnaldo Canciani
Pjesa e pestë
Memorie.al / Kjo pjesë e parë e kujtimeve të mia, e cila mbulon një periudhë prej njëzet vitesh; 1928 – 1949, unë ja kushtoj gjithë atyre që kanë jetuar dhe vuajtur si unë në Shqipëri, privacioneve çnjerëzore dhe sakrificave të prindërve të mi, e të gjithë familjes sime. E zgjeroj përkushtimin tim, për shumë afrikanë të detyruar të emigrojnë në kërkim të kushteve më të mira të jetës, për të gjithë ushtarët të cilët ishin të detyruar, të luftonin në një vend të huaj, për idealet kalimtare dhe, shumë prej tyre, nuk i kanë rishikuar familjet e tyre dhe janë të varrosur në një vend të huaj, për të gjithë ata që janë të shtypur nga regjimet diktatoriale dhe ata të dënuar padrejtësisht me vdekje, për të burgosurit, për ata që kanë vuajtur, tortura të paimagjinueshme.
Transferimi i punëtorëve italianë
Më 24 korrik, hyri në fuqi një ligj i ri që rregullonte kursin e monedhës, për çdo 5 lekë të vjetër, ata i dhanë një të ri. Ky ishte sistemi komunist, për të luftuar inflacionin. Më 27 korrik, unë kërkova për të biseduar me drejtorin e ri, babai im kishte marrë urdhrin, për t’u transferuar në Peshkopi. Në atë kohë ishte 61 vjeç; I kërkova atij të anullojë urdhrin, por përgjigja e tij, ishte; jo!
Unë lashë veten të zënë nga natyra ime impulsive dhe kam kryer një papërgjegjshmëri të madhe, sepse unë u përgjigja me pasoja të paparashikueshme, nga replika në gjuhën shqipe, duke i thënë se po vepronte si tregtarët e skllevërve. Më 3 tetor, babai im dhe Primo Pekorari, kishin arritur në destinacionin e ri, në kufi me Jugosllavinë, ku ishte duke u ndërtuar një rrugë, që do të lidhë qytetin e Kukësit, me Peshkopinë. Ajo u quajt “Rruga e Rinisë”:
Shumica e punëtorëve ishin vullnetarë të rinj, të cilët punonin pa pagese, vetëm për të shmangur hakmarrjen nga ana e regjimit, ata ndiqeshin, dyshoheshin apo ishin të afërm të personave të përndjekur. Babai im, murator, ndërsa Primo Pekorari, marangoz, ishin të përfshirë në ndërtimin e urave.
Kushtet çnjerëzore, zonë malore, dimri i ftohtë, flinin në një tendë dhe ushqimi i pamjaftueshëm, që gatuhej nga kuzhinierë të improvizuar. Ditën tjetër, unë u thirra nga shefi i zyrës qendrore të personelit Dhimitër Laçka, një ish-fatorino, i cili më dha një letër që transferohesha për në Rubik.
Tre ditë afat për të liruar shtëpinë dhe do të largohesha nga Devolli, ku kam kaluar dymbëdhjetë vjet të jetës sime. Mu lejua që përkohësisht nëna ime dhe Albina, motra ime, të qëndrojnë në shtëpinë e kunatit, Camoni. Pas diskutimit që pata me drejtorin, nuk kishte shumë kohë për veprim ndaj detyrës time. Në mëngjesin e 8 tetorit, u ngarkuan mbi një kamion sendet minimale të domosdoshme dhe u nisa drejt së panjohurës.
Në fjalorin komunist, nuk ekziston fjala njerzillëk! Mbërritëm në destinacionin tonë pasdite vonë; shoku im, Fernando Parmigiani, më ndihmoi për të shkarkuar dhe sistemuar në infermieri, gjithë sa nevojitej për shtëpinë, në pritje për t’u sistemuar në një mjedis.
Rubiku, nuk mund të konsiderohej një qytezë e vërtetë, pak shtëpi, një luginë e ngushtë në mes të dy maleve, një urë mbi lumin Drin, bashkonte anët e tij. Rruga vijonte përgjatë bregut të majtë të lumit, duke vazhduar drejt Veriut, në Shkodër. Në këtë anë, lart, ishin shpërndarë të gjitha shtëpitë dhe infrastrukturën, që ishin pjesë e minierës.
Distanca nga ku unë isha duke punuar në ofiçinë, deri tek mensa, ishte 157 shkallë, që duhej t’i hipje e zbrisje disa herë në ditë. Në galeritë nëntokësore, punonin dhjetëra të punëtorë për nxjerrjen e mineralit kalkopiritit, që shkrihej në furrat e shkrirjes dhe merrej bakër. Lingotat e shkrira, vinin dhe për t’u përpunuar në Itali.
Aktiviteti minerar u pezullua pas kapitullimit me 8 shtator 1943, dhe është marrë nga shqiptarët me ndihmën e personelit italian, që mbeti në vend. Në zyrën e personelit, takova Andrean, një punonjës shqiptar i cili kishte punuar për disa vjet në sharrat, me Silverion.
E kisha njohur në Devoll në shtëpinë e tyre, por nuk e kisha parë atë për vite me radhë. Ishte ai që më kujtoi dhe pëshpëriti, duke më thënë të isha i kujdesshëm, sepse konsiderohesha subjekt që vrojtohesha nga komisari politik. Emëruar disa muaj më parë sepse, ai e kishte udhëhequr një gjykim kundër një tekniku shqiptar të akuzuar për sabotim.
I dënuar me vdekje, ai u var dhe u la për tre ditë, varur në trekëmbësh, në rrugë. Litari ishte shkëputur në prani të të gjithë personelit, duke krijuar rrethana të tmerrshme makabre. Popullsia e Veriut të Shqipërisë, ishte kryesisht katolike romake; priftërinjtë e fundit të mbetur, u larguan me akuza për furnizim me armë të kryengritësve të dyshuar.
Akuza të parafabrikuara dhe të rreme Edhe pse nuk kishte përfunduar ende gjithë puna, me 24 tetor u përurua “Rruga e Rinisë”. Më 1 nëntor, babai im erdhi nga Kukësi në Rubik, ndërkohë që kishte për të shkuar në Tiranë. Ai qëndroi me mua tri ditë dhe në 8 nëntor vazhdoi udhëtimin në kryeqytet, ku ai mori një telegram për transferim në Kërrabë; 38 km. larg nga Tirana, në rrugën e Elbasanit.
Në këtë vend u riaktivizua një minierë e qymyrit të fosilizuar, dhe u bë e nevojshme ndërtimi i një teleferiku, për të transportuar mineralin në luginën në afërsi të rrugës. Për babanë tim, situata e parë nga aspekti logjistik, ishte përkeqësuar, ai vijonte të ishte vetëm; Pekorari, me të cilin ai kishte punuar bashkë në Peshkopi, ishte transferuar diku tjetër.
Edhe pse qëndrimi im në minierën e Rubikut po i afrohej fundit, punët më urgjente kishin përfunduar, furra kishte rifilluar rregullisht dhe unë isha duke pritur komunikimin për destinacionin e ri. Unë shpresoja se mund të kthehesha në Devoll, ku nëna ime dhe motra ime, ishin duke pritur, por për fat të keq, sikleti vetëm sapo kishte filluar. Lashë Rubikun më 14 dhjetor dhe duhet të paraqitesha në Tiranë, në drejtorinë e minierave, mora disa ditë pushim, për të shkuar për të vizituar familjen time.
Unë u detyrova të bëjë një ndalesë dy ditore, në udhëkryqin tek Ura Zeze, për të gjetur një vend për të sistemuar tërë orenditë shtëpiake, që i kisha sjellë me vete. Rifillova udhëtimin për në Devoll ku kam kaluar dy ditë me familjen time. U rinisa me 18, prontova për në Durrës dhe arrita në Tiranë me dt. 20 dhjetor.
Ditën tjetër shkova në ministri, ku më priti inxhinier Ceka, i cili më tha se nuk varesha më nga Ministria e Minierave, unë isha i transferuar në ofiçinën në Rrugën e Durrësit, ku kryheshin riparimet dhe shërbimet e centraleve elektrike.
Kalova Krishtlindjet me babain tim dhe me datën 26, ditën e Shën Stefanit, fillova të punoja në vend pune të ri. Ditën e fundit të këtij viti të pakënaqur, dhe dita e parë të vitit 1947, kaloi duke medituar i vetëm në dhomën e Hotelit “Nacional”, që kishte zënë më parë babai im.
U mbyll një vit që më krijoi probleme serioze dhe vuajtje, dhe kjo ishte një detyrim që të pyes veten, se çfarë do të kishin qenë peripecitë dhe vështirësitë që do të kem për të kapërcyer në të ardhmen e afërt! Pyetje për të cilat nuk ishte e lehtë, për t’iu përgjigjur.
Bashkimi i familjes
Gjetja e një mënyre për t’u bashkuar familja, ishte problemi që më shqetësonte mua. Me babanë tim, i cili erdhi në Tiranë nga Kërraba, ne kemi rënë dakord me Sotirin, pronar hoteli, te cilit i kërkoi me qira një dhomë në katin e parë, me hyrje private në një oborr që delte në rrugë. Më 25 janar 1947, babai u kthye dhe shkoi në Devoll për të marr nënën time. Ne menduam përkohësisht të përdornim dhomën e hotelit, në pritje për të gjetur një vend më të mirë.
Në fund të janarit unë shkova në Ura-Zezë (Fushë-Krujë), për të marrë orenditë shtëpiake, që kisha lënë aty. Më 11 shkurt babai dhe nëna u kthyen nga Devoll. Ne menjëherë filluam punën për të sistemuar katër krevatet, tavolinën, sobën që shërbente edhe për ngrohje të dhomës, katër karrige dhe dy mobilie. Rrobat për t’u varur në varëse rrobash, pallto dhe rrobat e tjera në valixhe nën shtretër. Shërbimet, në korridor, pa pajisjet, i kishim të përbashkëta me familjen e pronarit.
Kjo ishte situata, e cila për fat të keq ne kishim për të kaluar për më shumë se dy vjet, deri në ditën e kthimit. Nga Devolli, unë kam pasur një keqardhje të madhe, shtëpinë! Në periudhën që parapriu ardhjen e nënës sime, edhe më pas, unë trokita në shumë dyer, për të marrë një shtëpi më të mirë, por pa dobi, kështu që m’u desh të dorëzohem tek një dhomë e vetme hoteli.
Në kompensim të kësaj familja u ribashkua. Babai im, në një periudhë filloi të vinte më shpesh, edhe pse se ai kishte për të bërë 38 km. në këmbë, për shkak të mungesës së mjeteve të komunikacionit. Jetesa në qytet, të ofron disa përparësi në raport me jetesën në zonat e vogla urbane, ku vendbanimi bashkohet me kantierin.
Pas ditës së punës, unë kam përshtypjen se mund të marrësh frymë më lirshëm, nuk e ndjeva individualitetin shtypës mbi kokë; Kam ecur rrugëve dhe kam takuar kaq shumë njerëz që nuk i njihja dhe isha i sigurt se nuk isha i njohur, kam pasur ndjenjën se isha më i lirë, por ndoshta kjo ishte vetëm një iluzion.
Dhoma ime ishte bërë një pikë referimi, për të gjithë miqtë në Devoll dhe Rubik të cilët, herë pas here vinin në Tiranë. Takoheshim në një lokal, në bulevardin, të quajtur “Shpella”, për të shkëmbyer lajme, kujtime dhe shpresat. Në mbrëmje, por sidomos të dielave, ky vend u bë një vend takimi, për të gjithë italianët. Pronari na njoftonte, me një fjalë konvencionale, kur hynte ndokush i dyshuar, dhe kjo na lejonte të ndërpritnim bisedat komprometuese.
Situata e ushqimit, ishte kritike; pasi ushqimet e nevojës primare ishin të racionuara, gjysmë litër naftë në muaj, për katër persona, sheqeri po ashtu, makaronat, mishi dhe kështu me radhë. Radha jashtë dyqaneve, fillonte në katër të mëngjesit, në 08:00, motra ime shkonte zëvendësonte në radhë nënën. Buka është bërë me miell misri, i pa situr, i gatuar me ujë në forma të rrumbullakëta dhe të sheshta. (Babanace).
Unë kam parë shumë herë nënën time të privuar, nga që nuk arrinte të gatuante dot as supë për mua. Udhëheqësit komunistë dhe teknikët jugosllave e sovjetikë, kishin dyqane ekskluzive vetëm për ta, dhe të pajisur me të gjitha, ndërsa njerëzit shtrëngon rripin. Rusët ishin eksportuesit e çdo gjëje që bënte ekonomia shqiptare, në këmbim të armëve. Popullsia atëherë ishte rreth një milion njerëz: 100.000 në ushtri dhe ca më shumë në burgje të ndryshme
Tortura, Gjykimet, Ekzekutimet
Me 10 shtator 1947, filloi proçesi i gjykimit të 25 të pandehurve. Kjo farsë tragjike, nuk ndodhi në një sallë gjyqi, por në një sallë të Kinemasë Kombëtare, ngjitur me hotelin ku banonim. Gjatë seancave, zona ishte patrulluar nga policia; altoparlantët transmetonin jashtë, faza të ndryshme të debatit. Nga torturat në burg, askush nuk mund të rezistonte. Gjithkush kishte për të recituar në këtë tragjedi, pjesët që u ishin nxjerrë.
Të gjithë deklaruar vetë-fajësinë; Vendimi u shpall nga fanatikët prezentë në sallë, që kur çdo i pandehur thirrej për të dëshmuar, thërrisnin; “Vdekje! Me vdekje”! Unë kam dëgjuar fjalët e fundit të shprehura nga inxhinieri Paul Saxhioti: “Unë besoj në drejtësinë tuaj”. Në zërin e tij, me dukej një aluzion e ironi. Ai ishte një njeri i ditur, dhe e dinte se drejtësia, nuk mund të bashkëjetoj me doktrinën komuniste.
Më 22 tetor 1947, është dhënë vendimi i dënimit, 16 dënime me vdekje, nga 25 të pandehurit. Tre të dënuar me varje, 13 me pushkatim; një ndër ta edhe Saggiotti. Monaldi dhe Andena, përfunduan me një dënim prej 15 vjetësh. Unë nuk e di saktësisht, se ku është ngritur trekëmbëshi për të tre të dënuarve me varje në litar; atë ditë, rastësisht, duke kaluar në “Sheshin della Legna”, me mbesën Nina, m’u paraqit një skenë e papritur trishtuese!
Tre trupa të varur dhe një grup fëmijësh, duke i tërhequr ato nga këmbët, ata i rrotullonin litarët dhe pastaj i lëshonin përsëri, për t’i parë se si vet rrotulloheshin në sensin e kundërt. U largova, duke tërhequr fëmijën për dore, në një rrugicë ngjitur.
Një ditë, me motrën time Albina, unë shkova për të parë Monaldin në burg, në rrugën për në Shkodër; Unë u lejova për të parë atë për disa minuta dhe shkëmbyen disa fjalë. Salloni përbëhej nga dy rreshta, me shufra hekuri, hapësira që ndante të burgosurit nga vizitorët, ishte tre metra. Kam lënë një pako me ushqime, por ajo ishte mbajtur nga rojet.
Më 28 tetor 1947, Shqipëria kishte vendosur në Paris ratifikimin e Traktatit të Paqes me Italinë; por gjendja jonë vazhdoj të mbetej e pandryshuar. Unë kam qenë i transferuar nga Devolli, kur Dr. Mandolini, Motra Paskuina, Padre Skalvini, u arrestuan dhe kështu që nuk ishte pra e mundur, të specifikoja datën e arrestimit. Mbyllur në burgje të ndryshme, për një kohë të gjatë, për ta nuk do të dihesh asgjë, por më vonë mora vesh se Mandolini, ishte transferuar në Tiranë.
Nuk ishte gjë e lehtë për të gjetur atë! Kryeqyteti më pas ishte ndanë 14 njësi, me reparte të veta të policisë, të pajisur me mbajtjen në qeli të dënuarit, ku të burgosurit ishin duke në marrë në pyetje fillimisht, dhe pastaj transferoheshin në një nga dy burgjet kryesore.
Në birrarinë qe e kisha frekuentuar me mikun tim, Batani, unë jam prezantuar me një oficer të ri shqiptar Gjirokastrit, e kisha takuar herë pas here dhe kam shkëmbyer me të, në gjuhën shqipe, katër fjalë dhe mirësjelljeje. Ishte vetëm një simpati e ndërsjellë, por unë rrezikoja dhe kisha frikë, për të pyetur atë nëse ai mund të më ndihmonte, për t’i kërkuar miqtë e mi. Unë e pashë atë përsëri një ditë më vonë dhe më dha disa shenja për seksionet e policisë, që kishte më shumë mundësi për të gjetur.
Kjo ishte një e diel, e 14 nëntorit të vitit 1947, dhe pas disa përpjekjeve në rajone të ndryshme të policisë, arrita të gjej burgun ku mbahej Dr. Mandolini. I’u prezantova rojeve se kush isha, duke kërkuar për të parë atë; Unë kisha për t’ju përgjigjur shumë pyetjeve dhe të shpjegoja arsyet për kërkesën time. Në fund më thanë se, duke qenë në izolim, ata nuk ishin të lejuara që të takoheshin dhe të bisedonin me njeri. Kam lënë një pako me ushqime, e hapen atë për të kontrolluar dhe ata më siguruan, se do të dorëzohet.
Prej atëherë e, deri në fund të vitit pasardhës, unë nuk kisha asnjë lajm prej tij. Vitit që po i afrohej fundi, ishte i vështirë dhe i rëndësishëm. Në horizont unë nuk mund të shihja, edhe një rreze dritë. Babai im u transferua përsëri, së pari për në Korçë, pastaj në Elbasan. Ai kishte kapur tashmë 63 vjeç dhe unë e pyes veten tani, se si mund të tejkalohen kaq shumë mundime. Puna ishte e rëndë në ofiçine: përtej kohës normale, ishim të detyruar për të bërë një orë e shtesë të papaguar. Unë isha i vetmi i punëtorëve italianë, që nuk i bindesha këtij urdhri abuzues.
Nuk më lejohej për të gjykuar të tjerët: por ne jetonim në një atmosferë të terrorit, dhe kjo mund të na kushtonte shtrenjtë, nëse unë do shprehesha hapur për këtë. Unë kam qenë i akuzuar për sabotim, për një problem që kishte ndodhur në makinerinë në të cilën kam punuar, njohja e gjuhës së tyre, më ndihmoi për t’i fituar tek ata besimin tim të mirë. Afër kapanonit tonë ishte ndërtuar një tjetër, e përdorur si një shkritore gize, ku punonin teknikë dhe punëtorë të cilët kishin ardhur nga Jugosllavia.
Tito, në bazë të një traktati të ndihmës reciproke, kishin mandate të ndryshme për të punuar në Shqipëri dhe merrnin rroga katër herë më të larta se e jona, edhe pse ata si nuk ishin deri në nivelin e formimit e përgatitjes së italianëve. Unë, për të plotësuar të ardhurat e ulta që kam patur, në mbrëmje kam riparuar makinat në shtypshkronja të ndryshme. Në atë kohë kam pasur ndjenjën, se diçka po ndryshon. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm