• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sapo unë ndryshova gjuhën dhe nga italisht, i fola shqip, ai shtangu, rrinte si i ngrirë e pas disa çastesh…”/ Misteri i tregtarit të vjetër shqiptar, që e njoha në Bari, në ’91-in

“Sapo unë ndryshova gjuhën dhe nga italisht, i fola shqip, ai shtangu, rrinte si i ngrirë e pas disa çastesh…”/ Misteri i tregtarit të vjetër shqiptar, që e njoha në Bari, në ’91-in
“Sapo unë ndryshova gjuhën dhe nga italisht, i fola shqip, ai shtangu, rrinte si i ngrirë e pas disa çastesh…”/ Misteri i tregtarit të vjetër shqiptar, që e njoha në Bari, në ’91-in
“Sapo unë ndryshova gjuhën dhe nga italisht, i fola shqip, ai shtangu, rrinte si i ngrirë e pas disa çastesh…”/ Misteri i tregtarit të vjetër shqiptar, që e njoha në Bari, në ’91-in

Nga Adela Kolea

Memorie.al / Bari, Itali 1992. Sapo kisha mbërritur, 18 vjeçare, nga Shqipëria në këtë qytet bregdetar italian. Nuk ishte hera e parë absolute në fakt, që vija këmbët në këtë qytet, që jo vetëm më dukej se e njihja prej një jete e, në distance, që prej Shqipërisë nga bregu tjetër, ngaqë në Bari, jetojnë të gjithë të afërmit italianë, të babait tim, tezet, kushërinjtë e, i gjithë fisi i tyre, me të cilët, ne kishim kontakte kur jetonim në Shqipëri por, edhe për faktin se aty, pata shkuar për herë të parë me gjyshen si turiste e, pata ndenjur një muaj ,në 1989-ën. Pata shkuar edhe vetëm në ’91-shin, gjithnjë te të afërmit tanë italianë. Ndaj dhe e pata njohur e shëtitur mirë qytetin dhe disa provinca.

Me të arritur kësaj radhe, jo më si turiste, por si familje me origjinë italiane e të riatdhesuar nga Shqipëria, morëm një shtëpi me qira, m’u në qendër të qytetit.

Shtëpia ishte e mobiluar, ndaj unë fillova të mendoja për kompletimin e saj dhe isha në fazën që më duhej gjithçka, si; perde, mbulesa, çarçafë, peshqirë, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

Në Bari, ishte zakon që fqinjët, si njerëz të dashur e të afrueshëm, të të qëndronin pranë ty, si banore e re dhe të të shoqëronin nëpër qytet, për të gjetur dyqane apo, për të njohur çdo cep të qytetit, për tregje e çfarëdo nevoje, që të kishe.

Atëherë, duke e marrë vesh fqinja e moshuar bareze, për mbulesa e peshqirë që më duheshin, më tha:

“Të këshilloj një dyqan të mirë, që shet pajisje e sende për shtëpinë, është shumë i furnizuar. Ndodhet dy hapa larg, nga pallati ynë. Por, një arsye më tepër, për të cilën të këshilloj të shkosh të bësh aty blerjet, është se qarkullojnë fjalë, se pronari i atij dyqani është shqiptar”!

Unë aq desha.

Si parantezë, gazetaria ishte pjesë e brendshme e imja, që para se të mbërrija në ’92-shin në Bari, pasi jo vetëm që shkruaja për pasion që e re, por, që në ’90-ën, isha e pranishme në gazetën “Tirana”, me përkthime.

Qeshë në këtë drejtim, si të themi, “e parakohshme” në aktivitetet në fjalë, pasi  në gazetë, në firmën e famshme të kohës “Iliria Holding”, si përkthyese dhe në Pallat të Pionierëve, si mësuese e gjuhëve të huaja, punoja që 16 vjeçe, në Tiranë.

Por, isha shumë kurioze dhe gazetaria investigative, dukej se më tërhiqte në veçanti…!

Ndaj nuk humba kohë dhe të nesërmen dola nga shtëpia me një vrull e me një dozë të fortë kurioziteti, për t’iu drejtuar dyqanit me pronar, një shqiptar të moshuar!

Ishte viti ’92, valët e emigracionit shqiptar, sapo kishin nisur, demokracia në Shqipëri, e brishtë, sapo kishte hyrë, ndaj në mendjen time, u krijua menjëherë, “identikit”-i i pronarit shqiptar, të atij dyqani në Bari.

Ai duhej patjetër të ishte një i arratisu,r nga koha e regjimit komunist!

Dyqanin e gjeta menjëherë.

Ishte i vetmi i asaj tipologjie “Biancheria per la casa e Merceria” (“Veshje për shtëpinë dhe Kinkaleri fijesh qepjeje”) në rrugën tonë.

Rrugë shumë e gjatë në fakt, ajo e jona.

U futa brenda dhe kërkova në mes të rafteve e sergjeneve pafund, të stërmbushur me mall deri në tavan, pronarin.

Mua, për kuriozitetin tim – e sensin investigues të brendshëm – më tepër sesa perde, mbulesa e peshqirë, më interesonte të njihja pronarin shqiptar dhe historinë e tij të emigrimit nga Shqipëria!

Raftet ishin plot, të tejmbushur me mall dhe ndërtesa e dyqanit ishte nga ato antiket, karakterizohej nga mure shumë të lartë, të paktën 3 m.

Ndaj, dyqani në impakt të parë m’u duk shumë misterioz. Dera ishte e hapur por, brenda nuk dukej asnjeri. Ishte pak errësirë dhe një farë lagështire ndihej në ajër.

“A ka njeri këtu”?! – fola italisht.

“Buongiorno, in cosa posso esserle utile”?!  (“Mirëdita, me çka mund t’ju shërbej?”- u dëgjua një zë që vinte nga…tavani!

Ishte një burrë i moshuar, i dobët në trup, që zbriste dalëngadalë shkallët, te të cilat ishte ngjitur për të sistemuar mallin në ndarjet e sipërme të rafteve.

“Ah, buongiorno”! – iu përgjigja.

Dhe me vete e kuptova që ai, ishte pronari, dora vetë! Megjithatë, për siguri e pyeta nëse ai ishte pronari i dyqanit. Natyrisht që “po! – më tha.

“Mi servono delle tende per la casa, lenzuola, tovaglie ed asciugamani e mi hanno consigliato il suo negozio!”

(Më duhen perde, çarçafë, mbulesa dhe peshqirë e më kanë këshilluar dyqanin tuaj!)

Pronarit iu bë qejfi, për faktin se po haste një kliente të re dhe për reputacionin e mirë të dyqanit të tij, në atë lagje të qytetit. Bëri një buzëqeshje të lehtë nën buzë, për këtë sodisfaksion, si tregtar i vjetër i pasionuar, ndaj aktivitetit të tij.

Më solli mbi banak disa artikuj.

Por, pas pak, unë “e hoqa maskën” si të themi – mezi po e prisja atë moment – atë të të folurit italisht, gjuhë që flisja që fëmijë në Shqipëri, prej gjyshes italiane dhe iu drejtova shqip:

“Më pëlqejnë këto mbulesa, këto peshqirë, ndërsa këto këtu, nuk më pëlqejnë, për nga ngjyrat edhe aq…!”

Pronari i moshuar u mpi!

Ngriu në vend, kur më dëgjoi t’iu drejtoja shqip!

Unë vazhdova: “Ju më kuptoni mirë besoj shqip. Ju jeni shqiptar, unë e di…”?!

Vijoi një çast heshtjeje, gati-gati, të frikshme.

Pasi ai nuk po reagonte më, e nuk po më fliste më, as shqip e, as italisht!

Nga një anë, u pendova disi për invadencën time.

Por, nga ana tjetër – pak edhe mosha e re e, shkujdesja tipike…- mendova se fundja, ç’të keqe kishte! Ka pasur edhe emigrantë shqiptarë, të përmalluar për vendin e vet, që mezi prisnin t’u flisje shqip nëpër botë, apo jo…?!

Ai zotëri ishte rreth të shtatëdhjetave.

I dobët e i pafuqishëm, i veshur në mënyrë të shkujdesshme, gjë që më bëri të mendoj se jetonte i vetëm e nuk kujdesej as për aspektin e vet.

Pasi iu deshën pak minuta për të përpunuar disi situatën e, për të mbledhur veten nga ana emocionale, nga surpriza, m’u përgjigj shqip:

“Sigurisht që të kuptoj mirë në gjuhën tonë! Unë jam shqiptar! Po, po habitem pak se, jo gjithkush në këtë lagje, e di se unë jam shqiptar. Ku të paska qëlluar ty, ky informacion…”?!

Unë, aq desha.

Ia arrita qëllimit, që ta bëja të fliste shqip, sepse fqinja e moshuar bareze, që më adresoi te ai, më pati paralajmëruar, që ai ishte tip shumë solidar. Nuk hapej me askënd e, nuk kishte as shokë.

E pyeta: “Ti je i arratisur, apo jo”?!

– “Po”!- më tha.

– “Jam arratisur në 1949-ën.

Isha shok me një disident dhe bëja pjesë në të ashtuquajturin “Grupi X…”!

Po të mos isha arratisur, do të kisha pësuar fundin e tij…”!

Më tha dhe emrin e mbiemrin e vet. Fliste shqip, me theks korçar.

Tregonte me ndërprerje, me ankth e frikë.

I thashë: “Mbaroi gjithçka, në Shqipëri hyri demokracia…”!

Për t’i lënë të kuptonte, që s’kishte më arsye, pse të kishte frikë.

Por, atij i kishte hyrë frika në palcë.

Dridhej edhe kur fliste shqip.

Madje, kuptova që u pendua keq që më foli shqip e, më tregoi këto gjëra.

Unë bleva disa artikuj nga ai, e dola nga dyqani.

Pas disa ditësh, po kaloja para dyqanit të tij, sepse aty më binte rruga, për t’u kthyer në shtëpi.

U futa në dyqan, thjesht për ta përshëndetur. Pasi, si të themi, më kuriozoi jeta e tij por, edhe m’u dhimbs, për mënyrën sesi pati reaguar në vetë rrëfimin e tij të ditës së mëparshme.

Ai, sapo më pa, sikur pa ndonjë fantazëm.

Më përshëndeti italisht.

Shqipen, çuditërisht e kishte harruar…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nikoll Th., nga veriu, i përdorur si spiun birucash i Feçor Shehut, kishte zbuluar 5 kg. flori një tiranasi të arrestuar, shoku im, Kujtim Prendi, e rrahu për vdekje, pasi...”/ Kujtimet e ish-oficerit të Marinës

Next Post

“Edhe pse ishte pak shtatshkurtër, pas fërshëllimës së bilbilit të tij, rrinin ‘sus’ edhe gjigantët më të mëdhenj të parketit basketbollit, pasi...”/ Historia e panjohur e legjendës së arbitrimit shqiptar

Artikuj të ngjashëm

“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944
Dossier

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

May 5, 2026
“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

May 5, 2026
“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959
Dossier

“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959

May 5, 2026
“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova
Dossier

“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova

May 4, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Dossier

“Shumica e fshatrave afër rrugës kryesore Leskovik-Korçë ishin me Ballin Kombëtar dhe ishin djegur tashmë nga italianët e gjermanët, për shkak se partizanët….”/ Dokumentet e panjohura britanike

May 3, 2026
“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
Dossier

“Komandanti Brigadës në Durrës, Faik Kolasi ka miqësi me shokun Kiço Mustaqi, në Komitetin Qendror me Gafurr Çuçin, me raki e qingja të pjekur, apo gjela deti…”/ Letra anonime dërguar  Kadri Hazbiut në ’81-in

May 2, 2026
Next Post
“Edhe pse ishte pak shtatshkurtër, pas fërshëllimës së bilbilit të tij, rrinin ‘sus’ edhe gjigantët më të mëdhenj të parketit basketbollit, pasi…”/ Historia e panjohur e legjendës së arbitrimit shqiptar

“Edhe pse ishte pak shtatshkurtër, pas fërshëllimës së bilbilit të tij, rrinin ‘sus’ edhe gjigantët më të mëdhenj të parketit basketbollit, pasi...”/ Historia e panjohur e legjendës së arbitrimit shqiptar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme