• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Enver, po na e prishin kishën ku asht Shenjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë, prandaj ju…”/ Letra e Ipeshkvit të Shkodrës, në ’66-ën

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore që i përkasin viteve 1965-‘66 kur regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi aksionin për goditjen dhe prishjen e objekteve të ndryshme fetare, të tre religjioneve, duke filluar nga kishat, seminaret, manastiret, katedralet, xhamitë, tyrbet, teqetë, etj., gjë e cila solli reagime të ndryshme, jo vetëm nga drejtuesit e lartë të Klerit Katolik, si Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Ernest Çoba, që i dërgoi një letër Enver Hoxhës, ku protestonte për prishjen e objektit të kultit ku ndodhej Shenjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë, bri kalasë së Rozafatit, por edhe nga grupe të ndryshme besimtarësh, katolikë, mysliman dhe ortodoksë, si ata të qytetit të Elbasanit që në letrën e tyre e kërcënuan Enver Hoxhës, duke i shkruar se në rast se do prishej xhamia në Fushë-Mbret, ata do t’i shkonin në Tiranë…?!

Ipeshkvi Çoba i shkruan Enverit

Një nga ata klerikë të lartë katolikë, që reagoi ndaj vendimit të udhëheqjes së lartë të PPSH-së për prishjen e kishave, ishte Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Ernest Çoba, i cili me anë të një letre u ankua direkt tek Enver Hoxha, për atë që po ndodhte. Në atë letër të shkurtër ai ka shkruar:

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Urgjent shokut Enver Hoxha

Sekretarit të Parë të PPSH-së Tiranë

Ju drejtohem juve, udhëheqësit të popullit, si ma tutje: Në rrugën nacionale bri Kalasë Rozafat, gjindet Shenjtorja e Devocionit mij vjeçare, Shenjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë, monument i vazhdueshëm i fesë dhe i atdheut.

Më 1.6.1966 na u komunikue nga Kryesia e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Shkodër, se ajo në datën 6 të këtij muaji, do të përfshihet në zonë ushtarake e prandaj do të pezullohet funksionimi i saj. Na jemi të gatshëm të bajmë sakrifica për mbarëvajtjen e atdheut, kjoftë edhe me jetën tonë. Megjithatë, ju lutemi nxehtësisht që, për hir të besimit të tyne, të shqyrtoni dhe veproni për vazhdimin e funksionit të shenjtores në fjalë”.

                      Me nderime të zgjedhuna

                          Ernest M. Çoba,

Ipeshkëv, Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë

Shkodër. Më 1.6.1966

Por kjo letër e Imzot Çobës, si duket, nuk i është dorëzuar Enver Hoxhës, pasi një nga funksionarët e lartë të aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së në Tiranë, me anë të një informacioni që jep për këtë çështje, e konsideron të mbyllur atë problem. Në atë letër, që mban datën 16 korrik 1966, dhe që titullohet “Informacion mbi telegramin e Ernest Çobës”, shkruhet:

“Është kryetar i Kishës Katolike. Me anë të një telegrami që i drejton shokut Enver, shkruan se Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit i ka lajmëruar se Shenjtorja e Zojës, që ndodhet në rrugën nacionale, bri kalasë Rozafat, do të përfshihet në zonën ushtarake e do të pezullohet funksionimi i saj, prandaj lutet të shqyrtohet  kjo çështje. Për këtë u bisedua me një herë me shokun N. K., i cili njoftoi se Komiteti Ekzekutiv, në bazë të kompetencave që ka, ka vendosur që më parë, që ai vend të caktohet zonë ushtarake. Ernest Çoba, atëhere nuk tha gjë. Tani që ankohet, është lajmëruar të heqë plaçkat që kish brenda në kishë, pasi shokët e ushtrisë do të bënin disa shpërthime e do t’a izolonin atë vend. Shoku N. K. njoftoi gjithashtu se kur ishte shoku Enver në Shkodër e kishin vënë në dijeni për këtë vendim e nuk u kish bërë vërejtje. Për këtë telegram u vu në dijeni edhe shoku Haki, i cili bisedoi vetë me shokun L.D., që ta thërriste e ta sqaronte Ernest Çobën. Shoku L. D. e thirri dhe e sqaroi vetë Ernestin, por ai nuk është njeri i mirë dhe i ngatërron në punë. Mendojmë që çështja të konsiderohet e përfunduar”.

Komiteti Qendror: të gjendet autori i letrës

Letra e Ipeshkvit të Shkodrës, Imzot Ernest Çobës, dërguar Enver Hoxhës, duket se ka sjellë shqetësime për funksionarët e lartë të Komitetit Qendror të PPSH-së të asaj kohe, pasi, sipas dokumenteve që gjenden në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, në Tiranë, aparatit i Komitetit Qendror në Tiranë i ka dërguar një letër, Komitetit të Partisë në Shkodër, ku i kërkon që ajo çështje të shikohet nga ana e saj. Por më shqetësuese për Komitetin Qendror në Tiranë, duket se ka qenë letra anonime, dërguar Enver Hoxhës, nga një besimtar i qytetit të Shkodrës, pasi në përgjigjen e Komitetit të Partisë së Shkodrës (të firmosur nga Sekretari L.R.), dërguar Komitetit Qendror, në mes të tjerash, thuhet se autorin e asaj letre, nuk kanë mundur ta gjejë dot. Në atë letër, e cila mban datën 20 prill 1965, shkruhet:

“Gjegje shkresës tuaj Nr./33/1 Dt. 21.I.1965. Përsa kërkoni me të sipërmen, ju njoftojmë se për nevoja urgjente të ushtrisë dhe me aprovim edhe të Ipezhkvit katolik, është autorizuar ushtria, të futet në qelën e kishës së Gurit të Zi. Por komanda ushtarake, duke marrë parasysh nevojat e mëdha që ka patur edhe nga ana tjetër, kisha me qelën janë nën një çati, kështu që lëvizja e civilëve aty afër, nuk lejohet, e ka zënë edhe kishën. Neve kemi porositur komandën ushtarake që të marrë masa, për ta liruar sa më parë kishën, megjithëse nga ana e tyre, kjo paraqet vështirësi. Nga ana tjetër, ky problem është shtruar edhe me popullin, që kisha do të mbahet edhe për disa kohë, sa të krijohen kushte për lirimin e saj. Për çështjen e daljes në punë, për ditë të diela dhe në festa fetare, kjo është kërkuar vullnetarisht nga kooperativistët, duke marrë parasysh nevojat e punës, në kooperativë dhe nuk është e vërtetë se janë marrë masa, administrative për këtë çështje. Autorin e letrës nuk kemi mundur ta gjejmë”.

Letra anonime nga Shkodra: “Shoku Enver, ja çfarë marrinash po ban drejtuesi i partisë”

Në një nga letrat e tjera të dërguara në adresë të Enver Hoxhës, nga një besimtar me banim në qytetin e Shkodrës, e cila është pa emër, shkruhet:

“Partia si organizatore dhe inspiruese e të gjitha fitoreve të popullit tonë, ka dhënë prova vetëmohimi në çdo drejtim. Unë në këtë letër e kam fjalën për disa masa të pavend, që po merren nga Komiteti i Partisë. Gjatë luftës N.ÇL. armiku dhe në radhë të parë Kleri, kanë pas zhvillue një luftë dhe propagandë shumë të madhe kundër Partisë sonë, duke thanë se komunistët nuk besonin Zotin, prishin kisha e xhamia etj. Mirëpo në atë kohë kjo tezë e tyre asht kundërshtue me të madhe, për ma tepër janë marrë edhe masa kundrejt atyre komunistëve që janë shfaqë si ateistë. Çka ngjet sot? Po me keq ardhje sot po vërtetohen fjalët e Klerit, sepse në fakt në qytetin tonë, janë prishë kisha dhe xhamia dhe disa janë kthyer në depo shtetërore dhe ajo që e ka irrituar më tepër popullin e Shkodrës, asht udhëheqja e Komitetit të Partisë të qytetit tonë me në krye P.T., i cili e ka shumë të zhvilluem kultin dhe çka thotë P.T. do të bahet ose të ndryshe të morri djalli. Ai ka arrit pikën kulminante për mendimin tim, në çështjet fetare, ai sot kërkon të dalë si reformator i ri kundrejt fesë, duke përdor disa forma dhe metoda të papërshtatshme, që me bindje të plotë ju si udhëheqës Partie, nuk ia keni dhanë një udhëzim të tillë. Ja se ç’ka ba ky personalitet i shquar: ka urdhërua të bahen formular të veçantë që të plotësohen nga sekretarët e Partisë, në qendrat e punës në këto pika:

  1. Kush mban ikona nëpër shtëpi dhe a do t’i mbani a do t’i hiqni?
  2. Në rast se do të vdes ndonjë nga pjesëtarët e familjes do t’i varrosni me prift ose me hoxhë?
  3. Kush nga punonjësit ose pjesëtarët e familjes, festoi festat fetare si bajram, kërshëndella e tje. ?
  4. Kush agjinon ramazanin dhe a do t’i bani me i prish nanat dhe baballarët?
  5. Ka urdhërua drejtorët e shkollave që të pyesin fëmijët deri në klasën e 9, nëse janë të bamë synet dhe a do të bahen.
  6. Ka detyrue nënpunësit e aparatit shtetit me shku nëpër lagje dhe shpi në shtëpi, me i pyet a keni agjinue dhe na pije një gotë ujë.
  7. Ka ndalue ramjen e kambanave, jo vetëm për festat fetare, por edhe për ramjen e sahatit, që asht injoranca ma e madhe.

(AQSH F 14 / A. / Viti 1965 D. 1014 f.2)

Besimtarët e Elbasanit: “Shoku Enver, na mbro xhamiat, se do vijmë në Tiranë”

Shokut Enver Hoxha Tiranë

Ashtë letra e dytë që po ju dërgojmë juve shoku Enver dhe për një kohë u ndaluan punëtorët, për prishjen e xhamisë Ballje, mirë por sot më dt. 27.X.1965, filluan prishjen e xhamisë na Xhemiati dhe besimtarët syni, ishin të pikëlluar dhe kërkojnë që xhamia në fjalë, të mos prishet dhe të qëndrojë në vend. Ne e dimë që feja është e lirë dhe gëzojmë të gjitha të drejtat fetare dhe prandaj kërkojmë që, xhamia Ballje është historike, por në se nuk e pranojmë historike, ta zbukurojmë dhe të rregullohet por vetëm të rrijë xhamia, në vend dhe të mos prishet. Nga fetarët, nga Xhemiatë dhe besimtarët të qytetit Elbasan. Vetëm urdhri juaj ndalon çdo veprim. Mbesim me shpresë të naltë. 27.X.65

Shokut Enver Hoxha,Tiranë. Asht letra e tretë që ju dërgojmë dhe asnjë gja nuk u ba për xhamin Ballje në Elbasan, por vazhdojnë ta prishin. Asht mëkat i madh që të prishet një xhami si kjo, që asht shumë e mirë dhe që asht në mes të qytetit. I shkoj fjala dhe Kryetarit të Komitetit të Qytetit se asht xhami ajo që prishet se po të ishte kishë, nuk do të përfundonte kështu dhe Myftiu i qytetit të Elbasanit bashkë me kryetarin e fesë në Tiranë, shikojnë që të marrin pare dhe nuk pyesnin për xhamiat, por shikojnë që të mbushin xhepat e tyre, dhe për xhamiat nuk kanë gajle por një gja asht se xhamiat i ka goditur populli dhe populli të pyet se sa e keqe i vjen që prishen xhamiat sot dhe që i kanë bërë depo shumë prej tyre që bijnë në sy se janë mbrena në qytet. Sa për Myftiun e qytetit ai e ka bërë si i do qejfi, hoxhallarët e qytetit dhe të fshatit e kanë frikë se ashtu me kobure në brez dhe bajnë si i thotë ai nga frika se i kërcënon, prandaj e gjithë kjo që ka ardhë krejt me Myftiun e Qytetit është bërë, prandaj ne kërkojmë që të mos prishet xhamia sa nuk asht vonë, nëse edhe ne si fetarë i gëzojmë të gjitha të drejtat si ato që nuk besojnë, të na shihet e drejta, ose urdhëroni që të prishen të gjitha xhamiat që kështu ta dimë se ne si besimtar nuk i gëzojmë të drejtat si të gjithë, por të prishen, bashkë me Myftiun e Qytetit që e ka delenisë fenë deri në këtë gjendje. Na kërkojmë që xhamia të mos prishet sa nuk është vonë dhe Myftiu të na hiqet fare nga feja. Nëse nuk ndalohet prishja dhe të rregullohet xhamia, ditën e martë më datë 2 do të vijmë një pjesë e besimtarëve që të takojmë me juve që të sqarohemi. Me nderime Xhemiati dhe besimtarët e qytetit e të fshatrave të Elbasanit. Mbesim me shpresë të plotë. 30.X.65 (A. Q. Sh. f.14 / A.P. S.T.R. V.1965 D.1014 fq.76)

Letra nga Gjirokastra

I dashuri dhe i nderuar shoku Enver

Gëzohem t’ini mirë e shëndoshë me gjithë ç’u dëshiron shpirti.

Dy tri dit ma parë kishe dalë nga Teqe e baba Zenelit, në qivurin e Shuqur Çuçit, pashë se kur kanë kryer eshtrat e Babait të Shuqurit, kanë lënë pa marrë një gur të shkruar Turqisht, që ky gur duhesh ti vihej atje, ku kanë vënë eshtrat e babait të Shuqurit, ky gur asht shkruar me shkronja Turqisht, që tregon emrin datën e tjera d.m.th. asht si kujtim. Po të doni shkruani Komitetit këtu, ta marrin dhe t’ja vënë në mezar, përqafime qofshi mirë e shëndoshë./Memorie.al

Nderime, Abidin Çano,

Gjirokastrë 26.2.66

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share62TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në krye të njerëzve të Sigurimit që më arrestuan, ishte Çesk Shoshi, kurse prokurori, Aranit Çela, dha 11 dënime me vdekje për…”/ Dëshmia e ish pjesëtarit të organizatës

Next Post

“Pasi partizanët na dogjën shtëpinë në Lusen, me ne 8 fëmijët brenda, erdhëm në Tiranë te Kryegjyshata ku unë…”/ Dëshmia e rrallë e Baba Reshat Bardhit

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Pasi partizanët na dogjën shtëpinë në Lusen, me ne 8 fëmijët brenda, erdhëm në Tiranë te Kryegjyshata ku unë…”/ Dëshmia e rrallë e Baba Reshat Bardhit

“Pasi partizanët na dogjën shtëpinë në Lusen, me ne 8 fëmijët brenda, erdhëm në Tiranë te Kryegjyshata ku unë…”/ Dëshmia e rrallë e Baba Reshat Bardhit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!