• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, June 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Toni i kujdesshëm i Enver Hoxhës, mund të tregojë se ai dëshiron, që ta evitojë një ashpërsim të mëtejshëm të marrëdhënieve me Pekinin, pasi…”/ Relacioni sekret nga Vjena, për Komitetin Qendror

“Toni i kujdesshëm i Enver Hoxhës, mund të tregojë se ai dëshiron, që ta evitojë një ashpërsim të mëtejshëm të marrëdhënieve me Pekinin, pasi…”/ Relacioni sekret nga Vjena, për Komitetin Qendror
“Radio ‘Europa e Lirë’, tha se: kryeministri Shehu, ishte ai që, në nëntor 1977, dha të kuptojë për lidhjen e Pekinit me opozitën në Tiranë, kur…”/ Relacioni sekret nga Vjena, për Komitetin Qendror

“Mehmeti edhe Fiqreti ka bërë faje të mëdha, ajo ka botuar pa leje referate, pa të cilën nuk lejohen edhe ato të…”/ Akuzat e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Toni i kujdesshëm i Enver Hoxhës, mund të tregojë se ai dëshiron, që ta evitojë një ashpërsim të mëtejshëm të marrëdhënieve me Pekinin, pasi…”/ Relacioni sekret nga Vjena, për Komitetin Qendror
“Si i’u përgjigja diplomatit francez në Teatrin e Operës, ku ndoqëm ‘Madam Batreflain’, kur ai më kërkoi…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tiranës
“Toni i kujdesshëm i Enver Hoxhës, mund të tregojë se ai dëshiron, që ta evitojë një ashpërsim të mëtejshëm të marrëdhënieve me Pekinin, pasi…”/ Relacioni sekret nga Vjena, për Komitetin Qendror
BEQIR_BALLUKU_ME_KINEZET

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al /publikon disa dokumente arkivore me siglën sekret, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, të cilat i përkasin vitit 1977 dhe janë pjesë e një dosje ku ndodhet një korrespodencë midis ambasadës shqiptare në Vjenë dhe aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së (sektorit të Jashtëm), ku bëhet fjalë për një material me komentet që ka bërë Radio “Evropa e Lirë”, lidhur me kontradiktat dhe prishjen e marrëdhënieve  zyrtare në mes Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Në dokumentet në fjalë, ambasadori shqiptar Zihni Haskaj, fillimisht shpjegon rrethanat se si u bë e mundur, gjetja e atij materiali që u sigurua nëpërmjet shefit të zyrës së agjencisë franceze të lajmeve në Vjenë, të cilit mundi t’ja merrte fshehtas dhe fotokopjonte, Wilfred Graff, miku i vendit tonë dhe një prej pjesëtarëve të Shoqatës së Miqësisë Austri Shqipëri. Sipas ambasadorit Haskaj, materiali që u transmetuar nga Radio “Evropa e Lirë”, ishte përgatitur nga gazetari Luis Zanga, në të cilin midis të tjerash, thuhej: Këtu Hua-ja, e zëvendëson gjuhën e drejtpërdrejtë, me një analizë M-L të luftës së fundit për pushtet në Shqipëri.  Sigurisht që shqiptarët nuk kanë nevojë për të patur një kopje të fjalimit të Hua-së, për të provuar lidhjen kineze me elementët e spastruar. Vetë kryeministri Mehmet Shehu, ishte ai që, në nëntor të vitit 1977, dha të kuptojë për lidhjen e Pekinit me opozitën në Tiranë, kur ai tha:  “Ne e dimë fare mirë dhe e kemi dokumentuar origjinën e penjve, të komplotit puçist të Beqir Ballukut, Abdyl Këllezit dhe të puçistëve të tjerë, të cilët donin të përmbysnin diktaturën e proletariatit në Shqipëri dhe të vendosnin këtu një regjim borgjezo-revizionist. 

                                               Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Dokumenti me materialin e plotë të përgatitur nga gazetari Louis Longa dhe i transmetuar nga Radio ‘Evropa e Lirë’, mbi kontradiktat dhe prishjen e marrëdhënieve zyrtare në mes Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës

RADIO ‘EVROPA E LIRË’ – Studim

Raport bazë 56 / RD

  (Shqipëri)

21 Mars 1978

                             DY ZHVILLIME INTERESANTE NË GRINDJEN KINO-SHQIPTARE

Nga Louis Zanga

Përmbajtja: Keqësimi i marrëdhënieve kino-shqiptare vazhdon, sikurse del nga dy ngjarjet e fundit, me gjithë uljen e polemikës së vënë re gjatë pak muajve të kaluar. Në Kongresin e tretë të partisë së shkëputur italiane pro-shqiptare, u theksua solidariteti me ideologjinë “marksiste–leniniste” shqiptare në të njëjtën kohë që u bë edhe një sulm i hapur mbi “revizionizmin” aktual kinez.

Për më tepër, një dokument sekret kinez, është bërë publik në Perëndim, i cili midis gjërave të tjera, merret me grindjen shqiptare. Dokumenti jep informata interesante mbi arsyet e grindjes me Shqipërinë, të parë nga pikëpamja kineze.

Heshtja që bie në sy në frontin kino-shqiptar, ndoshta nuk duhet parë si një tregues që dy ish-aleatët, mund të jenë në rrugën e pajtimit, por më tepër si një evidencë tjetër të ngrirjes në vazhdim të marrëdhënieve. Qëndrimi jo komunikues i Pekinit ndaj Shqipërisë, përbën një çështje të politikës zyrtare që ka si qëllim të frenojë një keqësim të mëtejshme të marrëdhënieve dhe, që këtej del se heshtja e Kinës, nuk përbën surprizë. Sjellja e qetë e Tiranës, nga ana tjetër, duket që diktohet nga konsiderata strategjike.

Siç duket, udhëheqja shqiptare e ndjenin se kishin nevojë për një çlodhje pas fushatës së tyre agresive të polemikës logjike anti-kineze, gjatë gjysmës së dytë të vitit 1977. Për më tepër, Shqipëria ka pasur probleme akute të brendshme që duhej t’i zgjidhte, kryesisht të natyrës ekonomike, të cilat në vetvete janë pasojë të shkatërrimit të shkatërrimit të miqësisë kino-shqiptare. Për më tepër, embargoja pothuajse e plotë e mjeteve shqiptare e vënë për gjithçka që ka të bëjë me Kinën, reflekton një ngurtësim të mëtejshëm të politikës së Tiranës ndaj Pekinit.

Partia e shkëputur italiane, sulmon kinezët.

Ka plotësisht mundësi, që pas muajve të qetë të dimrit, shqiptarët t’i kthehen stilit të tyre të zakonshëm të luftës ideologjike. Sidoqoftë, tani për tani udhëheqja shqiptare po mbështetet me simpatizantët e saj “marksistë-leninistë”, në Perëndim, për ‘municion’ anti-kinez.

Një shembull i mirë në këtë drejtim, ishte mbajtja e Kongresit të III-të të Partisë “Marksiste-leniniste”, italiane, të cilës mjetet shqiptare shqiptare i dhanë publicitet të konsiderueshëm. Kongresi i zhvilluar në Firence, nga 21 deri në 24 Janar 1978, por shtypi shqiptar nuk e përmendi atë, – ose mesazhin përshëndetës të Hoxhës – deri vonë në Shkurt.

Koha e nevojshme për të kaluar detajet rreth punimeve të kongresit, nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe tregtare për në Shqipëri, mund të shpjegojë pjesërisht, vonesën në publikimin e ngjarjes. Organi javor i “marksistë-leninistëve” italianë, “Nuova Unita”, botoi mesazhin e Hoxhës si në italisht, ashtu dhe në origjinalin shqip, për t’i shtuar forcën.

Qëndrimi anti-kinez i mesazhit, ishte disi i anshëm, duke theksuar se ata që përpiqen “të mbysin revolucionin”, po ndihmohen nga revizionistët e të gjitha ngjyrave”. Kjo është një formë që përdoret shpesh nga shqiptarët, për ta inkluduar me deduksion kinezët, midis “revizionistëve” të sotëm.

Toni i kujdesshëm i Hoxhës, mund të tregojë se, tani për tani, ai dëshiron që ta evitojë një ashpërsim të mëtejshëm të marrëdhënieve me Pekinin, që mund të sillte izolimin e plotë politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Ai gjithashtu ndoshta nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për një keqësim të mëtejshëm në marrëdhëniet, duke ja lënë Pekinit që të bëjë hapin tjetër.

Duke qenë se Partia e shkëputur italiane, është lënë mënjanë nga udhëheqja kineze, sepse ka marrë anën shqiptare, ndryshe nga Shqipëria, kjo parti nuk pengohet nga konsideratat të arsyeve shtetërore (Raison d’etat), dhe prandaj nuk ka gjë për të humbur nën adoptimin e një vije të hapur anti kineze. Dokumenti i botuar në fund të kongresit, deklaron:

“Të gjitha teoritë që hedhin poshtë luftën e klasave, janë totalisht të gabuara. Disa teori, siç është teoria e “Tre botëve”, e propaganduar nga revizionizmi kinez, nuk mund të formojnë vijën strategjike të një partie marksiste-leniniste. Teoria e “Tre botëve”, është një teori revizioniste, një variant i revizionizmit Hrushovian, i cili në një kohë u pranua nga Partia Komuniste Kineze me në krye shokun Mao Ce Dun.

Çdo koncesion në këtë fushë të çon në oportunizëm politik dhe është në kundërshtim më vijën e përgjithshme të lëvizjes komuniste ndërkombëtare, e cila mbrohet nga “marksistë-leninistët” dhe kryesisht nga Partia e Punës e Shqipërisë, me në krye shokun Enver Hoxha. Kjo vijë, e aplikuar në kushtet aktuale, është e vlefshme sot ashtu sikurse ka qenë edhe në të kaluarën.

Mesazhi i besnikëve të Tiranës në Itali, është i qartë: Ata theksojnë se me vdekjen e Mao Ce Dunit dhe me tradhtinë e mëpastajme, gjoja të teorisë revolucionare të udhëheqjes së re kineze, është Enver Hoxha, që ka marrë tani përsipër rolin e udhëheqjes revolucionare “marksiste-leniniste”, ta lënë bosh nga udhëheqësi i ndjerë kinez.

Deklarata konkulduese e dokumentit thekson më tepër këtë pikë:

“Analiza marksiste-leniniste” e bërë nga shoku Enver në Kongresin e VII-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, ka rëndësi themelore. Është detyra e marksistë-leninistëve të qëndrojnë të vendosur në këto pozita dhe t’i mbrojnë ato nga sulmet e revizionistëve modern”.

Sfida e hapur që bëhet udhëheqjes së re kineze, nga “Maoistët”, e mëparshëm italianë, nuk lë shteg për asnjë kompromis. Duke konsideruar se politika ideologjike shqiptare luajti një rol të rëndësishëm në kongres, mund të mendohet se Tirana ka mundësi gjithashtu, në një moment oportun, të ndërmarri hapin e madh të shtrirjes të sfidës të saj ndaj udhëheqjes së re të Pekinit.

Dokumenti sekret kinez hedh dritë mbi grindjen 

Arsyet reale dhe origjina e grindjes kino-shqiptare mbeten akoma një mister, kështu që çdo e dhënë që mund të hidhte dritë mbi këtë çështje duhet të jetë me interes. Është e kotë të presësh nga Shqipëria ndonjë të dhënë të caktueshme dhe bindëse të zhveshur nga përmbajtja ideologjike, e cila të mund të ndihmonte në qartësimin e një enigme. Kinezët, nga ana e tyre, japin pak gjëra nëpërmjet sjelljes së tyre xhentile të papërshkrueshme.

Sidoqoftë, një dokument sekret kinez, i cili midis të tjerave, trajton grindjen kino-shqiptare, gjeti rrugën për të dalë jashtë Kinës Komuniste. Dokumenti është: “një fjalim, mbi politikën e jashtme, prej 42.000 fjalësh i ministrit të Punëve të Jashtme, Huang Hua, mbajtur më 30 korrik 1977, në Pekin, me kuadro politikë, ushtarakë dhe partiakë. Huang, diskuton 10 çështje të mëdha, duke përfshirë marrëdhëniet e reja të Kinës me Jugosllavinë, në dritën e vizitës së Titos dhe grindjes me Shqipërinë”.

Megjithëse materiali nuk jep zbulime që të trondiste botën, dokumenti është padyshim, i shquar për dritën që hedh për çështjen që është në diskutim. Është natyrisht, pothuajse e pamundur që të provohet, autenticiteti i tij, por përmbajtja me autoritet e materialit, toni dhe detajet, i çojnë ekspertët që të besojnë se ai është i vërtetë.

Midis të parëve, që raportoj për dokumentin, ishte specialist i Kinës, i gazetës gjermano-perëndimore, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Harry Hamm, i cili vuri në dukje se vëzhguesit e çështjeve kineze, nuk kishin dy shënime për sa i përket autenticitetit të tij.

Sipas standardeve komuniste kineze, fjalimi i Huang Huas, ishte një leksion i jashtëzakonshëm në të cilin ai, hera herës, lajkatonte, kërcënonte, përdorte folklorin ose citonte proverb, për të jetësuar idenë. Ai filloi pjesën e trajtimit të grindjes shqiptare, duke ju referuar sulmit të artikullit të “Zëri i Popullit”, të 7 korrikut 1977 dhe faktoi se ambasada shqiptare në Pekin, u kishte shpërndarë kopje të atij artikulli, të gjitha ambasadave të huaja.

Ai vuri në dukje se shtypi kinez nuk e kishte botuar artikullin, por se në kohën e përshtatshme, Pekini do të riprodhonte artikuj nga gazeta të tjera të huaja për “të sqaruar jo zyrtarisht disa çështje”. Kjo duhet të jetë një referencë ndaj atyre organeve të partive “marksiste-leniniste”, të cilat marrin anën kineze, pas prishjes jo zyrtare kino-shqiptare. Shtypi kinez, menjëherë pas botimit të sulmit të “Zëri i Popullit”, filloj të riprodhonte deklaratat nga disa parti të shkëputura, që mbronin teorinë e Kinës të “Tre Botëve”.

Ministri i jashtëm, më tutje theksoi se, mbështetur në instruksionet e kryetarit Hua, dhe zëvendëskryeministrit Teng, nuk do të botoheshin artikujt që të hidhnin poshtë hapur pikëpamjet e gabuara “të Shqiptarëve”.

Ky frenim, shpjegoi ai, do të ndalonte shtrirjen e mëtejshme të divergjencave midis të dy partive dhe popujve dhe do të ndihmonte gjithashtu për ndalimin e “kaosit dhe konkluzionit”, në mendimin dhe politikën e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Me rastin e dytë, ai padyshim kishte ndërmend lëvizjen “marksiste-leniniste”, se sikurse tregon shembulli i Kongresit të Partisë të shkëputur italiane, i cili në të vërtetë është shkatërruar.

“Duke qenë se ne nuk donim të keqësonim një polemikë e cila vetëm sa do të shkaktonte “pikëllim tek miqtë tanë dhe kënaqësi midis armiqve tanë”, ne kemi, në të njëjtën kohë, ndjekur porosinë e të ndjerit kryetarit Mao, për të ruajtur miqësinë midis shokëve kinezë dhe shqiptarë sa më fort që të ishte e mundur, siç do të ruanim vetë sytë tonë”. Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 01 Gusht 2022

Next Post

“Partizanët kishin urdhër të digjnin shtëpitë e kundërshtarëve, të atyre që kishin prona, por që kishin studiuar dhe nëpër Europë e kishin dhoma me libra…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
Next Post
“Partizanët kishin urdhër të digjnin shtëpitë e kundërshtarëve, të atyre që kishin prona, por që kishin studiuar dhe nëpër Europë e kishin dhoma me libra…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik

“Partizanët kishin urdhër të digjnin shtëpitë e kundërshtarëve, të atyre që kishin prona, por që kishin studiuar dhe nëpër Europë e kishin dhoma me libra…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!