• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet

“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
“Babanë e pushkatuan me 11 të tjerë në Gjirokastër dhe kur u hapën themelet e shkollës Industriale, njerëzit u tmerruan, se…”! / Dëshmia e të birit të sekretarit të Fan Nolit
“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
“Pasi u përjashtua nga shkolla ushtarake në Bashkimin Sovjetik, u kthye në atdhe ku u dënua katër herë…”/ Historia tragjike e njeriut që vuajti nga ‘hija’e vëllait…!

Nga Arta Çano

Memorie.al / I arrestuar në moshën 20-vjeçare, pasi u kap duke tentuar të kalonte kufirin, Luan Berberi nga Berati, pësoi tortura të shumta, duke filluar nga ushtarët, oficerët dhe hetuesit, deri sa e nxorën në gjyq dhe e dënuan me 25 vjet, të cilat do i kishte kryer të plota, nëse nuk do të shembej regjimi komunist në ’91-in. Ai tregon për mundimet e shumta të atyre 7 viteve dhe kujtimet e pashlyera nga biruca ku e mbajtën të izoluar, etj.

Z. Luan, si e kujtoni tentativën tuaj për t’u arratisur?

Unë, Luan Berberi, vuajta 7 vjet në kohën “e atij” (nuk do t’ja përmend as emrin diktatorit Enver Hoxha) dhe habitem si ka mundësi që sot nuk e kthen kokën njeri, nuk do t’ia dijë fare se jam apo s’jam unë si person. Dhe po të flasim nga ana e burgut tim, janë shumë e shumë vuajtje, pavarësisht që unë jam në këtë gjendje sot, jam mirë shyqyr Zotit, Zoti më faltë që po e përmend, por jam mirë!

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Në vitin 1984, marrim rrugën nga Berati, i hipim autobusit se kalonin këtej nga Ura e Goricës edhe mbërrin në Përmet, për në Gjirokastër…! E kalojmë aty, ndalojmë afër urës së Kardhiqit, në Virua. Aty, kishim një shok që ishte ushtar. Unë kisha mbaruar shkollën e mesme dhe isha civil. Të dy, edhe Vani që ishte në Rrajcë të Skraparit, ushtar, e kishim bërë muhabetin që nga Berati dhe u nisëm.

Atje, në Virua, pimë nga një gotë verë të vogël, nga një kafe edhe: “do ikim”. “Do ikim”, e vendosëm që këtu ne, po ndenjëm dy-tri ditë, ka qenë një dimër i acartë. Ka qenë në mos gabofsha, 31 mars ‘84. Tri ditë ndenjëm jashtë në brymë, bryma 20 cm. Në të ftohtë, dreq, djall, shi, pastaj ditën e fundit, filloi shiu dhe u nisëm në rrugë. Po ishte 120 e ca kilometra larg kufiri.

Sa veta ishit?

Unë, Pelivan Mjeshova që u vra dhe Adnand Kuka që ka vdekur, rahmet pastë! Të tre. Në këmbë, duke ecur në këmbë, arrijmë në Gjirokastër.

Ju ndaluan për kontroll rrugës?

Nuk na ndaloi njeri. Ndaluan nja dy polica kështu, po si duket ishin të lajmëruar, se këtë s’e marr vesh unë, na ndaluan, s’na thanë gjë. Ata me rroba ushtarake…! –“Po ti, civili”?-më thanë mua.-Unë jam çuni i tezes i X-it, Nandit, Nand Kukës.-E mirë, ikni, ikni! Ajo ishte me qëllim një herë, patjetër ishte me qëllim sepse, policët që aty, letërnjoftim, dreq djall, ca letra që kishin, po ata kishin nja dy letra lejë-kalimi.

Rahmet pastë Vani që u vra, kishte një lejë-kalimi. Nani, ishte ushtar në Urë-Kardhiq quhet ajo, që shikonte avionët kur kalonin kufirin. Dhe kështu ecëm në këmbë, na lanë dhe ata. Filluam në fushat e Jorgucatit, na erdhën nja dy makina civile, po u shtrimë në atë …çfarë kishin mbjellë ata. Ishte asëll a grurë a, kishte vajtur tamam. Aty kuptohej tamam që ata po na ndiqnin. Makina civile ishin.

Në Jorgucat ka pasur post-bllok në kohën e Enverit, nuk lejonin. Quhej vijë kufitare, që aty. Atë e kaluam ne. Deshëm të kalonim lumin. Unë rashë në lumë, me gjithë rroba, ishte ftohtë…kur them bryma ishte gati 20 cm., si dëborë. E kaluam atë, kaluam në Glinë, se s’i mbaj mend ato fshatrat e tjera, arritëm deri në Peshkëpi, fshati i fundit që kishte kufirin që ndahej me grekun. Në Peshkëpi, hasëm me patrullat, por nuk na diktuan. Hapëm klonin, mënyra jonë…!

Mundët ta kalonit klonin?

E hapëm, por si duket ka rënë sinjali andej ose, ishin përgatitur ata. Ne e bëmë një manovër aty, po nuk e di… unë s’isha tekniku. Unë isha 20 vjeç atëherë, axhami. Dhe ishte një gjë e tmerrshme. Na lanë të kalonim. Na kanë lënë me qëllim ata neve, se s’kishte mundësi. Pse na dolën në pritë? E na dolën në pritë në majë të kodrës.

Një oficer, një kapter i vogël, se e mbaj mend emrin e tij…! Mitro Kutra, quhej, ka vdekur ai, ishte me qenin e kufirit. Qeni kaloi aty afër nesh, po s’i duket ishin të llogaritura gjërat që, duhet të vinim atje ku ishin ushtarët dhe ashtu ndodhi.

Sa u afrua nja 15 m. larg, na thane: parullën, kundërparullën, por pastaj flisnin greqisht, jo shqip, me njëri-tjetrin sepse dy ushtarët ishin me uniformën e ushtarëve dhe nuk dalloheshin dot. Aty ka filluar një kasaphanë, me bomba, me dreq, me djall. Bomba…nuk e di çfarë ishin, se unë s’i merrja vesh se s’kisha bërë as ushtri. Ata thonin: parullën, kundërparullën dhe filloi kasaphanë aty.

Ju ç’bëtë në atë kohë?

U afrova afër atij që ka vdekur, shokut tim, moshatarit tim, Nand Kukës dhe…! “Çfarë po bëhet kështu-thashë unë, – se këta po flasin greqisht? Të dorëzohemi se kemi arritur”. Se unë ashtu e dija, të kaloje 6 metra, ke arritur në kufirin grek…! Mosha ime adoleshente në atë kohë, më lejonte që të thosha gjithmonë “shyqyr që ika”, se isha dhe një çikë djalë i hedhur…! “Shyqyr që ikëm”!

E patë si u vra Pelivani?

Pelivani…! Unë nuk e di…! Ishte 20 metër larg meje. Unë di që ata kanë thënë: parullën, kundërparullën dhe kaq di unë, nga ana e tyre, por Pelivani ishte 20 metër larg. Nuk e di, unë e pashë vetëm atje kur më thanë: Puthe!

Ata që flisnin greqisht, ishin shqiptarë?

Po, po…! Ushtarë shqiptarë ishin.  Aty e vërtetova unë, se unë i thosha shokut tim: “Ore, hajde dorëzohemi, se kemi ardhur te greku. – “Po s’janë grekë,- më tha mua, – janë shqiptarë”. Ai u bë për rahmet, se po të ishte ai

Pastaj, çfarë ndodhi me ju?

Aty, nuk kam parë më asgjë, vetëm më kanë çuar tre oficerë me kapele, me spaleta, oficerë ishin ata patjetër, po mua më ka qëlluar në kokë një nga ata, populli civil i fshatit aty…! Në kohën që më ka qëlluar, e kam sharë unë. Ai më shau, unë e shava, bum me qytë në kokë, donte të më vriste, po… se do puthja Pelivanin. –“Puthe”,- tha oficeri. Sa u ula unë, më goditën me qyta nga koka. E kam gjysmën e kokës të çarë nga ata, nga qytat e tyre.

Lëre ç’vajti aty, por që më kanë lidhur me tela me gjemba, nuk kam parë vendin ku kam vajtur. Edhe vendi ku kam vajtur unë, në një pikë, si të them unë, 100 metra poshtë ishte pika kufitare, ku ishin ata ushtarët, 20 ushtarë. I detyronin oficerët, ushtarët me pëllëmba, rresht, 20 ushtarë apo 22, nuk e mbaj mend sesa ishin. Shoku im ishte në një dhomë tjetër, unë isha në një dhomë tjetër. Me pëllëmba, pastaj pas pëllëmbave, me dru të gjatë, 1 metër ishte dhe: bum nga kurrizi! Të 20 ushtarët. Ndoshta ka pasur dhe beratas, se jam beratas vetë. Ata mund ta dinë më mirë.

Ku ju çuan më pas?

Na kanë çuar në Gjirokastër.

Si ju trajtuan?

Atje, ai shefi i Krimeve, çfarë ishte, në Gjirokastër me godiste me karrige, me shqelma, me grushta…! Unë isha i lidhur me tela me gjemba, hynë telat me gjemba në mish që edhe sot e kësaj dite i kam shenjat, megjithatë…çfarë duhet të tregoj unë tani se u bënë gati 40 vjet.

Vazhduan t’ju rrihnin edhe gjatë hetuesisë?

Aty, tmerr! Tmerr…! Mua më ishte mpirë koka një herë. S’dëgjoja më tani…! Grushte…kokës, bam e bam, se isha dhe djalë i ri, isha i shëndetshëm, drejt muhabeti. Më çuan në hetuesi, me grushte, me shqelma, me të tëra…! Si kalama i vogël, unë u mbështolla në një cep atje. Koka e çarë, me fasho nga koka…! Shikoja këta…! Nuk vinte doktori, s’merrja vesh çfarë bëhej. Kam bërë 21 ditë grevë urie. Po deshët pyesni atje në Gjirokastër, 21 ditë grevë urie. Më kanë futur sonda nga hundët, edhe më hidhnin çaj, a…s’di çfarë më hidhnin, çfarë më bënin?! Kalova në fazë të rënduar psikike. S’e di, nuk e di çfarë kam bërë atje.

Sa zgjati hetuesia?

Hetuesia zgjati gati 9 muaj për mua, po katër muaj e gjysmë bëra në Gjirokastër. Një hetuesi e jashtëzakonshme…luaja me minjtë. Gjysmën e bukës ua jepja minjve. Ndoshta nuk ju besohet. Ajo ishte e vërteta. Me minjtë, me mizat, një birucë që gjirokastritët e dinë mirë, biruca numër 2, birucë e vdekjes quhej. Unë sot jam gjallë, shyqyr Zotit! Po të pyesësh atje, kanë vdekur 5-6 veta kush ka bërë hetuesinë atje, në atë birucë që unë sa zgjasja këmbën, ja, kaq ishte. E ku do shëtisje? Vetëm shtroje dyshekun. Në dërrasa.

Kur dolët në gjyq, sa vjet ju dënuan?

U zhvillua gjyqi ushtarak. Unë u dënova me 25 vjet burg. Edhe shoku im u dënua me pushkatim, por i’a falën jetën se, bëheshin kërkesa në atë kohë Kuvendit Popullor…! Kaq ka qenë muhabeti.

Në cilin burg ju çuan?

Në Qafë-Bari. Atje ra dëbora e ’85-ës në mos gabofsha, në janar që ra dy metër e gjysmë, u mbyt komplet kampi.

Keni shkuar pak kohë pas revoltës së majit. Çfarë gjendje gjetët në kampin e Qafë-Barit?

Atje, torturat më të jashtëzakonshme. Atje, në rresht siç rrinin ushtarët, po të lëvizje një çikë kokën, të binte një polic 1 e 30 m. i gjatë edhe 2 metra të ishe, që një pëllëmbë t’i bija unë në moshën që kisha, ta hidhja andej matanë…por megjithatë. Ata të binin, se po të kundërshtoje policin i kishe shtatë ditë birucë, po birucat ishin akull.

Po të flije gjumë, ngrije. Ishe i vdekur. Ose shkoje në infermieri. Atje komandanti i policisë, ishte Mond Caja, mbas Mondit, erdhi Ludovik Cali, më i tmerrshëm njëri nga tjetri. Mond Caja ka marrë statusin politik në Gjermani dhe po të vijë të ballafaqohet, jam i pari që dal ta takoj.

Personalisht, ai nuk ka marrë pjesë, por çonte ushtarët, çonte policët, gardianët, çfarë i thoshin ata në atë kohë. Ishin gardianët, rojet e kampit. Edhe ishin në gatishmëri ata. Vetëm dajak kishte atje ku isha unë. Gjak bëhej. Edhe të vesh sot e kësaj dite në Qafë-Bari, atje është dheu i kuq, vetëm nga gjaku i të burgosurve.

Ju punuat në minierë?

Punova gati një vit në minierë, por për hatër të syve, mora një raport, më thanë “do punosh këtu, atje”, e nuk punova më.

A u takuat me familjarët gjatë gjithë kësaj periudhe?

Kjo është më e rëndësishmja. Në kohën që isha në Gjirokastër, nuk lejonin as rrobat e familjarëve të mi, nuk i qasnin, as ushqim, as dreq, as djall. Nuk lejonin absolutisht.

Po në Qafë-Bari?

Në Qafë-Bari, po, më kanë ardhur, sepse ishte kamp. Po të hyje në birucë nuk t’i qasnin familjarët, absolutisht. Unë kam vajtur në kohën që kanë qenë dy kile ushqim në muaj, çfarëdo lloj: sheqer, oriz apo vezë, çfarë ishte pesha më e lehtë.

E provuat dënimin me birucë në Qafë-Bari?

Po, normale që e kam provuar.

Përse ju futën në birucë?

Po, rregullat, cigarja…! Kishim kuzhinën ne, ku gatuhej me qymyr, jo guri, por nga ata qymyrët që bëheshin si vezë. Edhe gjysma e dhomës ishte me tym, gjysma pa tym. Rregullorja e lexonte: “Duhani, të mos pihet”! Dhe më kanë rrahur, më kanë futur në birucë mua për këtë. –“Pse pi duhan ti? E shikon rregulloren”? -Po, i thashë unë atij, shefit të policisë… – shiko si është…!

Ne uleshim se vinte tymi. Qeshnin policët se e dinin shumë mirë, çfarë po thua? Kafen duhet ta pinim brenda, cigaren në dëborë jashtë. Kishim ca shkallë ne që rrinim dhe ishte xhiroja poshtë, një shesh gati 50 metra, i gjerë 30 metra, që bënin xhiro 500 veta, jo 500, më pak, se gjysmat ishin nëpër punëra. Kështu ka qenë puna jonë.

Kur u liruat nga burgu?

Unë jam liruar në vitin 1991. Nuk e mbaj mend mirë se kanë kaluar gati 40 vjet, por në këto ditë, a mars a prill. Po në mars jam liruar, 29 mars ‘91. Edhe erdha në Berat, vazhdova jetën. Ndenja 7 ditë këtu, ika në Greqi, punova një vit e ca në Greqi, erdha në Shqipëri, fillova 7 vjet këtu në spital, më hoqën, për punë partie. Kaq është historia ime, për punë partie më kanë hequr nga puna. Memorie.al

Marrë nga Kujto.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Dëshmia e Bashkim Shehut: “Kur isha në hetuesi, më kanë pyetur edhe për letrën e Mehmetit dërguar Ivanovit, ku për Enverin, ai shkruante...”/ Reagimi pas librit të Nexhmije Hoxhës

Next Post

Kalendari Historik 23 Janar 2023

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
Kalendari Historik 5 Janar 2023

Kalendari Historik 23 Janar 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!