• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

“Pas burgut, banoi në një xhami në Tiranë dhe më pas në Bënçë të Tepelenës, vdes në spitalin e Gjirokastrës, ku Komunalja hapi një gropë…”/ Historiku i Sigurimit, për sekretarin e Faik Konicës
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi
“Në ‘76-ën, kur e arrestuan Haxhi Balliun, Refatin e thërresin në Degën e Brendshme të Librazhdit, ku e torturojnë dhe i kërkojnë të dëshmojë për Haxhiun…” / Historia e trishtë e familjes Dosku
“Sekretari i Parë i Rinisë së Librazhdit më thirri në zyrë dhe më la në dorë një letër anonime, ku shkruhej për mua se…”/ Historia e Ali Buzrës, që pranoi në radhët e rinisë, djalin e familje kulake, Dosku!
“Sekretari i Parë i Rinisë së Librazhdit më thirri në zyrë dhe më la në dorë një letër anonime, ku shkruhej për mua se…”/ Historia e Ali Buzrës, që pranoi në radhët e rinisë, djalin e familje kulake, Dosku!
“Si qindra vajza të tjera, Fatimeja provoi urinë, përbuzjen e, jetën e përvuajtshme të kampit makabër të Tepelenës, ku një ditë në vitin 1951…”! / Historitë e trishta të familjeve “reaksionare” në komunizëm

Nga Ali Buzra

Pjesa e dyzetetre

                                             –  JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE –

                                             (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Më pyetën një javë rresht, madje një herë më erdhi natën zv. ministri Brendshëm Rexhep Kolli, i cili donte të dinte se ç’mendonte Kadareja për Enver Hoxhën …”! / Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut

“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.                          

                                                                                                                Bedri Kaza

                                                        Vijon nga numri kaluar

Murat Sadik Dosku

Murat Dosku, lindi në vitin 1911. Ai ishte i biri i Sadikut, i cili u vra bashkë me babanë e tij, Hysenin, në kodrën e Ortojonit nga forca kundërshtare, duke u bërë viktimë e konflikteve të brendshme qeveritare, ku nuk ka munguar edhe dora e armiqve shekullorë sllavë. Ishte djalë i vetëm dhe mbeti jetim në moshë të vogël, bashkë me pesë motrat e tij. Murati, u rrit nën kujdesin e xhaxhait të tij, Selimit. U martua duke marrë për grua një vajzë në fisin e Çotajve të Hotolishtit. Ai dallohej për zgjuarsi e maturi.

Në Dorëz e merrnin shpesh për zgjidhje të konflikteve që lindnin për arsye të ndryshme. Ai ishte i drejtë dhe i pakorruptueshëm. Mbas arrestimit dhe eliminimit të Shahin Doskut, Murati mbetej person me autoritet e prestigj, jo vetëm në fisin Dosku, por edhe në fshat. Ram Kurti, që ishte kryetar Këshillit Popullor në fshat, e kishte atë sekretar. Murati, meqenëse kishte bërë tre klasë fillore, shquhej për rregullsi në mbajtjen e dokumentacionit. Ai dinte të shkruante mirë dhe përpilonte shkresat e nevojshme që kërkoheshin nga institucionet e rrethit. Te Murati vinin shumë dorzakë për të bërë kërkesa, ose lutje, siç quheshin në ato vite.

Sigurimi i Shtetit, si arma e diktaturës së proletariatit, survejonte, studionte, planifikonte dhe projektonte viktimën e saj të radhës. Në vitet ’60-të, Murati, shihej si personi më me influencë i fisit të masakruar Dosku në Dorëz. Ai, shihej me dyshim, si person që mund të ndikonte negativisht në procesin e kolektivizimit, megjithëse ai, dhe Ram Kurti, kishin hyrë në kooperativë që në momentet e para. Ata nuk mund të mos pranonin, për arsye se ishin drejtuesit e pushtetit në fshat. Eliminimi i tij, do të ngjallte frikë mbi masën tjetër të fshatarësisë, që ende nuk kishin hyrë në kooperativë.

Jo vetëm Ram Kurti, Murat Dosku e Shefqet Alla, por pothuaj i gjithë fshati, ishte kundër kolektivizimit. Bashkëkohësit rrëfejnë, se ata të ndodhur para të papriturave që u impononin, merreshin vesh me “vetulla” me njëri-tjetrin, për të mos rënë në sy të provokatorëve. Në mënyrë të veçantë këta tre burra, realisht ishin kundër formave përçmuese detyruese e të pabesa, që ndiqeshin për t’i detyruar kryefamiljarët të vinin firmën për t’u futur në kooperativë. Të moshuarit rrëfejnë për aktet e pabesa, si dhe për mënyrat e format banale, që ndiqeshin nga disa prej të deleguarve që vinin në fshat.

Kështu, në lagjen “Balca”, iu kërkua një kryefamiljari që të jepte një pjesë të shtëpisë e cila do të përdorej për zyra. Në dhomën e katit të dytë, që shërbente si zyrë, i hoqën disa dërrasa të dyshemesë, dhe vendosin aty disa dega të holla, ku përsipër vendosej një qilim. Aty, thërriteshin personat një e nga një. Poshtë, në të njëjtin drejtim ku ndodhej ahuri kishin vendosur kashtë misri. Personi që vinte do të shkelte mbi qilim e binte menjëherë poshtë.

Aty e pritnin persona nga të deleguarit e të Sigurimit të Shtetit, të cilët i goditnin ata, duke u thënë se duhet të pranonin të futeshin në kooperativë. Ndonjëherë, kjo bëhej duke qeshur, si formë loje, por që në fakt ishte një mjet i drejtpërdrejtë presioni e çorientimi për njerëzit që binin aty të trembur, të cilët më pas detyroheshin të firmosnin hyrjen në kooperativë. Duke qenë se shtëpia e Murat Doskut, ndodhej pranë qendrës së fshatit, të deleguarit e rrethit, si dhe operativët e Sigurimit, disa herë kishin bujtur në shtëpinë e tij.

Mes tyre kishte edhe ndonjë person, që pavarësisht detyrës, mbarte tipare të personalitetit njerëzor e human. Për këtë familjarët rrëfejnë se njërit prej tyre, i jepet urdhër që të shkojë e ta arrestojë në shtëpi Muratin, por ai u thotë se s’mund ta bëj, mbasi dy ditë më parë kishte ngrënë e pirë në shtëpinë e tij. Mbas dy ditësh, më 4 korrik të vitit 1962, atë e thërresin në qendër te xhamia dhe aty i vënë hekurat; “në emër të popullit”. Murati mbahet për afro 8 muaj në hetuesi. Aty i bëhet presion, të pranojë se ka bashkëpunuar me Shefqet Allën, Veli Biçakun e Ram Kurtin, për versionin e arratisjes jashtë shtetit.

Ndërkohë, sipas tyre, ai në vitet 1956-‘57, ka takuar në dy raste Isak Allën, me të cilin ka bashkëpunuar dhe ka pranuar që t’i plotësojë çdo nevojë që ai ka. Në akt-akuzë thuhet, se; “Murati gjatë kësaj kohe ka bërë propagandë e agjitacion, që njerëzit të mos hynin në kooperativë, si dhe kundër pushtetit popullor. Në vendimin përfundimtar datë 20.02.1963, trupi gjykues; Deklaron fajtor të pandehurin Murat Dosku, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, si dhe krimin e agjitacionit e propagandës”, duke e dënuar me 15 vjet heqje të lirisë, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, heqjen për tre vjet të drejtës elektorale, si dhe detyrimin për të paguar 930 lekë shpenzime gjyqësore.

Pra, siç edhe shihet, skenarët e parapërgatitur ishin të njëjtë. Qëllimi ishte, që nëpërmjet arrestimeve e dënimeve të rënda ndaj personave me autoritet e influencë në fshat, të ngjallej frikë e panik te banorët e tjerë, duke i detyruar të futeshin me çdo kusht në kooperativë. Murat Dosku, nipi i patriotit Hysen Dosku, shoqërues i Aqif Pashë Elbasanit në Kongresin e Lushnjes, përballet kështu me 15 vite burg, me motivacionin absurd të “krimit të tradhtisë ndaj atdheut”. Ai, ishte në moshën 52 vjeç dhe baba i 7 fëmijëve, 4 djem e 3 vajza.

Mbas dënimit dërgohet fillimisht në Rubik, e më pas në Burgun 313, të sigurisë së lartë në Tiranë. Familjarët, veçanërisht djali i tij i madh, Shazimani shkonte çdo muaj te burgu në Tiranë, ku i çonte ushqime, duhan, si edhe qymyr. Thuhet se të burgosurit në këtë burg, gatuanin vetë, çka u çonin nga familja. Në një rast, Murati, i kërkon Shazimanit, që të marrë me vete djalin e tij Ismetin. Para arrestimit, nipi i tij ishte katër vjeçar, me të cilin ai lozte në dhomën e pritjes. Babai i tij Shazimani, e merr djalin me vete të takojë gjyshin e tij në burg.

Për këtë Ismet Dosku, sot 61 vjeçar, më i moshuar se gjyshi i tij në atë kohë, tregon këtë ngjarje. “Më mori babai dhe shkuam te burgu në Tiranë. Isha vetëm 7 vjeç. Me ne ishte edhe motra e gjyshit, Zyba Allkja. Sapo e pashë gjyshin me qeleshe e njoha atë. Kur ishte në shtëpi, me merrte pranë oxhakut në çardak. Aty ishte tepsia e filxhanëve të kafesë, që unë e kisha shumë qejf, sepse gjyshi më bënte sherbet.

Dy policë qëndronin te ne dhe dy të tjerë ishin përtej hekurave te gjyshi. Ai më foli, por unë nuk munda të flas asnjë fjalë, ndërsa vetëm e shikoja. Takimi qe i shkurtër. Babai u la ushqimet policëve shoqërues dhe ne u larguam. Kurrë nuk m’u ka hequr nga mendja ky takim i shkurtër dhe i frikshëm i asaj dite të vitit 1965”.

Në marsin e vitit 1967, Shazimanin e thërresin në Degën e Punëve të Brendshme në Librazhd, ku i thonë të shkonte të merrte plaçkat, se Murati kishte vdekur. E çfarë kishte atje? Një dyshek i vjetër, e ndonjë enë për të gatuar. “A mund të marr trupin”?- u thotë ai. “Jo”- i përgjigjen ata. U kthye në shtëpi djali i madh i Murat Doskut, 37 vjeçar, me zemër të lënduar rëndë, për babain e tij, jo vetëm se nuk jetonte më, por edhe se nuk do t’i bënte varrimin. Ashtu si edhe shumë të tjerë, Murat Dosku, ky burrë fisnik, i drejtë, i matur dhe i ndershëm, sot nuk ka një varr. Edhe vdekja e tij e papritur, mbetet pak enigmatike, mbasi ai nuk qe i sëmurë.

Familjarët e Murat Doskut, nuk u cilësuan kulakë, por diferencimi shoqëror për ta, qe i dukshëm. Refati, djali i dytë pati kryer një kurs për ekonomist dhe ishte vendosur llogaritar në kooperativë. Menjëherë pas arrestimit të të atit, atë e heqin si llogaritar duke e kaluar si punëtor të thjeshtë.

Djali tjetër, Sadiku, përfundoi shkollën Teknike për gjeometër, që para arrestimit të të atit. Ai, pati përfunduar arsimin 7 vjeçar në Librazhd, kur shkolla 7-vjeçare në Dorëz, ende nuk qe ngritur. Sadiku ishte ndër të rrallët e moshës së tij në rrethin e Librazhdit që kryen shkollën e mesme.

Punoi si teknik ndërtimi në Ndërmarrjen Shtetërore të Ndërtimeve në Librazhd, Prrenjas, në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Bistricës, në Sarandë etj. Pas dënimit të të atit, atë herë e heqin dhe herë e vënë si teknik në profesionin, ku për kohën kishte shumë nevojë.

Punoi për pak kohë si teknik investimesh në Stabilimentin e Sharrës në Qarrishtë e, më pas e kalojnë punëtor krahu në NSHN Librazhd. Ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë gruan dhe katër fëmijë të mitur. Djali i Shazmanit, Ismeti, mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare në fshat.

Në vitin 1972, regjistrohet në gjimnazin e Librazhdit si nxënës i jashtëm, mbasi për konviktor as që mund të bëhej fjalë. Që në muajin e parë shquhet për intelektin dhe aftësitë e tij të veçanta. Shkonte e vinte çdo ditë më këmbë. Pas afro një muaji, teksa ishin të rreshtuar para shkollës, vjen aty një punonjës i Seksionit të Arsimit.

E nxjerrin nga rreshti dhe nuk e lejojnë të hyjë në klasë me shokët. Nga aty, e çojnë në drejtori, ku i thonë që të mos vinte më në shkollë, deri në një urdhër të dytë. “Pse më largoni”?! – u thotë ai i tronditur.

“Do të lajmërojmë vetë, në qoftë se do të vazhdosh shkollën”, i përgjigjen ata. Në korridor e sheh mësuesja kujdestare, e cila e merr dhe e fut në klasë. “Ajo ishte nga Korça, – rrëfen Ismeti. – Do të flasim mbas mësimit – i thotë atij. Mbasi dalin shokët e shoqet e klasës, ajo e ndalon e i thotë: “Do t’i shkruash një letër Ministrit të Arsimit. Do ta shkruash vetë, por mund ta diktojë ndonjë i afërm, që mund ta formulojë më mirë”.

Vjen në shtëpi, Ismeti, fëmijë 14 vjeçar, i lënduar dhe i brengosur sa s’ka më dhe tregon për çfarë i kishte ndodhur në shkollë. Xhaxhai i tij, Sadiku, ia dikton kërkesën dhe ai e shkruan, drejtuar Ministrit të Arsimit, Thoma Deliana. Në letër ata i shënojnë edhe rrethanat biografike të familjes. Mbas tri ditësh shkon përsëri në shkollë. E mban mësuesja kujdestare me nisiativën e saj për gati një muaj. Disa herë e thërresin në drejtori e i thonë që të mos e pranojë nxënësin.

“Nuk mund të përzihet nga shkolla ky nxënës, – i përgjigjet ajo drejtorit, – ndërkohë edhe ligji nuk e parashikon”. Nga sa u muer vesh më vonë, mësuesja mori vërejtje nga institucioni arsimor. Pra, fakti është se në ligj nuk shënohej moslejimi në shkollë të mesme i nxënësve nga familjet e persekutuara, por kishte udhëzime të veçanta, që orientonin institucionet vartëse të arsimit, që këtyre fëmijëve t’u bëhej presion për t’u larguar vetë nga shkolla.

Dhe në të vërtetë kështu ndodhi dhe me Ismet Doskun, nxënësin ekselent, të nipin e Murat Doskut, të cilin pas një muaji e detyrojnë të largohet nga gjimnazi i Librazhdit. E shoqëron mësuesja kujdestare, deri në xhade, poshtë. Fjalët e saj, ai nuk i harroi kurrë: -“Mos u mërzit, Ismet! Jeta vazhdon”.

Kthehet djaloshi në shtëpi, për të filluar punë në kooperativë, por mbas dy ditësh e nisin menjëherë, dy muaj, në aksionin “vullnetar” lokal Librazhd, duke i hequr kështu çdo mundësi për t’u rikthyer në shkollë. Pas disa vitesh, ndërkohë që e kishte kryer edhe shërbimin ushtarak, regjistrohet në shkollën e mesme Bujqësore Dorëz, me sistem pa shkëputje nga puna.

Mbas disa kërkesash, iu mundësua një leje për në punë shteti dhe filloi si punëtor nëntoke në minierën e Prrenjasit, ku punoi në vitet 1982-‘87. – “Atje, rashë rehat, – rrëfen Ismeti, – sepse nuk ma përmendën më faktin se ishte nipi i Murat Doskut”. Në vitin 1987, kthehet me punë në fshat, mbasi Dorëzi kaloi në fermë. Rifillon përsëri shkollën e mesme Bujqësore (natën), që e kishte lënë përgjysmë.

Personalisht e mbaj mend mirë Ismetin në shkollë nate. Isha mësues në shkollën 8-vjeçare Dorëz dhe jepnim mësim edhe me nxënësit e natës. Jepja lëndën e Historisë së Partisë së Punës Shqipërisë në klasat e ulëta, ndërsa me vitin e tretë e të katërt, Filozofinë, ose Marksizmin, si e quanim atëherë.

Në shkollë nate ishin të gjithë të rritur në moshë. Kishte kuadro të kooperativës apo të fermës, komunistë që u kërkohej përfundimi i shkollës së mesme, kandidatë partie, punëtorë të thjeshtë që donin të përfundonin atë, të rinj e të reja që nuk kishin mundur të vazhdonin ditën etj.

Shumica, thjesht ishin të interesuar të kenë një dëftesë të shkollës së mesme, ndërsa të paktë ishin ata që mësonin. Ismeti ishte ndër të paktët, që tregonte vëmendje të veçantë në shpjegim. Në çdo temë mësimore, ishte i pari dhe në shumë raste i vetmi që përgjigjej, mbasi shumica nuk aktivizoheshin.

E përfundoi shkollën e mesme, duke realizuar ëndrrën e tij, në prag të shpalljes së pluralizmit politik, por tashmë ishte vonë për të vazhduar arsimin e lartë. Atë e përfundoi vajza e tij Servetja, të cilën pata fatin ta kem mësuese të anglishtes në Shkollën 9-vjeçare Gizavesh. Në përfundim të bisedës me Ismetin, kur po ndahesha me të, ia përmenda fjalët e ish mësueses së tij duke i thënë: “Ismet! …. Jeta vazhdon”…! / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë...”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

Next Post

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët...”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

Artikuj të ngjashëm

“Florian Kolaneci tha se i ka bërë disa herë vërejtje shokut Elham, por ai kish ofenduar shokët Kosta Gazeli dhe Jorgo Çuli…”/ Raporti sekret i Rexhep Kollit, në ’82-in
Dossier

“Më pyetën një javë rresht, madje një herë më erdhi natën zv. ministri Brendshëm Rexhep Kolli, i cili donte të dinte se ç’mendonte Kadareja për Enver Hoxhën …”! / Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut

November 16, 2025
“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën
Dossier

“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën

November 13, 2025
“Ajo mund të bllokonte daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e dy specialistëve, mbi misterin e gazit nënujor në Bazën Ushtarake të Bisht Pallës, në vitet ’80-të
Dossier

“Ajo mund të bllokonte daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e dy specialistëve, mbi misterin e gazit nënujor në Bazën Ushtarake të Bisht Pallës, në vitet ’80-të

November 12, 2025
“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën
Dossier

“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën

November 13, 2025
“Rrugës nga Elbasani për në Liqenin e Ohrit, sheh policë dhe më shumë gomerë të ngarkuar, sesa ‘Xhip’-a, kurse kopetë me dele…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën
Dossier

“Rrugës nga Elbasani për në Liqenin e Ohrit, sheh policë dhe më shumë gomerë të ngarkuar, sesa ‘Xhip’-a, kurse kopetë me dele…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën

November 13, 2025
“Duke marrë në vështrim gjithë firmatarët e Aktit të Pavarësisë dhe duke njohur edhe kontributin e tyre deri më atë kohë, duket qartë se Gurakuqi…”/ Refleksionet e studiueses dhe gjuhëtares së njohur
Dossier

“Duke marrë në vështrim gjithë firmatarët e Aktit të Pavarësisë dhe duke njohur edhe kontributin e tyre deri më atë kohë, duket qartë se Gurakuqi…”/ Refleksionet e studiueses dhe gjuhëtares së njohur

November 10, 2025
Next Post
“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët...”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme