• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, April 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ti e din se Patër Gjergji i yt e i ynë, ka shkruem se; ‘e keqja i erdh Shqipnisë, qysh se erdh pasha turçelí – edhe ipeshkvi jabanxhi’…”/ Korrespodenca e panjohur e Mustafa Krujës, me Patër Margjokajn

“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Vëllai i madh i Esatit, Gani beu, dallohej si gjaknxehtë, jo më pak ishte dhe i ati tyre, Ali beu, të cilin ata një ditë e lidhën në një rrogoz të lyer me naftë dhe…”! / Historia e panjohur e familjes Toptani
Atentatet e bujshme ndaj politikanëve të lartë shqiptarë jashtë vendit, ku vetëm Enveri, nuk u rrezikua kurrë,…?!
“Kur më arrestuen në tetorin e ’89-ës, në Rragam, tuj dhanë meshë te shpia e mikut tim, Ndrecës, shoferi i Degës së Mbrendshme, një komunist lunatik, u tregu aq i egër, sa…”/ Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti

Pjesa e parë

Memorie.al / “Kuvend letrash me miqtë, – letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja”, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët. Janë 11 vjet letërkëmbim me fratin pukjan, që e gjeti firmëtarin krutan në një gjendje të vështirë shpirtërore “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë”! Kjo letër prek një nga pikat më nevralgjike për kohën, kur në kulmin e vendosjes së regjimit komunist, dy personalitete në mërgim kërkojnë shkaqet pse Shqipëria nuk po arrinte të kishte shtet. Mustafa Kruja përmend një thënie të Patër Fishtës, por që për françeskanin duket e pabesueshme dhe mjaft radikale për kohën.

Mustafa Kruja gjithë këtë panoramë ia tregon në letrën e `52-shit priftit françeskan, i cili ashtu si edhe në letra të tjera, bëhet një apoteozë historike në vështrimin jo diletant të historisë, por sigurisht duke mbetur në gjurmë subjektivizmi, pavarësisht nga objektiviteti. Kjo, për shkak se kemi të bëjmë thjesht me letërkëmbime personale dhe aspak me pretendime të shkrimit të historisë.

Kështu, në vëllimin e katërt të serisë së letërkëmbimeve të Mustafa Krujës me miq e bashkëpunëtorë, personalitete të jetës politike e kulturore të Shqipërisë të fushave të ndryshme, (të botuara nga “OMSCA-1”), ky konsiderohet më i ploti e ndoshta më interesanti për lexuesin, mbasi paraqet një letërkëmbim mes dy personalitetesh krejt të ndryshëm nga mosha e nga formimi, por me një ndihmesë të çmuar në kulturën kombëtare që, nëpërmjet bisedës së tyre letërore, marrin në shqyrtim e ftillojnë ndodhi e tema të ndryshme të historisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të shkuar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në spitalin e ‘Bajram Currit’ përballë një aparati të vjetër skopie, mbeti i shtangur, kur pa se tre pacientët e parë e kishin zemrën në krahun e djathtë dhe…”/ Historia e panjohur e Dr. Hektor Çoçolit

“Siç kam marrë vesht, ju keni pritë në mënyrë madhështore të ikurit nga Kosova, por kam merak shumë për fatin e tyre, pasi dua…”/ Letra e panjohur e Princ Widit për Bajram Currin nga Tiroli, gusht 1920

Njëri ishte një protagonist i jetës politike, por edhe i asaj kulturore, njëri nga firmëtarët e Dokumentit të Pavarësisë, pjesëmarrës në shumicën e ngjarjeve që shënuan historinë e shtetit shqiptar në tridhjetë vitet e para të qenies së tij. Tjetri ishte një frat françeskan, një ish-mësues historie në liceun “Illyricum”, që e kishte bërë hulumtimin e kësaj lënde qëllimin kryesor të jetës së tij, krahas atij të shërbyesit të fesë.

I ndante një ndryshim moshe prej njëzet vitesh, por i bashkonte dëshira e studimit të thellë, dashuria për vendin e tyre, ngulmimi në kërkimin e së vërtetës historike, shpresa, e mbetur vetëm në kufijtë e termit, për të parë një Shqipëri demokratike e dinjitoze.

Letërkëmbimi filloi një ditë prilli të vitit 1947, kur Atë Paulini, që jetonte në Bolzano, në një kuvend ku kryente detyrën e meshtarit, merr vesh se në Ortisei, një lokalitet turistik i Trentinos, një nga vendet më të bukura të Italisë, banonte Mustafa Kruja, një emër i njohur i jetës shqiptare. Vendos t’i shkruajë për të vendosur një lidhje me të.

Këto letra bëjnë pjesë në vëllimin e katërt, ku letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët.

Edhe pse letërkëmbim, ajo që çmohet në to është sqima e dijes, sikur këta të ishin artikuj të publikuar për lexues, e jo mes vetes. Ndoshta kjo ishte një projekt-perspektivë e Merlikës, gjë që ia impononte çdo letër-këmbyesi, si në këtë rast, duke na dhënë një shkollë të mendimit.

LETRA E PATËR PULIN MARGJOKAJT, DREJTUAR MUSTAFA MERILIKËS NË NËNTORIN E VITIT 1956

Graz, me 2 nanduer 1956

                     Shum i dashtuni mik,

Nuk i u pergjegja mejherë kartës s’Ate prej Ujvares së Njagara, pse thojshem po marr për së shpejti edhe pergjegjen e letrës qi Të pata dergue në Cannes.

Por pernjiherë po pergzohem me Tý, qi po paski mrrijtë shndosh e mirë në “vend të bekuem” si thoni Ju në kartë.

E si po jeni me shndet e me të gjitha? A po jeni kondend qi e lát me kohë Egjiptin e qi nuk u gjetët në ket luftë qi shperthei pá pritë atje? Nasser-i pat kenë kacagjelue pak si teper, e po drue se tash po rrzohet. Por per Egjipt nuk jam aq në kujdes, sá per Ungarez, qi po e kanë ngusht. Njiherë u duk as t’a kishin fitue daván njerzt e kundra-rivolucjonit.

Tash natyrisht po kam frigë se Rusija po nderhŷn me tana fuqít në dispozicjon. E natyrisht nji Rusí e ka të lehtë me nenshtrue nji Ungarí të vogel.

Po shohim. Po e bueren ata të shuem nacjonalista, at herë tash po kalojnë me mija e mija luftarët e lirís n’Austrí, sepse pjesen prendimore në kufî me Austrí e kanë krejt në dorë ata luftarët e liris. Dimni i a mbrrijti e as baraka nuk gjinden ashtû mejherë, për ata të shuemët qi kalojn kufînin e dalin n’Austrí.

Këtu në Graz jemi perherë ata shqiptarët e perparshëm. Vetëm âsht shtue nji, qi ka hikë në gusht me tre shokë tjerë prej Jugoslavijet e ka dalë n’Austrí. Të katert jânë musulman prej Kukësit e më kanë thânë se jânë të katert djelm të mirë shumë e nacjonalista të vertetë.

Ky qi ndodhet këtu më ka bâ pershtypje shumë të mirë. Ka gjetë punë këtu afër Grazit. Puna âsht mjaft e merzitshme, me thye gur mâ, por gjindet shumë kondend e fiton 1200 shilinga në muej.

Nder kushte t’Austrís kjo âsht nji rrogë jo e keqe – 1200 shilinga janë kund 50 dollarë – , prandej ai burri i rí âsht kondend qi mejherë ka gjetë ket punë. Ai ka nji kushrî në New York e shpreson se per së shpejtit do të ketë nafakën me kalue në Dheun e Premtuem t’Amerikës.

Per sot njiherë po e lâm me kaq. Po ju pershndes me zemer si Jú si dhe djalin t’Uej dhe motrën.

Me urimet mâ të perzemertat edhe për kohen e ardhshme!

                               I Jueji nga zemra

                        P. Margjokaj O.F.M.

                    544 Seventh Street

Niagara Falls, N, Y, 13-12-‘956

LETRA E MUSTAFA MERLIKËS NGA GRAZI, DREJTUAR PATËR PULIN MARGJOKAJT NË NËNTORIN E VITIT 1957

Eh, lum miku i dashun, këtu përnjimênd na qênka nji botë tjetër e nji jetë tjetër! Në terminologjinë bektashjane nuk duhet thânë diq, por ndërroi jetë. Pra me ardhun në këtë dhé, qênka vërte si me ndërruem jetë, e me ndërruem jetë për së gjalli s’qênka fort punë e lëmuetë. Diça paske pasë dijtun ti qi s’kishe fé deshiri me ardhun e me jetuem këndej.

Me këtê mos kujto, veç, qi un i a nisa me u ankuem prej Ameriket. Jo, edhe un kam ardhun tue e njohun në theorí, dmth. me të ndieme e të këndueme, jetën e këtushme. Në praktikë ndryshon puna. Duhet me pasun durim deri qi të bâjë vêndi për vete.

E kur të më bâjë mue vêndi për vete e dij mirfilli se këtu për të ndêjtun mâ s’kam, se mbas nja tre muejsh mosh’e ime rrafshohet te 70-t. Ishte dashun t’isha shumë mâ i rí.

Por më ra lota në pleqní, e ksaj s’ke ç’i bân, mâ se ke ç’i bân dekës. Kam qênë mësuem me bâmë thjeshtë nji jetë tavoline, me ardhun kush e me më thânë “buka gati”, me pritun e me përsjellë miq, edhe kur s’kam pasun për ta veçse buk’e krypë.

E këtu po më duhet me kryem zyrën e amvisës, tue të shkruem tý këtë letër me e pasun mênden edhe te nji gjâ tjetër, te nji punë shtëpije a pazarit. Se, djalin po se po, po edhe vajzën e kam në punë përjashta tue bâmë orët e zyrës së vet, se ndryshe këtu s’ecka jeta.

Qe, por edhe shpërblimi qi i lanë të tâna këto ndryshime: jam në shtëpí t’eme me djalë e vajzë pranë qi më duen e m’adhurojnë e qi punojnë për vete edhe për mue, mbrâmen e kalojmë bashkë si e ku të na dojë shpirti!

Jemi vetëm qyqe për Shqiptarë edhe për miq të huej gati. Se të huej, për mue, edhe me pasun sa deti, âsht si mos me pasun asnji ; mâ zi, se mërzitem e s’und merrem vesht me ta.

Pra, lum miku, letra të gjata si dikur e aqë të shpeshta nuk do të presësh mâ prej meje. Ke për t’i pasun rrallë e për mallë. Kjo qi po kam në dorë, mâ parë e mâ dalë do të të bjerë urimet e mija fort të përzêmërta për Kërshëndella e Mot të Ri. Së dyti âsht edhe përgjegjeja e dý letrave të tuja: me 13 korrik e 2 nânduer.

M’a ke lavduem ashtu si meriton përnjimênd Kërçikun. Âsht nji burrë qi, për dije e vetija, nderon veten, familjen, mikun edhe vêndin e kombin e vet.

Artikullin t’em qi paske kënduem në HD un s’e kam. Un kam nisun të shkruej ndër fletore e rivista shqiptare qyshë në 1912 e s’kam ruejtun kurrgjâ prej atyne shkrimeve, sidhe askush s’i ka përfillë me i zânë me gojë ndonji herë – posë Joklit nji herë të vetme më duket-. Ky i yti âsht nji argument i gjatë, qi e kemi rrahun bashkë edhe tjera herë. Por këtu më duhet me e trajtuem a sommi capi.

Pikë mâ së pari, nji herë mue më duket krejt gabim “me i interpretue të tâna punët e Balkanit e të Shqipnisë me tê prej anës fetare”, në qoftë se don me thânë punët politike.

E dyta, për me folë vetëm në qarkun e ngushtë t’onin, d.m.th. shqiptar, po të konfirmoj se un kam njohun myslimanë shqiptarë qi kanë dashun mâ fort vëllan’e gjakut se atê të fesë qi ka qênë i huej; myslimanë qi kanë luftuem me gojë, me pêndë a me pushkë kundra zotnuesit tyrk për të drejtat e zakonet shqiptare;

po kështu ka pasun katholiq shqiptarë qi kanë dashun dhe duen mâ mirë Shqiptarin mysliman në krye të sundimit se nji të huej katholik; e orthodoksa shqiptarë qi kanë parapëlqyem e parapëlqejnë nji Shqipní të lirë, nj’ashtu siç âsht me nji shumicë myslimane, se me i sunduem Greku, vëllau i fesë.

Sa po thom këtu, âsht vetë evidenca historike aktuale. Ti e din se P. Gjergji i yt e i ynë të gjithe, ka shkruem se e keqja i erdh Shqipnisë “qyshse erdh pasha turçelí – edhe ipeshkvi jabanxhí”. Âsht e vërtetë se ti po e ke fjalën vetëm te myslimanët. Por pse mos me e përgjithsuem? Âsht mâ e drejtë kështu.

Por kujtoj se në nji pikë jemi të kuptuem: qi flasim për kategorin’e zgjedhun të Shqiptaret, jo për turmat. Se këto do t’i gjêjmë kudo e kurdo në rrugën e shtymsit (instinktit) ase t’atyne qi janë mâ të zott me i manovruem tue i prekun ndër telat mâ të ndieshëm simbas rasës. E ndër këta tela, ai i fesë ndoshta âsht mâ i ndieshëm se të gjithë tjerët, tue folë përgjithsisht.

Kështu qi, sa për turmat, të lâna në krye të vet, këto kishin me ndjekun fenë mâ parë se kombsinë. Por ç’fé? Jo fenë authentike, ashtu si âsht përnjimend feja, cillado qoftë ; por ashtu si e ka kuptuem turma vetë, nji fé qi u përshtatet zakoneve të saja, d.m.th. si va ka përshtatun turma vetë këtyne, qofshin të mira a të këqija, të pajtueshme me fenë përnjimênd apo jo.

Un, n’artikullin t’em qi paske kënduem, s’kam sŷnuem Shqiptarë “me kulturë shumë të naltë”, as thjesht me kulturë, por Shqiptarë qi kishin çelë sŷtë në nji mënyrë a nji tjetër e ishin dalluem prej turmash, kishin dalë mbi to.

Prej ksish ka pasun edhe djelmosha e burra të pjekun qi kanë mbetun ndër luftime patrijotike, qi janë kalbun nëpër burgje, qi kanë vuejtun në mënyra tjera. Sa përse nuk i njeh kush e s’ka kush nji fjalë të mirë, makare, për ta, nuk âsht faji i tyne.

Shëno se n’atë perjodë para – e mbastyrke për të cillën kam shkruem un në HD, Tirana ka qênë nji pjesë (distrikt, kazá, kajmekamllek) e qarkut (prefekturës) së Durrsit. Po qe se un paskam folë për “shqiptarë” (patrijota) të qarkut të Durrsit, shiko se ka edhe ndonji tjetër shkrim t’emin në kolekcjonin e HD, nji ase dy i mbaj mênd mirë, se kanë qênë polemikë me P. Marin Sirdanin shi rreth nji argumenti qi jemi tue rrahun.

Ai akuzonte për tradhtorë disa Toptanas (jo Esatin, po tjerë) për disa fakte qi un i dijsha mâ së miri. Në qarkun e Durrsit, un kam folë për patrijotë qi kanë luftuem me pushkë kundra Tyrqisë në Fushë të Krujës, në qytet mbrênda, në Sarisalltik e në Milot; e kundra turmës së qarkut të vet në Rrashbull për Princin Ëied. Nuk jam tue thânë e s’kam thânë se bânë namin, por dhanë prova se dojshin Shqipninë mâ fort se Tyrqinë.

E kanë luftuem edhe kundra Esat Toptanit. Tue folë për këta patrijota, un s’kam dashun e nuk due aspak me i naltuem përmbi ata të krahinave tjera të Shqipnisë. Ku mâ shumë e ku mâ pak, patrijota ka pasun kudo në Shqipní. E duhet me pohuem edhe se kudo, myslimanë, orthodoksë apo katholiq, ofshe për kombin t’onë, kanë qênë nji pakicë e vogël. Âsht e kotë me shkuem mâ gjatë.

Ismail Kemali, nj’ashtu si e njoh un vetë qi e kam studjuem mjaft mirë jetën e tij, ka qênë nji patrijot i shquem. Ka mujtun me marrë pare prej nji Shteti a nji tjetri për me jetuem përjashta, jo ka mujtun, por ka marrë sigurisht.

Këtë punë kemi mujtun me e kritikuem e madje me e quejtun shkandull e tradhtí dikur, kur ishim ende foshnje në politikë, në politikën shqiptare si edhe të botës tjetër e kur ishim ende krejt esull në historí; por jo në këtë moshë e mbas sa bijografishë të famshme qi kemi kënduem.

Të kishte lakmuem pare Ismail Vlora, ato i kishte pranë Sulltan Hamidit me grusht pa hjekun keq me i kërkuem ngjeti. Sa për Turkhan Pashën, dij vetëm se ka dekun në miseria e s’ka pretenduem as ai vetë as tjetërkush për tê patrijotizëm kurrë.

Fjalët qi nuk shkruhen thjesht për historí – e për historí të vërtetë dhe jo për libra shkollash- duhet me i marrë e gjykuem simbas rrethanash ndër të cillat janë shkruem e simbas qëllimit të shkruesit. Kështu pra do të merren artikujt e gazetave a të rivistavet.

Tue folë pra parimisht e ndërmjet nesh, edhe un si ti, kurrë s’e kam quejtun patrijotizmën mâ të naltin vërtyt njerëzuer. Po t’a pohoj këtu nj’ashtu si po më vjen e si po e ndiej mendimin t’em mbi mâ të naltin vërtyt njerëzuer: âsht gatshmënija për çdo flí qi mund t’i shërbejë njâj së mire njerzore. Nuk dij a âsht nji përcaktim i qartë.

Këtu adjektivi njerzuer duhet marrë në kuptimin e njeriut si dhe të njerzet e të njerzisë mbarë. Zbatimi efektiv i dashunisë së krishtênë (carità cristiana) deri në vetmohim të plotë, ndoshta do të kishte të njâjtin kuptim. Por andej un s’kam pse prek me tý.

Me sá më resulton mue nga këndimet e mija, të tâna fetë monotheiste kanë të njâjtin qëndrim kundrejt kombsisë e pra edhe atdheut. Prandej âsht kot me bâmë dallime. Çdo fé qi njeh nji Zot të vetëm, të tânë njerzit qi adhurojnë atë Zot do t’i quejë vllazën e s’ka si i dallon mbas gjuhës qi flasin e zakonesh qi kanë.

E anasjelltas, nuk po thom feja, por besimtarët e njâj feje, cilado qoftë, njohin për vllazën shoshoqin, por jo ata të feve tjera. Shkurt, besimet synojnë dashunimin vllaznuer universal, jo dasitë kombtare, kanë për qëllim naltimin qielluer të njerëzisë mbarë, jo mizerjet toksore të krijueme prej zhvillimit të shoqnisë.

Prej libravet qi më ke lypun, Gjorgjeviqin shqip kam uzdajë, madje jam i sigurtë se kam me e gjetun për vete edhe për tý. Kur kam pasë botuem në Zadër atë përkthim i kam pasë dërguem këtu nja 500 copë hajsmi për me i shitun. S’kam marrë asnji pare e, si po e sheh, edhe vetë kam mbetun pa asnji copë.

Njeriu qi i ka pasë marrë për me i shitun, faleminderës Zotit për tê, âsht ende gjallë. Kam shkëmbyem me tê edhe të fala e nji letër, por pun’e libravet ka mbetun pezull. Ai zotní banon andej afër Ëashingtonit, pra nja 12 orë larg prej meje. Shpresoj me dalë andej kah prendvera.

Atë librin e dokumentavet i a kam pasë dërguem nji shoqi n’Italí për nji konsultim. Ai tash gjindet në këtë dhé si un e nji ditë do të m’a kthejë sigurisht. Por kam, kur të më jetë kthyem, vetëm nj’atë kopje e s’kam ku gjêj tjetër. Të Lumo Skendo-s s’kam pasun kurrë asnji libër në mërgim. E nuk e dij kush të paska bâmë fjalë për tê, se un jo.

E qe se s’mbet vênd mâ për tjetër. Prandej po t’a shtrij dorën përmbi oqean e të them tu mirë mbetsh me gjithë të mirat./ Memorie.al

                                      Mustafa

 Graz, me 18 kallnduer 1957 

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Bajram Curri nuk është i komprometuar nga dosjet sekrete serbe, por ana e errët në karakterin e tij është interesi i tij i tmerrshëm personal, lakmia për para e...”/ Letra e panjohur nga arkivi i Austrisë

Next Post

“Përpjekja e PKSH-së për të lidhur aleancë me katolikët në Shkodër dështoi, pasi Kleri Katolik kishte refuzuar madje edhe kërkesën e Sejfulla Malëshovës për...”/ Refleksionet e historianit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Dërvishi i Luzhës, ishte mik i shtëpisë sonë dhe unë isha i vetmi intelektual i Tropojës, që mora pjesë në varrimin e tij, pasi Sigurimi i Shtetit…”/ Dëshmia e rrallë për klerikun dhe shenjtorin e famshëm
Personazh

“Në spitalin e ‘Bajram Currit’ përballë një aparati të vjetër skopie, mbeti i shtangur, kur pa se tre pacientët e parë e kishin zemrën në krahun e djathtë dhe…”/ Historia e panjohur e Dr. Hektor Çoçolit

April 3, 2026
”Kur Princ Widi zbriti nga vaporri në portin mjeran të Durrësit, ’i’u kujtua aristokracia europiane ku burrat mbanin bastun, kurse këtu mbanin…”/ Libri i suedezit për Shqipërinë
Personazh

“Siç kam marrë vesht, ju keni pritë në mënyrë madhështore të ikurit nga Kosova, por kam merak shumë për fatin e tyre, pasi dua…”/ Letra e panjohur e Princ Widit për Bajram Currin nga Tiroli, gusht 1920

April 2, 2026
“Fyerja më e madhe iu bë kur në marsin e vitit 1975, dy muaj para mbarimit të vitit shkollor…”/ Historia e panjohur e Prof. Kol Ashtës, që kishte mbrojtur diplomën në 1942-in në Itali, me ‘Epikën’ e Fishtës
Personazh

“Fyerja më e madhe iu bë kur në marsin e vitit 1975, dy muaj para mbarimit të vitit shkollor…”/ Historia e panjohur e Prof. Kol Ashtës, që kishte mbrojtur diplomën në 1942-in në Itali, me ‘Epikën’ e Fishtës

March 29, 2026
“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi
Personazh

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

March 29, 2026
“Penda e Koliqit shkruente se; Mustafa Kruja ushtroi, pa lakime, normat mâ fisnike të burrnís shqiptare, ai deshi ma fort Shqipninë se popullaritetin e vet, pasi…/ “Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Penda e Koliqit shkruente se; Mustafa Kruja ushtroi, pa lakime, normat mâ fisnike të burrnís shqiptare, ai deshi ma fort Shqipninë se popullaritetin e vet, pasi…/ “Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

March 28, 2026
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

March 29, 2026
Next Post
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

“Përpjekja e PKSH-së për të lidhur aleancë me katolikët në Shkodër dështoi, pasi Kleri Katolik kishte refuzuar madje edhe kërkesën e Sejfulla Malëshovës për...”/ Refleksionet e historianit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme