• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Revolta u shtyp me sukses, kuadrot, policët, ushtarët dhe të gjithë që na erdhën në ndihmë, treguan shpirt sakrifice dhe…” Dokumenti sekret

“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që për vite me rradhë kanë mbajtur siglën “Tepër sekret” ku bëhet fjalë mbi një korrespodencë të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Mirditës, Jovan Bardhi me Komitetin Qëndror të PPSH-së, lidhur me revoltën e zhvilluar në burgun e Spaçit më 22 maj të vitit 1973, ku një pjesë e madhe e të burgosurve që vuanin dënimet në atë kamp me kushte tejet të vështira pune dhe jetese, u ngritën në një revoltë,  pas keqtrajtimit që i’u bëri policia dy bashkëvuajtëseve të tyre, vëllezërve Pal dhe Gjok Zefi, nga fshati Rrushkull i rrethit të Durrësit. Si e përshkruante sekretari i parë i atij rrethi në raportet që i dërgonte sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapo, duke analizuar me detaje të gjithë kronologjinë e ngjarjes, nga veprimet e të dënuarëve, ndërhyrjen e efektivave të forcave policore, e deri te konkluzionet e komandës së Kampit dhe Komitetit të Partisë së Mirditës, për atë ngjarje të jashtëzakonëshme dhe masat që u morrën pas shtypjes së asaj revolte.  

I ndërtuar në mesin e vitet 60-të, kampi i Spaçit i vendosur në një nga zonat më të vështira dhe të izoluara të rrethit të Mirditës, do të shërbente për plot 25 vite si një nga institucionet e “Riedukimit” më të tmerrshme lidhur me trajtimin e të dënuarëve politikë, duke filluar nga kushtet e punës dhe jetesës, e deri tek ndëshkimet e tyre. Sipas shumë e shumë dëshmive të dënuarëve që kanë vuajtur vite të tëra në atë kamp, por edhe të mjaft dokumentave arkivore që janë publikuar këto vitet e fundit, tregohet qartë mbi shkaqet e vërteta të shpërthimit të revoltës së të burgosurve në kampin e Spaçit e ndodhur në datat 21-23 maj të viti 1973. Revolta e të dënuarëve politikë të kampit të Spaçit, ku u ngrit për herë të parë flamuri pa yllin e kuq, do të trondiste dhe vinte në alarm, jo vetëm administratën e kampit dhe Ministrinë e Brendshme, e cila do të niste urgjent me helikopter zv/ministrin, Feçor Shehu në Mirditë, por edhe udhëheqjen e lartë komuniste me në krye Enver Hoxhën. Por kjo kryengritje e të dënuarve politikë të këtij kampi, do të shtypej brënda 72 orëve me egërsinë më të madhe nga efektivat policore të ruajtjes së kampit, si dhe nga disa njësi të mëdha ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe asaj të Punëve të Brendëshme që u dërguan atje për shtypjen e asaj revolte. Ku për pasojë, katër të dënuar, Dervish Bejko, Hajri Pashai, Pal Zefi, dhe Skënder Daja, të cilët do të akuzoheshin nga gjyqi i improvizuar ushtarak në ambjentet e burgut, si “iniciatorët kryesorë të nisjes së kësaj revolte”, do të dënoheshin me vdekje, dhe do të pushkatoheshin. Ndërsa këto gjëra tashmë janë të njohura, ato që njihen më pak janë dokumentet arkivore, siç janë relacionet në fjalë, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Mirditës, Jovan Bardhi, i’a dërgon sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapos, (që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit), ku infromon me detaje dhe hollësira gjithçka kishte ndodhur në atë kamp me revoltën e të burgosurve poltik. Për më shumë na njohin dokumentet arkivore që Memorie.al po i publikon të plota duke filluar nga numëri kaluar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Relacioni sekret i MPB-së:” Komanda e Spaçit e paaftë, i doli situata nga kontrolli”.

PARTIA E PUNES SHQIPERISE                        SEKRET                              

KOMITETI I PARTISE SE RRETHIT          Rrëshen, më 8. VI. 1973                               

MIRDITE

Nr. 355 Prot.

                                      KONKLUZIONE

TE BYROSE SE KOMITETIT TE PARTISE SE RRETHIT MIRDITE “MBI NGJARJET E DATES 21-23 MAJ 1973 NE KAMPIN E SPAÇIT

Byroja e Komitetit të Partisë rrethit më datën 4.VI.1973 mbas analizave që bënë Organizatat e Partisë të Repartit 303 dhe të anës së Sigurimit, thirri në raport Byronë e Partisë dhe kuadrot drejtues të Degës së Punëve të Brendëshme dhe të repartit. Nga analizat në të dy Organizatat e Partisë dhe nga shqyrtimi që bëri byroja, del se ndër shkaqet kryesore që çuan në atë gjëndje të rëndë janë:

  • Intesifikimi i veprimtarisë armiqësore në radhët e elementëve të dënuar për veprimtari kundër pushtetit popullor.

Ky element e intesifikoi punën e tij armiqësore sidomos gjatë këtij viti duke ushqyer iluzione nga propaganda e shteteve imperialiste dhe revizioniste, e Vatikanit etj. Kështu kanë hedhur dhe shkruar parrulla se: “Vëndi ynë ka mbetur i izoluar”, “se këtyre u është ngushtuar rrethi”, “se populli gjoja është i pakënaqur” etj. Janë përpjekur të pengojnë pjesmarrjen e të burgosurve në punë, të bëjnë organizime, të nxisin arratisjet etj. Megjithë masat e marrura për evidentimin e dokumentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie, ajo ka vazhduar të intesifikohet deri sa më datën 21 Maj 1973 duke shfrytëzuar si shkak arrestimin e një të burgosuri, ajo shpertheu.

  • Mosvlerësimi në shkallën që kërkohet të veprimtarisë së këtij elementi, në uljen e vigjëlencës revolucionare, në mosëthellimin sa duhet të në masat operative, në manifestimet e koncepteve se këta të dënuar janë, ju lë shteg lëshimeve deri në ngritjen e këtij elementi.

Këshu masat operative nuk kanë qenë kurdoherë të thella dhe të gjithanëshme për zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së mprehtë armiqësore të këtij elementi, nuk janë vlerësuar sa duhet të dhënat e si rrjedhim ka pasur zvarritje,  nuk janë ndjekur me preçedencë për të thelluar demaskimin e goditjen e kësaj veprimtarie në rradhët e të dënuarëve.

  • Shfaqjet e liberalizmit, të indiferentizmit në punë për zbatimin e normave, urdhërave dhe udhëzimeve me të dënuarit.

Marrëdhëniet midis efektivave dhe të dënuarëve nuk kanë qenë në shkallën që kërkohet, kërkesa e llogarisë nuk ka qënë nga të gjithë njëlloj, i është lënë shteg liberalizmit dhe ekstremizmit. Disa raste janë zgjidhur me vetëgjyqësi duke vepruar vetë personi. Janë bërë lëshime nga komanda e repartit, ka pasur qëndrime liberale ndaj të dënuarëve kundrejt të cilëve nuk është mbajtur qëndrim i prerë dhe nuk janë marrë masat të rrepta ndëshkimore kur ata nuk janë bindur, kur kanë ofenduar ose dhe kur kanë goditur policët. Ka pasur dhe raste që si policët dhe oficerët kanë marrë masa ekstreme ndaj të burgosurve, kanë futur në biruca pa lajmëruar komandën, kanë goditur të burgosurit etj. Shkelje të rregullave të kampit ka pasur edhe materjalet që nuk duhen mbrenda. Kështu të burgosurve u janë gjetur sende të ndaluara si: thika, hekura, vegla pune, kazma dhe lopata, etj., që gjatë revoltës një pjesë e të dënuarëve u përpoqën që t’iu shfrytëzojnë kundër efektivit dhe policisë.

  • Ka munguar informacioni sistematik, i shpejtë dhe në kohën e duhur.

Në metodën e punës së komandës së Repartit 303 ashtu dhe të organizatës së Byrosë së Partisë si brenda për brenda në marrëdhënie shërbimi në këtë repart, ashtu dhe nga reparti në Degë, nuk ka funksionuar si duhet informacioni. Kështu që megjithse çdo ditë nuk dalin në punë 7-8 të dënuar pa arsye, ose më datën 30 Maj nuk kishin punuar rreth 30 përqind e të dënuarëve, ata nuk kishin njoftuar fare. Edhe në drejtim të Komitetit të Partisë, informacioni ka qenë shumë i dobët. Në rastin e ngjarjes kur në kamp kishin filluar çrregullimet nga të burgosurit, jo vetëm që Komiteti i Partisë u informua me vonesë, por edhe me konkluzione se nuk ekziston rreziku. Këto kanë ardhur nga nënvleftësimi e mos thellimi mbi veprimtarinë armiqësore në kamp, duke ushqyer konceptin se këta s’kanë ç’bëjnë, të rrethuar i kemi.

  • Mungesë në punën për edukimin, aftësinë e kuadrit dhe të efektivit të shërbimit që ka reparti i riedukimit.

Disa kuadrove ju mungon përgatija ushtarake-profesionale, kjo ka influencuar negativisht në kryerjen e detyrave, për rritjen e vigjilencës e për zbatimin e ligjshmërisë. Kështu shefi i stërvitjes, disa komandantë toge dhe sidomos policët nuk kanë përgatitjen e nevojshme, këta të fundit janë marrë në shërbim  pa kaluar në asnjë kurs. Shumica e kuadrove, me përjashtim të komisarit të repartit, kanë shfaqur mendime, kanë bërë kërkesa për t’u larguar nga ky repart, si vënd i keq dhe për t’u trasnferuar në vënde të tjera. Të gjitha këto dhe të tjera mendojmë se ishin shkaqe të forta që çuan në moszbulimin e revoltës të të burgosurve dhe mosparandalimin e saj në kohë. Revolta u shfaq me gjithë karakteristikat e egërsisë së elementit armik, siç u kemi njoftuar me informacionin tonë të datës 24. V. 1973.

Prandaj nuk po shënojmë veprimet e tyre, parrullat që u përdorën dhe të tjera. Me masat që u morrën nën drejtimin e Ministrië së Punëve të Brendëshme, revolta u shtyp me sukses e për nxitësit e saj e të tjerë u morën masa dhe ju dhanë drejtësisë së popullit. Gjatë punës për shtypjen e saj të gjithë kuadrot, policët, ushtarët e repartit, të Degës, si dhe atyre reparteve që erdhën për ndihmë, treguan vendosmëri, shpirt sakrifice, palodhshmëri dhe vigjilencë të lartë. Byroja konkludoi se ka pasë plotësisht mundësi të evitohej ngjarja në qoftë se do të ishin zbatuar si duhet kërkesat e rregullores e normave që normojnë punën e punonjësve të Sigurimit e të Policisë në degën e Punëve të Brendëshme dhe të komandës së Repartit 303 të riedukimit në Spaç. Për ngjarjen dhe dobësitë e vërtetuara Byroja nxorri përgjegjësinë e Organizatave të Partisë, të kuadrove drejtues, të Degës dhe të Repartit 303, si dhe përgjegjësinë e vet kolegjiale. Ajo kritikoi rëndë Organizatën e Partisë të Repartit 303 që drejtohet nga Shahin Skuraj i cili është dhe Komisar i këtij reparti.

Kjo organizatë nuk ka ushtruar kompetencat e saj për të udhëhequr punën në repart, ka lejuar që tek kuadrot drejtues të komandës të ulet vigjilenca revolucionare, të lejohet shkelje të rregulloreve ushtarake dhe të ruajtjes së të dënuarëve, të mbivlerësojë masat e tyre dhe të nënvlerësojë veprimtarinë e armiqëve dhe për këto e të tjera nuk i ka vënë këto kuadro para përgjegjësisë së Partisë. Ajo nuk është ndalur në konceptet e disa oficerëve që e shohin qëndrimin e tyre si të përkohëshëm në këtë repart: pak është ndaluar në punën për edukimin ideo-politik të oficerëve dhe të policëve, sidomos për të mos lejuar që të zinte vënd koncepti se “armiqtë në tela i kemi dhe s’kanë ç’na bëjnë”?! Byroja e Komitetit të Partisë aprovoj vërejtjen me shënim në kartën e regjistrimit për Komandantin e repartit Haxhi Gorën dhe komisarin Shahin Skurën.

Kritikoi rëndë punën e Organizatës së Partisë të anës së Sigurimit në Degën e Punëve të Brendëshme, e cila nuk i ka kërkuar llogari kryetarit, të zëvëndësit të tij për anën e Sigurimit, për zbatimin e rregullores së firmosur nga Ministri që Organet e Punëve të Brendëshme në rreth i bënë përgjegjës për sigurimin e të dënuarëve, për punën operative dhe riedukimin. Kontrolli i komunistëve drejtues të Degës mbi komandën e repartit që siguron të burgosurit, ka qenë i dobët dhe i ka lejuar ata që të mos zbatojnë plotësisht rregulloren. Komunistët që drejtojnë punën operative me të dënuarit nuk i kanë vlerësuar në shkallën e duhur të dhënat mbi gjëndjen e veprimtarisë armiqësore të të dënuarëve dhe kjo solli (që ndonëse revolta ishte e parapërgatitur) shkalla e njohjes nuk ishte e tillë që të evitonte gjëndjen dhe të merreshin masa për ta parandaluar atë.

Pra ka mjaft dobësi puna zbuluese. Kjo organizatë nuk është ndalur në konceptin që kishin drejtuesit e Degës se: “Kampin e kemi që nga 1968 dhe nuk na ka ndodhur gjë”. Ata nuk i kanë parë dobësitë në rradhë të parë te vetja e tyre se sa tek të tjerët. Byroja e Komitetit të Partisë aprovoi masën; Vërejtje me shënim në kartën e regjistrimit për kryetarin e Degës së Punëve të Brendëshme, shokun Pandi Kita si dhe për zëvëndsin e tij, shokun Mark Deda. Byroja kritikoi shokun Pandi Kita dhe porositi që të ndalet fort në problemet kryesore të Sigurimit, pasi pak merret vetë dhe më shumë ja le zëvëndësit të tij, se edhe të metat më të mëdha gjayë këtyre ngjarjeve, dolën për anën e zbulimit të veprimtarisë armiqësore në kamp. Byroja kritikoi Byronë e Partisë në Degë që nuk ka ushtruar kontroll të thellë dhe nuk ka ndihmuar Organizatat e Partisë të anës së Sigurimit dhe të Policisë. Byroja e Komitetit të Partisë nxorri dhe përgjegjësinë e vet dhe të sekretarëve që drejtojnë. Ajo gjatë vitit 1972-1973 ka analizuar tre herë probleme të punës së repartit në Degë dhe sekretarët e Komitetit të Partisë të gjithë kanë marrë pjesë në mbledhjet e Organizatave të Partisë dhe të anës shtetërore në Degë dhe në repart. Por, Komiteti i Partisë nuk ka ushtruar kontroll të organizuar, të diferencuar dhe për probleme të veçanta në këto organizata.

Kështu njohja e byrosë dhe e sekretariatit nuk ka qenë e thellë e për rrjedhim kërkesa e llogarisë dhe ndihma konkrete kanë çaluar, kjo ngarkon me përgjegjësi Byronë dhe sekretarët e këtij Komiteti. Byroja aprovoi një program të punës së saj për të ndihmuar Organizatat e Partisë në Degë dhe në repart, për të ndrequr të metat, sidomos për edukimin ideologjik, për forcimin e jetës së brendëshme të Partisë, për shtrimin e kontrollit të Partisë mbi komandnë etj. Në Byro dhe në Organizatat Bazë të Partisë u bënë disa kritika, u kritikua Prokurori i rrethit se në disa raste goditja ndaj veprimeve armiqësore të armiqëve është e butë, p.sh., një i dënuar që kaloi rrethimin dhe u kap në rrethin e Pukës, u dënua vetëm me nje vit e gjysëm, kur ligji e parashikon deri në tre vjet. U kritikua Prokuroria e Përgjithëshme, e cila ka refuzuar tre propozime për goditje tash një vit, ndërsa tani që ndodhi kjo gjëndje, kërkonin ku i keni ata. Po kështu u tha se kur një i dënuar i dërgon letër-ankesë, merren më shumë me hartimin e saj, ndërsa nuk i japin rëndësi anës tjetër, veprimtarisë së të dënuarëve ndaj personelit të shërbimit.

U kritikua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit se nuk është thelluar në problemet që i ka ngritur Dega e Brendëshme në raportet e saj, sidomos për masat që duheshin marrë për goditjet e elementit për veprimtari të mprehtë armiqësore. U kritikua Dega e Kuadrit e Ministrisë se nuk ka treguar kujdesin e duhur për kompletimin e repartit 303 me kuadro të aftë. Dërgon atje kudroi që bëjnë gabime në reparte të tjera si dhe u bënë premtime për kohën që do qëndrojnë. U kritikua Drejtoria e Policisë se janë vendosur të burgosurit në kamp pa u kryer punimet e nevojëshme si dhe kontrolli dhe ndihma e saj për zbatimin e rregullores së burgjeve dhe kampeve ka qenë e dobët. Ajo përgjigjet drejt për drejt për këtë repart. U bë një propozim që ministria e Punëve të Brendëshme të shohë mundësinë për shtimin e një kuadri për sektorin operativ mbasi ka vështirësi kjo punë në kamp./Memorie.al

SEKRETARI I PARE I KOMITETIT TE PARTISE RRETHIT

                         (JOVAN BARDHI)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share29TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon

Next Post

Kalendari Historik 23 Maj

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
Caleknadr

Kalendari Historik 23 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!