• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, August 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Sheh Kasemi, ishte kryetar i Teqesë së Tabakëve dhe pas vdekjes, u varros në Tyrben e tyre dhe gjithë vendi, ishte një qendër e madhe për përpunimin e…”/ Historia e panjohur e familjes tiranase

Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993
“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut
Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993
Memorie.al
Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993
Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993

Nga Belina BUDINI

                                       Tabakët, – Familja që i dha emrin urës dhe xhamisë –

Memorie.al / Pinjollët e Tabakëve, rikthehen në mëhallën e dikurshme, ku dikur ishte Teqeja e Tabakëve, Tyrbja e Tabakëve, Hani i Tabakëve dhe Selvia shekullore, në oborrin e shtëpive prej qerpiçi, të cilat janë shembur të gjitha. Historia e familjes që lidhet me Urën dhe Xhaminë e Tabakëve, treguar nga pinjollët e sotëm. Rrapi i Tabakëve, Ura e Tabakëve, Selvia shekullore e Tabakëve, Hani i Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve, Tyrbja e Tabakëve, Xhamia e Tabakëve…! Përveç urës dhe xhamisë, të gjithë toponimet e tjera të Tabakëve, janë varrosur me një të rënë të planit për ndërtime të reja, që nga vitet ’60-të, deri në ‘90-ën.

Por marka “Tabakët” në Tiranë, nuk ka humbur. Madje pinjollët e Tabakëve, i gjetëm në trojet e të parëve, ku sapo janë ribashkuar. Jo larg Urës së Tabakëve dhe përkarshi Xhamisë me të njëjtin emër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

Pikërisht aty ku ka qenë Tyrbja dhe Teqeja e vjetër. Tabakët e kanë rikthyer mëhallën e dikurshme, madje edhe dyqanet, që sigurisht nuk quhen më Tabakhane. Trashëgimtarët e emrit të njohur, i ruajnë ende të parët dhe të shkuarën, në kujtimet e tyre.

Një pjesë prej këtyre, thjesht në formë gojëdhënash, të pashkruara askund. Por njëri prej pinjollëve të Tabakëve, i ka përjetësuar shtëpitë e vjetra, tyrben, teqenë, selvinë, në disa vizatime të para 50 vjetëve dhe i ruan me fanatizëm, si dëshmi pamore të mëhallës së vjetër të Tabakëve.

Quhet Besim Tabaku dhe është skulptor e mësues, në Liceun Artistik. Ai ruan përveç grafikëve të kohës, kur ishte vetë liceist edhe një mal me kujtime e gojëdhëna, për rrënjët e familjes së vet.

Në një ditar për përdorim të brendshëm, nga pjesëtarët e familjes Tabaku, Besimi ka shkruar një pjesë të mirë të këtyre kujtimeve. Nga ana tjetër, Kasem Tabaku, 68 vjeç, më i vjetri pinjoll i familjes, i ruan të gjitha në kujtesë.

Po ashtu edhe pinjollët e tjerë, Bashkimi, Burhani, Dhurata. Të gjithë rrëfejnë diçka nga kujtimet e tyre për familjen, duke e plotësuar tablonë deri në detaje. ]

Gojëdhëna për emrin Tabaku, që mori emrin nga Sheshi i Tabakëve e mandej, qe pikërisht familja Tabaku, që nga ana tjetër, ia dha emrin Xhamisë. Historia e hanit të Tabakëve, tyrbes dhe teqesë, si edhe selvisë shekullore, asnjëra prej të cilave, nuk ka mbërritur deri në ditët e sotme.

Çezma dhe tubacionet që kanë zbuluar Tabakët së fundmi, gjatë rrëmimit për ndërtimin e pallatit ku tani janë vendosur bashkë, të gjithë djemtë e Abdyl Tabakut dhe pak më tutje, trashëgimtarët e Selim Tabakut, që të dy djem të Sheh Kasem Tabakut, një nga të parët më të lavdishëm të familjes Tabaku dhe fetar me titull të lartë në atë kohë.

Në mëhallën e Tabakëve, Kasemi, 68-vjeçari që ka punuar si radioteknik në një repart ushtarak të Tiranës, ka jetuar në tokën e të parëve, edhe gjatë regjimit komunist.

Megjithëse shtëpisë së tij, iu afrua dy herë plani i ndërtimeve të reja të pallateve, ai mundi të ruante një pjesë të saj, duke jetuar vetë në një dhomë të vetme, të mbetur nga shtëpia prej qerpiçi, ndërkohë që ndërtohej pallati.

Tabakët e tjerë u shpërngulën dhe vetëm një pjesë mori shtëpi, në pallatet e reja që u ndërtuan aty ku më parë ishin shtëpitë prej qerpiçi, të pronarëve të tokës.

Nga shtëpia e vjetër ka mbetur vetëm një pus, të cilin e kanë varrosur brenda mureve të ndërtimeve të reja që kanë bërë Tabakët së fundmi. Kasemi jeton në një shtëpi private të re dykatëshe, së bashku me nuset, djemtë dhe nipërit e mbesat.

Ai e mban mend mirë se aty ku tani është ngritur një pallat shumëkatësh, dikur ishte Sheshi i Tabakëve. Mu aty ka qenë edhe një Han i madh. Por Hani i Tabakëve, ishte më i vogël dhe ka ekzistuar sipas Kasemit, deri në vitin 1953.

“I gjithë vendi, ishte një qendër e rëndësishme sidomos për përpunimin dhe tharjen e lëkurëve”, – tregon Kasemi. Gjyshi i tij, Sheh Kasem Tabaku, ishte kryetar i Teqesë së Tabakëve dhe pas vdekjes, u varros pikërisht në Tyrben e Tabakëve, ku kanë qenë varrosur edhe 20 syresh, prej Tabakëve të parë.

Vetëm varri i Sheh Kasem Tabakut, është shpërngulur në Tufinë, gjatë shndërrimit të mëhallës së vjetër në shesh ndërtimi, për pallate të reja. Eshtrat e pararendësve të tjerë, janë tretur bashkë me tyrben, nën pallatet e ndërtuara. Po ashtu edhe Teqeja, e cila u prish në vitet ’60-të.

Në këtë kohë u hoq edhe selvia e moçme, që siç kujton njëri nga pinjollët e Tabakëve, Bashkim Tabaku, (pedagog i matematikës në Universitetin Bujqësor të Kamzës), ishte e lartë sa minarja e xhamisë dhe “në trungun e saj jashtëzakonisht të trashë, kam numëruar vetë njëherë, 1200 rrathë, me plus minus, që tregojnë për moshën tepër të vjetër të selvisë, e cila thirrej në atë kohë; Selvia e Tabakëve”, – thotë Bashkimi.

Edhe Besimi, skulptori i Tabakëve, tregon për selvinë të cilën e ka ruajtur në vizatimet kohës, kur ishte në lice, ashtu si edhe shtëpitë prej qerpiçi, të lidhura me shtylla druri. Aty ka fiksuar edhe tyrben dhe teqenë, për të cilat folëm.

Besimi thotë se pikërisht aty, ndodheshin edhe dyqanet ose Tabakhanet e të parëve, që janë marrë kryesisht me bujqësi në tokat përreth, për të cilat kishin sajuar një sistem ujitës, por janë marrë edhe me përpunimin e tharjen e lëkurëve. Mëhalla e dikurshme e Tabakëve, dilte sipas rrëfimeve të pinjollëve, në urën e Tabakëve.

“Lumi i Lanës atëherë, nuk gjarpërohej në të njëjtin shtrat si sot. Ura e Tabakëve ka qenë goxha e thellë dhe nën të, kalonte përroi i Lanës, që vinte afër mëhallës sonë. Duket se edhe pjesëtarët e familjes sonë, kanë kontribuar për ndërtimin e kësaj ure, ashtu si edhe banorë të vjetër të zonës. Por meqenëse ajo njihej si mëhalla jonë, atëherë kështu besojmë se i ka mbetur emri, edhe urës e nga ana tjetër edhe Rrapit të Tabakëve, ashtu si edhe Xhamisë”, – tregon Besimi.

Sipas gojëdhënës, Tabakët pretendojnë se gjejnë gjurmë në Tiranë, qysh prej 500 vjetësh. Mbiemrin Tabaku, e shpjegojnë në lidhje me Tabakhanet ku thaheshin dikur lëkurët dhe me sheshin që mbante këtë emër e, që me sa duket, u është ngjitur familjarëve që jetonin aty.

Ndërsa me xhaminë, ka ndodhur e kundërta. Ajo e ka marrë emrin nga mëhalla e Tabakëve. Kjo mëhallë është rigjallëruar këto muajt e fundit, ku janë rikthyer vëllezërit Tabaku, së bashku me familjet e tyre dhe kanë çelur dyqane të reja si dikur, në pjesën që u ka mbetur në mes dhe pas pallateve të ndërtuara kohë pas kohe.

Disa sëndukë të vjetër, janë të vetmet dëshmi nga e shkuara. Ndërsa Besim Tabaku, skulptori, ruan si një dëshmi materiale të së shkuarës, edhe një pjesë tubi. Besimi pretendon se ai tub, mund të shpjegojë se si vinte uji në çezmën e gurtë, që dikur gjendej rrëzë shtëpive të Tabakëve dhe që ishte një nga të rrallat çezma në Tiranë, pasi në atë kohë uji nxirrej ende nga puset dhe nuk kishte rrjete ujësjellësi.

Thotë se e ka gjetur pikërisht në drejtim me çezmën. Ndërkohë ai na shpjegon se; për shkak se në Teqe gjatë kalimit të ushtrive zbarkonin ushtarët, shumë prej librave me vlerë dhe antikuarëve u zhdukën, ndërsa një pjesë tjetër u vodhën, gjatë shembjes për ndërtimet e reja. Vetë Besimi, ka dorëzuar në Muzeun e Armëve të Gjirokastrës, shtatë armë të vjetra, që ruheshin në Teqenë e Tabakëve. Memorie.al

* Botuar në revistën “URA”, nr. 1/1, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2008, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 19 Tetor 2024

Next Post

“Komandanti, Nazar Demiraj, i cili si gjoja rastësisht, vizitoi qelinë e dy artistët e shprishur dhe mbasi kulloti sytë mbi lëmyshkun e mureve, u tha; Ç'e keni këtë zarbë lakuriqe...”?! / Ngjarja e rrallë, në burgun e Burrelit

Artikuj të ngjashëm

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun
Personazh

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun

August 25, 2026
“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura  austro-hungareze
Personazh

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

August 23, 2026
“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”
Personazh

“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”

August 21, 2026
“Para se t’i ngrinin monumentin në qendër të qytetit, populli i Elbasanit i ka bërë Aqif Pashës edhe një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur nga Zvicra, për patriotin e famshëm
Personazh

“Para se t’i ngrinin monumentin në qendër të qytetit, populli i Elbasanit i ka bërë Aqif Pashës edhe një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur nga Zvicra, për patriotin e famshëm

August 20, 2026
“Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, i bëri…”/ Ana e panjohur e Monarkut shqiptar me kreun e Francës
Personazh

“Ëndrra e tij ishte që një ditë, rrugët dhe hotelet e reja e të bukura, do ta kthenin Shqipërinë në një destinacion turistik të lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, plazhe…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

August 19, 2026
“Me drejtorin e revistës ‘La Nazione Albanese’, z. Anselmo Lorencio, mik i madh i shqiptarëve, ai botoi shkrimin me titull ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, i cili…”/ Historia e panjohur e patriotit tiranas
Personazh

“Me drejtorin e revistës ‘La Nazione Albanese’, z. Anselmo Lorencio, mik i madh i shqiptarëve, ai botoi shkrimin me titull ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, i cili…”/ Historia e panjohur e patriotit tiranas

August 18, 2026
Next Post
Memorie.al

“Komandanti, Nazar Demiraj, i cili si gjoja rastësisht, vizitoi qelinë e dy artistët e shprishur dhe mbasi kulloti sytë mbi lëmyshkun e mureve, u tha; Ç'e keni këtë zarbë lakuriqe...”?! / Ngjarja e rrallë, në burgun e Burrelit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme