• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 26, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!

Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
Rrugëtimi im i gjatë në gjurmët e babait, Cen Bulkut të Shijakut dhe fjala e artë që morëm: “Faleminderit Doktor”!
0
Shares
376
VIEWS

Nga Dr. Pullumb Bulku 

Pjesa e parë

Memorie.al / Të dashur lexues, shok, miq, pacientë të mi, që më uroni dhe më falenderoni në çdo orë të ditës dhe të natës, për punën e bërë dhe që vazhdoj ta bëj. Meqenëse disa kolegë të mi mjekë, e dashamirës të shumtë, kërkojnë me urtësi dhe dashamirësi të dinë diçka më shumë mbi veprimtarinë e karrierës time 60 vjeçare, po mundohem që të përshkruaj sadopak punën time si mjek, që është një rrugëtim i gjatë, i vështirë, me shumë pengesa, që duhej vullnet, forcë, përkushtim, me përballu e kapërceu këtë ngarkesë.

Në këtë shkrim modest, unë po j’u tregoj disa copëza historie nga jeta e puna ime, në fillim si mjek popullor, të cilin e nisa në muajin shtator të vitit 1961, kur isha vetëm 14 vjeç, fillova të bëjë vizita mjekësore, ku e mbaj mënd dhe vizitën e parë të një pacienti që vinte nga qyteti i Fierit që quhej Mina Pano dhe të një fëmije të vogël nga N.I.Sh. Tulla Shkozet, që quhej Ajet Cakranji, i cili sot punon e jeton në Francë. Këto janë dy vizitat e para të miat, të bëra ditën e tretë të fillimit të shkollës, në Teknikumin Mekanik në Shkozet të Durrësit, vizita të bërë këto, pa ndihmën e babait tim, Cen Bulku.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

Unë vizitoja çdo ditë pacientë, të cilët filluan të shtoheshin dhe shikoja se ata dhe familjarët e tyre, ishin të kënaqur nga puna ime që e bëja me shumë pasion, ndershmëri dhe falas. Pas mbarimit të shkollës, për dy vjet punova në Uzinën Mekanike Bujqësore, si normist-teknik, por që duke parë se pacientët sa vinin dhe më shtoheshin, aq sa të gjithë punonjësit (kolektivi) e Uzinës, kërkonin të më ndihmonin, drejtori i Uzinës Mekanike Bujqësore, z. Sabi Cevani me stafin drejtues të tij, (si kryeinxhinieri Viktor Çaprazi, ing. Pavllo Roka, e gjithashtu i pasionuari i punës sime si “mjek” i ri, ing. Andrea Gorea), më më morën të punoja në Byronë Teknike të Konstruksionit të Uzinës, me të vetmin qëllim, që të ma lehtësonin sadopak punën, që unë të merresha me dhënien e ndihmës së pacientëve të shumtë që kishin nevojë mjekësore.

Takimi me kryeministrin Mehmet Shehu dhe porosia e tij që unë të vazhdoja studimet në Mjekësi!

Në ato vite në uzinën tonë vinin shumë kuadro të larta partie dhe krahas punës së tyre që bënin aty, më shikonin dhe më përshëndesnin e më uronin për punën që po bëja si mjek…! Por ajo që i vuri vulën si të thuash që unë të shkoja dhe të studioja në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, ishte ardhja në uzinën tonë për të bërë punën fizike, e ish-kryeministrit të saj kohe, Mehmet Shehut, i cili bisedoi edhe me sekretarin e parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit, Rita Marko, të cilët ma plotësuan dëshirën e madhe, në radhë të parë të Bab Cenit, që unë të filloja studimet për Mjekësi, pasi në atë kohë por dhe më pas, ishte pothuaj e pamundur që, të kaloje nga Teknikumi Mekanik Bujqësor, në Fakultetin e Mjekësisë.

Lidhur me këtë, më kujtohet një episod i vogël, kur unë po vizitoja një fëmijë të mitur që po qante nga dhimbjet, (pasi kishte thyer dorën), drejtori, Sabri Cevani, i thotë kryeministrit si me të qeshur: “Shoku kryeministër, ne këtu në uzinë kemi dhe doktor, ja shikoje, është është djali i Babë Cenit të Shijakut”. “Po pse nuk shkon të studiojë për Mjekësi”, e pyeti Mehmet Shehu dhe drejtori i’u përgjigj: “Po, por Pullumbi ka mbaruar Teknikumin Mekanik dhe nuk e kalojnë dot për Mjekësi”. “Po pse nuk e kalojnë, edhe unë atë shkollë të mesme kam mbaruar?! Po me sa po shoh deri tani, ky qenka mjek. Mirë mirë, do t’ja bëjmë një nder Babë Cenit, se jam kemi një borxh të madh për atë punë aq humane që bën, kemi dashur që t’i jepnim një makinë, ashtu siç u’a dhamë dhe disa mjekëve të tjerë të njohur dhe të përkushtuar, por Bab Ceni nuk e pranoi. Doktor i vogël, suksese në shkollë, e të na bëhesh si Bab Ceni, të cilin e kam parë të bërë qull nga djersa e të lodhur nga vizitat e shumta që bënte në një kasolle që ja kishte ndërtuar drejtori i Fermës së Sukthit, Babë Sula, kastile për të vizituar pacientët, që prisnin në radhë”, e përfundoi bisedën e tij, kryeministri Mehmet Shehu, me ato fjalë të ngrohta për babain tim, fjalë që gjithashtu më ngrohën mua më shumë.

Pasi mbarova Teknikumin Mekanik në Shkozet (të cilin e kisha filluar në vitin 1961), sipas porosisë së kryeministrit Mehmet Shehu, në vitin 1968 fillova studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Gjatë atyre viteve kur unë isha në konviktin e atij fakulteti, vinin pacientë për t’u vizituar te unë dhe shikoja që ata ishin të kënaqur për shërbimin e mjekimin që i’u bëja. Pas kësaj kërkesat për t’u vizituar te unë po shtoheshin dhe jo vetëm pacientë, por edhe disa mjekë me emër shfaqën dëshirën të më më njohur nga afër. Njëri prej tyre, ishte Prof. Dr. Petro Cani, i cili më ofroi të shkoja tek pavijoni i tij, ku unë u njoha me doktorë të tjerë, emra të mëdhenj të mjekësisë shqiptare, si: Dr. Besim Elezi, Dr. Luter Kreshpa, etj., dhe ai që më ndihmoi në punën time, ishte njeriu i mirë, i thjeshtë e popullor, kirurgu i talentuar, Viktor Qereshniku, si dhe disa kirurgë të tjerë po kaq të shkëlqyer.

Ky pavijon (Nr.3), me këtë mjekë kirurgë të shkëlqyer, të udhëhequr nga profesori i tyre, përbënin me të vërtetë një “ansambël artistik” kirurgësh, ku të gjithë pacientët që kalonin në duart e tyre, ishin mjaft të kënaqur nga shërbimi e kujdesi që ata i’u bënin. I përmenda këtë mjekë, se për mua ata qenë një shkollë tjetër, si pika referimi për të forcuar disiplinën, thjeshtësinë dhe dashurinë për punën, për ta pritur pacientin në spital, sikur ta kishin njeriun e familjes së tyre. Kjo disiplinë dhe ajo pritje që ata i’u bënin pacientëve në atë klinikë, mua më ka mbetur në memorien e ndërgjegjen time, gjatë gjithë këtyre viteve të punës e karrierës sime profesionale, që për një muaj, mbush plot 60 vite punë, në shërbim të pacientëve të mi.

Në vitin 1973, u diplomova në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë

Në vitin 1973, pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, filloi dhe rrugëtimi im i gjatë e i vështirë, i punës sime. Pas diplomimit, prisja që të filloja punë në Durrës, në fillim si mjek ri-aftësues i pacientëve që operoheshin në Tiranë. Kjo, nga kërkesa që më ishte bërë nga mjekët ortopedë e Pavijonit Nr. 4, më saktë nga Prof. Dr. Panajot Boga, gjë të cilën ai ma kishte thënë në një orë praktike në pavijonin e Ortopedisë. Por kjo kërkesë e tyre, nuk u bë dot e mundur dhe unë përfundova si mjek në rrethin e Mirditës. Puna në spitalin e qytetit të Rrëshenit, edhe pse në kushte shumë të vështira për kohën, ishte një shkollë e madhe dhe rezultateve për mua, pasi nga kjo punë fitova shumë profesionalisht.

Aty unë u plotësova me dije për të pritur urgjencat e shumta që vinin, nga më e thjeshta, deri te ato ku vihej në pikëpyetje jeta e pacientit, ku gjithmonë në memorien time, më vinin porositë e Prof. Dr. Petro Canit, që shpesh na e thoshte, se: “varri i pacientit”, janë dhimbjet e barkut, e unë tre vitet e fundit në rrethin e Mirditës, isha në Spaç e në Fan, në një zonë shumë të thellë, ku rrugët edhe bllokoheshin, e automjetet në kohë të vështira mbeteshin në rrugë, kështu urgjencat bëheshin me barela, duke ecur në këmbë dhe me orë të gjata. Urgjencat mjekësore me pacientë që unë përballesha çdo ditë dhe natë, më forcoi dhe më bëri që t’u japë zgjidhje shëndetit të tyre, në drejtim të kurimit dhe riaftësimit të çdo lloj traume të tyre. Gjithashtu në drejtim të ngritjes time profesionale, kam marrë pjesë në shumë sesione shkencore lokale dhe kombëtare, si: në Tiranë, Mirditë, Skrapar, Ersekë etj., me tematika të ndryshme shkencore, mjekësor, e popullore, të cilat janë pritur shumë mirë nga kolegët tanë mjekë, të të gjitha specialiteteve.

Kolegët e mi, mjekë humanë dhe të përkushtuar pas punës e pacientëve

Nga këto referime të miat shkencore, kam marrë urime nga kolegët tanë mjekë të të gjithë specialiteteve, si p.sh.: Prof. Dr. Petro Cani, Prof. Dr. Petrit Kokalari, Prof. Dr. Maksut Drrasa, Dr. Veli Toto, Dr. Paskal Prodani, Prof. Dr. Pëllumb Karagjozi, Dr. Miri Hoti, Dr. Petraq Xoxa, Dr. Haki Xhafa, Dr. Eqerem Enesti, Dr. Aqif Gjokutaj, Dr. Orest Sinjari, Dr. Shpëtim Leka, Dr. Prokop Lala, Dr. Rrushit Zusi, Dr. Llesh Rroku, Dr. Paulin Shqalsi, Dr. Viktor Qereshniku, Dr. Prof. Minella Kapo, Prof. Dr. Lluka Heqimi, Prof. Dr. Profit Cani, Dr. Artan Myrtezai, Dr. Agim Qarri, Prof. Dr. Kim Drrasa, Dr. Marak Lleshi, Dr. Sotiraq Petro, Dr. Pëllumb Leskoviku, Prof. Dr. Ylli Ziçishti, Dr. Arif Hasani, e shumë e shumë kolegë të tjerë.

Gjej rast në këtë shkrim, të shpreh mirënjohjen miqësore për ata kolegë mjekë dhe punonjës që nuk janë më në mes nesh. Ajo që më nxit të theksoj diçka, është dhe falënderimi që më bëri ish-ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, në sallën e mbushur plotë më mjekë në sesionin shkencor kombëtar në Mirditë, ku unë po jepja konkluzionet rreth temës “Frakturat që ndodhin në kyçin e bërrylit”, ku unë bëja lidhjen shkencore që kishte në mes ‘Mekanikës Teorike’, ‘Rezistenca Materiale’, me ‘Ortopedinë’, të dy shkolla të ndryshme, por që bashkëpunonin në mes tyre në teori dhe praktikë (Mekanizmi i këtyre forcave në Mekanikë, gjen zbatim edhe ne Ortopedi).

Pyetja e parë që m’u bë, ishte nga ministri i asaj kohe, Llambi Ziçishti, i cili më tha: “Mos jeni gjë edhe inxhinier”?! Jo, i thashë unë, jam mjek, por shkollën e mesme, e kam bërë në Teknikumin Mekanik. “Bravo’- më tha,’qenke doktor dhe inxhinier, një temë të tillë shkencore, ku lidhet Mekanika Teorike, Rezistenca Materiale, me Ortopedinë, nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Të lutem a mund të ma japësh këtë referat”? Po, i’u përgjigja unë, dhe ndërsa ja dhashë, të gjithë të pranishmit në sallë, u ngritën dhe duartrokitën, ai i’u drejtua kirurgut, Dr. Agim Qarri, duke i thënë: “Ortopedin, e paske duar artë. Merrja edhe ti përvojën aq më shumë, se qenka edhe i biri i mjekut popullor, Cenit të Shijakut”. Pas kësaj, përshëndetën me duartrokitje marrjen e fjalës të Dr. Llesh Rrokut, që tha: “Dr. Pullumbi, ishte mjek, që kur erdhi të studionte për mjek. Te dhoma e tij e konviktit, vinin e vizitoheshin e kuroheshin me shumë sukses mjaft pacient”.

Me Bab Cenin dhe Dr. Haki Xhafën, në klinikën e qytetit të Shijakut

Nga fundi i vitit 1978, u ktheva të punoja në Spitalin e Shijakut, meqenëse një përfaqësi mjekesh specialist, insistuan që Shijaku kishte nevojë për një mjek, që të kryente mikrokirurgjinë, pasi qyteti i Shijakut është shumë afër me Durrësin dhe se Babë Ceni, është në moshë të vjetër dhe ka shumë nevojë për Dr. Pëllumbin. Kështu, me Babë Cenin punuam bashkë për një vit e gjysëm në Klinikën e Shijakut, ku kishim një dhomë të vogël ku bënim vizita. Korridori në mes dhomave ku mjekët e tjerë vizitonin, ishte shumë i ngushtë. Radha për të vizituar pacientët ishte shumë e madhe, kalonte nganjëherë në 110-120 pacientë, pasi vinin nga e gjithë Shqipëria, madje edhe në gjendje të rëndë, në barela.

Babë Ceni e kuptoi gjendjen e vështirë që po krijoheshin, dukë parë edhe radhët e gjata të pacientëve, ai e e ndjeu se këtu diçka nuk po shkonte si duhej dhe për të mos më bërë mua me fjalë, ashtu urtë e butë, u largua nga Poliklinika dhe shkoi të punonte tek korridori i vogël i shtëpisë së tij. Për atë periudhë kohe, ne ishim tre mjekë, që merrnim pjesë në kurimin e pacientëve që vinin në Klinikë me truma të ndryshme. Këta mjekë ishin: Babë Ceni, Dr. Haki Xhafa (radiolog) dhe unë. Bashkërisht ne krijuam klinikën e vogël ‘Ortopedia Popullore e Aplikuar’ Shijak, me metoda shkencore, ku në vitin 1978-‘79, realizuam 11.700 vizita mjekësore, ku nga një studim i bërë nga Dr. Haki Xhafa, (i nxori këto shifra nga radiografisë që bënte), rezulton se: nga këta, 90 % janë të sakta nga puna jonë dhe 75 % e mjekëve të tjerë. Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Dokumenti sekret: “Myrtezai tha se kishte frikë nga serbët, se mos i bënin gjë vëllait, Xhemalit, pasi kishin marrë vesh se ai do shkonte atashe ushtarak në SHBA-ës…”! / Denoncimet e “Ylli”-t, në ’78-ën

Next Post

“Njitë me Kishën Katolike në Tiranë, zotnijtë Koja dhe Curri, mbajnë një kafe me emnin ‘Drita’, e cila n’fakt ka pamjen e një bordeli, ku vajza të reja…”!/ Zbulohet letra e Dom Shtjefën Kurtit

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
“Njitë me Kishën Katolike në Tiranë, zotnijtë Koja dhe Curri, mbajnë një kafe me emnin ‘Drita’, e cila n’fakt ka pamjen e një bordeli, ku vajza të reja…”!/ Zbulohet letra e Dom Shtjefën Kurtit

“Njitë me Kishën Katolike në Tiranë, zotnijtë Koja dhe Curri, mbajnë një kafe me emnin ‘Drita’, e cila n’fakt ka pamjen e një bordeli, ku vajza të reja…”!/ Zbulohet letra e Dom Shtjefën Kurtit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!