• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, November 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Terenc Toçi – një jetë për Shqipërinë

Terenc Toçi – një jetë për Shqipërinë
Terenc Toçi – një jetë për Shqipërinë
Memorie.al
Terenc Toçi – një jetë për Shqipërinë
Terenc Toçi – një jetë për Shqipërinë
Terenc Toçi – një jetë për Shqipërinë
Terenc Toçi – një jetë për Shqipërinë
Terenc Toçi – një jetë për Shqipërinë

Nga Terenzio D’Alena

Përkthyer Agim Zeka

Memorie.al/Terenc Toçi (1880 – 1945) jurist dhe shkrimtar polemik. Më 1911 organizoi dhe drejtoi lëvizjen revolucionare shqiptare në malet e Shkodrës. Themeloi gazetën “Taraboshi” (1913), e përditshmja e parë politike në Shqipëri. Prefekt (1921), Sekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës (1927), Ministër i ekonomisë kombëtare (1937), President i dhomës së deputetëve (1940). Ishte akoma gjallë, kur Gaetano Petrotta shkroi në vëllimin “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”: “Si njeri politik, si funksionar, si jurist, si shkrimtar, si patriot, Toçi është një nga figurat më të shquara shqiptare”. Pushkatuar nga komunistët më 14 prill 1945.

Ishte i vendosur për ruajtjen e përdorimin e gjuhës shqipe në aktet administrative dhe ruajtjen e ceremonive të festave tradicionale, që tregonin identitetin kombëtar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur teknikë italianë që erdhën në Radio-Tirana në 1939-ën, i thanë drejtorit; ‘ne duam këngë italiane e, jo shqiptare’, ai, në kulmin e zemërimit…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm Gjergj Bubani

“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit

Ishte dhe kundër luftës, por u ngushëllua me realizimin e aspiratës shekullore të bashkimit territorial me Çamërinë. Takoi në Romë Musolinin, që iu duk një njeri i lodhur dhe i zhgënjyer…

Shqipëria është “toka e shqiponjave”. Një tokë e munduar që hapet, ngrihet, mbyllet e përshkohet nga përrenj të rrëmbyeshëm që përfundojnë në detin Adriatik. Shqiptari ka “luftuar” gjithnjë me këtë tokë pjellore e vende-vende moçalore, ka luftuar kundër të ngjashmëve, thellësisht të lidhur me nacionalizma jo të qartë. Të farkëtuar nga cilësia e tokës mëmë, që ka ndikuar në karakterin dhe traditën e këtij populli, shqiptarët, me krenari, kanë krijuar marrëdhënie klanore, përmes përdorimit të ndershmërisë ndaj “besës”, fjalës së dhënë dhe “kanunit”, kodi i pashkruar i hakmarrjes në bazë të tërthortë e mashkullore, duke përshtatur gjithçka me traditën bizantine dhe armiqësore ndaj së resë. Visigotë, uni, ostrogotë, sllavë, bullgarë, normanë pushtuan dhe shkatërruan Evropën nga shek V-XI. Pasardhësit e pellazgëve hasën në rrugën e tyre kryqëzata të shumta fanatike, para se të krijonin marrëdhënie të qëndrueshme me Venedikun. Dhe kjo popullsi, me një gjuhë indo-evropiane, e veçantë në kontinent, e torturuar nga luftëra antike vëllavrasëse, e stërvitur nëpër beteja të shumta, u çimentua nga shpirti krenar i pavarësisë për konceptimin e një kombi të lashtë.

Në këtë kuadër doli Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, lavdia kombëtare absolute, “kapiteni i përgjithshëm i Shqipërisë”, në agimet e luftës shumëshekullore kundër turqve, që nuk lejuan vendin e shqiponjave të bëhej shtet deri ne fillimet e 1900-ës. Qe një periudhë me interesa të mëdha gjeo-etnike për emigrimin masiv të shqiptarëve drejt Kalabrisë dhe Sicilisë lindore, ku gjetën një tokë të ngjashme me atë që lanë, e aftë tua zbuste nostalgjinë dhe ku krijuan gjurmë të qëndrueshme edhe sot, apo pakica gjuhësore në “ishujt” etnografikë, tashmë të njohur.

Në një nga këta “ishuj”, në vitin 1880, u lind Terenc Toçi, një qenie njerëzore e përbërë nga dashuria natyrore për tokën italiane, që i dha qëndrueshmëri dhe ajo që gjenetikisht i dhuroi karakteristika të shquara të karakterit shqiptar. Jeta e tij u ngjiz në hijet e ullinjve dhe agrumeve të Kalabrisë, ku hapësirat dhe kodrat e gjelbërta, me qetësinë e tyre, gërshetuan në ndërgjegjen e trazuar impulsivitetin e butë dhe pastërtinë shpirtërore, me besimin e sinqertë e idealist.

Leximi në moshë të re i poezive të Jeronim de Radës, arbëreshit që jetoi gjatë Rilindjes italiane dhe përkrahës i flakët i pavarësisë së Shqipërisë, ngrohu zemrën e Terenc Toçit. Studioi për juridik në Universitetin e Urbinos dhe, në vitin 1904, filloi aktivitetin e tij juridik në Romë, ku punoi edhe si kryeredaktor në shtypin periodik që trajtonte çështjet e Ballkanit. Udhëtoi për të takuar diasporën shqiptare nëpër botë, duke dëgjuar kërkesat e tyre në Argjentinë dhe SHBA.

Më 1911 ndodhet përfundimisht në Shqipëri dhe formon në Shkodër qeverinë e parë të përkohshme me patriotë të tjerë të ardhur nga Italia, duke mbledhur edhe krerët e fiseve të Mirditës e të Veriut dhe ngriti për herë të parë flamurin kombëtar. U brohorit unanimisht si president dhe, pavarësisht shumës së madhe të dhënë për kapjen e tij, asnjëri prej më se 60 mijë malësorëve të armatosur, krenarë e të nderuar sipas traditës, nuk e tradhtoi. Në Shkodër krijoi edhe të parën gazetë shqiptare “Taraboshi”, e cila u mbyll pas disa muajve nga qeveria ndërkombëtare. Denoncimi i synimeve austriake për vendin qe i bujshëm, sikurse qe i madh edhe zhgënjimi për mosndërhyrjen e premtuar nga Ricciotti Garibaldi.

Vlen të kujtohet se në ato vite, pas pushtimit turk, një koalicion ndërkombëtar, me trupa të vendeve të ndryshme evropiane (Franca, Serbia, Italia, Greqia), qeveriste përkohësisht vendin. Përveç kësaj, fitorja e Italisë në luftën kundër Turqisë, shënoi rënien përfundimtare të Perandorisë otomane dhe i dha hov luftës shqiptare, kështu që patrioti Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin shqiptar dhe krijoi qeverinë e përkohshme. Por një ditë më 1913, në mënyrë të papritur konsullata italiane në Shkodër dëboi pa paralajmërim familjen e Terenc Toçit, që u detyrua të qëndronte në shtëpinë e tij në S. Cosmo Albanese për 4 vjet.

Në vitin 1917, i thirrur nën armë, u nis për në frontin e luftës. Më 1920 kthehet në Shqipëri me ndërmjetësimin e ministrit Giolitti dhe më 1921 emërohet prefekt i Korçës, ku drejtoi edhe një revistë të përdyjavshme. Në vitin 1926 shkruan “E drejta penale”, vepër bazë për drejtësinë shqiptare dhe merr pjesë në hartimin e kodit civil të nxitur nga Zanardelli. Merr pjesë edhe në hartimin e kodit tregtar, si dhe boton një gramatikë shqiptare e një italiane. Prodhimtaria letrare e Toçit ishte e madhe dhe këtë e dëshmon biblioteka që la pas vdekjes, e kataloguar tashmë në Arkivin e Shtetit në Tiranë. Gjatë kësaj kohe ai pati një sërë detyrash institucionale të rëndësishme dhe mbështeti arritjen e teknicienve italianë.

Pas vitit 1925 mbarojnë qeveritë e përkohshme dhe Zogu bëhet president e më pas mbret me pëlqimin e qeverisë, por jo atë të Toçit që ishte një republikan i flakët. Ndërkohë luftohej për miqësinë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, pavarësisht tendencës anti italiane të shumë ministrave dhe përpjekjeve të Italisë, të denoncuara nga ai, për shfrytëzimin e pjesshëm të ekonomisë shqiptare. E gjitha kjo u cilësua akt tradhtie e Toçit gjatë ditëve të tmerrshme të gjyqit kundër tij, më 1945.

Në vitin 1938 u emërua ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe pranoi edhe detyrën e Presidentit të Këshillit të Lartë të përbashkët pas pushtimit italian, më 1939. Ishte i vendosur për ruajtjen e përdorimin e gjuhës shqipe në aktet administrative dhe ruajtjen e ceremonive të festave tradicionale që tregonin identitetin kombëtar. Ai ishte dhe kundër luftës, por u ngushëllua me realizimin e aspiratës shekullore të bashkimit territorial me Çamërinë. Takoi në Romë Musolinin, që iu duk një njeri i lodhur dhe i zhgënjyer. Më 10 shtator ’43 gjermanët arritën në Tiranë, por qeveria e re nxori dekretin që mbronte italo-shqiptarët. Trupat gjermane lanë Tiranën më 17 Nëntor ’44, duke lënë vetëm një ushtar të mbyllur në një bunker në sheshin Skënderbej me një sasi të madhe municioni.

Ai u qëndroi për 36 orë partizanëve dhe, pasi i mbaruan municionet, vrau veten për të mos iu dorëzuar partizanëve. Në të njëjtën ditë Terenc Toçi, megjithëse ishte vënë në shënjestrën e një arrestimi të ri dhe, me gjithë këshillat e disa miqve për t’u larguar, u ndalua dhe u dërgua në një burg të tmerrshëm bashkë me të burgosur të tjerë. Por më e pakuptimtë ishte akuza si kriminel lufte! Procesi farsë u zhvillua në fshehtësi e sipas regjisë së udhëheqësve serbo-malazezë, nga të cilët varej partia e Enver Hoxhës. Në këtë proces u përfshinë fatkeqësisht dhe mjaft krerë të “ballistëve”, me të cilët komunistët “fitimtarë” lanë hesapet e tyre.

Nga katër vajzat e Toçit, vetëm e vogla me të ëmën qëndruan në Tiranë. Ato u plaçkitën dhe u nxorën me dhunë jashtë nga shtëpia. Me shumë përpjekje arritën ta takojnë njeriun e tyre të dashur, pas orë e orë të tëra qëndrimi në radhë para hekurave të burgut, bashkë me shumë të afërm fatkeq të të burgosurve të tjerë të pafajshëm. Një altoparlant jashtë kinema “Savojës”, e shndërruar në sallë gjyqi, shpërndante zërat e protagonistëve të procesit farsë, ndërmjet të cilëve edhe atë të avokat Toçit që ligjëroi duke mbrojtur veten në mungesë të avokatit mbrojtës.

Një përmbledhje e debatit të bërë gjatë procesit ndodhet në librin “Terenc Toçi, babai im”, shkruar nga e bija, Rita. Më 14 prill 1945, shumë qytetarë panë kamionin e zbuluar që përshkonte rrugët e Tiranës, ngarkuar me 17 të pafajshmit e parë të dënuar me pushkatim. Profesionistë, intelektualë, patriotë. Të lidhur dy nga dy, të pushkatuar e të dhunuar, u hodhën në një gropë plehrash në një vend të panjohur. Refuzuan madje edhe t’u kthenin kurrizin ekzekutuesve, por u qëndruan me gjoksin para. U “varrosën” pa një varr, pa kryq, pa lule…

Kishte mbaruar Lufta II Botërore dhe filloi për vendin e torturuar epoka e barbarive të paralajmëruara, e diktaturës së marrë, e izolimit, një tragjedi e vërtetë që do të zgjaste afro gjysmë shekulli dhe që dënoi miliona persona të pafajshëm. Ishte madje dhe përfundimi i një njeriu, që sikurse plot të tjerë luftoi gjithnjë me guxim dhe pasion të pamposhtur, derisa dha jetën për arritjen e një politike dhe harmonie sociale, që u shënua vonë në kronometrin e historisë. Dhe kjo për më tepër nëse kihet parasysh koha kur ndodhi një gjë e tillë, për të kuptuar ekzistencën e idealizmit të pastër të këtij njeriu. Shpresa se një tragjedi e ngjashme nuk duhet të kishte ndodhur më kot, u shton dashurinë të afërmve e simpatizantëve të tij, sikurse edhe autorit të këtyre radhëve, nipit të tij, pavarësisht se nuk e njohëm kurrë. Por, edhe sot, për çudi, shteti shqiptar, pavarësisht kërkesave të përsëritura, nuk ia ka njohur statusin e të përndjekurit politik ,figurës së Terenc Toçit./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share15TweetPinSendShareSend
Previous Post

Familja me Origjinë hebraike Rothschild, që investoi për ekonominë evropiane

Next Post

Raporti sekret i Kadri Hazbiut: Emisionet e Radio-Tiranës, të mërzitshme për turistët, pa interes, shokët gjermanë na sugjerojnë turizmin politik…

Artikuj të ngjashëm

“Në mbrëmjen e 6 majit 1976, kur Haki Beleri, po drejtohej nga studioja e transmetimi të lajmeve, u ndalua nga polici rojës, duke…”! / Historia e trishtë e legjendës së mikrofonit të Radio-Tiranës
Personazh

“Kur teknikë italianë që erdhën në Radio-Tirana në 1939-ën, i thanë drejtorit; ‘ne duam këngë italiane e, jo shqiptare’, ai, në kulmin e zemërimit…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm Gjergj Bubani

November 25, 2025
“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit
Personazh

“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit

November 23, 2025
“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit
Personazh

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

November 23, 2025
“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit
Personazh

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

November 23, 2025
“Nasuf Beg Dizdari, në revistën ‘Albania’ të Konicës me 15 korrik 1898, shkruan se; Molla Ahmet Bushati, ishte mësuesi i parë që çeli mejtepin në lagjen ‘Dërgut’ dhe…”/ Historia e panjohur e klerikut të Shkodrës
Personazh

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

November 20, 2025
“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit
Personazh

“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit

November 20, 2025
Next Post
Raporti sekret i Kadri Hazbiut: Emisionet e Radio-Tiranës, të mërzitshme për turistët, pa interes, shokët gjermanë na sugjerojnë turizmin politik…

Raporti sekret i Kadri Hazbiut: Emisionet e Radio-Tiranës, të mërzitshme për turistët, pa interes, shokët gjermanë na sugjerojnë turizmin politik…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme