• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku …”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur

“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku …”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur
“Musine Kokalarin e kisha shoqe qelie, ajo më tregonte se Enveri e adhuronte, kishte ndjenja për të dhe njëherë ai…”/ Dëshmia tronditëse e vajzës që u lind në Korfuz dhe vuajti 12 vite burg
“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku …”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur
“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku …”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur
“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku …”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur

Nga Ermira Isufaj 

Memorie.al / Krejt rastësisht do të prekte kinemanë dhe botën e spektaklit, por do të mbetej gjatë aty…! Interpretimi në disa role të spikatura dhe përfaqësimi në ndonjë subjekt artistik të guxuar për kohën, bëri që Rezana Çeliku, të ngulitej sakaq në mendjet e shikuesve. E larguar nga RTSH-ja për “sabotim”, e cila në realizimin e kësaj interviste ishte në moshën 50-vjeçare, e pamartuar dhe me pengun e përjetshëm të mungesës së një fëmije. Ajo tregoi edhe detaje interesante nga eksperienca artistike dhe karriera e sotme profesionale.

Protagonizmi i saj në filmat artistikë, do të ishte tërësisht në nivele amatoreske. Nuk kishte shkelur në auditorët e Akademisë së Arteve dhe nuk kishte të trashëguar dellin artistik. Ngjan se aftësia e të përvetësuarit shpejt të gjërave, fytyra simpatike dhe mbi të gjitha natyrshmëria e të sfiduarit të situatave, u “thithën” menjëherë nga regjisorët e filmave shqiptarë, sigurisht pas spikatjes së saj si prezantuese e disa festivaleve kombëtare të Këngës në RTSH.

Për Rezana Çelikun, gjithë e kaluara e saj artistike është e fiksuar njësoj si në një celuloid. Interpretimet e njëpasnjëshme, përfshirja në botën e spektaklit dhe prezantimit e largimi vetëm për shkak të një “pakujdesie”, që do të faturohej mandej si tentativë sabotimi nga ana e drejtuesve të Televizionit Shqiptar, do të shërbenin si “leksion”, për jetën e vajzës simpatike. Vëmendja profesionale për Rezanën, ishte më largpamëse se kaq. Me një karrierë të gjatë në Bashkinë e Tiranës dhe pengun e një jete familjare të cunguar, aktorja foli kohë më parë në këtë intervistë që po publikojmë në këtë shkrim.

Gjithashtu mund të lexoni

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

Znj, Rezana, ju kujtojnë si ajo vajza jo fort e “moralshme” tek “Një djalë dhe një vajzë”, apo mësuesja pas të cilit dashurohet trajneri në filmin “Shokë të një skuadre”…! Po sot, cila është jeta juaj…?

U bënë shumë vite qëkur jam shkëputur nga bota e artit dhe kinematografisë. Pas interpretimit të fundit në vitin 1989 tek filmi “Një djalë dhe një vajzë”, u largova nga aktrimi. Sepse nuk e shihja si zgjedhjen time për të ardhmen profesionale. Njëkohësisht, hoqa dorë edhe nga prezantimet televizive. Jam diplomuar për Ekonomi dhe Juridik dhe prej disa vitesh punoj në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun. Më plotëson profesioni që ushtroj, përtej pasionit kinematografik.

Po atëherë, si ka ndodhur që u gjendët në botën e filmit?

Përpara se regjisorët të mbërrinin në përzgjedhjen time, ata kishin vlerësuar prezantimet e mia në disa festivale rinore të realizuara në RTSH. Unë nuk kisha përfunduar studimet në Akademinë e Arteve. Ndaj përveçse si amatore, nuk mund të shfaqesha ndryshe. Me siguri që pamja ime, silueta, elokuenca e të folurit dhe natyrshmëria, me të cilën ndërmerrja çdo sfidë aktoriale, i bindnin regjisorët për të mbërritur tek unë.

Fillimisht, ka qenë regjisori Pirro Milkani që më ka përzgjedhur për rolin e ‘Melit’ tek “Zonja nga qyteti”, rol i cili më pas iu besua Rajmonda Bulkut. Natyrisht, Rajmonda ishte aktore profesioniste, e lindur për atë punë, dhe mua nuk më erdhi “surprizë” ky fakt, sepse aktrimin nuk e kisha qëllim në vetvete.

Ndaj dhe regjisori më besoi një tjetër rol, atë të Valit, vajzës që zgjidhet si sekretare rinie. Mandej ishte Kujtim Çashku që më përzgjodhi tek “Ata ishin katër”, partizania mes qindra meshkujve që luftonin në male. Dhe me radhë pasuan interpretimet e tjera.

Tek filmi “Një djalë dhe një vajzë”, ju jeni centralistja që keni një lidhje dashurore me një djalë më të ri në moshë…! Nuk ishte një rol i guximshëm për kohën?

Që të jem e sinqertë, ky rol ka qenë disi i padëshiruar nga ana ime. Asokohe punoja mësuese matematike në një fshat të Tiranës. Merrja biçikletën për të shkuar çdo ditë në punë dhe më kishte ardhur në majë të hundës. Propozimin për këtë interpretim, e pranova menjëherë, sepse doja të largohesha për ca kohë nga mësuesia.

Dublo pas dubloje, kuptova se ai nuk ishte një rol fort i zakonshëm, për periudhën rreth viteve ’80-të (ekzaktësisht viti 1989), kur u interpretua dhe për mentalitetin e kohës. Pas atij roli, e ndjeva shumë peshën e opinionit paragjykues, aq sa një ditë një person i afërt me familjen, më pohoi se, meqenëse nuk e kisha zgjedhur aktrimin si profesionin e jetës, pse duhet të guxoja me një rol aq të tepruar?! Edhe momenti i futjes në shtrat me partnerin, ishte një tjetër moment i sikletshëm për mua. Pata disa momente lëkundjeje, por ia dola mbanë.

Vetëm për t’i shpëtuar punës si mësuese, rriskuar me këtë rol edhe pse ai mund t’ju cenonte?

Nuk ishte vetëm kjo arsyeja e qenësishme. Aktrimi ishte çështje pasioni për mua, sepse pas interpretimeve të mëparshme që kisha pasur, më ishte futur si “sheqeri në gjak”. Falë Zotit, edhe nga familja nuk kisha pasur asnjëherë pengesë. Madje tim atë e kam pasur mbështetje dhe shtysë të fortë në rrugën drejt artit. Vërtet ky rol ishte i guximshëm, por jo i pamundur. Unë tentova dhe ia dola të isha pjesë e një kaste të mrekullueshme aktorësh dhe një filmi të suksesshëm.

Pas një periudhe të shkurtër si prezantuese e programacionit në RTSH, ju u shkëputët nga televizioni, cila qe arsyeja?

Ika nga televizioni për shkak të një incidenti. Shkoja çdo pasdite në punë dhe, para se të dilja në ekran, duhet të bëja grimin vetë. Ishte një aparaturë me prizë, ku ngroheshin në ujë bigudinat që vija në flokë. Një natë e kisha harruar prizën pa hequr…! Të nesërmen më thërret drejtori i Televizionit në zyrë dhe më thotë se kisha shkaktuar një incident të rëndë. Ishte djegur aparatura e bigudinave, për shkak se unë e kisha harruar prizën pa hequr. Por, tjetërkund ishte shkaku i pezullimit.

Sipas tyre, studioja e grimit ishte ngjitur me studion e lajmeve dhe atë vit do të bëheshin zgjedhjet për Kuvendin Popullor dhe, nëse do të kishte marrë flakë studioja e lajmeve, do zhdukeshin të gjithë arkivat dhe materialet e nevojshme. Ata tentuan ta cilësonin këtë akt si sabotim, i cili do të kishte pasoja të rënda për mua. Ishte ky shkaku pse më larguan nga ekrani, e mandej nuk tentova më të rikthehem aty.

Rezana, përtej filmit dhe televizionit, përtej angazhimit tënd profesional në Bashkinë e Tiranës, cila është jeta juaj familjare, statusi civil?

Nuk e konsideroj fatkeqësi faktin që jam e pamartuar. Besoj se nuk mund të konsiderohet familje e vërtetë një çift të dashuruarish, që nuk plotësohen me një fëmijë. Gjërat rrodhën kësisoj dhe nuk preferoj të jap më shumë detaje…!

A keni pengje në jetë?

Pengu më i madh i jetës sime, është mungesa e një fëmije. Sot, pasi i kam kapur të 50-at, është tepër vonë për të zhbërë të kaluarën. Fatkeqësisht, nuk kam më kohë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kushdo që përdor mbi një grua mjete të drejtueme për deshtim, pa hirin e saj, ose kundra vullnetit të saj, ndeshkohet me burgim të randë, nga tridhjet vjet...”/ Ç’farë parashikoni Kodi Penal i Monarkisë për aborte?

Next Post

“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe...”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon

March 28, 2025
Next Post
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe...”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!