• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Si për ironi të fatit, Enver Hoxha, nuk kurseu dhe solli në Savër, edhe kushëririn e tij, Vehip Hoxhën me Anenë e, tre vajzat e tij, të shkolluara në Perëndim…”/ Takimi pas tre dekadash, i ish-të internuarve

Memorie.al
Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Kur kryetari i Degës së Lushnjes, i tha; Hajrie Mulleti lirohesh, por s’të lejohet të shkosh në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Sarandë’, ajo iu përgjigj…”/ Kujtimet e ish-të internuarit politik
“Duke shfrytëzuar rastin që aty s’kishte njeri tjetër, kur unë dhe përgjegjësja e bibliotekës i dhamë të njohur Liri Belishovës, si fqinjë të saj, ajo na tha…”/  Dëshmia e rrallë e mësuesit nga Cërriku
“Apelin na e bënte kryespiuni Nikolla J., nga Bubullima e Lushnjes, magazinier i sektorit dhe kur mungonte ai, na e bënte e shoqja, Rita, e cila…”/ Kujtimet e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik
“Historitë e zonjave shkodrane që me strajca në krah, shkonin në këmbë në burgun e Burrelit, ku…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit

Nga Beqir SINA

Memorie.al / Me rastin e 30 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të internimit, Savër – Lushnje, më shumë se 80 ish-të internuar politikë, kanë kujtuar me 20 gusht, jetën e tyre, dhe, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë. Familjet e tyre të cilat hynë në burgje dhe kampet mbas ardhjes së regjimit të Enver Hoxhës të vitit 1944, dolën prej andej, vetëm pas vitit 1990-të. Disa prej tyre aktualisht jetojnë në Shqipëri, kurse shumica janë të vendosur në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA dhe Kanada, por secili prej tyre me nostalgji dhe me mall kujton Savrën, shoqërinë dhe bashkë vuajtjen e tyre.

Në, atë, që deri para 30 vjetëve, ishte nji ëndërr e tmerrshme e netëve të gjata të atij “dimri”….që të kallte frikën. Ishin pikërisht këta njerëz nga ky kamp internimi dhe familjet e tyre, fisnike, që ishin edhe krenaria dhe bukuria atij fshati, dhe atij vendi që për nga kultura dhe tradita, qysh në atë kohë ishin një “Parisë i vogël”, në mes të Shqipërisë, që shumë pak njerëz në atë kohë e dinin se kush ishte Savra dhe banorët e saj.

Një fshat ky me rreth 2000 banorë, në atë kohë, nga e gjithë Shqipëria, përfshirë këtu, Kosovën, Luginën e Preshevës, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria. Fshat ky i ndërtuar në rrugën nacionale, rreth 3 km. në jug të qytetit të Lushnjes. Zanafillën e këtij fshati, e gjejmë në Betejën e Savrës, e cila sipas historianëve, është faza e re e ndërhyrjes osmane në trevat shqiptare

Gjithashtu mund të lexoni

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Në disfatën e forcave shqiptare në Savër, thuhet se gjeti vdekjen Balsha II-të, që ishte bërë shprehës i aspiratave për krijimin e një shteti të përqendruar shqiptar. Savrën e ka përmendur edhe një autor perëndimor, Attilio Brunalti (në Revistën ‘Nuova Antologia’, 1881 fq. 232) i cili e përshkruan fushën e Savrës si; “I campi di Berath” (fushat e Beratit), ku u shfaqen për herë të parë ushtarët osman. (Kur ishim në Savër, një punëtor, duke hapur një kanal drenazhi, gjeti disa objekte, si një shpatë dhe disa sende qeramike, që tregonin se aty ndoshta mund të jetë zhvilluar Beteja e Balshavej, diku aty pranë por, gjithsesi fjalën e fundit i ngelet arkeologjisë, dhe historianëve).

Në vitin 1939, pushtuesit italian ngritën në Savër, një aerodrom të vogël të ushtarak, për kaçatorrët, ku gjurmët e aeroportit dhe të disa kazermave ushtarake, i hasim edhe sot në fushën në të majt të rrugës nacionale, afër Urës së Semenes. Në vitin e largët 1956, ishin “ustallarët” grekë, komunistët dhe partizanët grek, që kishin ikur nga Greqia, duke gjetur mbrojtjen e Enver Hoxhës, të cilët ngritën kazermat e para të cilat, u mbushën brenda vitit me qindra familje, nga më të mirat e kombit shqiptarë.

Madje edhe nga ato familje, pjesëtarë të së cilëve kishin qenë edhe firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë, që regjimi komunist i quante “armiq të popullit” dhe kishte internuar në kampin e ngritur në Savër, rreth 4 km. larg qytetit të Lushnjes. Mes armiqve të regjimit të Enver Hoxhës, u renditën, edhe familjet fisnike, pasanikët, intelektualët, që kishin mbaruar shkollat në Parisë, Romë, Vjenë, Zagreb, Bukuresht, Sofie, Stamboll, etj., ose edhe ata familje ish partizane, por që pasi një i afërm i tyre u arratis nga vendi, në fillim të viteve ’1945 dhe më pas, përfundojë ne internim.

Mirëpo, sipër ironi të fatit, ai regjim (Enver Hoxha), nuk kurseu në Savër edhe kushëririn e tij – Vehip Hoxhën me Anenë dhe tre vajzat e tij të shkolluara; Andanin, Nerimanin dhe Suzanin. Familje kjo që së bashku me 3 mijë familje të tjera jetoi, më shumë se tre dekada, në njërin prej 48 kampeve të internimit, të ngritur nga regjimi komunist në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore, në Savër.

Regjimi i egër stalinist, i instaluar në Shqipëri pas vitit 1945 nga Enver Hoxha, burgosi 17.900 persona dhe internoi mbi 30 mijë të tjerë, si të dënuar politikë, sipas të dhënave nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Shqipëria e vogël prej 3 milionë banorësh, kishte 23 burgje dhe 48 kampe internimi, për të ashtuquajturit “armiq të popullit”.

Kampi i internimit në Savër, ishte ndër më të famshmit e kohës, për shkak se aty u vendosën të afërmit e pesë kryeministrave të para luftës dhe familjarë të diktatorit Enver Hoxha, dhe disa nga familjet më të njohura dhe më të mëdha në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare. Savra, ishte fshati i ndarë në dy pjesë; njëra anë në shtëpiat me tulla dhe gurë dhe vonë, edhe me gjashtë pallatet dykatëshe, në anën tjetër, ku jetonin të ardhurit, nga Skrapari shumica e tyre, të cilët duhet theksuar dhe kujtuar, si shumë të dashur dhe miqësor, mbasi ata kishin vendosur vetë, shumë raporte të mira me të internuarit.

Ndërsa, në pjesën tjetër ishin shtatë barakat me muret me pupulit, mbuluar me karton-sere (Pupulit, është kashtë kënete, e përzjer me gëlqere dhe çimento) të krahut të majtë, kur hyje në Savër, ishin të stërmbushura me të internuarit e regjimit, ku në një dhomë(4×4), jetonte edhe ndonjë familje, me 6-7 anëtarë.

Njerëzit, që i shërbenin Degës së Brendshme, oficerët operativë, survejonin e përndiqnin çdo ditë të internuarit e asaj kohe, megjithëse ata jetonin në kushte çnjerëzore dhe shfrytëzim të egër, në punë nga më të vështirat, duke i arrestuar për agjitacion dhe propagandë, ndonjërin prej tyre, sa here që kishte ndonjë situatë jo të mirë në qeverinë e Tiranës, në kampet e internimit, zbriste “Gaz”-i i Degës së Brendshme, dhe dikush do të merrej në burg, në mënyrë demonstrative, duke futur frikën dhe nënshtruar të tjerët.

Të internuarit në Savër, flinin si sardele, në barakat e kampit dhe kishin një nevojtore 15 familje, (çfarë binte jashtë – binte edhe në nevojtore) sa në disa raste, duhej të shkohej edhe me çadër, për të kryer nevojat personale dhe, të internuarit shfrytëzoheshin nga regjimi i kohës, për të hapur kanalet, prashitur, e vjelur të korrurat, grurin, lule dielli, misër dhe pambuk, në kënetat në fushën e Myzeqesë, duke u shfrytëzuar si skllav (“Gulagë”) në bujqësi.

Jeta ishte mizerje aq sa, edhe këpucët, ushqimet dhe rrobat, mbaheshin të varura mbi krevate, ose çarçafët vareshin në tela jashtë nëpër gardhe. Në të njëjtën dhomë, kishte dhjetëra familje, që edhe flinin bashkë, burrë e grua (babai dhe nëna), së bashku hanin, gatuanin apo mbanin edhe fëmijët e vegjël, po në atë dhomë 4×4 m., vetëm me një dritare, që ndonjëri e kishte edhe derë.

Uji i pijshëm shumë herë mungonte, fillimisht ishin tre puse dhe uji vinte me autobot nga Lushnja, por më pas erdhën çezmat të cilat, ngaqë tubacioni çahej, përzihej me ujërat e kanaleve dhe vinte edhe me ngjyrë të kuqe, si ndryshkë, dhe gratë e kullonin me shamitë e kokës.

Në këto baraka të ish-kampit të internimit, të internuarit e Savrës, përpiqeshin të jetonin dhe ndërtonin një jetë, ndryshe nga ajo e kohës së komunizmit. Ata ishin me shumë kulturë perëndimore, çdo familje pothuajse zotëronte një gjuhë të huaj (greqisht, italisht, anglisht, frëngjisht, turqisht, serbisht, e ndonjë gjuhë tjetër).

Të rinjtë e të rejat, megjithëse ishin të ndaluara, qysh në atë kohë, visheshin bukur dhe pastër, ndiqnin modën e huaj, në veshjet e tyre, dëgjonin muzikën e huaj dhe shihnin filmat Perëndimorë, lexonin libra të autorëve të mëdhenj, dhe dinin se çfarë ndodhte në të gjithë botën, megjithëse, jetonin prej vitesh në barakat të ndërtuar me baltë dhe kallama, e mbuluar me karton-sere, ose nga pllaka eterniti.

Ishin të internuarit dhe banorët e tjerë të saj, që Savrën e kishin bërë vetë, një vend të mirë për të jetuar, duke iu përshtatur kohës, mbasi fshatrat për rreth saj, ishin të prapambetura, megjithëse, ato kishin kushte shumë më të mira sesa Savra.

Shpëtim Turani, një bashkëvuajtësi im nga Savra, i cili me ardhjen e demokracisë, mbas vitit 1990, si shumë fëmijë të internuarve, nga kampet e internimit, (Savër, Plug, Gradishtë, Gjazë, Grabian, Shtyllas, Lubonjë, etj.) e treguan veten se kush kanë qenë dhe se kush janë, duke studiuar dhe u shkolluar në Shqipëri, dhe Perëndim, ashtu siç kishin vepruar gjyshërit e tyre dhe prindërit, e disa prej tyre, ai e gjeti dhe e tregojë vetveten.

Ai, ka mbaruar shkollën e lartë, duke u diplomuar në Akademinë e Policisë, ndërsa është specializuar nga kurset e policisë dhe FBI-ja në Europë, për policinë shqiptare, dhe ka shërbyer edhe në Forcat Speciale, kundra terrorizmit ndërkombëtar “Eggers” Base, në Kabul-Afganistan, duke trajnuar me pesë shqiptar dhe ekspert amerikanë dhe kanadez, edhe rekrutët e policisë afgane, nga “Afgan Police Anademy”.

Shpëtimi me gruan dhe të motrën e tij, ishte këto ditë në mesin e 80 “vizitorëve”, të cilët, u mblodhën me rastin e 30 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të internimit, Savër – Lushnje. Për takimin pati njoftime në rrjetet sociale, si dhe me telefonata, nga dy organizatorët, Sofo Kuqeshi dhe Tefta Mersini (motra e Eqerem, Hydai dhe Fadil Çapës). Ish të internuarit – shumica e tyre, që jetojnë sot në Perëndim u mblodhën para ish kinemasë – “Këndi i Kuq” i kampit.

Ish-të internuarit që morën pjesë në takimin e zhvilluar në Savër

Lidhur me këtë takim, Shpëtimi na tregonte: “Vizitat nisën në ish-banesat e mbetura të ish-të internuarve, kryesisht ato në zonat ku kanë qenë barakat e famshme me kallama dhe baltë, ku shumë pak gjurmë duken edhe tani.

Mbasi, bëmë disa fotografi dhe u takuam edhe me banorët e rinj të Savrës, dhe disa që jetojnë ende aty, siç ishim së bashku 80 ish-të internuar dhe të afërm te tyre, shkuam në një restorant që ndodhet në afërsi të “Klubit të Shoferit”, ku menytë e pasura të ushqimeve, DJ dhe përshëndetjet e disa nga të pranishmëve, e bënë shumë mallëngjyese dhe të gëzueshme e të paharrueshme atmosferën, sepse u shkëmbyen numra telefoni dhe u propozua që ky aktivitet, të zhvillohet çdo vit, për t’u mbledhur dhe për të kujtuar Savrën”.

“Ndër të pranishmit mund të përmend – thotë Shpëtimi: Unë me bashkëshorten dhe motrën e vogël, Lirikën, që banon në Tiranë, si dhe kishte ardhur nga Suedia, djali i xhaxhait tim, Simon dhe Sokol Mirakën, me bashkëshortet e tyre, Pjetër Delia, Kadri Prengjonin, Ndue e Katrina Pllumbi, Gjergj Suljoti, djali dhe vajza e Miço Kokalit, të ardhur nga Janina e Greqisë, Ylli Iljazi, Vali nga Greqia, Ahmet Cane dhe Dylberja. Nikolin Daka, Tefta Mersini nga Vlora, Sofo Kuqeshi, me bashkëshorten, djalin, nusen e djalit. Flamur Bamçi, me bashkëshorten dhe djalin. Petrit Bamçi, me vëllain Zanin, e bashkëshorten e tij.

Besnik Kaba, me bashkëshorten dhe djalin e tij, Bedrije Kaba, vajza e Besnik Kabës dhe vajza e motrës së tij. Magdaleni Buzi, Lumja, e motra e Zini Asllanit, me vajzën e saj. Vehat dhe Bale Iljazi e djali i tyre. Lavdi Kaba, i cili është banori aktual i Savrës. Motra e madhe e Gani Hoxhës, Myrvetja, bashke me bashkëshortin, Idrizin, nga USA, Baftije Nela, Neritan Kolgjini, i biri i Ahmet Kolgjinit, Najada, si dhe Brunilda, te bijat e Tahsim Spahiut, me bashkëshortin e saj.

Vajza e madhe dhe e vogël e Flamur dhe Myrete Selimit, Landa dhe Entela. Dine Dine nga USA. Bajame Çeliku nga Belgjika, bashkë me vajzën e saj. Gëzim Baruti, me djalin dhe vajzën e tij. Ilir Biçaku dhe Adriana Kokali, vjaza e Miço Kokalit. Kurse, në qendër të Savrës, u takuam edhe disa savrakë të cilët, ndodheshin rastësisht, si Mesut Gjolena, Zenel Dyrmishi, Namik Toska, Zenel Sina, etj. të cilët u shprehën me mall për këtë takim”, tregonte Shpëtim Turani. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Aktorët e ‘Estradës Repartit 303, Spaç, Mirditë’, ishin ca honxho-bonxho, pa personalitet, brigadier e nëpunës të zyrës teknike, servilë të Medi Nokut, të cilët...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

Next Post

Kalendari Historik 27 Tetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën
Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Kalendari Historik 27 Tetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!