• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës

Nga Ahmet Bushati

Pjesa e pesëdhjetë

Memorie.al / Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindit që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

                                                                 Vijon nga numri kaluar

                                                                 Në Gjurmët e një ditari

Rasti e solli që nji ditë, përballe meje të gërmonte dhë nji dukagjinas i dobët e, shumë brun, të cilin unë po e shifsha për herë të parë. Punonte mirë e në heshtje, e s’arrijta as t’i mësojsha emnin, meqë qysh në fillim e pashë se ai nuk donte bisedë. Kështu kaloi e gjithë dita e gjatë: ai tue gërmue për llogari të grupit të tij, si unë për timin. Kah fundi i orarit të punës, unë pata mbarue punë para tij dhe i ulun, po e vërejsha se si ai po i jepte dorën e fundit skarpatës së tij, e s’vonoi kur për shumë çudi, të shikojsha se ndërsa ai po donte me drejtue si deri atëherë kazmën drejt skarpatës, ajo do t’i rrëshqiste prej duersh përmbrapa, e ai vetë të binte i vdekun me shpinë për dhe.

Po nder ato ditë të fundit, kur nji herë po u kthejshim prej punës për në Kamp, mes turmës, diku para, do të dallojsha Dajën – Hilmi Kamatën – me nji njeri në shpinë, që i varej deri poshtë, si i gjatë që ishte. E mbrrijta me të shpejtë dhe jo pa shqetësim, e pyeta: “Po ç’asht ky mor Dajë”? – dhe ai, nën peshën e randë të të vdekunit që i kishte shtremnue krye e qafë, m’u përgjigj me vetulla të çueme përpjetë e, me ndërprerje zani: “Zefi, mor Ahmet, Zefi”! Në ecje e sipër nji tjetër i burgosun ia hoq Dajës Zefin prej shpine e, për pak rrugë u ngarkue vetë me të. Daja ndërkaq nisi të më tregojë:

“Isha tue ecë me X njeri, kur m’u afrue Zefi, tue më kërkue nji cingare. Nuk pat ba as dhjetë hapa me cingare të ndezun, kur veç ra nji copet dekun për tokë”! Zefi, megjithëse qytetar shkodranë, kishte qenë i burgosun ordiner i burgut të Tiranës. Me trup vinte mjaft i gjatë e kishte za të mirë. Atje te “Ura e Bonos”, e kishim ndigjue të këndonte vazhdimisht, e mbi të gjitha atë kangën; “I kam hypë vaporrit”, aq sa gabimisht shumë të burgosun, do të thojshin se ai ishte autor i saj.

Si i pa ndihmë që ishte, për pak kohë pat shërbye edhe si tellall i kampit. S’i vinte njeri nga shtëpia e, do t’ishte edhe ky nji ndër ata të burgosun ordinerë, që do ta vuente shumë urinë, aq sa nji ditë edhe do të vdiste prej saj! Ndër policët e mirë, Teufikun nuk po e shikojshim ma, kurse Shtjefnin prej Kallmetit të Zadrimës po, i cili edhe në ato situata të vështira, prej atje nalt truprojës ku zakonisht shërbente, vazhdonte me na buzëqeshë, si njeri i jonë që u mbante dhe ishte.

Gjate muejit nandor, pat ra shi shpesh. Nëse qielli u vranësonte brenda orarit të punës, apo edhe të kishte fillue me ra ndonj shi i lehtë, asnji prej autoriteteve të komandës, përfshi edhe komandantin vetë, nuk merrte guximin për me na kthye në kamp. U donte t’u mbyllte qielli nga të gjitha anët e shiu t’u shtonte, që mandej dikush prej tyne të urdhëronte kthimin tonë në kamp. E në nji rast të tillë, derisa na të përshkojshim distancën prej 4-6 km. rrugë, që ndante kohët e fundit kampin prej frontit të punës, do të na ishte futë ujtë në trup, dhe në qoftë se për fatin tonë të keq, shiu pushonte, e sidomos po t’u hapte rejshëm sado pak ndonji pjesë qielli, “meteorologët”, si toger Ademi me servilët e tij, do të urdhnojshin menjiherë që të binte çanga e kampit e, mbas saj nji mbas nji bylbylat e policëve, pa mungue edhe tellalli i kampit, që së bashku do të thojshin për me dalë edhe nji herë në punë. Ka ndodhë disa herë që në rrugë e sipër, nji shi i dytë, ndoshta edhe ma i rrëmbyeshëm se i pari, të na zente, e kur përfundimisht t’u kthejshim në kamp, shumë prej të burgosurve, tue mos pasë ma me se të ndërroheshin, do të futeshin lakuriq brenda dyshekëve të tyne, e robet e bame qulë, për t’i tha, t’i vendosshin mes mbulesave sipër.

Të gjithë të burgosurit pa përjashtim, sidomos ditët para fundit të nandorit, po i shtyjshin me “shpirt ndër dhambë”, por me shpresë se prej njenës ditë në tjetrën, do t’u kthejshin ndër burgje. Edhe familjet tona kështu besojshin e, në fund ajo ditë erdhi: nji ditë, sapo kishim lanë punën si zakonisht, urdhni që; “me vete të merrshim veglat e punës”, do t’u përhapte rrufeshëm e me entuziazëm ndër të burgosun, tue ba që në atë momente secili, tue marrë frymë lirisht, të thonte me vete se ai kamp i vuajtjeve të mëdha, i shumë sëmundjeve të marra, shpeshherë të pashërueshme dhe i paguem me disa jetë njerëzish, kishte marrë fund. Gëzimi ishte i papërmbajtshëm, që do të shprehej me të thirrura, me përplasje veglash punët për dhe, si dhe me përqafime të zgjatuna mes të burgosurve.

Ndërsa atë mbas dite vonë na po kthejshim për në kamp të ngarkuem me vegla pune, paralel me ne e, në nji distance 40-50 metrash, nëpër argjinature të kanalit, ecte i vetëm e me krye për tokë toger Ademi, i cili pa asnji dyshim që duhet ta vuante shumë gëzimin tonë. Tue mos vazhdue me e përmbajt shqetësimin e tij, mbas do kohe do të thirrte përgjegjësin e policëve dhe ta urdhëronte që të burgosurit të mbajshin në shpinë edhe karrocat e dorës, nji gja që as mund t’u merrte me mend. Të burgosurit, nga ana e tyne, tue ditë që ai ma s’kishte asnji pushtet mbi ta, mezi ç’pritën që nji urdhën të tillë ta kundërshtojshin me mosbindje e, nji lloj proteste të zhurmshme, tue vazhdue edhe ma me gëzim rrugën e tyne për në kamp. Ideja se të nesërmen do t’u kthejshin ndër burgje, i kishte gjallnue e dhanë zemër shumë të burgosurve të mbetun në “koc e lëkurë”!

Për nji koinçidencë ma të papritun dhe të padëshirueshme, atë mbas dreke familja e ime, tue pasë humbë shpresën për nji kthim tonin të shpejtë në Shkodër, më kishte sjellë ushqime dhe në darkë mue e Dajës, do të na ndodhte nji gja e çuditshme e për të qeshë: Kohët e fundit sofra e jonë ishte shtue edhe me ndonji shok ma tepër, me qëllim që ajo të përfshinte sa ma shumë nga ata shokë tonë, të cilëve nuk kishin mundësi me u ardhë në ndihme familjet e tyne. Nga kjo gja ushqimet kishin mbarue para afatit të zakonshëm. Prej pjesëtarëve të sofrës, në kapanon unë kisha vetëm Dajën.

Kur unë tërhoqa ushqimet, kishte nji ose dy orë që ishte ba natë e, që koha e lejueshme për të shkue prej nji kapanoni në tjetrin, të kishte kalue. Në mungesë të shokëve të tjerë të sofrës, me Dajën vendosem që ushqimet t’mos i prekshim, por të hajshim vetëm nji shalqi. Të ulun mbi nji shtrojë përballë derës së kapanonit, iu vumë atij shalqini, të cilin do ta mbarojshim qysh në çangën e parë, çangë që lajmonte të burgosurit se duhet të merrshin masat e fundit të tyne, para se të binte e dyta, mbas së cilës askush ma nuk mund të qëndronte përjashta. Për shumë çudi, unë dhe daja s’po muejshim me lëvizë mbas çangës sẽ parë dhe as edhe mbas së dytës.

Shalqini na kishte bllokue! Stomaqet tonë, si duket të tkurrun edhe ma shumë gjatë muajit të fundit, atë natë u frynë si tepër prej shalqinit, aq sa na mbetëm në vend si të gozhduem. Asnji që mund të na jepte dorën nuk lëvizte ma. Nga i gjithë ai hall, na ishte dhanë nji gaz, që edhe ma shumë e shtonte bllokimin tonë. Qe fat që atë natë rojet me shkopinj ndër duer dolën me vonesë, ose s’dolën aspak, si natë e fundit që ishte. Sidoqoftë, na ma në fund me zvarritje, arritëm që t’u futshim brenda derës së kapanonit.

Gjatë gjithë asaj nate, mue nuk më mori gjumi, jo prej gëzimit se të nesërmen do të udhëtojshim për Shkodër, sa prej strajcave plot me ushqime që qëndrojshin mbi kryet tim, që ndonëse i kisha mbi krye, s’mundsha me i prekë pa praninë e shokëve të tjerë të sofrës, po aq të uritur sa edhe unë. Mbasi zgjimi qe ba ma vonë se ditët e tjera, – po natyrisht tue qenë gjithnji natë – me urdhën të nji operativi të keq e me gradë aspirant, që me duket se e kishte emnin Koço, ishte pase ba nji mbledhje me nji pjesë të burgosurish, me ç’rast, siç do të ndigjojsha ma vonë – të burgosunit si Ruzhdi Çoba, Martin Kola e të tjerë, kishin pasë shfrye shumë revoltën e tyne, tue i pasë kujtue atij operativi të keq, se nji ditë ai dhe shokët e tij, do t’u përgjigjeshin për trajtimin që na kishin ba.

Prej shinave të shumtë që kishin ra, rruga e pashtrueme e Bedenit ishte damtue shumë, aq sa na qemë të detyruem që me plaçka në shpinë, të bajshim disa kilometra rrugë deri te nji vend, ku na pritshin makinat. Unë për vete – ndoshta prej gëzimit që po kthejshim në burg të Shkodrës – u ndjejsha aq i fuqishëm, sa gjatë gjithë rrugës, ndonëse me nji deng mjaft të madh mbi krye, bashkë me fare pak të tjerë, do t’isha vazhdimisht në balle të vargut të pambarim të të burgosurve.

U ndjejshim të lumtun që mbrapa po e lejshim atë kamp, vuajtjet e të cilit, edhe pse larg atij të Sigurimit, do t’ishin përsëri të mëdha; ishim të lumtun se mbas dhjetë muejsh kamp, do të takojshim familje e të afërm tonë të dashun, shokët tonë të burgut, si dhe studentët ma të rinj, burgosjen e të cilëve na e konsiderojshim me krenari si vijim të rezistencës e luftës së atij gjimnazi, ku tradicionalisht kishin lindë e marrë jetë lëvizje për liri e emancipim shoqëror. Rrugën e shkurtë brenda qytetit të Lezhës, si dhe atë në hymje të Shkodrës, i përshkuem me kangë patriotike, si gjithnjë tue përfitue prej policëve që s’ishin të burgut tonë.

Ndërkaq ne, atëhere e mbrapa, tue kujte vuajtjet e atij kampi, do të vazhdojshim me folë me dhimbje për viktimat e tij, për ata që me atë rast qenë sëmue për t’mos u shërue kurrë ma, e për ata të tjerët që vdiqën pse nuk u qe ndodhë njeri qi ata t’i kishte ndihmue sadopak me ushqime, për çka ne mandej mes nesh, do të thojshim: Se të shumtët e tyne nuk do të sëmureshin e, jo ma të vaisshin, nëse të kishin pasë dy-deri treqind gram bukë ma tepër sì racion ditor; nëse kërkesa për realizim norme të kishte kenë makar nji metër kub ma pak; e nëse gjithashtu, të kishin kenë lejue me qëndrue pushim sa herë që të sëmureshin, e së fundi, që për raste të tilla, të kishin marrë ilaçe.

Përsëri në burgun e Shkodrës

Drejtor dhe nën-drejtor të burgut gjetëm – ashtu si i kishim lanë – major Xhelo Fasllinë, prej fshatrave të Vlonës e Rasim Bashkinë, shkodranin e urtë e të mirë, që s’prishte as ndreqte gja, e që detyra e nën-drejtorit të nji burgu i kishte pasë mbetë në dorë, si shpërblim i pjesëmarrjes së tij në luftë. Në ditët e para mbas kthimit prej kampit, fillimisht mue më vendosën nalt në dhomën nr. 1, ku pa u zgjatë me emna të burgosurish, do të kujtoj vetëm atë të nji prifti e, pikërisht atë te njifarë Dom Nikollë Kimzet, prej katundit Lejthizë, diku afër Spaçit të Mirditës, që i kishte flokët e zbardhun krejt e zanin ma të trashë, se kushdo tjetër aty.

I bindun se ishte i nji gjaku me Bushatlijtë, ai qe afrue me mue menjëherë e fort, si kushëri prej disa brezash që mendonte se më kishte. Me dëshire të madhe do të me fliste për degëzimet e fisit tonë të përbashkët të shpërndame nëpër Mirditë, e si mbas tij, edhe nëpër Kosovë, me ç’rast ai do t’u shprehte: “Se Ahmet, kushërinjtë tonë, i kena k’tu e atje”. Dom Nikolli ishte njeri i thjeshtë e i dashtun, si edhe shumë i sinqertë. Ndër ato ditë ai do të plotësonte dënimin e do të dilte prej burgut, e disa herë ai, tue folë për lirimin e tij, do të më thonte: “Met, s’shkojnë dy-tri ditë mbas burgut e, unë dal matanë”. Dhe me të vërtetë, ashtu kishte pasë ba, kur me të dalë prej burgut, me ndihmën e do nipave të tij, kishte kalue kufinin shpejt e shpejt e, dalë në Kosovë.

Nji herë unë, si për të qeshë, i pata folë: “Dom Nikollë, ti në disa drejtime je ndrysh prej priftërinjve të tjerë, e me te dhanë ty pushkë, ç’ka ban me komunistët”? Dhe ai aty për aty, tue çue nalt mbi ballin e tij tẽ rudhun dy harqe vetullash “lara-lara”, që anash i mbarojshin do krrelash të shpërdredhur e gjithashtu tue u ngerdheshë e qitë përjashta dy rrumbullake kokërdhokësh të bardhë fort, do të afronte fytyrën e tij pranë times e, të më përgjigjej si me nerva: me më dhanë pushkë Met, unë i vras komunistët”!

Në dhomën e të sëmurëve me tuberkuloz, veç Sabri Kazazit, Lem Dedës, Ndue Fushës, Lekë Harapit, Malo Canit, Luigj Mikelit, Rexhep Bërdicës, Qemal Dibrës e ndonji tjetri, unë me shumë ujdi e dhimbje, aty do të gjejsha edhe Nush Simonin. Sëmundja e tuberkulozit e kishte mposhtë në shëndet e moral, e s’kishte pasë mbetë asgja prej Nushit, aq të gjallë e optimist që kishte qenë. Ai çuditërisht, ishte kthye në nji njeri të mpakët e të trishtueshem, me za të bjerrun e që u kolliste herembashere edhe ndersa fliste me mue. Të tjerët me thanë se Nushi ishte semue prej pakujdesisë së vet, se ai mbas çdo loje të përditshme volejbolli, edhe pse i djersitun shumë, ishte pase futë vazhdimisht nën trumë per t’u freskue e pi ujë, nga e cila gja ai mandej kishte marrë të ftohun.

Dy vjet ma parë, të burgosurit brenda nji dhome nuk kishin kenë lejue që “të jepshin e merrshin” e as të flitshin me shoqishoin. Nji shtrëngesë të tillë e kishin pase pague ma shumë se të tjerët të sëmuret, përgjithësisht tuberkulozë të dhomës nr. 10, e sidomos ata ma të vorfnit, që zakonisht ishin prej zonave të largëta me Shkodrën, të denuem që t’mos merrshin as ndihmën e të sëmurëve shkodranë, sepse përsa kohë që aty të ishte nji ish- kapter prej Mirditet, me emnin Bardhok, që në drejtori të burgut kishte “shitë lëkurën” e tij prej ma djalli, ai do të vëzhgonte gjithë kohën se mos ndonji prej të sëmurëve shkodranë, në kundërshtim me rregulloren e porosinë e drejtorisë, të ndihmonte shoqin që s’kishte ç’të hante, i cili përgjithësisht do të ishte jabanxhi. Kështu Lekë Harapi, i sëmurë edhe ai në atë dhomë, ndër të tjera, do të më tregonte se si dy vëllazën lumjanë, për shumë karakter që kishin, kur t’u vinte vakti për me ngranë, si njiherë përherë, ata do të afroheshin krye m’krye me shoqishojn e, të sjellë me shpinë kah të tjerët, do të ngjyejshin bukën vetëm në krypë.

Leka do të kujtonte me këtë rast edhe nji tjetër njeri të mirë prej rretheve të Beratit, me emnin Jaho Ullini, që bukën në krypë do ta kishte ngjye për shumë kohë, e se kur nji ditë ai të vdiste, drejtoria burgut, me qëllim që të mundonte të sëmurët e dhomës, nuk do ta nxirrte përjashta kufomën e Jahos, edhe pse me kalimin e kohës ajo po qelbej aq shumë, sa të sëmurët e dhomës do të qëndrojshin gjatë gjithë kohës të zhytun nën mbulesa.

Prej të sëmurëve që patëm lanë, nuk gjetëm të gjallë njifarë Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, i cili në të vërtetë nuk na kishte hekë vërejtjen për asgja, por siç do të na tregonte mbrapa Elez Troshani, – që, sikurse e dijshe, bënte punën e mjekut – parandjenja e tij e vdekjes kishte qenë e çuditshme. Si mbas Elezit, Sheh Mersini kishte qenë aq fetar, sa për t’iu lutë Zotit, nuk i kishte pasë mjaftue dita as nata.

Vuante prej azmave dhe nji ditë në fillim të javës, i kishte pasë pëshpëritë Elezit në vesh: “Elez, nuk due me ma ditë kërkush, por unë ditën e shtune kam me dekë”. E në vazhdim, i kishte lanë Elezit amanet, që t’ia shpërndante ndër do shokë të tij lumjanë, ato pak plaçka që kishte pasë me vete, kurse kutinë e duhanit, “kamishin” (çibukun) e tespitë, do t’ia linte për të birin. Elezi si Elezi, ishte largue prej Sheh Mersinit me nji nënqeshje mëshire për të, tue i pasë thanë: “Mirë, mire”, sa për t’i ba qejfin e pa dashtë me i kujtue ma “përrallat” e tij.

Ditëve të numrueme të Sheh Mersinit po u vinte fundi dhe ai vetë po u pregadiste seriozisht, që ditën e paracaktueme të vdekjes, ta priste me rregullin e nji besimtari të devotshëm. Kështu të premten, pra nji ditë para vdekjes, – si mbas tij – ai i kishte kërkue Elezit që për të nesërmen, t’ia siguronte te polici i shërbimit marrjen e abdesit, pra, që t’u pastronte para se t’iu falte Zotit për herë të fundit, gja që Elezi, si për çdo gja tjetër, ia kishte marrë përsipër, si dhe sjelljen e Sheh Ali Bogdanit, që t’i “këndonte”, pra, që t’iu luste Zotit për shpirtin e tij në prag të vdekjes.

Elezi ia kishte plotësue të gjitha në kohë e Sheh Mersini edhe për çudinë e vetë Elezit, do të vdiste vërtetë atë të shtune. Mbas nji qëndrimi prej jo shume ditësh në dhomën nr. 1, mue do të më zbritshin në dhomën nr. 7, për të qenë tashmë pjesëtar sofre me Çesk Gjelucin, Gjovalin Zezajn e Ahmet Koplikun.

Në nji dhomë burgu, ndër dhjetë që ishin, s’ka kenë e thanë që domosdoshmërish të gjejshe edhe ndonji prej atyne shokëve me të cilët ti ishe dënue, por që megjithatë, burgu si gjithmonë do t’ afronte njerëz me të cilët ti do të lidheshe si shok e si vëlla, edhe në qoftë se me ta nuk kishe kenë njohë ma parë. Nga studentët e rij të burgut, aty do të gjejsha Et’hem Bakallin, nji ndër shokët e mi ma të mirë, për të gjithë jetën.

Pak mbasi na të kishim kthye prej kampit të Bedenit, në burgun tonë të Shkodrës do të sillshin disa të burgosun nacionalistë prej burgut të Tiranës, si; Sejfi Vllamasin, veprimtar i shquem i çështjes tonë kombëtare; Hasan Tatzatin, profesor matematike e eksponent i Ballit Kombëtar; Teufik Hysen, ish-kryetar gjyqi i shkallës së parë në Tiranë e legalist i njohun; Hysejn Meçen, nji zotni Krujet, si dhe krutanin tjetër, Abdulla Berberin, ish-student i gjimnazit të Tiranës e qysh shumë i ri luftëtar pranë Bazit të Canes, e aty në burg, nji ndër shokët tonë të mirë.  Kishte dhe të tjerë të burgosun të transferuem prej burgut të Tiranës, por që tue mos i pasë në nji dhomë, disa prej tyne duhet të na kenë kalue edhe pa i njohë.

Sidoqoftë, unë kujtoj edhe njifarë Ali Vadejet, që dikur kishte kenë oficer xhenier e luftëtar me armë në dorë i Legaliteit, e kujtoj gjithashtu edhe nji burrë me trup të gjatë, që më duket se e kishte emnin Ihsan, që kishte qenë spiker në shqip i Radio-Barit deri para pak kohësh e që, ndonëse ishte njeri i mirë, nuk do t’ia mbushte askujt mendjen ne besimin e tij te ekzagjeruam për ndryshimin e shpejtë të situatës, që si mbas tij, ajo mund të ndodhte në çdo moment: “Edhe tani që neve jemi duke folur, ndryshimi munt të ndodhe”, do të shprehej ai disa herë. Memorie.al

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

Next Post

“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit...”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

Artikuj të ngjashëm

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 29, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Kur Smajl Baruti me të motrën Olimbinë, po delshin prej shpisë së Asim Rusit, ku ishin mshehë, oficeri i Sigurimit, Shaban Sahiti, afrue me revole në dorë…”/ Historia e trishtë, e dy bijve të kolonel Ali Rizait

May 29, 2025
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

Nga familjet Macaj e Mirditës, Runa e Tepelenës dhe Xhindole e Lushnjes, te Beçi e Përmetit, Papa e Sarandës, e Alliu të Krujës… / Kush ishin familjet e njohura “reaksionare”, që u internuan në 1967-ën?

May 29, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shef Degës Brendshme, Hilmi Seiti, si ish-student i gjimnazit të Shkodrës, disa prej ish-bashkënxanësve të tij, do t’i gjente në burg…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 29, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 28, 2025
Next Post
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit...”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!