• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Si e njoha profesor Nasho Jorgaqin, në gjimnazin ’29 Nandori’ të Shkodrës, në vitet 1948-’49, si dhe akuzat e spekulimet e tij, ndaj At Gjergj Fishtës, si akademik i Italisë…”/ Replika e publicistit të njohur

Kalendari Historik 23 Tetor
“Mërgim Korçës iu akordua titulli i lartë; ‘Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës’, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, i cili në këtë rast…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
“Si e njoha profesor Nasho Jorgaqin, në gjimnazin ’29 Nandori’ të Shkodrës, në vitet 1948-’49, si dhe akuzat e spekulimet e tij, ndaj At Gjergj Fishtës, si akademik i Italisë…”/ Replika e publicistit të njohur
Lasgush-Poradeci-asdreni-gjergj-fishta.1938
Si u bë i mundur botimi i “Lahuta e Malcisë” dhe fjala e prof. Aleksandër Xhuvanit në varrimin e Fishtës më 31 dhjetor 1940

Nga Mërgim Korça

Memorie.al / “Ju puth duart me ndér si biri t’atit”. Kësisoj e mbyll letrën e tij tek i drejtohet At Gjergj Fishtës, profesor Eqrem Çabej, (dokument i cili gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit, Fondi 17, Dosja 36 fl. 12). E filluam këtë replikë ndaj shkrimit të profesor Nasho Jorgaqit, me pozicionimin e profesor Eqerem Çabejt ndaj At Gjergj Fishtës, pikërisht që ta mësojë profesor Nashua, se që në fillim ai, e nis shkrimin e tij me një insinuatë të gabuar!

Nisur nga fakti se dëshira e ime e sinqertë, është t’u trashëgojmë brezave të rinj të dhëna historike, si edhe sa më shumë të vërteta, si edhe fakte bashkëkohore tonat që ata jo që nuk kanë se si t’i dinë por, as që i marrin dot me mënd, (nisur nga shtrembërimet që i janë bërë historisë nga studiuesit dhe historianët e periudhës diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe pasardhësit tij, Ramiz Alia, si edhe në vazhdim, prandaj edhe e fillova këtë replikë timen kësisoj, ndaj asaj të ashtuquajture analizë, që i bën veprimtarisë së At Gjergj Fishtës, profesori Nasho Jorgaqi, i cili titullin e shkrimit të tij, e ka përzgjedhur pikërisht të jetë:

A FLIRTOI GJERGJ FISHTA ME PUSHTUESIT FASHISTË?

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Pak informacion për lexuesin: Në vitin e largët shkollor 1948 – ‘49, në shkollën e mesme Gjimnazi “29 Nëntori” i Shkodrës, (qytet në të cilin na shpërngulën familjarisht, duke na hequr nga Tirana, në vijim të luftës së klasave), rastisi të kem shok klase paralele, (ai ishte nxënës i shkollës Pedagogjike, nën të njëjtën çati si edhe drejtori shkolle), autorin e shkrimit të lartpërmendur, Nasho Jorgaqin. Ky i fundit bënte pjesë në kontingjentin e konviktorëve të asaj shkolle, të kërkuar urgjentisht nga kryetari i Degës Punëve të Brendshme, Hilmi Seiti, ministrit të Punëve të Brendshme, Mehmet Shehut, për “ta shtruar gjendjen disidente të studentëve kundra-komunistë të asaj shkolle”.

Për hír të së vërtetës, si edhe objektivitetit që dua të ketë kjo analizë, nuk kam se si ta mohoj faktin që, me aq sa mundem, të pohoj si mbas ngjarjeve, për të cilat isha dëshmitar në vetë të parë, se Nasho Jorgaqi, ecte asokohe për plogëti, (duke mos qenë flamurtar egërsie), mes radhës konviktorëve të sjellë në Gjimnazin e Shkodrës, me detyra të caktuara sa i takon ashpërsisë, që e shquante masën e tyre të étur në drejtimin e zbatimit të luftës së klasave, si rezultat i punës së të cilëve pati përjashtime nga shkolla, arrestime, si edhe dënime me burgim, bashkënxënësish tonë të asaj kohe!

Me kalimin e viteve doemos, i humba lidhjet e drejtpërdrejta me Nashon i cili, iu kushtua karrierës mësimdhënësit e, në vazhdim të shkrimtarit si edhe analistit.

Ç’E SHKAKTOI FILLIMISHT ZHGËNJIMIN TIM, PËR NASHO JORGAQIN? 

Leximi i dy vëllimeve të tij, “MËRGATA E QYQEVE“! E përzgjodha jo rastësisht cakun gjuhësor fillimisht, sepse në vijim të viteve, erdhën pastaj edhe intervistat e tija, (të N. Jorgaqit–shënim i M.K.), ku ai theksonte se; si ishte munduar, derisa edhe i bindi udhëheqësit komunistë të shtetit, ta miratonin shkrimin e në vazhdim doemos edhe botimin e një romani, ku burim kryesor informacioni, kishte qenë një i infiltruar i Sigurimit të Shtetit, për thuajse dhjetë vite, në radhët e emigracionit kundra-komunist, (Isuf Mullai), si edhe disa të infiltruar të tjerë, jo të kësaj rëndësie!

Megjithatë, duke mos dashur të bëj asnjë hamendësí, pa lé insinuate, sa i takon një ure eventuale mes konviktorit Nasho Jorgaqi, si edhe shkrimtarit si edhe analistit bashkëkohës, nuk kam se si mos të ndalem e ta analizoj kritikën, që ky i fundit i bën atdhetarit të shquar, Atê Gjergj Fishtës! Fillimisht pyes veten: Cila kishte me qenë zanafilla e hullisë që vazhdon e ndjek profesor Nasho Jorgaqi, me t’ashtuquajturën analizë të tij, të botuar me 2 tetor të 2016-ës?!

Padyshim që janë direktivat që ka pasë dhënë “KOMANDANTI” dhe botuar në gazetën “Bashkimi” të datës 22 gusht 1947, para një grupi të rinjsh, që morën pjesë në Plenumin e IV-të të rinisë popullore, që po e kopjojmë dhe e paraqes këtu tekstualisht, siç qé shprehur asokohe vetë Enver Hoxha në fjalimin e tij:

“Miqësinë me popujt e Jugosllavisë, nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta, me “Lahutën e Malësisë”, ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t’i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur…”!

Pikërisht mëkimi, fillimisht me mësimet e Enver Hoxhës dhe në vazhdim pastaj karriera e tij… bënë që profesor Nashua, ta hartojë atë shkrimin e tij, gjuha e të cilit në pamje sipërfaqësore e predispozuar pozitivisht ndaj At Gjergjit, por në efekt e mbushur me insinuata negative, ku herë figurën e At Gjergj Fishtës, e quan me probleme e gjithashtu me hije, q’e rrethojnë. E doemos objektivi kryesor është që figura e At Gjergj Fishtës, të mjegullohet me pohime ekuivokë!

Shembull madhor përbën ajo që Nasho Jorgaqi e quan; “tundimi fashist”, e si pasojë pranimi nga ana e At Fishtës, për t’u bërë akademik i Italisë! Kësisoj profesor Nasho Jorgaqi, sjell një shembull, një të vetëm por sipas tij fakt tejet kuptimplotë, lidhur me figurën problematike të At Gjergj Fishtës, një letër që At Fishta, ia paska drejtuar, (në gjuhën italiane), NJË OFICERI TË LARTË FASHIST.

Mirëpo profesor Nashua, nuk e mendoi fare se si lexuesit të zakonshëm, pun’e parë që do t’i shkojë në mëndje, kishte me qenë të pyeste: Kujt i drejtohet kjo letër?  Nga ana tjetër letra i paraqitet lexuesit e shkruar në një toskërishte dialektale, ku përkthyesi, sa për një shembull, i ka vënë në gojë At Gjergjit, edhe shprehjen; “… kam rrufitur, në Resto del Carlino, artikullin tuaj magjistral…”! 

Kurse unë shtoj se së pari, letra e At Gjergjit, (sipas profesor Nasho Jorgaqit), nuk është përgjigje që i jepet letrës që Ai ka marrë nga një oficer i lartë fashist e, për më tepër edhe i paemër. Për hir të së vërtetës, At Gjergj Fishta, me 7 qershor të vitit 1939, mori një letër urimi nga Presidenti i Akademisë Mbretërore Italiane, Luigi Federzoni, ku ai e përgëzonte ndër të tjera At Gjergjin, si më poshtë vijon:

“ … Emërimi i Juaj si Akademik i Italisë, nga njëra anë flet për vetë konsideratën e lartë të DUCE-s, por nga ana tjetër ësht’ edhe një shpërblim i drejtë, sa u takon vlerave tuaja, si edhe një shquarje e posaçme që i bëhet poezisë shqipe, duke marrë nga ana tjetër, edhe kuptimin e një njësimi të përkryer shpirtëror të dy popujve tanë, që deti Adriatik, me lavditë e tija shekullore, i bashkon përjetësisht…”!    

Kurse At Gjergji, me telegramin e Tij të datës 12 qershor 1939, i përgjigjet Presidentit të Akademísë, Luigi Federzoni-t si vijon:

“ …I mallëngjyem, Ju falënderoj për urimet si edhe sa i tokon miratimit t’Uej, si edhe të kolegëve t’Uej akademikë, lidhun me dekretimin t’êm si pjestar i institucionit mâ të naltë të kulturës të regjimit fashist, si rrjedhoj’e miratimit prej anës Duces, si edhe vullnetit të Perandorit tonë, i bindun se prej gjinit të Italisë, ka me u rilindë Shqipníja ideale…”! 

Unë personalisht e ftoj gjithsecilin, ta verë veten në pozitat e At Gjergjit dhe t’i lexojë me sy kritik, si thëniet e Federzonit e, gjithashtu edhe telegramin e përgjigjes. Mendimi im është se që të dyja, si urimet e Federzonit e, gjithashtu edhe telegrami i falënderimit, përshkohen si një éndje e thurur me gjuhë të dyanshme diplomatike dhe me respekt të ndërsjellë !

Përgjatë kësaj vázhde, do t’i sjell profesor Nashos dy fakte, (jo si letra që ai e quan fakt, që e m’vishka me hije figurën e At Gjergj Fishtës), por dy fakte, që t’i drejtpeshojë lexuesi.

Fakti i parë: Duke hamendësuar në mënyrë spekulluese rreth ndjenjave kundra-komuniste, si klerik françeskan i vendosur që At Gjergj Fishta ishte, të cilat përkonin me pozicionimin politik të Italisë fashiste, hapi i parë i qeverisë italiane, ishte që për vlerat e Tija madhore, si edhe ndikimin e madh në popull që Ai gëzonte, qeveria fashiste italiane, t’i akordonte At Gjergj Fishtës, dekoratën nga më të lartat që ajo dekretonte.

Këtu edhe pika kyçe e spekulimit rreth figurës At Gjergjit; Nuk zihet në gojë fare fakti, se jo që At Gjergji nuk e pranoi dekoratën e lartë, por edhe si e priti Ai këtë dekorate, duke u shprehur se; “KJO DEKORATË, NUK ÂSHT PËR MUE”!

Fakti i dytë: Në meshën e përmortshme që e mbajti Ipeshkvi Imzot Thaçi, i tha morisë së pjesëmarrësve në atë takim mortór; “… para dy ditësh, kah shkova m’e tokue Patër Gjergjin në spital, ashtu me gjysë fryme, muejti me më thânë – Dekën e kena borxh të tânë, por âsht kah më vjen keq, se po dés tue e lânë Shqipninë të shkelun prej kâmbës huej…”! Këtë fakt unë personalisht e kam mësuar nga kujtimet e At Zef Pllumit, të cilët profesor Nashua, parimisht i përmend në shkrimin e tij, por ama, pa u ndalur tek ky pohim madhor i At Gjergjit!

Me pak fjalë, edhe sikur vetëm këtë fakt të kishte mësuar profesor Nasho Jorgaqi, duke lexuar kujtimet e At Zef Pllumit, duhej të ishte lëkundur sa u takon insinuatave të tija … pa lé sikur ta ketë lexuar edhe letrën e Profesor Eqrem Çabej-t drejtuar Atë Gjergj Fishtës!

Vijmë tek dekretimi si akademik i Italisë, që iu bë At Gjergjit. Pikërisht nga që ky fakt është fryrë kaq shum’e me aq keqdashje sa s’ka më, nga ana e historianëve të ideologjizuar me frymën e Partisë Komuniste e, doemos edhe nga ana e shkrimtarëve të rrymës realizmit socialist, (të shtyrë këta të fundit nga egoizmi si edhe cmira e tyre e pakufí ndaj veprës së Tij madhore letrare), do të ndalemi e t’i hedhim dritë pikërisht këtij fakti.

Atëbotë akademikët e Italisë, si anëtarë të një institucioni të pavarur kulturo-shkencor që ishin, njëzëri e propozuan Patër Gjergj Fishtën, si anëtar të Akademisë Italiane. (Për ta biseduar me At Gjergjin, paraprakisht mendimin e Akademisë Italiane, qé ngarkuar Prof. Agostino Gemelli, klerik françeskan si edhe akademik).

Me këtë veprim Akademia e shpërfilli si edhe e shpotiti qeverinë italiane, duke ia rritur skajshmërisht prestigjin jo vetëm At Gjergjit por, bashkë me të edhe Shqipërisë. Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kishte hedhur. Pritej përgjigja e Fishtës. Hapin tjetër të priftit krenar, vërtet’e priste me padurim Akademia e Italisë, por e priste me kureshtje dhe inat akoma më të shtuar, qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar.

Vonoi përgjigja, po më në fund erdhi: Patër Gjergji e kish për nder propozimin që i bëhej dhe falënderonte të gjithë anëtarët e Akademisë, për vlerësimin që i bënin ! Këtu tashti edhe forca e karakterit të atdhetárit të madh e cila, hedh poshtë të tëra insinuatat: Në konferencën e parë solemne si akademik në Kinema “Rozafat”, për t’a pozicionuar veten e Tij botërisht, duke folur për dukurinë e ngjashme ndërmjet pushtimit të dikurshëm romak të Ilirisë, me pushtimin e atëhershëm fashist të Shqipërisë, Ai guxoi e tha:

… Rezistenca që romakët hasën ndër fiset dhe Mbretëritë Ilire të gjitha ndodhën, sepse ilirët e panë menjëherë se trupat romake, po sillnin robërinë në vend të lirisë…”!

Sikur të përqëndroheshim vetëm rreth këtij pohimi të At Gjergj Fishtës, bërë nga ana e Tij publikisht, si edhe zyrtarisht, nuk ka se si të mos na dal’e qartë, se si akuza e ngritur kundra Tij si; “shërbëtor i imperializmit si edhe i fashizmit italian”, (nga ana e udhëheqësit dhe diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxhës, cituar më lart), bíje poshtë me plot kuptimin e fjalës, si një çpifje skajshëm keqdashëse, përçarëse si edhe e pavënd!

Nisur tashti nga të gjitha zhvillimet, të kundruara ato me përparësinë që na jep këqyrja në mënyrë mbrapa vështruese, si ta quajmë titullin e përzgjedhur nga profesor Nasho Jorgaqit, ku pyetja e drejtuar lexuesit, mbështetet në një “folje” (në paskajore – të flirtosh), e cila ka kuptimin të bësh dashuri, por me kusht, mos të jenë të përfshira aspak ndjenjat.

Nuk mund ta mendoja se insinuata e autorit të shkrimit ndaj At Gjergj Fishtës, pa u zgjatur aspak se cila kategori femrash “flirtojnë”, do të formulohej kësisoji pikërishtm 69 vite mbasi diktatori e quajti At Fishtën; “shovinist dhe shërbëtorin e fashizmit”! E të gjitha këto profesori Nasho Jorgaqi, i mbështet në një letër eventuale, gjuha e së cilës është skajshëm diplomatike dhe ai këtë letër e quan fakt, kundra At Gjergj Fishtës!(?)

Dhe unë i mbyll këto radhë, duke e riformuluar pyetjen: Ishin duart e At Gjergj Fishtës, për t’u puthur me respektin më të madh, siç qé shprehur profesori, ai vet’i madh, Eqerem Çabej, apo ishte figura e klerikut, atdhetárit të madh, si edhe poetit e shkrimtarit skajshëm të madh, At Gjergj Fishtës, të qëmtohej në se kishte flirtuar ai me pushtuesin fashist, apo jo?! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet...”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm

Next Post

“Në varrimin e tij mori pjesë tërë Lushnja dhe pas meshës mortore në Kishën e Golemit, me porosi të Dhespotit të Beratit, Sinodi i Shenjtë, vendosi që...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik, Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
“Në varrimin e tij mori pjesë tërë Lushnja dhe pas meshës mortore në Kishën e Golemit, me porosi të Dhespotit të Beratit, Sinodi i Shenjtë, vendosi që…”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik, Sokrat Shyti

“Në varrimin e tij mori pjesë tërë Lushnja dhe pas meshës mortore në Kishën e Golemit, me porosi të Dhespotit të Beratit, Sinodi i Shenjtë, vendosi që...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik, Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!