• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Të aktivizohet bashkëpunëtori ‘Patrioti”, për survejimin e motrës së Myrteza Bajraktarit, e cila ka ardhur si vizitore në Shqipëri, me qëllim…”/ Raporti sekret i Shefit të Kundërzbulimit, në ’74-ën

“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër

“Arrestimi i fqinjit tim, Myrteza Bajraktari, pas letrës që i dërgoi Enverit, edhe pse Selman Riza i tha…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tiranës
“Të aktivizohet bashkëpunëtori ‘Patrioti”, për survejimin e motrës së Myrteza Bajraktarit, e cila ka ardhur si vizitore në Shqipëri, me qëllim…”/ Raporti sekret i Shefit të Kundërzbulimit, në ’74-ën
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntëmbëdhjetë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë, për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu dhe lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020.  E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Dokumenti sekret me raportin e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Haxhi Dashi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Patrioti” dhe rezidentit “Plazhi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit

                                                                                        Dhënë nga B.p. “Patrioti”

                                                              Marrë nga P.Op. Haxhi Dashi me anë të rez.”Plazhi”

                                                                                        Datë 5.11.1974

                                                      R  A P O R T

Më datën 20.1.1974 ai, u takua rastësisht në rrugën “Kongresi i Përmetit” me Myrteza Bajraktarin që ka qenë i burgosur tre vjet për agjitacion dhe propagandë. Myrtezai ishte bashkë me të shoqen, kur e ndaloi atë. Myrtezai i kërkoi atij që t’i tregonte shtëpinë e Beqir Xhepës, me të cilin ishte njohur në burg. Më datën 21.1.1974, ai e shoqëroi Myrtezain tek shtëpia e nënës së Beqir Xhepës. Biseda vijon një orë. Ai, i tha nënës së tij, se i biri Beqiri, është shumë mirë dhe se ajo mund të vazhdonte ti dërgonte letra e ushqime.

Gjithashtu Myrtezai i tha se Beqiri, ishte krejt i pafajshëm. Plaka i’u përgjigj: “Kjo qeveri nuk të burgos kot pasi ai, diçka do ketë bërë, që ka rënë në burg”. Myrtezai i tregoi për veten, se kishte bërë 7 vjet burg në Jugosllavi, sepse kishte shfaqur ndjenja patriotike. Myrtezai i tha atij se ato ditë, priste që të emërohej në një punë të përshtatshme. Kishte shpresa që ta emëronin në arsim, ndërsa gruan e kishte tek Estrada. Ata, kanë një djalë 6 vjeç.

                             “Patrioti”

Detyrë:

  1. Të interesohesh për t’u takuar me Myrteza Bajraktarin, dhe interesohu të takohesh “rastësisht” me të. Mund ta presësh tek Estrada, kur t’i dali e shoqja nga puna.
  2. Kur të takohesh me të, paraqitu sikur je i interesuar nëse ai ka filluar punë apo jo. Gjej rastin t’i thuash, se dhe ti ke pasur shpresë për të filluar punë, aty ku ke qenë më parë.
  3. Në përfundim thuaji, që të vijë nga shtëpia, pasi babai ka dëshirë që të bisedojë me kosovarë. Thuaji që ke dëshirë për të bërë muhabet me të.

                                 “Plazhi”

Shënim: U porosit rezidenti, që B.p., hë për hë, të mos i shkojë në shtëpi. Të krijojë kushte, që vetë Myrtezai në të ardhmen ta ftojë në shtëpi.

Sqarim: Beqir Xhepa, është dënuar para 3 vitesh për agjitacion e propaganda, se i shkruante letra anonime Partisë e Shtetit. Pretendon se është i pafajshëm. Siç shihet, me Myrtezain janë njohur në Kampin e Ballshit. Siç na ka dalë nga B.p., “Triumfi” dhe “Patrioti”, Myrtezai, e quan të padrejtë dënimin e tij.

Masat Operative: E dhëna të shihet nga Shefi i Seksionit. Të shtypet relacioni i dosjes së M. Bajraktarit dhe t’ja referoj Shefit e Zv/Drejtorit, pasi mund të studiohet për interesa operative dhe të vazhdojë kontrolli i tij në 2/B.

E dhëna të shtypet në një kopje dhe të vendoset në dosjen e tij. Të interesohemi se ku do fillojë punë Myrtezai dhe me anë të Komitetit Ekzekutiv, si emigrant Kosovar, të ndihmohet. Të shihet nëse mund të drejtohet “Flamurtari” ose ndonjë B.p., tjetër, për të parë reagimin e tij pas daljes nga burgu.

Puntori Operativ

  Haxhi Dashi

Tiranë më 6.11.1974

Dokumenti sekret i hartuar nga Shefi i Seksionit të I-rë të Kundër-Zbulimit, Bujar Jazexhiu, me planin e masave agjenturiale-operative për ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajrakatarit dhe motrës së tij, Myhaser Hoxha Bajraktari, e cila kishte ardhur si vizitore në Shqipëri

                                                                                                                       Sekret             

                                                                                                             Ekzemplar Nr 2

                                                           Aprovohet 

Shefi i Seksionit të I-rë të K/Zb.

        Bujar Jazexhiu

Plani i masave agjenturore operative në drejtim të Myrteza Bajraktarit dhe motrës së tij, Myhaser Hoxha Bajraktari, që ka ardhur si vizitore.

Kohët e fundit ka ardhur si vizitore motra e Myrtezait, Myhaser Hoxha. Myrteza Bajraktari është emigrant kosovar, dhe ka qenë i dënuar 4 vjet me Kapllan Resulin për agjitacion e propagandë. Dosja e tij është arkivuar në Drejtorinë e IV.

Duke nisur nga fakti që ka interes operativ, të marrim masa përpunimi për Myrtezain dhe motrën e tij dhe është e nevojshme që të merren këto masa:

Të tërhiqet dosja 2/A e Myrtezait nga Dega e IV dhe të studiohet për të parë lidhjet e tij me materialet disponuese dhe njëkohësisht të merret në kontroll operativ 2/B.

E kryen P.OP Haxhi Dashi deri në 30.6.1974.

Duke qenë se mbas daljes nga burgu të Myrtezait, në drejtim të tij është vënë B.p., “Patrioti II” dhe ka dhënë disa të dhëna për të, të drejtohet menjëherë në përpunimin e të motrës dhe Myrtezait, për të mësuar reagimet e tyre rreth vendit tonë, për pikëpamjet e saj rreth Kosovës e Jugosllavisë, për të mësuar se çfarë do ajo në vendin tonë.

E kryen H. Dashi në vazhdim

Të shikohet mundësia e dërgimit të ndonjë B.p., nga radhët e emigracionit kosovar, me qëllim që të mësohen reagimet e saj nga B.p. “Trëndafili”, “Shpendi”, etj.

Kryen H. Dashi në vazhdim.

Me qëllim që të mbahet afër për studim emigranti B.S., të bisedohet me të dhe në rast se e nxjerr nga lidhjet t’i jepen detyra të përgjithshme për Myrtezain dhe motrën e tij. Detyrat janë të atilla, që ai mos ta kuptojë që ne interesohemi për Myrtezain.

Kryen H. Dashi në vazhdim.

Për Myhaser Hoxhën, të hapet fashikulli dhe materialet që do dalin, të vendosen në dosjen e Myrtezait.

E kryen H.Dashi deri në 15.7.1974

Në rast se do të lëvizi në rrethe të tjera, të njoftohen rrethet përkatëse, për të marrë masa kontrolli. Materialet që do dalin t’i dërgohen Drejtorisë së III (Degës së IV). Në fund, të nxirren, studiohen, dhe diferencohen, lidhjet e saj që do të realizojë.

                                    Punëtori Operativ

                                        Haxhi Dashi

Dokumenti sekret i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Haxhi Dashi, me të dhënat e emigrantit kosovar, S.B., lidhur me ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit

Sekret

                                                                                                            Ekzemplar Nr.2

                                                                                                         Tiranë, më 5/8/1974

                                                 I N F O R M A C I O N

Në një bisedë që pata me emigrantin kosovar, S.B., midis të tjerave më tha:

“…Kam shoqëri me Myrteza Bajraktarin. Pavarësisht nga gabimi që bëri dhe u dënua me Kapllan Resulin, por për këtë kanë respekt të gjithë emigrantët kosovarë. E kam takuar dhe më ka thënë se; jam akoma pa punë. Më ka thënë se tani për tani, në arsim nuk mund të më fusin. Po shikoj për ndonjë punë tjetër…!

Ai i ka thënë se; edhe unë u ngatërrova për çështje kontrabande me njerëz që vinin nga Kosova, Myrtezai i tha: se këtë e kam mësuar mirë nga Idriz Zeqiri. Por, Myrtezai i tha: “Dije mirë, e mbaje mënd këtë që po të them; mos e hiq kurrë besimin nga Partia dhe shoku Enver, për çështjen e Kosovës. Shoku Enver, personalisht interesohet për problemet e Kosovës dhe asgjë nuk bëhet pa dijeninë e tij.

Ai ka posaçërisht një komision për këto probleme, me anë e të cilit, interesohet dhe kontrollon të gjitha problemet që kanë të bëjnë me Kosovën, ai kontrollon edhe udhëheqës të tjerë kryesorë, për të parë se si e sa janë të azhurnuar me problemet e Kosovës, çfarë mendimesh kanë dhe si e sa janë në dijeni të situatës dhe mbi marrëdhëniet me Kosovën. Unë jam i vendosur dhe do të eci deri në fund, me mësimet e shokut Enver për këto probleme, për këtë jam shumë optimist.

Unë kam ardhur në Shqipëri pikërisht se dua Shqipërinë dhe Kosovën, kam qenë dhe jam kundra politikës së Titos, për këtë kam braktisur çdo gjë. Bile edhe vëllanë, që deri vonë e kam pasur oficer madhor në Jugosllavi.

Që atje e kam braktisur dhe nuk e quaja më vëlla, mbasi ai, kur unë doja të vija në Shqipëri, e që më vonë erdha, më pat thënë, duke më bërë agjitacion e presion, që të hiqja dorë nga idetë e mija, të ktheja rrugë, të mos merresha me Shqipërinë, por unë nuk hoqa dorë nga idetë e mija, përkundrazi, vëllait i thashë që atëherë, se s’të kam vëlla.

Por ajo që ka rëndësi, është se tani, vëllai më duket se e ka kuptuar se ka qenë gabim. Atë e kanë çmobilizuar nga ushtria. Më ka shkruar një letër dhe nga kjo letër kuptova se ai më duket se kishte ndryshuar krejtësisht, pikëpamjet e tij dhe është me mendimet e idetë e mija, me Shqipërinë.

-I ka thënë, se; i ka ardhur motra si vizitore dhe me këtë rast, e ka ftuar për vizitë. Nga atdhedashuria, si shenjë simboli, motra e Myrtezait, kishte ngjyrosur flokët, një pjesë të kuqe dhe një pjesë të zeza, që simbolizon sipas sajë, flamurin shqiptar. Myrtezai i tha S.N., se vëllai i ka thënë se; do të mundohem të vij edhe unë me leje në Shqipëri…”.

Më poshtë, në vazhdim të bisedës S.B., tha se: Myrtezai më ka thënë se; Idriz Zeqiri, i ka treguar të gjithë historinë e tij, që desh të dënohej, kur u arrestua. Më vjen keq për të.

Ai e ka shumë gabim, që mendon të kthehet në Kosovë, e ku do të shkoj atje?! Prandaj po të them edhe ty, që si shok që e ke, ta këshillosh që të heqi dorë nga një mëndim i tillë, mbasi edhe unë i kam folur për këtë gjë…”!

S.B., pa i lënë me kuptua se ne interesohemi në drejtim të Myrtezait, i dhamë detyra të përgjithshme, që të shkoj për vizitë tek Myrtezai, meqë e ka ftuar, ta takojë motrën e tij, ju tha se pavarësisht se Myrtezai bëri faje, me Kapllan Resulin, në kundërshtim me vijën e Partisë, por përsëri, ‘për të ne kemi konsideratë’. Qëllimi i shkuarjes për vizitë, është të mësonim rreth reagimeve të saj, lidhur me situatën në Kosovë, etj.

Shënim:

Letra që bëhet fjalë më sipër, me sa dimë ne, e ka marrë Myrteza Bajraktari, nga i vëllai, por ne, nuk na është dhënë edhe nga K.P., por i është ngarkuar shokëve të Drejtorisë së III-të. Prandaj mendoj, që të njihemi edhe ne me përmbajtjen e saj, meqë Myrtezain e kemi në kon. Op. 2/B dhe po e kontrollojmë e po e përpunojmë.

S.B., është emigrant kosovar në kon. 2/B dhe që mbahet afër për interesa operative, sidomos në drejtim të një vizitori që pritet të vijë e që dihet se është agjent i U.D.B.-së dhe vjen me detyra të Zbulimit Jugosllav.

-Ky informacion të shtypet një kopje dhe t’i dërgohet Degës së veçantë.

Në drejtim të Myrtezait dhe motrës së tij, të aktivizohet sipas detyrave, B.p. “Patrioti”.

Të shikojmë çfarë ka dalë gjatë kohës që në Sarandë, nëse u përgjua me T.O. Memorie.al

Punëtori Operativ

   Haxhi Dashi

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Plumbi mizor që goditi sot këtë vëlla tonin, ka….”/ Zbulohet fjalimi i Xhafer Devës, në varrimin e Kalosh Hamdisë nga Reçani i Gostivarit, i cili u vra në 1973-in në SHBA-ës

Next Post

Kalendari Historik 19 Maj 2022

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Kalendari Historik 19 Maj 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!