• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Feçor nuk duhej të lejonte që sekretari i tij, Farudin Poçari, të bënte akt-ekspertimin jashtë Laboratorit dhe…”/ Relacioni i Rexhep Kollit, për “Thikat” e ambasadave, në ’81-in

“Shoku Elham i’a hodhi fajin hetuesit Sokol Koleka për akt-ekspertimin e.…”/ Relacioni i Rexhep Kollit për “Thikat” e ambasadave, Tiranë 1980
“Shoku Feçor nuk duhej të lejonte që sekretari i tij, Farudin Poçari, të bënte akt-ekspertimin jashtë Laboratorit dhe…”/ Relacioni i Rexhep Kollit, për “Thikat” e ambasadave, në ’81-in
“Florian Kolaneci tha se i ka bërë disa herë vërejtje shokut Elham, por ai kish ofenduar shokët Kosta Gazeli dhe Jorgo Çuli…”/ Raporti sekret i Rexhep Kollit, në ’82-in
“Shoku Feçor nuk duhej të lejonte që sekretari i tij, Farudin Poçari, të bënte akt-ekspertimin jashtë Laboratorit dhe…”/ Relacioni i Rexhep Kollit, për “Thikat” e ambasadave, në ’81-in
“Shoku Elham i’a hodhi fajin hetuesit Sokol Koleka për akt-ekspertimin e.…”/ Relacioni i Rexhep Kollit për “Thikat” e ambasadave, Tiranë 1980
“Shoku Feçor nuk duhej të lejonte që sekretari i tij, Farudin Poçari, të bënte akt-ekspertimin jashtë Laboratorit dhe…”/ Relacioni i Rexhep Kollit, për “Thikat” e ambasadave, në ’81-in
“Shoku Elham i’a hodhi fajin hetuesit Sokol Koleka për akt-ekspertimin e.…”/ Relacioni i Rexhep Kollit për “Thikat” e ambasadave, Tiranë 1980
“Shoku Feçor nuk duhej të lejonte që sekretari i tij, Farudin Poçari, të bënte akt-ekspertimin jashtë Laboratorit dhe…”/ Relacioni i Rexhep Kollit, për “Thikat” e ambasadave, në ’81-in
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Zbulohet dosja e bujshme e “Thikave”, me ambasadat e huaja në Tiranë në ’80-ën, që solli “ftohjen” e Enverit me Mehmetin! Dëshmia e Neshat Tozajt
Zbulohet dosja e bujshme e “Thikave”, me ambasadat e huaja në Tiranë në ’80-ën, që solli “ftohjen” e Enverit me Mehmetin! Dëshmia e Neshat Tozajt

Dashnor Kaloçi

Pjesa e shtatë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), që janë shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret” e cila i përket viteve 1980-1982 dhe bën fjalë për ngjarjen e bujshme të çarjes së gomave të disa prej automjeteve të trupit të huaj diplomatik të akredituara në Tiranë, e cila shqetësoi deri udhëheqësin kryesor të Partisë, Enver Hoxhën, që i telefonoi menjëherë ministrit të Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, ku, në kulmin e zemërimit, “Komandanti” i tha: “Nëse për 24 orë nuk e gjeni se kush dhe përse i ka dëmtuar automjetet e ambasadave të huaja në Tiranë, gjej vrimë dhe futu”! Alarmi i ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, i cili thirri në një mbledhje urgjente, të gjithë drejtorët kryesorë të dikasterit që drejtonte dhe pasi iu bëri të qartë shqetësimin e madh të “Komandantit”, se mos ajo ngjarje do krijonte incident diplomatik me disa shtete, organet e Sigurimit të Shtetit dhe struktura të tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda  24 orësh, arritën të zbulonin autoren e “krimit”, Prendushme Deda, punëtore e Ndërmarrjes Komunale të kryeqytetit, që punonte në pastrimin e rrugëve, e cila u kap në flagrancë përpara Hotel “Dajtit” teksa çante gomat e disa prej automjeteve, të trupit diplomatik në Tiranë. Dëshmia e rrallë e ish-Drejtorit të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Neshat Tozaj, të dhënë pak kohë para se ai të ndahej nga jeta, lidhur me debatet e ashpra e përplasjen e tij, më ministrin Feçor Shehu, pasi ai, si titullar i laboratorit që drejtonte, nuk pranoi të firmoste akt-ekspertimin, për të konsideruar “armë të ftohtë” mjetin prerës, me të cilën punëtorja e pastrimit, kishte çarë gomat e disa prej automjeteve me targa “CD”! Kërcënimi i Feçor Shehut, për vartësin e tij që e shkarkoi menjëherë nga detyra, duke e dërguar si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe odiseja e gjatë e Tozajt, për të vënë në vend nderin dhe dinjitetin e tij, duke i dërguar letra ankesash kryeministrit Mehmet Shehu dhe më pas Enver Hoxhës, gjë e cila u bë shkak e solli dhe ftohjen e përplasjen e parë midis dy krerëve më të lartë të Shqipërisë komuniste, të asaj kohe! Akuzat e Enverit ndaj Mehmet Shehut, se: përse ai e kishte mbajtur të fshehtë ngjarjen e bujshme, që tronditi Tiranën zyrtare, (nga frika e ndonjë incidenti diplomatik me disa shtete), ku pas vdekjes së tij dhe arrestimit të Kadri Hazbiut e Feçor Shehut, ajo ngjarje ridoli “në skenë” dhe si rezultat, u liruan nga burgu e internimi të gjithë pjesëtarët e “grupit armiqësor”, që ishin akuzuar për dëmtimin e automjeteve të ambasadave të huaja (me përjashtim të Prendushe Dedës, që u lirua me amnistinë e vitit 1986), e kthimin në vendin e punës së Neshat Tozajt, (si Drejtor i Laboratorit Qendror Kriminalistik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme) i cili disa vite më pas, shkroi romanin “Thikat”, që asokohe do të bënte një bujë të madhe, duke u ribotuar disa herë!

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Dokumenti sekret me relacionin e hartuar nga Rexhep Kolli, funksionar i lartë në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së për organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dërguar eprorëve të tij, lidhur me problemin e “Grupit kriminal armiqësor”, që ishin arrestuar e dënuar për dëmtimin e automjeteve të ambasadave të huaja në Tiranë!

DISA PROBLEME PËR T’I THEKSUAR NË KOMITETIN E PARTISË TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

Së dyti: do rritur kujdesi për njohjen, zbatimin dhe mbrojtjen e vijës së Partisë, të shprehur në Platformën e punës operative, në ligjet dhe aktet e tjera normative.

E themi këtë, pasi nga veprimet e kryera del qartë se; disa kuadro nuk kanë patur koncept të drejtë për direktivat, ligjet dhe aktet normative. Si mund të thuash: “U nisa nga qëllimi i mirë dhe shkela ligjet”?! Po norma ligjore apo ajo e Platformës nuk e kanë qëllimin e mirë? Jo shokë, këto gjykime nuk janë të partishme, bien erë anarkizmi.

Shoku Elham dhe disa të tjerë u nisën nga koncepti “të arrestojmë, se kemi bindje që gjatë proçesit do e zbërthejmë, do i’a vërtetojmë veprimtarinë armiqësore”. Pse shokë, kështu thotë ligja, që po u bind hetuesi mund të arrestojë një person? Ligji kërkon të administrohen prova dhe vetëm mbi bazën e analizës të tyre të formohet bindja nëse duhet apo jo arrestuar. Në sistemin borgjez vepron koncepti: “qëllimi justifikon veprimin”, por jo në sistemin tonë socialist.

Si mund të themi ka koncept të qartë për normat, kur mendimi i Laboratorit Qendror nuk u përfill nën pretekstin se Neshat Tozaj, “nuk është objektiv, nuk gjykon për situatën”. Po duke ndryshuar vendimin e hetuesit, për të zhdukur gjurmët e akteve të ekspertimit që thonin se thikat nuk janë armë të ftohta, a është gjykim me objektivitet? Mirë rregullorja e Laboratorit Qendror nuk njihej nga këta shokë dhe mendonin se ajo s’ka fuqi për hetuesi, por urdhri i Ministrit Nr.01-4 datë 29.2.1980 “Mbi mënyrën e zbatimit të dispozitave të reja të Kodit të Proçedurës Penale të RPSSH-së”, pse nuk njihej nga këta shokë dhe pse nuk kish fuqi për këta?!

Ligjet dhe aktet normative nuk u zbatuan, sepse i shkelën vetë kuadrot kryesore, duke filluar nga drejtori i Hetuesisë. Pse nuk veproi dega që merret me kontrollin e ligjshmërisë? Si të vepronte ajo, kur kryetari i saj, shoku Reshat Leskaj, tha në mbledhje e parë të organizatës bazë: “Jam i mendimit të mos thellohemi në masat, ta mbyllim me kaq”?! Të vepronte kjo degë, do të thoshte të vinte para përgjegjësisë ligjore shokët: Elham Gjika, Faraudin Poçari e Sokol Kolekën. Këtë, shoku Reshat Leskaj nuk e bënte pa urdhër të drejtorit, aq më shumë kur çështja ishte kundër drejtorit. Pra familjariteti i sëmurë në dëm të ligjshmërisë.

Shoku Enver në Kongresin e 8-të të Partisë, midis të tjerash theksoi: “Njohja gjithnjë e më mirë, në thellësi e gjerësi, e vijës së Partisë, e politikës dhe e normave të saj, e ligjeve të shtetit dhe zbatimi me disiplinë të lartë i tyre janë kushte të domosdoshme për të rritur veprimtarinë e këtyre organeve, për të forcuar më tej frymën klasore, partishmërinë dhe objektivitetin në ushtrimin e funksioneve”. Ky mësim i shokut Enver, do përvetësuar thellë nga çdo komunist e kuadër.

Së treti: Nga sa pamë del se metoda e punës në aparatin e ministrisë ka të meta e shfaqje burokratizmi. Prandaj, komiteti i Partisë dhe organizatat bazë, duhet të shtojnë kujdesin e tyre në këtë drejtim. Këtu edhe shoku Feçor duhet të rris kërkesën.

Nuk është aspak metodë pune revolucionare, ajo që ndodhi një shkelje kaq e rëndë dhe nuk u bë asnjë analizë në drejtori. Nuk është metodë pune revolucionare, ajo që përgjithësimin për këtë shkelje e bëri ai që ishte përgjegjës dhe për më tepër pa analizuar problemin, aq më keq edhe kur e bën përgjithësimin, nuk e punuan fare me efektivin e drejtorisë. Komiteti i Partisë duhet të nxjerrë konkluzione për ato që tha organizata, se shoku Elham si drejtor nuk merrte mendimin e oficerëve të drejtimit e të kryetarëve të degëve për planet, për kuadrot dhe për çështje hetimore, se ai kishte shfaqje të prepotencës e të arrogancës ndaj kuadrove etj.

Shoku Feçor, kemi mendimin se nuk duhej të lejonte që sekretari i tij, të bënte akt ekspertimi jashtë Laboratorit Qendror. Nga ana tjetër, shoku Feçor drejt veproi që dha porosi të analizohet, të nxirren konkluzione e t’i raportohet, por do ishte më e drejtë që t’i thoshte shokut Elham, që me tre-katër shokë që nuk ishin investuar në çështje, të përgatitej analiza, t’i jepej atij dhe të vente vetë në këtë analizë ose të dërgonte një nga zv/Ministrat. Veç kësaj do bënte mirë t’i kërkonte shokëve, si u zbatuan porositë e tij, pse siç doli ato nuk u zbatuan dhe analiza nuk u bë e konkluzione nuk u nxuarën.

Së katërti: Ngjarja nxori mirë në pah faktin që ka mjaft shfaqje e koncepte të huaja, siç janë fryma e familjaritetit, mendjemadhësia, tërheqja pas interesit vetjak, mos përfillja e mendimit të shokëve, mbytja e kritikës etj. Mos i shikoni këto si diçka që ndodhën vetëm tek shoku Elham, tek komunistët e kuadrot e drejtorisë të Hetuesisë, si diçka që dualën rastësisht, por ashtu siç porositi Kongresi i 8-të i Partisë, të shikohen si aspekte të luftës së klasave në gjirin tonë, si presion i ideologjisë borgjeze e mikroborgjeze mbi ne dhe që gjallërohen nga puna e jonë e pamjaftueshme politiko – ideologjike.

Prandaj, duke marrë shkas nga kjo ngjarje e nga ato që nxori kjo organizatë bazë, të reflektonin thellë për të luftuar më mirë e më me forcë këto shfaqje. Mbani parasysh atë që theksoi shoku Enver në Kongresin e 8-të të Parisë, se: “Lufta kundër mbeturinave dhe shfaqjeve të ideologjive të huaja, të vjetra e të reja, për edukimin komunist të punonjësve, përbën frontin më të gjerë e më kompleks të luftës së klasave që zhvillohet në vendin tonë…” dhe më tej: “të zhvillosh drejt luftën e klasave, do të thotë të zbatosh drejt vijën marksiste – leniniste të Partisë, të pranosh me vetë dije e bindje të thellë parimet e socializmit, të punosh kurdoherë për të mirën e popullit e të atdheut, të ruash e të mbrosh socializmin”.

Së pesti: Të bëjmë më shumë kujdes për konceptimin e drejtë të marrëdhënieve të organeve të Hetuesisë me organet e Prokurorisë e të Gjykatës. Ato janë organe të Partisë si dhe organet e Punëve të Brendshme. Prandaj, s’është aspak e drejt t’ua fshehësh atyre të vërtetën. Kur ato zbulojnë shkeljet tona, jo t’u përgjigjemi cekët, pa përgjegjësi, por t’u japim shpjegimet e plota, të qarta e me frymë llogaridhënëse. S’është e drejtë gjithashtu që t’u ndërhyjmë vend e pa vend, kohë e pa kohë për ta dënuar lehtë apo rëndë këtë apo atë person. Detyra e Hetuesisë është të zhvillojmë një hetim me objektivitet dhe gjithçka t’ia dërgojë gjykatës të bazuar.

E ngremë këtë, pasi shokët në organizatën bazë dhanë shembuj të qëndrimeve jo të drejta në këtë drejtim.

Së gjashti: Mendojmë se do bërë më shumë kujdes lidhur me pafajësitë. Gjithë puna është që hetuesit të fillojnë e të zhvillojnë hetime me objektivitet, frymë partishmërie dhe kurdoherë të bazuar në ligjet dhe në administrimin e kujdesshëm të provave. Kur hetuesit veprojnë kështu, s’ka pse të alarmohen në se Gjykata në Shkallë të Parë apo të Dytë, jep pafajësinë.

Pafajësitë që mund të jepen nga organet e gjykatës, të mos krijojnë atë ndjenjë frike tek hetuesit, sepse ajo mund t’i çojë disa hetuesa në dy gabime të rënda: ose t’i pezullojë dhe pushojë këto çështje, ose të manipulojnë provat për t’i çuar padrejtësisht në gjyq. Shikojeni këtë me kujdes pa u ndikuar nga mendimi ynë, por dijeni se shokët e gjykatës e kanë këtë shqetësim për hetuesinë.

Ndoshta dhe në rastin konkret, një nga shkaqet që më vonë nuk u reflektua për të korrigjuar gabimet e bëra në fillimin e çështjes penale, është edhe kjo që “sitë na dalin të pafajshëm, ne i mbajtëm këta tre muaj në burg”?              

                                                                           ***

Këto çështje kishim shokë të komitetit për të thënë, tani i analizoni e gjykoni ju në dritën e mësimeve të Partisë e të shokut Enver, me synimin që të nxirren konkluzionet për t’a përmirësuar tërë punën e Partisë në këtë drejtim.

                                         Rexhep Kolli                

Tiranë më 12.1.1982 

Dokumenti sekret me njoftimin për sqarimin e çështjes së letrës që Neshat Tozaj i kishte dërguar Enver Hoxhës, lidhur me problemin e “Grupit armiqësor të thikave” që kishte dëmtuar automjetet e ambasadave të huaja në Tiranë

                                         16.3.1982                                                             Sekret

                                                                        NJOFTIM

PËR SQARIMIN E ÇËSHTJES TË NGRITURA NGA ANËTARI I PARTISË NESHAT TOZAJ NË LETRËN DREJTUAR SHOKUT ENVER HOXHA

Nga verifikimet e bëra del se; çështjet që ngre anëtari i Partisë Neshat Tozaj, në letrën drejtuar shokut Enver Hoxha, janë plotësisht të drejta.

  1. Më 26.10.1980, u kap në flagrancë Prendushe Deda, duke çarë gomat e makinave të diplomatëve të huaj. Nga pohimet e saj, implikoheshin edhe 5 persona të tjerë, 3 prej të cilëve femra. Të gjithë me të drejtë u ndaluan.

Gjatë tre ditëve të ndalimit, Hetuesia në mënyrë të sforcuar, siguroi prova për të marrë sanksionimin e arrestit për 4 persona. Problemi ngeli tek Lindita Beka, vajzë e datëlindjes 1959 dhe punëtore në uzinën “Dinamo”, për të cilën u provua vetëm fakti që i ka dhënë thikën Prendushe Dedës, por pa ditur ç’qëllim kishte ajo. Laboratori Qendror i Kriminalistikës, nga dy eksperimentimet e bëra, arriti në përfundimin se thikat nuk ishin armë të ftohta. Prandaj Hetuesia e Tiranës, e liroi Lindita Bekën më 29.10.1980.

Në këto kushte, me urdhër të drejtorit të Hetuesisë, u hoqën nga dosja aktet e Laboratorit Qendror të Kriminalistikës dhe u thirrën si ekspertë, sekretari i ministrit, shoku Farudin Poçari, bashkë me një ekspert të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, të cilët thikat i cilësuan si “armë të ftohta” dhe me këtë akt të kundërligjshëm u muar sanksioni i arrestit.

  1. Më 23.1.1981, pas tre muaj hetimesh, u provua se nuk kishim të bënim me grup diversionist. Për këtë arsye, Drejtoria e Hetuesisë arriti në përfundimin që të 6 të pandehurit e arrestuar si grup, të çoheshin në gjyq të ndarë në tre çështje: Çështja e parë me tre të pandehur, nga të cilët vetëm një për krim kundër shtetit dhe dy të tjerët për mos kallëzim krimi, çështja e dytë me dy të pandehur, nga të cilët një për përvetësim të pasurisë socialiste me një vlerë prej 284.40 lekë, e për mbajtjen e thikave, si armë të ftohta pa leje dhe tjetri, vetëm për mbajtje armë të ftohta pa leje, çështja e tretë me një të pandehur për provokim, dështim lindjeje të kundra ligjshme.

Përpara kësaj gjendjeje, shokët e Hetuesisë duhet të ndaleshin e të reflektonin mbi këtë proces që u nis me aq bujë dhe që çoi në shkeljen e të drejtave të disa qytetarëve, sepse një vajzë u arrestua dhe u dënua me 4 muaj heqje lirie me prova të manipuluara, tre familje u internuan padrejtësisht, si dhe kishte vend për dy persona, t’u bëhej politikë penale.

  1. Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë, në prill 1981, bënë ndërhyrjet përkatëse dhe për shkeljet e konstatuara vunë në dijeni shokun Feçor Shehu. Por megjithëkëtë, përsëri nuk u qëndrua për t’u analizuar thellë shkeljet e ligjshmërisë, shkaqet dhe përgjegjësia. Gjithçka u mbyll me një kritikë të cekët në mbledhjen e kolegjiumit, në organizatën bazë të Hetuesisë dhe në Komitetin e Partisë të Ministrisë. Më 12 maj 1981, u bë edhe një përgjithësim formal që ju dërgua degëve në rrethe.
  2. Kur ne më 7 dhjetor 1981, filluam të kërkojmë shpjegime lidhur me shkeljet dhe pasojat e tyre në këtë proces penal, shokët e Drejtorisë së Parë, të Drejtorisë së Hetuesisë, dhe ata të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, jo vetëm që nuk na i thanë hapur të metat, gabimet, e shkeljet e bëra, por u përpoqën t’i fshehin ato, duke grumbulluar edhe materiale në rrugë të gabuar, për të vërtetuar se “masat e marra ndaj Lindita Bekës dhe familjes së saj, kanë qenë të drejta”. Vetëm pasi bëmë disa ballafaqime me kuadrot, pasi studiuam me kujdes çdo dokument e veprim të kryer, mundëm të zbërthejmë të vërtetën. Konkluzionet mbi verifikimin i shtruam në organizatën bazë përkatëse të Drejtorisë së Hetuesisë e pastaj edhe në Komitetin e Partisë së Ministrisë./Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 06 Shkurt 2022

Next Post

Kalendari Historik 07 Shkurt 2022

Artikuj të ngjashëm

Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 29, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

June 28, 2025
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
“Kur Pal Zefi, tha; ‘a ka mbet ndonjë shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’, Pavllo Popa dhe Paulin Vata…”/ Refleksionet e gazetarit, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit
Dossier

“Pasi Hajri Pashai, debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, në fund, Feçori hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vënd të tij, për pushkatim, futi Hajriun…”! / Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj ‘73

June 27, 2025
Next Post
Kalendari Historik 02 Shkurt 2022

Kalendari Historik 07 Shkurt 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme