• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Bajram Curri nuk është i komprometuar nga dosjet sekrete serbe, por ana e errët në karakterin e tij është interesi i tij i tmerrshëm personal, lakmia për para e…”/ Letra e panjohur nga arkivi i Austrisë

“Bajram Curri nuk është i komprometuar nga dosjet sekrete serbe, por ana e errët në karakterin e tij është interesi i tij i tmerrshëm personal, lakmia për para e…”/ Letra e panjohur nga arkivi i Austrisë
Kalendari Historik 29 Mars 2022
“Bajram Curri nuk është i komprometuar nga dosjet sekrete serbe, por ana e errët në karakterin e tij është interesi i tij i tmerrshëm personal, lakmia për para e…”/ Letra e panjohur nga arkivi i Austrisë
“Kjo ministri e konsideron detyrë morale, t’ju falënderojë për kujdesin që treguat në vrasjen e Bajram Currit dhe lus kurdoherë sukses e…”/ Zbulohet telegrami i qeverisë së Zogut, 1 prill 1925
“Ushtarët serbë të mbushur me morra, me rroba të shqyera dhe pa këpucë, i dorëzonin armët për një pulë apo gjel deti, dhe…”/ Dëshmia e gjeneralit Italian, Emilio Bertotti
Zbulohet programi politiko-ekonomik i Princit Wilhelm Wied për Shqipërinë, i botuar në Gjermani në librin “Denkschrift uber Albanian”, dhe i refuzuar në Tiranë në 1956-ën

Memorie.al / Një përshkrim i figurës së Bajram Currit nga ana e konsullit austriak August Kral, në një letër dërguar konsullit të përgjithshëm Alfred Rappaport. Dokumenti gjendet në arkivin politik të Arkivit Shtetëror Austriak dhe është dëshmi që tregon sa hollësisht i kanë njohur diplomatët austriakë politikanët shqiptarë të asaj kohe.

LETRA E KONSULLIT AUSTRIAK NË SHKODËR, AUGUST KRAL, DËRGUAR KONSULLIT TË PËRGJITHSHËM RAPPAPORT, SHKODËR 11.1.1918

I dashur mik!

Kërkoj falje që për shkak të një varg rrethanash u vonova t’i përgjigjem shkresës tënde të 9 nëntorit të vitit të kaluar (1917), sa i përket Bajram Currit. Po ngutem ta bëj këtë dhe më lejo të të njoftoj se në bazë të përvojave të mia dhe mendimit tim, gjithsesi nuk mund të pajtohem me gjykimin absolutisht negativ që i bëhet Bajram Currit nga pala ushtarake, sidomos nga Cetinja.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

Për ta kuptuar atë duhet të merret parasysh edhe e kaluara e tij politike. Ai nuk rrjedh nga një familje bejlerësh, por e ka marrë titullin bej tek më vonë nëpërmjet rangut ushtarak, të cilin ia kishte dhënë Sulltan Abdylhamiti.

Zona e tij e ndikimit ishte Malësia e Gjakovës, sidomos fiset Krasniqi dhe Gashi, pjesërisht edhe në Has, ku ai është në rivalitet të ashpër me Riza Bej Gjakovën dhe dy djemtë e tij, të cilët atje rekrutojnë përkrahësit e tyre kryesorë.

Armiqësia mes këtyre fisnikëve me vite të tëra dominoi jetën publike në rrethin e Gjakovës dhe shkaktoi disa herë luftëra të ashpra mes mbështetësve të të dyja palëve.

Në kohën e luftërave në lidhje me Kushtetutën në Turqi (1908) Bajram Curri gjendej në mesin e atyre shqiptarëve, të cilët ishin mbledhur në numër të madh në Ferizaj, për të ndikuar në shpalljen e Kushtetutës dhe këtë synonin ta arrinin duke mbajtur qëndrim kërcënues dhe përmes depeshave dërguar Portës së Lartë.

Që nga atëherë, së paku për aq sa kemi parë nga jashtë, ai ka qëndruar larg kryengritjeve të ndryshme të kosovarëve kundër turqve, me përjashtim të kryengritjes së fundit (1912), në rrjedhën e së cilës ai hyri në Shkup me rreth 10 mijë shqiptarë.

Gjatë luftës ballkanike ai me përkrahësit e tij luftoi kundër serbëve dhe malazezëve dhe në fund u tërhoq në Selitë, ku qëndroi deri në rënien e Shkodrës (prill 1913). Pastaj qëndroi gjatë këtu dhe më 1914 bashkë me Prenk Pashën mori pjesë në ekspeditën e dështuar kundër kryengritësve në Ishëm.

Si shqiptar patriot ai plotësisht ia mbajti anën Princit von Wied, për mbrojtjen e tij shkoi në Durrës me rreth 800 të armatosur dhe braktisi detyrën e tij të atjeshme bashkë me Isa Boletinin tek pas largimit të Princit von Wied (në fillim të shtatorit 1914), më parë ai ishte treguar i gatshëm ndaj nesh për të luftuar serbët dhe malazezët dhe për këtë qëllim kishte marrë prej meje një shumë të caktuar parash.

Ai ia kishte dalë që bashkë me Isa Boletinin të marrë me vete nga Durrësi dy topa të përshtatshëm për luftë në terrene malore dhe municionin përkatës. Tërë ekspedita shkoi me barkë në Medua (Shëngjin) dhe pastaj një pjesë përmes Shkodrës, pjesa tjetër përmes Kallmetit arriti në zonën kufitare. Pastaj nën udhëheqjen e tij vazhdimisht u kryen sulme kundër malazezëve dhe serbëve.

Që këto aksione nuk patën suksesin e duhur nga aspekti ushtarak ishte pasojë e unitetit të mangët të shqiptarëve, rivalitetit mes Bajram Currit, Riza Bej Gjakovës dhe Hasan Bej Prishtinës, por në pjesën më të madhe edhe për shkak të gabimeve dhe lëshimeve nga ana jonë. Siç e di ne nuk mund t’u jepnim luftëtarëve shqiptarë as para, as ushqime, as prijës, as armë dhe municion në masë deri diku të duhur, andaj këta njerëz të mjerë vareshin vetëm nga sakrifica e tyre, nga vetja e tyre.

Përveç kësaj Bajram Curri u tradhtua nga bijtë e Riza Bej Gjakovës, andaj qe i detyruar të arratiset. Ai erdhi në Shkodër, qëndroi këtu deri në hyrjen e malazezëve dhe në fund të qershorit 1915 shkoi në Mirditë, ku priti avancimin e trupave tona, ku mori pjesë aktivisht dhe me sukses bashkë me kushëririn e tij Hysni Currin.

Unë e konsideroj Bajram Currin gjithsesi patriot shqiptar dhe lojal ndaj politikës sonë. E gjithë e kaluara e tij dhe sidomos sjellja e tij gjatë kohës së Wiedit dhe gjatë Luftës Botërore tregojnë për evidencë se atij nuk mund t’i mohohet karakteri i qëndrueshëm.

Akuza që i bëhet nga ushtarakët tanë – bazuar në lajmet e dyshimta të oficerëve çekë dhe serbë të spiunazhit – se ai vetë ua kishte dhënë malazezëve njërin prej topave të tij dhe se kishte lidhur pakt me ta, mua më duket se mbështetet në parakushte dhe përshtypje të gabueshme.

Me sa di unë dhe përkundër supozimit të ushtarakëve tanë ai kurrë nuk ka negociuar me bullgarët. Që pala bullgare e ka joshur dhe e ka shfrytëzuar keqkuptimin që ekziston mes autoriteteve tona ushtarake dhe atij (Bajram Currit) është e vetëkuptueshme.

Kur Basriu deshi të themelojë në Dibër qeverinë e tij famoze të Shqipërisë së pavarur (shkurt, mars 1916), ai i kishte ofruar Bajram Currit postin e ministrit të Luftës. Kjo flet shumë për këtë të fundit (Bajram Currin), i cili, duke lënë anash të gjitha motivet vanitoze shqiptare, nuk iu përgjigj ofertës dhe na qëndroi neve besnik.

Nuk më është e njohur se ai mund të jetë i komprometuar nga dosjet sekrete serbe si Prenku, Marka Gjoni, Primo Doçi dhe të tjerë. Ana e errët në karakterin e Bajram Currit është interesi vërtet i tmerrshëm personal, lakmia për para.

Por këtu duhet të theksohet se ai nuk është i pasur dhe se përherë i duhen shumë para për të ruajtur ndikimin te malësorët, gjë që ka për pasojë që ai zakonisht gjendet në vështirësi financiare.

Të kërkosh prej tij përkrahje me armë apo ndonjë veprimtari tjetër patriotike, e cila është e lidhur me harxhime të mëdha, është e mundshme vetëm nëse i vihen në dispozicionet mjetet e nevojshme.

Në komandat e Perandorisë Austro-hungareze në Gjakovë dhe Zhur atij i është zënë shumë për të madhe që vitin e kaluar herë pas here ka lejuar parregullsi gjatë mbledhjes së një të dhjetës së prodhimeve bujqësore në Has, por me atë rast nuk e kishte parasysh se faji i tij padyshim ekzistues bazohej në zakone të vjetra ose keqpërdorime.

Secili bej në kohërat osmane ka menduar të përfitojë gjatë shitjes së një të dhjetës së prodhimeve bujqësore. Është e qartë që ne po i luftojmë këto keqpërdorime, gjë që po bëhet me sukses; njëkohësisht për shkak të ngjarjeve të tilla nuk duhet të gjykojmë politikisht njerëzit përkatës.

Jo vetëm për shoqërinë, por edhe për individin nuk është punë e lehtë që mentaliteti tradicional mesjetar që bazohet në cubni të zëvendësohet me koncepte të reja, morale dhe të veprohet sipas tyre, përkundër domosdoshmërisë për të siguruar ekzistencën personale. Bajram Curri është i biri i njëfarë Shakir Aga Curri nga Krasniqja.

Dy prej tre vëllezërve të tij kanë vdekur; njëri thuhet se është shurdhmemec. I mirënjohuri Hysni Curri, i biri i Ibrahim Agës, një vëllai të Shakir Agës, është kushëri i tij. Ky i fundit mendoj se ndaj nesh është absolutisht besnik në kuptimin politik.

Për nga karakteri dhe jeta private, interesi personal, ai fund e krye i përngjan kushëririt të tij. Aty ku bëhet fjalë për interesin personal, nuk duhet pritur qëndrim altruist as nga Bajrami, as nga Hynsiu.

Meqë nën administratën tonë pushteti i bejlerëve nuk bazohet më në shtypje dhe eksploatim të bujqve, por në merita personale dhe zell personal, Bajrami dhe Hysniu kanë humbur shumë autoritet te popullsia, ndonëse nuk mund të mohohet se kanë njëfarë ndikimi.

Pranoni, i dashur mik, përshëndetjet e mia të përzemërta. / Memorie.al

Kral

Burimi: Arkivi Shtetëror i Austrisë

Përktheu: Enver Robelli

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 05 Prill 2026

Next Post

“Ti e din se Patër Gjergji i yt e i ynë, ka shkruem se; ‘e keqja i erdh Shqipnisë, qysh se erdh pasha turçelí – edhe ipeshkvi jabanxhi’...”/ Korrespodenca e panjohur e Mustafa Krujës, me Patër Margjokajn

Artikuj të ngjashëm

“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
Dossier

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

April 18, 2026
“Kur të dërguarit nga Tirana, i thanë Nolit; ‘Shumë mirë; munt ta varrosim Konicën në Shqipëri, po më parë duhet ta sjellim përpara gjyqit të popullit’, Noli i ndezur u…”/ Shkrimi i gazetës “Dielli”, 20 tetor 1965
Dossier

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

April 18, 2026
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.
Dossier

“Kur kryetari i Degës së Lushnjes i kërkoi të dorëzohej, Xhevdeti tha: Unë municion kam plotë, dhe katër orë më duhen, pastaj do…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 17, 2026
“Veprimet e ngathëta të kryetarit të Degës së Brendshme, shokut Kapllan Shehu, i cili vetëm pas gjetjes së kufomës së zv/shefit të Policisë…”! Zbulohet raporti sekret për “Bandën Xhevdet Mustafa”, tetor ‘82
Dossier

“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 18, 2026
“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj
Dossier

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

April 14, 2026
“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Pas komandës; zjarr, 16 të dënuarit me vdekje ranë në tokë, por Fejzi Alizotin s’e kapën plumbat dhe kur ai i tha Bedri Spahiut; ma falni jetën, ai…”/ Dëshmia e priftit që asistoi në pushkatimin e tyre

April 14, 2026
Next Post
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

“Ti e din se Patër Gjergji i yt e i ynë, ka shkruem se; ‘e keqja i erdh Shqipnisë, qysh se erdh pasha turçelí – edhe ipeshkvi jabanxhi’...”/ Korrespodenca e panjohur e Mustafa Krujës, me Patër Margjokajn

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme