• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Streha e parë e dy vëllezërve të mi, dy kushërinjve dhe dy miqtë e tyre, u bë stani në Malin e Munellës, pastaj nëpër Fanë e, u arratisën…”/ Misteri i zhdukjes së gjashtë mirditorëve, që nga viti 1948!

Memorie.al / Gjon Gjura është një pensionist me banim në qytetin e Laçit të Kurbinit, që po i kapton nëntëdhjetë vite jetë. Kur fillon të rrëfejë për dramën e tij dhe të familjes Gjura, herën e parë përmend vëllain e tij, Gjergjin. Dhe ja se përse? Gjergji kishte kryer konviktin e Oroshit dhe fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, qe emëruar mësues…! I pati hyrë në zemër ky profesion, e  vëllai i madh, e kishte dërguar Gjonin, në shkollën Pedagogjike, në Elbasan. Pati një fillim të shkëlqyer, por vetëm kaq…!

Rrëfimi i Gjon Gjuraj:!

“Më 31 dhjetor 1948, më thërrasin në drejtorinë e konviktit dhe më thonë të merrja valixhen, se do nisesha për diku tjetër. E ku më shkonte ndër mendje, se do më nisin për në kampin famëkeq të Tepelenës, në atë moshë krejt të re, kur fati më kishte grishur në udhën e dijes. Kur mësova përse më dërgonin atje, u trondita thellë.

Gjergj Nikoll Gjura, pasi pati punuar ca kohë mësues, qe emëruar në Komitetin Ekzekutiv të Mirditës, me qendër në Shpal. Kryetar ishte aso kohe Bardhok Biba. Si një i ri që mbështeti pushtetin e sapoardhur, u zhgënjye shpejt. I rritur në një familje tipike tradicionale të Dheut të Spaçit, ai nuk i kapërdiu dot ato padrejtësi që po bënte pushteti i ri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

Në Mirditë kishte filluar persekucioni i madh, sidomos mbi parinë e krahinës dhe Klerin Katolik. Abati Frano Gjini, kishte ndërruar jetë nën tortura, po kështu ndiqej mësuesja martire, Marije Tuci, bijë e Derës Princore të Gjomarkajve. Kjo ftohtësi e Gjergjit, u identifikua nga organet e pushtetit dhe u bë shënjestra e tyre…! E kështu, katër burra të kësaj dere, vendosën me marrë arratinë.

Në tetor 1948, ashtu siç dëshmojnë dhe dokumentet, Gjergj Nikoll Gjura, Nikoll Preng Gjura, Zef Pjetër Gjura dhe Nikoll Pal Gjura, bashkë me kryetarin e Këshillit të Gjanë (Këshilli Rrethit), Zef Preng Gjonin me të birin, Gjergj Zef Gjoni. Streha e tyre e parë, u bë stani në Malin e Munellës, ku veronin bagëtitë, pastaj nëpër Fanë, në baza të sigurta, qëndruan për do kohë…”!

Dy dimrat e atij viti!

Mes Tiranës dhe Beogradit, ishte ngritur një mal me akull. Kreu komunist i Federatës së sajuar pas Luftës së Dytë Botërore, i kishte prishur aleancat me Moskën staliniste, që ishte aleati strategjik i komunistëve shqiptar. Në atë vjeshtë të 1948-ës, ishte thirrur dhe Kongresi Parë i Partisë Komuniste Shqiptare, ku u denoncua vija revizioniste e Marshallit Tito, duke e acaruar situatën politike në vend dhe jashtë tij.

Një varfëri e skajshme kishte pllakosur në gjithë vendin…!

Edhe për familjen Gjura, ky ishte dimri i parë i atij viti, por i dyti, do vinte shumë i egër ndër malet e Veriut, me klimë kontinentale. Brigjeve të Fanit e të Drinit, nuk ishte vetëm çeta e vogël e tyre, por dhjetëra të arratisur nga Mirdita, pritnin ta kalonin kufirin, nëpër atë dimër të pashoq. Në dhjetor ose në fillim të janarit, mendohet të kenë kaluar kufirin shtetëror. Dhe që atëbotë, asnjë fjalë për ndodhjen e tyre, vetëm baltë u hodh mbi ta, si “armiq e tradhtar të atdheut…”!

Drama me shumë akte e persekutimit familjar

Familja Gjuraj janë me origjinë nga Spaçi, Dheu, që bashkë me Oroshin e Kuzhninin, janë zanafilla e unionit mirditas me 12 bajrakët e saj, të njohur gjerësisht për vetëqeverisjen me kodet e kushtetutës antike, Kanunin e Lekë Dukagjinit. Mbi këto parime funksiononte familja e madhe e Pjetër Gjurës, me rreth 40 anëtarë. Kur burrat e saj dolën malit, pas pak ditësh nisën për kampin famëkeq të Tepelenës gjithë anëtarët e familjes, ku do të trajtoheshin si skllevër.

Gjoni fillon e numëron: “Gjyshi, gjyshja, nana, motrat, kushërinjtë…! Pas do kohet, – thotë Gjoni, – na erdhi një urdhër që disa fëmijë të lirohen nga kampi, nëse kishte dikush që mund ti mbante. Dhe unë u lirova para familjes, por për mos t’u kthyer më kurrë në vend-lindje, në Spaç, të cilin ma vonë diktatura do ta kthente në burgun ma famëkeq të Shqipërisë…! Në Breg të M`ates mbarova shkollën 7-vjeçare.

Aso kohe kishte shume nevojë për mësues dhe një fjalë e mirë e dikujt në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Lezhës (Shaqir Dibra), bëri që të vazhdojë një kurs për mësues e, fati e deshi të punoj për do kohë, derisa Partia korrigjoi gabimin, që kishte ba me mue dhe më largojnë nga arsimi. Këtu shuhet ëndrra ime për t’u bërë mësues, përfundimisht…”!

Kërkesa drejtuar shtetit shqiptar!

Ashtu siç dihet, mërgata shqiptare e post Luftës së Dytë Botërore, u shpërnda në gjithë kontinentet, por në përgjithësi, ata mundën të lidheshin me familjet e tyre. Gjurajt e shumë të arratisur të tjera nga Mirdita, Mati dhe Luma, që kaluan kufirin e dolën në Jugosllavi, nuk u lidhën kurrë me familjet e tyre. Gjon Gjura na ven përpara një deng me letra që i ka dërguar qeverisë shqiptare, ku i kërkon të dhana mbi vendndodhjen e tyre a varret e tyre.

Nga mesi i viteve ‘50-të e deri në vitin 2014, të gjitha përgjigjet e shtetit shqiptar kanë qenë: “Nuk ka asnjë të dhënë për këta persona…! Përgjigjja e fundit, është e kreut të shërbimeve sekrete të Republikës së Shqipërisë: “Ky institucion, nuk është i detyruar të japë të dhëna të klasifikuara…”! Vërtetë shteti shqiptar, nuk din asgjë për këta shtetas, që kanë kaluar kufirin në vitin 1948, pra para 76 vjetësh…?! Kaq sekrete paska qenë zhdukja e tyre, për të mos u treguar kurrë? Kaq mister”?!

Amaneti

“Sa qe gjallë gjyshi e gjyshja, e ma vonë nana e të moçmit e tjerë të familjes, na lanë amanet, që me shpresë te Zoti, me i kërkue eshtrat e tyre e, me i sjell në dheun tonë. Kam shumë vite që e mbaj si gurë mbi vete, këtë amanet të të parëve të mi. Gjithmonë kam shpresuar se dikush e dikah, do vijë një lajm për ta. Prapë shpresoj e do shpresoj, sa ta kem frymën gjallë. Para një viti, mendova t’i mbledh pasardhësit e, t’jua la amanetin, se mosha ban të vetën, por ndërrova mendje.

Ndërtova një varr familjar te varrezat e Laçit, ku pushojnë prindërit. Katër varre janë bosh. Presin që një ditë, amaneti të shkojë në vend e, eshtrat e Gjergj Nikoll Gjurës, Nikoll Preng Gjurës, Zef Pjetër Gjurës e të Nikoll Pal Gjurës, të pushojnë përjetësisht pranë njerëzve të gjakut, në dheun e tokës shqiptare. Por, jo vetëm eshtrat e tyre.

Janë qindra familje shqiptare që presin të gjejnë varret e humbura nga diktatura. Presim qe të vëmë edhe ne një tufë me lule…! Ky varr, nuk është vetëm homazh, por edhe një mesazh dhe apel për shoqërinë e shtetin shqiptar, që të tregoj ma shumë humanizëm e drejtësi për për këtë kategori sociale, viktimë e dhunës së diktaturës më të egër të Europës, e mbyll rrëfimin e tij 90 vjeçari Gjon Gjuraj, pa e humbur ende shpresën, për të gjetur se çfarë ka ndodhur me dy vëllezërit dhe të afërmit e tjerë të tij”! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 09 Gusht 2024

Next Post

“Tentativa arratisje nga kampet, më të shumtat kishin dështuar, si tuneli i burgut të Tiranës, ku tre nga protagonistët e saj, Besim Latifin, Qani Mulitën dhe Zihni Dervishin, do t'i...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon

March 28, 2025
Next Post
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   

“Tentativa arratisje nga kampet, më të shumtat kishin dështuar, si tuneli i burgut të Tiranës, ku tre nga protagonistët e saj, Besim Latifin, Qani Mulitën dhe Zihni Dervishin, do t'i...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!