• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Me eliminu gjakderdhjen si në Rumani, më 24 dhetuer ’89, ‘Blloku Kombëtar Indipendet’, u mblodh urgjent në New York dhe vendosi që në Shqipni…”/ Dëshmia e studjuesit nga SHBA-ës

Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Me eliminu gjakderdhjen si në Rumani, më 24 dhetuer ’89, ‘Blloku Kombëtar Indipendet’, u mblodh urgjent në New York dhe vendosi që në Shqipni…”/ Dëshmia e studjuesit nga SHBA-ës
“Me eliminu gjakderdhjen si në Rumani, më 24 dhetuer ’89, ‘Blloku Kombëtar Indipendet’, u mblodh urgjent në New York dhe vendosi që në Shqipni…”/ Dëshmia e studjuesit nga SHBA-ës
“Në spitalin civil u çel dhoma e destinueme për të vdekunit dhe u panë të shtrirë 10 kufoma”?! / Dosja hetimore e 4 shkurtit ’44, ku figurojnë të vrarë vetëm …
“Me eliminu gjakderdhjen si në Rumani, më 24 dhetuer ’89, ‘Blloku Kombëtar Indipendet’, u mblodh urgjent në New York dhe vendosi që në Shqipni…”/ Dëshmia e studjuesit nga SHBA-ës
“Me eliminu gjakderdhjen si në Rumani, më 24 dhetuer ’89, ‘Blloku Kombëtar Indipendet’, u mblodh urgjent në New York dhe vendosi që në Shqipni…”/ Dëshmia e studjuesit nga SHBA-ës
“Me eliminu gjakderdhjen si në Rumani, më 24 dhetuer ’89, ‘Blloku Kombëtar Indipendet’, u mblodh urgjent në New York dhe vendosi që në Shqipni…”/ Dëshmia e studjuesit nga SHBA-ës
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Dëshmia e studiuesit nga SHBA: “Kapedani i Mirditës, Gjon Markagjoni, nga Roma, i’u dërgoj një thirrje bashkatdhetarëve të tij në Shqipni, ku thuhej…”/ Veprimtaria e ‘Bllokut Indipendent’
0
Shares
2.2k
VIEWS

Nga Idriz Lamaj

Pjesa e pestë

Nga veprat e apostujve të Shqipënisë etnike

                                                Xhafer Deva

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

                   Në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës

                                    Parathënie

Memorie.al/ Ndoshta si shumë të tjerë, edhe unë, shpeshherë shfletoj letrat me miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, që nuk janë më në këtë jetë. Duke i shfletuar ato, për një çast shpalosen kujtime që më duket se disa prej tyre mund t’i shërbejnë historisë tonë. Pastaj, kthehem te vetëdija për gjendjen e e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, e them me vete: “Vallë, çfarë mund të shërbejnë në këtë kohë të zymtë kujtimet e mia për të tjerët ose letrat e njerëzve të vdekur?”

Pa qenë ndjellës ogurzi i pesimizmit, duke menduar si gjithmonë për një të ardhme më të mirë, kthehem tek detyrimet e mia ndaj miqve të mi dhe si një vëzhgues i akullt i kohës, pa asnjë pretendim shërbimi historik, kur më jepet mundësia e botimit, shkruaj atë që kam në mend, gjithnjë të mbështetur në shkrimet dhe në letrat e tyre. Ky parim ndiqet edhe në këtë libër për Xhafer Devën. Xhafer Devën e njoha në person, kemi këmbyer vizita dhe kemi pasë letërkëmbim të dendur.

Kam kaluar ditë pushimi në shtëpinë e tij dhe kam trashëguar të gjithë korrespondencën e Xhafer Devës me Rexhep Krasniqin, shokun e tij më të ngushtë, për mëse 40 vjet. Mbas shumë vjetësh, bisedova në telefon me të bijën dhe dhëndrin e zonjës Deva. Në bisedë e sipër, duke përfituar nga miqësia e vjetër, pyeta për letrat e tij dhe më njoftuan se të gjitha i kishte Qefali Hamdia, mik i familjes së tyre.

Në qershor të vitit të kaluar (2001) shkova në Kenosha, Wisconsin, mysafir i Qefali Hamdisë, për të shikuar korrespondencën e Xhafer Devës, të cilën ia kishte dërguar zonja Deva vite më parë, kur ajo, për shkak të moshës së thyer, po mbyllte shtëpinë e vet për të vajtur në shtëpinë e 5 së bijës dhe të dhëndrit, zonjës Burgl Dagmar dhe Rev. Dennis Logie.

Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i merrja vesh, mora me vete më shumë se një mijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihet një periudhë mbi 30 vjet, 1945 – 1978. Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë – tetë gjuhë. Korrespondenca e tij është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht. Letrat dhe shkrimet e Xhafer Devës, me përjashtim të atyre me shkronja të turqishtes së vjetër dhe të serbishtes me shkronja cirilike, kryesisht janë të shkruara me makinë, të mbajtura mirë dhe të renditura si mbas alfabetit, me personat që ai kishte të bëjë.

Aty përfshihen edhe letrat e tij familjare. Ai ruajti me kujdes kopjen e çdo letre që dërgoi dhe çdo letre që mori. Zonjës Oswalda Deva, të bijës Burgl, dhëndërit Dennis Logie dhe z. Qefali Hamdia me familje, i’u shprehi falënderimet më të përzemërta për besimin që më dhanë. Me mirënjohje të veçantë kujtoj këtu ndihmesën që më dhanë vëllezërit – Kapidan Nue Gjomarkaj dhe Nikoll Gjomarkaj, në përgatitjen e njërit prej kapitujve më të rëndësishëm të këtij libri.

Kapidan Nou, përveç vënies në dispozicion të lëndës mbi marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe dërgimin e parashutistëve në Shqipëri e në Kosovë, shqyrtoi bashkë me mua secilin dokument të asaj periudhe, dhe formuluam tekstin në formë bisede; ndërsa Nikolla, deshifroi letrat, transkriptoi dhe përktheu nga italishtja, materialet e papublikuara deri më sot, të cilat u botuan në këtë kapitull.

                                                  Vijon nga numri kaluar

Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim

                                    – Kosova në kohën e Shqipnisë etnike –

Xhafer Deva në dritën e letrave të veta

Marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe misionet e tyre parashutiste në Shqipëri e Kosovë

Për të pasur një pasqyrë të qartë të marrëdhënieve të Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’, së pari le të shohim se cila ishte kjo parti politike shqiptare në mërgim dhe si e konkretizonte veprimtarinë e vet politike e luftarake për çlirimin e Shqipërisë nga regjimi komunist.

‘Blloku Kombëtar Indipendent’, krijuar me 6 nëntor 1946, ishte një parti politike nacionaliste shqiptare, e cila qysh në fillim kishte si qëllim kryesor luftën në mënyrë të organizuar kundër komunizmit sllavo-bolshevik, siç cilësohet në çdo dokument të saj, që i ishte imponuar popullit shqiptar.

Themeluesit e ‘Bllokut’ vinin nga vise dhe ambiente të ndryshme politike, por të gjithë kishin të përbashkët dhembjen për familjet që vriteshin, burgoseshin e internoheshin dhe shqetësimin e thellë për fatin e kombit e të atdheut, të cilit i kërcënohej ekzistenca si shtet i lirë dhe i pavarur.

Regjimi komunist shqiptarë, që nga marrja e pushtetit në dorë, e ktheu Shqipërinë në një koloni të plotë të Jugosllavisë dhe më vonë të Rusisë.

Programi i veprimit te ‘Blloku Kombëtar Indipendent’ u përcaktua me dispozitat parimore të Statutit, në frymën e ndjesive për vëllazërim shqiptar dhe bashkëveprim, me synim drejt idealit të një Shqipërie të lirë, të pavarur, etnike, demokratike dhe anti totalitare.

‘Blloku’ zhvilloi veprimtarinë e vet në dy drejtime: lufta kundra regjimit komunist, si me fjalë e shkrime, ashtu edhe me organizime luftëtarësh brenda në Shqipëri.

Analistë të kohës, mbështetur në dokumenta të ndryshme historike, mendonin se Shqipëria mund të çlirohej nga regjimi komunist në vitet pesëdhjetë, atëherë kur ende nuk ishte anëtare e ‘Paktit të Varshavës’ dhe kur lufta e ftohtë po arrinte kulmin për arsye të ekspansionit me forcë te komunizmit ndërkombëtar, si me ardhjen në fuqi të regjimit komunist në Kinë, me 1948, dhe me shpërthimin e luftës së përgjakshme të Koresë.

Gjendja e ligështuar politike e regjimit komunist në Tiranë, i jepte guxim ‘Bllokut’ të organizonte grupet e luftërave të lirisë brenda në Shqipëri, me anën dërgimit të misioneve parashutiste në zonat veriore të vendit, pikërisht në Mirditë.

Megjithëse ‘Blloku’ ishte për afrimin me forcat e tjera politike të mërgatës për bashkëpunim veprimi të harmonizuar në dobi të çështjes kombëtare, mjerisht nuk gjeti përkrahje të duhur nga disa parti të tjera, të cilat gjithashtu zhvillonin veprimtarinë e tyre.

Duke mos u vlerësuar veprimtaria e kësaj partie në nivel të duhur, mërgata pati konsekuenca të idhta, dhe mbetet e ndarë dhe e përçarë.

‘Blloku’, si forcë e pamohueshme e qendrës, qysh në fillim arriti të mblidhte rreth vetes mërgimtarë shqiptarë dhe grupe të moderuara politike me të cilat zhvilloi një bashkëpunim konkret.

Koalicioni i tij i sinqertë me ‘Lidhjen e Dytë të Prizrenit’ në Mërgim (grupin kosovar të kryesuar prej z. Xhafer Deva), Protokollin e Aleksandrisë në Egjipt me 1948, në Besëlidhje me ‘Ballin Kombëtar’ (grupi i Ali Këlcyrës) dhe më vonë me Bashkimin Demokrat, fuqizoi misionin e vet veprues në mënyrë të pa kontestueshme.

Në këtë kontekst politik, ‘Blloku’ vazhdoi me dinjitet rrugën e vet te drejtë. Me kongrese të ndryshme në Itali, në New York dhe në Belgjikë, ‘Blloku’ dëshmoi me fakte të qenët gjallë, u tregua i aftë dhe shumë i kujdesshëm me të huajt dhe asnjëherë nuk e kaloi kornizën e besimit reciprok në veprimtarinë e vet, deri sa pushoi së vepruari në fillim të viteve 1990-ta.

“Me ndryshimet që filluan në shtetet socialiste, u pa se edhe në Shqipni ishte e paevitueshme lëvizja për liri e demokraci. Të shqetsuem nga perspektiva e nji gjakderdhje si në Rumani ose edhe ma keq, udhëheqsat e ‘Bllokut’ u mblodhën me urgjencë me 24 dhjetor 1989 në New York dhe vendosen me marrë iniciativën me përkrahë opozitën demokratike ne Shqipni, t’ue i bâ thirrje popullit të votojë për demokracinë dhe, me vota, të rrëzojë komunizmin.

‘Blloku’ nuk ka kërkue me marrë pjesë aktive në proceset elektorale, sepse nuk ka dashtë me damtue opozitën demokratike. Ka kërkue vetëm që të gjitha votat jo komuniste, të shkojnë në favor të demokracisë.

Veprimtaria si parti politike në mërgim, nuk ka mâ domethënieje. Por nji gjë asht e arsyeshme dhe e domosdoshme: ‘Blloku Kombëtar Indipendent’ me programin e vet dhe veprimtarinë ma se 45 vjeçare në shërbim të kombit, duhet t’i bahet i njoftun popullit shqiptar.

Këtë e kërkojnë sakrificat e ‘Bllokut’ dhe ideali i tij kombëtar pohon sot një prej themeluesve të ‘Bllokut’, Kapidani i Mirditës, Nue Gjomarkaj, me të cilin bashkëpunuam ngusht në përgatitjen e këtij kapitulli, i cili lidhet me Xhafer Devën dhe Kosovën.

Para se të hyjmë në temën fiks, mbi bashkëpunimin e Xhafer Devës me ‘Bllokun’ në fushën e dërgimit të misioneve parashutiste, do të themi diçka se si u krijua ‘Blloku’ dhe prej kuj doli ideja e krijimit të tij?

Fill mbas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, mërgimtarët shqiptarë kishin filluar të grumbulloheshin në Itali, i vetmi vend që jepte garanci shpëtimi. Me këtë besim të ngulur, Kapidani i Mirditës, Gjon Marka Gjoni, bashkë me djalin e tij, Nue Gjomarku, që kishin lanë Shqipërinë me 28 nëntor 1944, mbas shumë peripecish, duke kaluar nëpër shtete të ndryshme, nëpër zona lufte e nën bombardime të tmerrshme, në prill të vitit 1945, mbërritën ne Itali (Merano). Në gusht të atij viti shkuan në Romë, ku u vendosën përgjithnjë.

Në atë kohë, Italia ishte pushtuar prej aleatëve, por Partia Komuniste Italiane ishte e fortë, e ajo gjendje shkaktonte ndër mërgimtarët shqiptarë një frikë të madhe për dorëzimin e tyre qeverisë komuniste shqiptare. Këtë frikë e përforconte kapja dhe internimi në Ventotene i Mit’hat Frashërit dhe Ali Kelcyrës, gati për dorëzim. Qeveria provizore italiane, megjithëse e ligshtë në atë kohë, tregoi një mirëkuptim e simpati për shqiptarët, duke i’u siguruar atyre mirë trajtim e mbrojtje. Kështu shqiptarët u qetësuan disi dhe filluan të merrnin kontakte me njëri tjetrin.

Në shtator të vitit 1945, Gjon Marka Gjoni rastësisht takohet me mikun e tij, prof. Ernest Koliqin. Gëzimi ishte i madh, jo vetëm se u takuan dy miq të ngushtë, por edhe dy shtylla të forta: ajo e tradicionalizmit (Gjon Marka Gjoni) dhe ajo e kulturës kombëtare (prof. Ernest Koliqi).

Me takime të përditshme dhe me kuvende të avashta e shqyrtonin gjendjen e mjerë të krijuar në Shqipëri si edhe gjendjen e mërgatës, e cila kishte mbetur e disorientuar. Në anën tjetër, i shqetësonte propaganda denigruese e partive të ndryshme shqiptare, që kishte filluar të ngacmonte nderin e shumicës të Indipendentëve, aq sa të shkaktonte egërsim politike dhe shoqërore e t’i shtrëngonte ata të kundërshtonin çfarëdo pretendimi të tyre.

Në shqyrtim të asaj situate politike e shoqërore mjaft të ndërlikuar e të papërshtatshme për një bashkim forcash politike, si mbas z. Gjomarkaj, personat në fjalë studiojnë mënyrën për të gjetë një shtegdalje prej atij kaosi të krijuar:

“Mbas shumë bisedimesh e shqyrtimi të problemit, prof. Koliqi paraqiti mendimin me u bashkue në nji organizatë politike që të delte në shesh si nji forcë politike e tretë, me pika të caktueme. Kapidani i Mirditës, i’u përgjigj se i takonte ‘Grupit Nacional Indipendent’, krijue prej Mark Gjomarkut në Shkodër, në mars të vitit 1944. Prof. Koliqi mbeti disi i topitun, por t’ue përblue nëpër mend rëndësinë e asaj vepre kombëtare të Mark Gjomarkut, mbas disa ditëve, i tha Kapidan Gjonit: Unë me Markun kam pas miqësi të ngushtë dhe kemi qenë bashkëpunëtorë, prandaj as unë nuk mendoj me u shkëputë prej rrugës së tij por, në gjendjen në të cilën gjendemi këtu në mërgim, më duket e arsyeshme me e zgjanue rrethin. Për këtë arsye, unë ju propozoj: ‘Grupin Nacional Indipendent’ me e shëndrrue në ‘Blloku Kombëtar Indipendent’. Ky sugjerim i profesorit, na u duk i arsyeshëm prandaj e pranuem.

Për të realizue këtë ide, morëm kontakt me miq e dashamirë të cilët u joshen dhe u diftuen të gatshëm me bisedue në nji mbledhje të përgjithshme. Me 6 nanduer 1946, mbas shumë bisedimesh, u konkretizue krijimi i ‘Bllokut Kombëtar Indipendent’, i cili u shpall me këtë ‘Proces Verbal’

                                                                 Proces – verbal

(I mbajtur sot me 6 Nanduer 1946)

Të poshtshenuemit, përfaqësuesit e grupeve të ndryshme indipendente të Romës, të mbledhur për nji shqyrtim të gjendjes dhe të aspekteve ma të ngutshme t’emigracionit, mbasi rrahën imtësisht të gjitha çështjet që u paraqitën në bisedim e mbasi i drejtuen njizani mendimin e tyre mirënjohës Qeverisë Demokratike t’Italis për mikpritje në token e saj bujare; tue kujtue se vet situata ndërkombëtare e sugjeron nji afrim sa ma të ngushtë e ma aktiv të gjithë atyre shqiptarëve të emigracionit, gë janë të frymëzuem prej ndjenjave ma të shenjta të atdhedashurisë, shumë prej të cilëve çështjes shqiptare i kanë kushtue tanë jetën e që prej saj nuk duen të hjekin dorë; t’ue pasun bindjen ma të thellë se sytë e të tanë shqiptarëve, sod të robnuem në atdhe, janë drejtue kah aktiviteti i emigracionit, tue kujtue mirëfilli se pa nji bashkim të ngushtë të gjithë këtyre fuqinave t’emigracionit, nuk asht e mundun me i sjellë ndonji dobi situates së vajtueshme t’atdheut; me plot bindje se kryejnë nji vepër patriotike sikur në çdo kohë, e sidomos sod që vendi ynë u lëshue e u braktis prej mbarë botës;

                                                                V E N D O S Ë N

  1. Të formohet sikurse u formue Blloku i grupeve indipendente, i cili këndej e tutje merr emnin ‘Blloku Kombëtar Indipendent’.
  2. Të kenë për parim bashkpunimin e përzemërt me të gjithë ata shqiptarë a grupe shqiptarësh që kanë për qellim luftimin me çdo mjet ligjuer të përshtatshëm, për shpëtimin e atdheut nga robnija, nga terrori dhe nga çfarosja e racës, që dita ditës po i kërcnohet, e që duen t’i sigurojnë popullit sovranitetin e integritetin toksuer tansuer, si dhe të gjitha liritë demokratike e sidomos ato të shprehjes së votës për caktimin e formës konstitucionale të shtetit.

Me përdorë çdo mënyrë për me e mbajtë në eficiencë emigracionin, që të veproj me anën e shtypit e me çdo mjet tjetër propagande për ndriçimin e mendimit të përbotshëm, e sidomos të kolonive shqiptare jashtë atdheut.        3. Ky vendim merr formën e preme mbasi të marrë pëlqimin e grupeve indipendente të Reggio Emilias e ngjeti.

  1. Nënshkruesit e këtij proces – verbali angazhohen e nuk do të zhvillojnë ndonjë veprimtari politike individuale jashtë ‘Bllokut’ deri sa të kthehen në Shqipni.

 Romë, 6 Nanduer 1946

  1. Gjon Marka Gjoni
  2. Ndue Gjomarkaj
  3. Qazim Mulleti
  4. Dr. Xhemil Dino
  5. Nebil Dino
  6. Prof. Sotir Kozmo
  7. Kap. Asllan Libohova
  8. Pandeli Papalilo
  9. Luigj Gjergjola
  10. Safa Vlora
  11. Jak Koçi
  12. Dr. Eduard Liço
  13. Dr. Ismail Vërlaci
  14. Prof. Ernest Koliqi
  15. Nexhmedin Vrioni
  16. Dr. Xhelal Mitrovica
  17. Prof. Namik Resuli
  18. Don Frano Karma
  19. Kap. Jorgji Ruçi
  20. Kap. Kapllan Libohova
  21. Theofan Qesari
  22. Dr. Kadri Myftiu
  23. Dr. Lin Shkreli
  24. Prof. Stefan Gazulli

Prej mbledhjes u caktue nji komision prej tre vetash për ndërlidhje me mërgimtarët e kampit të Reggio Emilias, me i vu në dijeni për krijimin e ‘Bllokut Kombëtar Indipendent’, e ata ishin: Nue Gjomarku për ata të Veriut, Xhelal Mitrovica për grupin kosovarë, Kadri Myftiu për ata të qendrës.

Mbas nji studimi të hollësishëm të gjendjes, themeluesit e ‘Bllokut’ publikuan Statutin themeltar: Teksti i statutit ‘Blloku Kombëtar Indipendent’, përmbledh në gjinin e vet bashkatdhetarë të ndershëm që, tue u ushqye nga ndiesit ma të pastra të vëllazërimit shqiptar, synojnë idealin e nji Shqipnije të lirë, të pamvarun, demokratike e antitotalitare.

‘Blloku Kombëtar Indipendent’, mbas ngjarjeve të mëdhaja historike, nëpër të cilat u përshkue vendi ynë në gjysmën e qindvjetit të fundëm, i dishron kombit nji mbarshtrim politik e shoqnuer, i cili, tue u bazue në traditat ma të shëndoshta të tija, të përfshijë të gjitha përparimet e botës moderne perëndimore.

Për t’a arrijtun qëllimin, gjatë qëndrimit në mergim, ‘Blloku Kombëtar Indipendent’ e frymzon veprimtarin e vet nga këto pika programatike:

  1. Mbajtjen para sysh të ruejtjes dhe mprojtjes së të drejtave bashkë me pamvarsin, sovranitetin shtetnuer e integritetin toksuer dhe të përpjekjes me mjete paqësore për Shqipninë ethnike, tue luftue me të gjitha mundësit e veta komunizmin e çdo lloji qoftë.
  2. Ndjekjen e kultit të vlerave tradicionale qi e cilësojnë kombin shqiptar, tue konsideruem të përfshim n’at kult nderimin e personalitetit njerzuer, t’insitutit familjar, të lirive shoqnore e politike, të nisjativës se lirë në çdo fushë të veprimtarisë kombëtare, gjithnji mbrenda qarkut të dobisë së përgjithshme. Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 03 Maj 2022

Next Post

Relacioni sekret: “Në kampin e Çermës, emigranti L.J., nga Dibra e Madhe, me pseudonimin ‘Molla’, tha për Myrteza Bajraktarin…”! / Dokumenti i kolonelit të Sigurimit

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
Relacioni sekret: “Në kampin e Çermës, emigranti L.J., nga Dibra e Madhe, me pseudonimin ‘Molla’, tha për Myrteza Bajraktarin…”! / Dokumenti i kolonelit të Sigurimit

Relacioni sekret: “Në kampin e Çermës, emigranti L.J., nga Dibra e Madhe, me pseudonimin ‘Molla’, tha për Myrteza Bajraktarin…”! / Dokumenti i kolonelit të Sigurimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!