• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni i ministrit të Jashtëm Reiz Malile: “Qeveria franceze kërkon t’i akordojë Kadaresë medaljen “Des Arts et des Lettres, prandaj…”/ Korespondenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’90-ën

“Franca do e propozojë shkrimtarin tonë Ismail Kadare për çmimin ‘Nobel’, por ne do u themi se në asnjë mënyrë nuk…”/ Korespondenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’89-ën
Relacioni i ministrit të Jashtëm Reiz Malile: “Qeveria franceze kërkon t’i akordojë Kadaresë medaljen “Des Arts et des Lettres, prandaj…”/ Korespondenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’90-ën
Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën
Relacioni i ministrit të Jashtëm Reiz Malile: “Qeveria franceze kërkon t’i akordojë Kadaresë medaljen “Des Arts et des Lettres, prandaj…”/ Korespondenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’90-ën
Relacioni i ambasadës shqiptare në Paris: “Dezertimi i Kadaresë në Francë s’ishte i rastit, ai eklipsoi mbledhjen e Konferencës së Ministrave të Ballkanit në Tiranë dhe…”/
Relacioni i ministrit të Jashtëm Reiz Malile: “Qeveria franceze kërkon t’i akordojë Kadaresë medaljen “Des Arts et des Lettres, prandaj…”/ Korespondenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’90-ën
“Më pëlqyen vjershat e një vajze të re poete, por ajo më dërgoi dy letra, ku me fodullëk, sa s’kërkonte t’i…”/ Diskutimi i Enverit në mbledhjen me shkrimtarët dhe artistët në ’65-ën
“Më pëlqyen vjershat e një vajze të re poete, por ajo më dërgoi dy letra, ku me fodullëk, sa s’kërkonte t’i…”/ Diskutimi i Enverit në mbledhjen me shkrimtarët dhe artistët në ’65-ën

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë të cilat i përkasin vitit 1990, ku ndodhet një korrespondencë në mes ambasadës shqiptare në Paris me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, ku diplomatët shqiptarë informojnë dhe i bëjnë me dije eprorëve të tyre në Tiranë, ku e rastin e pritjes që dha Ramiz Alia me rastin e vizitës në vendin tonë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Pérez de Cuéllar, ambasadori i Francës, Michelle Bulmer kishte pyetur nëse kishte ndonjë përgjigje nga pala shqiptare për propozimin e dekorimit të shkrimtarit Ismail Kadare me dekoratën “Des Arts et des Lettres” nga ana e Ministrisë së Kulturës së qeverisë franceze, të kryesuar prej Zhak Lang. Korespondenca e plotë në mes ambasadës shqiptare në Paris dhe eprorëve të tyre në Tiranë lidhur me propozimin e shtetit francez për dekorimin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare me dekoratën e lartë.

Në mesin e viteve ’50, kur në Bashkimin Sovjetik, falë liderit të sapoardhur në fuqi Nikita Sergeyevich Khrushchev dhe mbështetësve të tij, po kryhej procesi i destalinizimit, diku në Itali filloi të qarkullonte një libër, tip broshure, ku përshkruheshin me detaje tmerret e luftës civile (1918-1922), në atë vend stërmadh ku kishte “triumfuar” Revolucioni i Tetorit, që solli në fuqi bolshevikët.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Libri “Doktor Zhivago”, që ishte shkruar si tip pamfleti nga shkrimtari rus Boris Pasternak, thuhej se ishte mbështetur, financuar dhe shpërndahej nga shërbimet sekrete të SHBA-ve (CIA), të cilat donin ti bënin të ditur botës mbarë se nga çfarë ‘djepi’ kishte dalë ajo ‘pjellë’ e regjimit stalinist, që vetë disa nga protagonistët e aktorët e tij po e demaskonin dhe po i’a çirrnin maskën.

Pas Italisë, po nën kujdesin dhe patronazhin e plotë të amerikanëve (të kamufluar nën Fondacionin “Rockefeller”), ai libër që vazhdonte të çudiste botën mbarë, arriti të futej edhe në vetë Bashkimin Sovjetik. Kështu, ndërsa udhëheqja staliniste e Moskës mundohej ta fshinte apo t’i nxirrte ‘jashtë’ ato tmerre që kishin përjetuar pothuaj të gjithë popujt që jetonin në të gjitha republikat e BRSS-së, amerikanët i’a fusnin “kontrabandë” përsëri brenda.

Dhe në kuadrin e gjithë kësaj fushate ‘letraro-politike’ të sponsorizuar nga amerikanët, asokohe emri i Pasternakut dhe libri i tij kapën “majat” e botës dhe autori u propozua për çmimin ‘Nobel’, i cili i’u akordua në vitin 1958. Edhe pse nga presionet e shumta, ai refuzoi që ta merrte çmimin ‘Nobel në Letërsi’, misioni i amerikanëve tashmë ishte kryer më së miri.

Kremlinit ajo gjë i’u kthye në bumerang, pasi refuzimi i Pasternakut bëri bujë më të madhe se ç’do të kishte bërë po ta pranonte atë çmim. Po kështu, pothuaj në të njëjtën periudhë kohe që amerikanët kishin filluar ‘aksionin Pasternak’, lideri komunist i Jugosllavisë, Josif Broz Tito, i kishte dalë ‘zot vetë’ një ‘aksioni’ të tillë me shkrimtaro-politikanin serbo-boshnjak Ivo Andriç.

Thuhet se nuk kishte takim zyrtar apo privat ku vetë Marshalli Tito të mos fliste dhe promovonte me miqtë dhe të ftuarit e tij “gjenialitetin” e shkrimtarit sllav që “po ndriste me veprën e tij”, botën mbarë. Vepër ku përshkruhej “bashkim-vëllazërimi”, në atë vend me gjashtë republika e shumë etni të Ballkanit. Dhe, falë mbështetjes e promovimit të Titos, edhe Ivo Andriç arriti që në vitin 1961 të kurorëzohej me çmimin ‘Nobel në Letërsi’, edhe pse “bashkim-vëllazërimi” të cilit ai ‘i këndoi’ në veprën e tij, rezultoi veçse një fasadë, po të kemi parasysh luftërat që mbytën në gjak pothuaj të gjitha republikat e saj në fillimin e viteve ’90-të!

Plot 15 vjet më vonë (në 1985-ën), një histori krejt ndryshe nga ajo e Titos me Andriçin ndodhte në Shqipëri. Ajo me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare dhe diktatorin komunist Enver Hoxha e pasuesin e tij Alia (ngjarja e ka zanafillën kur Enveri ishte ende gjallë).

Ndërsa asokohe Franca dhe personalisht presidenti Fransua Mitterand, kishin ndërmarrë “aksionin” për nderimin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, fillimisht me ‘Legjioni i Nderit’ (dekorata më të lartë që jepte Franca), dhe më pas për t’a propozuar si kandidat për çmimin ‘Nobel në Letërsi’, vetë vendi i tij, apo më saktë udhëheqja komuniste nuk e pranonte kurrsesi këtë gjë.

Madje jo vetëm kaq, por Tirana zyrtare u bënte të ditur francezëve se: “Në rast se Franca do ta ndërmerrte në mënyrë të njëanshme një veprim të tillë, atëherë…”.

Kjo gjë dhe mjaft makinacione të tjera tejet të rafinuara (tipike komuniste), bëhen të ditura për herë të parë nga këto dokumente zyrtare (që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar), që publikohen për herë të parë dhe të plota në faqet e këtij libri.

Ashtu siç kemi parë edhe në disa kapituj paraardhës të këtij libri, lidhur me faktin se për vite me radhë qeveria franceze hasi në refuzimin e Tiranës zyrtare për kërkesat e saj lidhur me dekorimin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ministri frëng i Kulturës, Zhak Lang, duket se nuk është “dorëzuar” kollaj. Pasi në fillimin e majit të vitit 1990, ai ka porositur ambasadorin francez të akredituar në Tiranë, Michelle Bulmer, që t’ua kujtonte edhe njëherë autoriteteve zyrtare shqiptare, kërkesën e tij për dekorimin e shkrimtarit Ismail Kadare. Madje, duke u kërkuar atyre një përgjigje zyrtare përpara se qeveria franceze të niste procedurat përkatëse për dekorimin e Kadaresë me “Des Arts et des Lettres”. Dhe gjithashtu lidhur me atë gjë, t’i bëhej e ditur dhe t’i merrej mendimi edhe vetë shkrimtarit Ismail Kadare.

Duket se insistimi dhe “mosdorëzimi i armëve” nga ana e ministrit frëng të Kulturës që ngulte këmbë në kërkesën e tij, me shumë gjasa ka ardhur për faktin e njohur se afro një vit më parë (korrik 1989), Tirana zyrtare i dha lejen Kadaresë për të marrë pjesë në festimet e 200-vjetorit të Revolucionit Francez, ku shkrimtari i njohur shqiptar ishte i ftuari special i presidentit Francois Mitterenad, në mes 35 kryetarë shtetesh nga e gjithë bota. Madje, jo vetëm kaq, por falë Kadaresë, nga e gjithë Lindja komuniste, aty përfaqësoheshin vetëm Shqipëria dhe Polonia.

Nisur edhe nga ky fakt, duke se ministri Zhak Lang e ka konsideruar një formalitet, kërkesën e tij për dekorimin e shkrimtarit shqiptar, i cili në Francë ishte bërë si “i shtëpisë” me botimet e tij. Por duket se Zhak Lang ka gabuar në “llogaritë” e tij, pasi politika dhe aq më shumë ajo e një vendi komunist si Shqipëria, nuk funksiononte si në matematikë “me rregullin e treshit”.

Kjo gjë duket qartë nga këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë në faqet e këtij libri, pasi kërkesën zyrtare të qeverisë franceze, udhëheqja e lartë shqiptare me në krye Ramiz Alinë, as nuk e ka marrë fare në konsideratë. Madje, e ka lënë fare në heshtje, aq sa ministri i Punëve të Jashtme, Reiz Malile, në shkresën e vartësve të tij ku e informojnë për kërkesën e qeverisë franceze, ai ka vënë shënimin “kur është bërë ky propozim zyrtarisht”?! Dhe më pas ka shtuar që t’i bëhet një letër Foto Çamit, gjë e cila i është bërë po prej tij, por nga Komiteti Qendror nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Nuk dihet me saktësi përse nuk ka ardhur ndonjë përgjigje nga Foto Çami, kur asokohe nga shumëkush mendohej dhe ishte krijuar një imazh se: “shoku Foto” ishte një nga udhëheqësit që e përkrahte dhe ndihmonte Kadarenë në pengesat që i nxirrnin herë pas here atij. Mundet që kjo gjë nuk është realizuar edhe prej faktorit kohë, pasi sipas dokumenteve zyrtare (shiko faksimilen përkatëse), çështja është zvarritur deri në muajin korrik, kohë në të cilën “udhëheqja e lartë” shkonte me pushime dhe kjo gjë mund të jetë lënë për t’u diskutuar pas pushimeve në shtator.

Por, kjo gjë nuk ndodhi kurrë, pasi siç dihet tashmë, Kadare u largua nga Shqipëria në muajin gusht dhe më 24 tetor 1990, ai kërkoi azilin politik në Francë. Gjithsesi, këto mbetën për t’u parë dhe rreth tyre mund të hidhet dritë nga personazhe dhe aktorë kryesorë të atyre ngjarjeve, për t’i ndriçuar ato dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën. Ashtu si dhe pjesën më të madhe të dokumenteve në këtë libër, edhe këto publikohen të plota dhe pa asnjë shkurtim.

                                             Vijon nga numri i kaluar

Relacioni i diplomatit Thoma Harxhi nga ambasada shqiptare në Paris, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë

                                               I N F O R M A C I O N

Me rastin e pritjes që dha shoku Ramiz Alia me rastin e vizitës në vendin tonë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Pérez de Cuéllar, ambasadori i Francës, Michelle Bulmer më pyeti përsëri nëse kishte përgjigje për propozimin e dekorimit të shkrimtarit Ismail Kadare me dekoratën “Des Arts et des Lettres” nga ana e Ministrisë së Kulturës së qeverisë franceze, Zhak Lang.

“Kjo gjë – tha ai – është në interes të vendit tuaj dhe do të dëshironim që t’i jepej edhe Ismail Kadaresë”.

I thashë ambasadorit se do të interesohem për këtë problem dhe së shpejti do t’i kthenim përgjigje për sa sipër.

Tiranë, më 14.5.1990

Th. Haxhi

Shënimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile

Shënim: Kur është bërë ky propozim zyrtarisht

T’i bëhet një letër shokut Foto

Reiz Malile

15.5.1990

Letra e diplomatit Thoma Harxhi nga ambasada shqiptare në Paris, për ministrin e Punëve të Jashtme, Reiz Malile

Shoku Reiz

Këtë propozim e ka bërë ambasadori i Francës në pritjen që ka dhënë në ambasadë me rastin e ardhjes së një grupi turistik të shtëpisë botuese franceze CASTERMAN. Shoku Llazar e ka vënë në informacionin për udhëheqjen që më datën 17.4.1990.

   Thoma Haxhi

Shënim

Shoku Andon

Ju vetëm e vini në dijeni shokun Foto

Letra e ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, për sekretarin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Foto Çami

Shokut Foto Çami

Në një pritje që dha kohët e fundit ambasadori i Francës, Michelle Bulmer, i ka thënë shokut Thoma Haxhi se ministri i Kulturës së qeverisë franceze, Zhak Lang, ka shprehur dëshirën që t’i japë shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e lartë “Des Arst et des Lettres”. “Dëshirojmë paraprakisht – tha ambasadori – të dimë mendimin tuaj dhe të Ismail Kadaresë para se të veprohet nga ana jonë”.

Mundësisht kjo çështje të shikohet nga ana juaj. Memorie.al

       Reiz Malile

Tiranë, më 22 maj 1990

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 07 Korrik

Next Post

“Kontrabanda e duhanit në Elbasan zhvillohet nga drejtuesit kryesorë të Shoqërisë ‘SAIDE’ me në krye...”/ Polemikat në shtypin e Monarkisë së Zogut në vitin 1936

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Kontrabanda e duhanit në Elbasan zhvillohet nga drejtuesit kryesorë të Shoqërisë ‘SAIDE’ me në krye…”/ Polemikat në shtypin e Monarkisë së Zogut në vitin 1936

“Kontrabanda e duhanit në Elbasan zhvillohet nga drejtuesit kryesorë të Shoqërisë ‘SAIDE’ me në krye...”/ Polemikat në shtypin e Monarkisë së Zogut në vitin 1936

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!