• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në kampin e Çermës, emigranti L.J., nga Dibra e Madhe, me pseudonimin ‘Molla’, tha për Myrteza Bajraktarin…”! / Dokumenti i kolonelit të Sigurimit

“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Dashnor Kaloçi              

Pjesa e katërt

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952. Filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë, për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. 

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

Dokumenti sekret me relacionin e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Ibrahim Nasku dhe shefit të Seksionit të Parë, Ramadan Cana, lidhur me planin e masave agjenturalo-operative për ndjekjen e survejimin e shtetasit jugosllav, Myrteza Bajraktari në Kampin e Semanit

                                                             R E L A C I O N

                                       Sekret

Mbi zbatimin e detyrave të planit të masave agjenturiale – operative të objektit Myrteza Bajraktari për 6 mujorin e parë.

Në detyrat e ngritura të planit të masave operative – agjenturore të gjashtëmujorit të kaluar, në drejtim të këtij objekti rezulton si më poshtë:

Pothuajse në përgjithësi detyrat e ngritura në këtë plan, nuk janë realizuar për arsye se gjatë kohës së vënies së tij në përpunim aktiv, nuk ka asnjë të dhënë agjenturore dhe asnjë material tjetër në ngarkim të këtij objekti.

Lidhur me pikëm e parë që bën fjalë për drejtimin e B.p. “Drini” nga ana jonë ky B.p. është drejtuar por nuk ka dhënë ndonjë gjë për objektin në fjalë. Këto nuk janë zbatuar se para disa ditësh është liruar nga Semani, megjithëse kjo punë është bërë para disa ditësh.

Po kështu për pikën e dytë, që bën fjalë se me kë shoqërohet ai në Seman, dhe për këtë pikë nuk janë realizuar kombinacionet, pasi nuk ka asnjë shënim operativ ose shënime të tjera që nga ajo kohë që ky objekt është vënë në përpunim dhe deri më sot.

Po kështu dhe për drejtimin e B.p. “Kosovari” për detyrat që i janë dhënë në drejtim të këtij objekti, nuk janë realizuar, për shkak sepse në drejtim të këtij objekti, nuk kemi asnjë të dhënë.

Përveç detyrave që janë ngritur në këtë plan, dhe që nuk kanë gjetur zbatim, për faktin se objekti gjatë kohës së ardhjes së tij në Seman, ka qëndruar i veçuar dhe i pashoqëruar, me përjashtim të vëllezërve Llazana dhe 2-3 emigrantëve të tjerë që ka muhabet.

Për këtë qëllim në të ardhmen, mbeten detyra kryesore që të aktivizohet dhe të drejtohet agjentura me detyra të caktuara me qëllim që të bëjmë të mundur për të zbuluar veprimtarinë e tij armiqësore.

Këto janë konkluzione të planit të masave agjenturore – operative, të këtij objekti për gjashtëmujorin e kaluar të vitit 1963.

 Datë 30.11.1963

Punëtori Operativ                                                           Shefi i Seksionit të Parë

Kapiten Ibrahim Nasku                                                    Major Ramadan Canaj

Dokumenti sekret me relacionin e përpiluar nga punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Kapiten i Parë, Odhise Gjylameti, lidhur me të dëshmitë e dhëna nga Munduh Hamza Nurçe, për Myrteza Bajraktarin

Material i nxjerrë nga relacioni i pyetjes së të riatdhesuarit Menduh Hamza Nurçes në Lushnje.

I përmenduri deponon si më poshtë:

Kur po përgatisja dokumentet me ardhë këtu, më takoi një arsimtar i quajtur Xhemali……..dhe është prej Racice që ka qenë arsimtar në katundin tonë dhe kjo na bëri të njiheshim.

Një ditë më tha se: i kam ca fjalë me ty, por kur të bëhesh gati për të ikur, se kam frikë mos më arrestojnë. Më vonë, kur unë u bëra gati me ardh këtu, u nisa për në katundin e tij dhe ai ishte nis për të më takuar mua. U takuam rrugës.

Pasi u përshëndetëm ai, më tha që do të më japi një porosi që unë duhet t’a thoja në vendin e duhur dhe se ti do të më japësh më parë fjalën që këto biseda që do bëhen mes nesh, do të ngelen këtu.

Mbasi ja dhashë fjalën ai më tha se, në Shqipëri ka shkuar një farë Myrteza Bajraktari nga Gostivari dhe se atje është i lirë. Më duket se ky është agjent i dërguar nga jugosllavët, dhe se kur unë kam qenë në burg atë, e sollën si spiun që të vërtetonin qëndrimin tim.

Por ti nuk e din se sa i poshtër dhe i zgjuar është ai. Më vonë kur dola nga burgu e pashë që Myrtezai ishte i lirë dhe jo vetëm kaq por ditën rrinte me ata të UDB-së. Kur kam qenë në burgun e Idrizovës mora vesh që ai, iku në Shqipëri por fëmijët e tij i mbajnë këtu me rrogë. Pasi e ndigjova, i thashë se do ja plotësoja dëshirën.

Myrteza Bajraktari, i biri i Fahriut dhe i Remzijes, lindur në 1933 në Gostivar, fshatar i varfër, me profesion arsimtar, me kombësi shqiptare e shtetësi jugosllave, i emigruar në 17.6.1962 në sektorin e Peshkopisë, ka deklaruar në hetuesi, se; ka bashkëpunuar me UDB-në, por nuk pranoi se është dërguar me detyra prej tyre në Shqipëri.

Dhe si i tillë, i dyshuar si agjent i mundshëm jugosllav, u dërgua me banim në Seman të Fierit ku është edhe sot.

      Tiranë më 30.12.1963

        Punëtori Operativ                          

Kapiten i Parë Odhise Gjylameti  

Dokumenti sekret me raportin e hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimet të Shtetit, Kapiten Ibrahim Hasku, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Shqiponja”, lidhur me bisedat e zhvilluara nga Myrteza Bajraktarit në Kampin e Semanit         

                                                                                  Marrë nga P.Op. Kapiten Ibrahim Hasku

                                                                                      Dhënë nga B.P. “Shqiponja”. 

                                                                                       Dhënë më datën 9.4.1964

                                                   R A P O R T

Në datën 23.3.1964, në dhomën e madhe ishin duke biseduar, Myrteza Bajraktari, Rexhep Llazana, Gani Ahmetaj, dhe ai. Në bisedë e sipër ra muhabeti për prodhimin e Kombinatit të Tekstileve në Tetovë, dhe Myrtezai tha se vendin e parë e zë Jugosllavia për prodhimin e stofrave, sidomos dhe për cilësinë e tyre.

Madje zënë vendin e parë në Ballkan. Rexhepi i thotë se edhe në Tiranë, në kombinatin e tekstileve, prodhohen stofra të mira. Myrtezai i thotë se ato nuk janë asgjë pasi kualiteti i tyre nuk është i mirë. Ai, thotë se kur erdha në Shqipëri, solla tre palë kostume të mira me cilësi të mirë, që nuk gjendeshin në Shqipëri.

                  “Shqiponja”

                                                                  D E T Y R Ë

Të qëndrosh afër Myrteza Bajraktarit dhe të bisedosh vazhdimisht lidhur me qëndrimin e tij në Seman. Ndigjo mendimin e Myrtezait dhe nëse nuk i jepet liri për të dalë nga Semani, forco shoqërinë me të.

Masat operative

Informata të shtypet në tre kopje, një kopje të vendoset në dosjen e Myrteza Bajraktarit, nji kopje të vendoset në dosjen e Rexhep Llazanës, dhe një kopje në dosjen e Gani Ahmetit.

Vlerësimi i të dhënës: Myrtezai ka ardhur në Shqipëri në vitin 1962. Ai, është në përpunim aktiv dhe ka dyshime që të jetë dërguar nga Zbulimi Jugosllav.

Rexhepi është në përpunim 2/B dhe për këtë ka dyshime si agjent të zbulimeve të huaja. B.P. në të dhënat e tij nuk besohet shumë, nuk është i sinqertë, dhe i shton gjërat së tepërmi.

               Punëtori Operativ

           Kapiten Ibrahim Hasku

Dokumenti ‘Tepër sekret’ i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Kapiten i Parë, Odhoise Gjylameti dhe i miratuar nga Kryetari i Degës së Parë të Sigurimit të Shtetit, Kolonel Zylfi Lami, me planin e punës për ndjekjen dhe survejimin e emigrantit jugosllav, Myrteza Bajraktari në Kampin e Semanit

                                                                                                                          Tepër Sekret 

     Tiranë më 25.3.1965

                                                       Aprovohet

Kryetari i Degës së Parë

Kolonel Zylfi Lami 

                                                       PLAN PUNE

“MBI KRYERJEN E DISA VERIFIKIMEVE NË DREJTIM TË EMIGRANTIT KOSOVAR, MYRTEZA BAJRAKTARI”. 

Myrteza Fahri Bajraktari, lindur në 1933 në qytetin e Gostivarit, me profesion arsimtar, me kombësi shqiptare e shtetësi jugosllave, në datën 17.6.1965, ka emigruar në R.P. të Shqipërisë dhe është vendosur në Qendrën e Emigracionit në Seman të Fierit.

Gjatë kohës që zhvillohej hetuesia me të në Qendrën e Filtrimit të Shijakut, Myrtezai ka pranuar se kur ka qenë në Jugosllavi është vënë në shërbim të UDB-së. Ndërsa këtu ka ardhur i dërguar nga një organizatë anti-titiste, që ky ka pas formuar në Gostivar me emrin “Shkëndija”.

Sipas tij këtu, ka ardhur me detyra të organizatës me qëllim për të kërkuar ndihma dhe armë nga qeveria jonë, dhe të kthehej përsëri në Gostivar, për të organizuar kryengritjen. Ai, ka thënë që; bashkë me të në organizatë, ka qenë dhe J. L. nga Dibra e Madhe, i cili në 14.9.1963 ka emigruar në vendin tonë.

J.L. ka lindur në 1938, në Dibër të Madhe, me profesion bujk, arsim 8 vjeçar, me kombësi shqiptare e shtetësi jugosllave, me banim në qendrën e emigracionit në Çermë të Lushnjes.

I përmenduri në qendrën e filtrimit të Shijakut, ka deponuar për ekzistencën e organizatës dhe për rolin e Myrtezait në të.

Ai, deklaroi se Myrtezai e kishte ngarkuar që të vinte në Shqipëri dhe të kërkonte ndihma dhe armë. Ndërsa J.L. vetë, nuk ishte në dijeni të ardhjes së Myrtezait në Shqipëri, përpara tij.

Me qenë se qëndrimi i tij në Qendrën e Emigracionit ka qenë i mirë, dhe ai ka dhënë disa materiale për organet tona, në datën 14.4.1964, ai u rekrutua si B.p. i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Molla”, dhe puna e tij vlerësohet e mirë.

Për të sqaruar çështjen e kësaj organizate dhe pozitën e të përmendurve, pasi ka shumë dyshime që të jemi përpara një loje të UDB-së, dhe Myrteza Bajraktari ka mundësi që të jetë dërguar si agjent i tyre, do të ndërmerren këto masa:

  1. Të organizohet takimi me B.p. “Molla”, i cili të pyetet dhe njëherë për organizatën dhe pjesëtarët e saj, dhe t’i kërkohet me hollësi gjithçka që ai din mbi Myrtezain. Mbas kësaj të bëhet krahasimi me ato që ai ka thënë në kohën e emigrimit, për të nxjerrë kontradiktat, që mund të ketë midis thënieve të tij.
  2. Në rast se nuk do të lindin dyshime dhe ai do t’i mbahet thënieve të tij, B.p. “Molla”, të përgatitet me një vijë sjelljeje dhe të takohet me Myrteza Bajraktarin, qoftë në Lushnje ose Fier dhe biseda e tyre të përgjohet me T.O.
  3. Të merret takim me të riatdhesuarin Menduh Nurçe që banon në Lushnje dhe të pyetet se çfarë din mbi Myrteza Bajraktarin. I përmenduri në këtë rast, të pyetet dhe për dy-tre persona të tjerë, me qëllim që ai të mos dyshojë se për kë interesohemi ne.
  4. Po ashtu, pasi të merret vendimi i sektorit përkatës, të organizohet pyetja e të riatdhesuarve Myzafer Afce, Ahmet Pere, Shefqet Telhaku, etj. Ata të pyeten se çfarë dinë rreth Myrteza Bajraktarit. Po kështu dhe këta, të pyeten për dy-tre persona të tjerë, që të mos ju lindin dyshime.
  5. Në përfundim në varësi me materialet dhe situatën e re që do dali me të përmendurin, të përcaktohen masat e mëtejshme që duhen marrë.

Ngarkohet me zbatimin e këtij plani, Dega e Fierit dhe Kapiteni i Parë, Odhise Gjylameti. Memorie.al

 Tiranë më 25.3.1965

 Punëtori Operativ                                                                           Shefi i Seksionit të Katërt

Kapiten i Parë Odhise Gjylameti                                                      Kapiten i Parë Ilo Noti

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me eliminu gjakderdhjen si në Rumani, më 24 dhetuer ’89, ‘Blloku Kombëtar Indipendet’, u mblodh urgjent në New York dhe vendosi që në Shqipni…”/ Dëshmia e studiuesit nga SHBA-ës

Next Post

Kalendari Historik 04 Maj 2022

Artikuj të ngjashëm

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
Next Post
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Kalendari Historik 04 Maj 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!